mavraj

KONFERENCA-PANUCI-MAVRAJ-1280x720.jpg
ent ela19:53 | 19/11/2018

Kristian Panuçi ka ndërmend të bëjë një ndryshim të madh në miqësoren ndaj Uellsit. Trajneri i kombëtares deklaroi në konferencë për shtyp se idetë e tij të deritanishme kanë dalë të gabuara.

Ndihet ende trajner i Shqipërisë dhe ka një lajm për të dhënë. Kristian Panuçi premton se do të bëjë një kthesë të madhe me ekipin kombëtar, të paktën përsa i përket mënyrës së lojës.

Pas më shumë se një viti eksperimentesh, italiani është dorëzuar, duke treguar sesi pritet të luhet ndaj Uellsit.

Panuçi: “Mos jemi gjë Gjermania, Brazili? Madje, të mos flasim për Gjermaninë sepse doli në vend të fundit. I shkreti Lëv çfarë duhet t’i kenë bërë. Nuk e kam problem të them se duhet të ndryshojmë, të ndryshojmë në mënyrë absolute, sepse nuk kam kohë të punoj me skuadrën për ta ndryshuar. Atëherë, të bëjmë maksimumin e mundshëm, veçse ideja ime për të luajtur futboll ofensiv, ishte e gabuar”.

Panuçi pranon se pozicioni i tij është shumë i dobësuar pas kaq kohësh pa fitore, veçse për dorëheqje nuk mendohet.

Panuçi: “Këtë pyetje duhet t’ia bëni Dukës, jo mua. Unë jam trajneri i kombëtares, derisa të më thonë se nuk jam i tillë. E bëj punën time me shumë seriozitet dhe qetësi, madje duke ruajtur ekuilibrin, sepse këtu ka shumë të vërteta që nuk i intereson kujt që t’i themi. Unë kam kontratë deri në nëntor 2019, nëse shkoj në Europian, vazhdoj, nëse jo, kthehem në shtëpi”.

Mërgim Mavraj nuk do të jetë këtë herë në fushë, por e quajti detyrë të dilte përpara gazetarëve

Mavraj: “Nuk i kreva detyrat e mia si kapiten, si model. I këkrova falje skuadrës, trajnerit, besoj e pranuan cunat po kjo është një gjë që mund të ndodhë këtë e dimë të gjithë”.

Kapiteni pati një vëretje për ata që kanë thënë se cikli I tij është mbyllur.

Mavraj: “Nëse erdhi fundi i ciklit, cfarë do bëjmë  të ndalojmë gjithçka derisa të vijnë lojtarët më të mirë, derisa të formohet vetvetiu një grup i mirë. Puna do vazhdojë është normale që një skaudër si e jona do çik kohë për t’u rinovuar”.

Kombëtares, për ndeshjen ndaj Uellsit, i kthehen nga pezullimi Hysaj e Basha, por ka lajme të këqija me dëmtimet. Për këtë shkak, nga ekipi janë larguar Gjimshiti, Ndoji e Binaku. /abcnews.al

MAVRAJ-PREZANTOHET-TEK-ARISI-1280x720.jpg
ent ela17:45 | 15/09/2018

Mërgim Mavraj u prezantua si futbollist i Arisit të Selanikut. Mbrojtësi i Kombëtares falenderoj tifozët dhe u shpreh i lumtur që do ta vazhdojë karrierën në Greqi.

Pritja ishte maksimalisht pozitive.

Mërgim Mavraj, një shqiptar i Kosovës, tregoi se kur vjen puna tek futbolli, dallimet etnike apo fetare lihen mënjanë.

Mbrojtësi i Kombëtares u prezantua si lojtar i Arisit të Selanikut, në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, dhe në një vend që më së shumti jepet si admirues i Serbisë dhe ortodoksisë.

Tifozët grekë të Arisit u shfaqën shumë të lumtur që ekipi i tyre u përforcua me një ish-futbollist të Bundesligës, dhe askush nuk u kujtua të mërzitej se Mavraj është mysliman praktikant.

Jo më kot, sporti dhe futbolli janë ndër ato gjëra që bashkojnë njerëzit.

Mërgimi, po ashtu, foli fjalë shumë të mira për pritjen dhe tifozët.

“Ju falenderoj shumë, që të gjithëve, për pritjen. Jam shumë I lumtur që ndodhem këtu. Orët e mia të para në Selanik ishin tepër të veçanta. Vizitova fushën ku do të luajmë, dhe imagjinova veten në stadiumin e mbushur plot me tifozë të zjarrtë. Kjo është një sfidë dhe një aventurë e re për mua. Mezi pres që ta përjetoj. Do të jetë diçka emocionuese me të cilën dua të kënaqem”.

Një nga pyetjet më normale ishte sesa ndikoi tek vendimi I tij, prania e Migjen Bashës si lojtar I Arisit.

“Migjen Basha padyshim ndikoi shumë në vendimin tim. Ne jemi shokë në kombëtaren e Shqipërisë, dhe fola shumë me të lidhur me ardhjen tek Arisi. Tani duhet të njihem me shokët e tjerë të skuadrës dhe me trajnerin, për të provuar emocionet e dhomës së zhveshjes dhe të mjedisit të ekipit”.

Mavraj, 32-vjeçar, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin e njohur grek, i cili sapo është rikthyer në Superligë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono