maturantet

SHKODER-MATURANTET-VETERINARE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela14:00 | 16/09/2019

Në ditën e parë të vitit shkollor maturantët e 40 viteve më parë u takuan tek ndërtesa e cila për shumë vite ishte shkolla veterinare në Shkodër. Sot ajo ndërtesë është e shkatërruar por ajo ishte shkolla e parë e këtij profil në vend.

40 vite më parë ishin maturantë në shkollën e mesme veterinare në Shkodër. Nga lavdija e dikurshme sot i ka mbetur vetëm emri. Godina ka degraduar plotësisht dhe nuk shërben më për asgjë. Nga rrethe të ndryshme u mblodhën të festojnë 40 vjetorin e maturës.

Nostalgjikë dhe të emocionuar për gjendjen e shkollës në të cilën as nuk mund të futen brenda.

Shkolla e Mesme veterinare në Shkodër ishte e para e këtij lloj në vend. Vinin nxënës nga e gjithë Shqipëria.

Mes tyre është edhe ish-drejtori Luigj Stajka i cili ka vite që jeton në Itali.

Funksionoi si e tillë  deri para pak vitesh. Shkatërrimi i ndërtesës dhe mungesa e investimeve bëri të mbyllej plotësisht. Bashkë me të u la në harresë dhe historia e saj.

Gazetar: Simon Shkreli

64668433_2169668086494097_2168668501173075968_o-1280x853.jpg
ad min12:45 | 12/07/2019

Që pas 30 Qershorit, aktori i njohur i humorit Erion Isai u zgjodh si kryebashkiak i Kolonjës. Edhe pse nuk e ka marrë akoma detyrën e re, ai së bashku me vajzën dhe bashkëshorten janë vendosur për të jetuar në vendlindje.

Por në pritje të marrje së detyrës më 13 Gusht, Erioni ka vendosur që së pari të surprizojë gjithë maturantët e Kolonjës. Ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë vizituar gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’ në Kolonjë në mbrëmjen e maturës dhe i ka dhuruar të gjitha vajzave nga një byzylyk me lule që është traditë për maturën.

“Suksese yje të maturës 2019 të shkollës “Petro Nini Luarasi” Kolonjë. Në fund të studimeve. Kolonja ju pret!”, ka shkruar ai.

TESTI-I-MATEMATIKES-ABC-M4-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela16:20 | 17/06/2019

Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit të Matematikes. Teza sipas gjimnazistëve në Tiranë ishte e një niveli mesatar.

Zgjidhjet e ushtrimeve kanë vijuar t’i marrin kohë dhe pas dorëzimit të testit, por tashmë maturantët mund t’i diskutojnë me njëri-tjetrin, madje dhe më zë të lartë.

Tek “Qemal Stafa” në Tiranë gjimazistët na tregojnë se teza ishte e një niveli mesatar, ndërsa masat e marra për administrimin e provimit ishin të rrepta.

Më herët 36 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar testit të gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe e letërsisë. Përgjigjet e tyre ende nuk kanë dalë. Ndërkohë për të mbyllur Maturën Shtetërore pas gjashtë ditësh maturantët duhet të japin dhe testin e lëndës me zgjedhje. /ABC News Albania 24/7

KRONIKE-POLICIA-PER-PROVIMET-E-MATURES.mpg_snapshot_00.34-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 07/06/2019

Maturantët në vend i janë nënshtruar testit të gjuhës së huaj. Ata shprehen se testi ishte i nivelit mesatar, ndërsa masat gjatë zhvillimit të tij ishin të rrepta.

Mbi 36 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, testit të gjuhës së huaj. Ndryshe nga një vit më parë ai ishte një nivel më i avancuar.

Mes emocionesh, gjimazistët e “Ismail Qemalit” në Tiranë në përfundim të provimit na treguan se pjesa më e madhe e pyetjeve ishin me alternativa.

Korrigjimi i tyre do të bëhet në mënyrë elektronike arsye kjo që testit ndryshe nga më parë i ishte bashkangjitur dhe një fletë përgjigje për to.

Maturantët e “Ismail Qemalit” në Tiranë na treguan se gjatë provimit nuk janë lejuar të komunikojnë me njëri-tjetrin, ndërsa celularët i kishin të ndaluar.

Mesa duket nuk ka ndodhur njësoj në rrethe. Ish-kryeministri Sali Berisha rreth një orë para përfundimit të testimit publikoi në faqen e tij në facebook pesë faqe të tezës së anglishtes të cilat thotë se ia kishte dërguar një nxënës nga Kukësi.

Ne pyetëm maturantët në Tiranë për vërtetësinë e tyre.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ministrisë së Arsimit. Ajo thotë se çdo vit periudha e maturës shtetërore përballet me lajme të rremë për keqadministrim të testit.

Dezinformimi sipas Ministrisë del kryeshit nga anëtarë të Partisë Demokratike duke e përfshirë këtë process teknik në betejën poltike.

Ndërkohë maturantët kanë katër ditë kohë për t’u përgatitur për provimin e dytë të maturës, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 12 qershor. Me 17 qershor ata do t’i nënshtrohen testit të matematikës dhe më 24 atij të lëndës me zgjedhje. /ABC News Albania 24/7

DIBER-MATURANET-PROTESTA-MBULIM_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela11:15 | 07/03/2019

Këtë 7 Mars në gjimnazin “Said Najdeni” në Dibër nuk është festuar. Maturantët kanë protestuar duke bojkotuar mësimin. Shkak për protestën, e cila ka nisur prej dy ditësh, është bërë largimi pa arsye i mësueses së Anglishtes. Për ta kjo mësuese njihet për integritet të lartë moral dhe profesional dhe e përkushtuar në profesionin e saj.  Maturantët kanë kërkuar shpjegim nga Drejtoria Arsimore për këtë largim të pamotivuar, por askush nuk i ka përfillur. Ndërkohë ata tregojnë se prindërit e tyre janë kërcënuar me telefonata nga mësuesit e tjetë të shkollës, për shkak të bojkotit që i është bërë mësimit. Gjatë protestës Drejtoria e Shkollës, urdhëroi rojet të largojnë me forcë nxënësit. /abcnews.al

peshkopi-1280x730.jpg
ent ela21:45 | 06/03/2019

Të gjithë maturantët e gjimnazit “Said Najdeni”  në Peshkopi kanë bojkotuar mësimin. Shkak është bërë një vendim i Drejtorisë Arsimore Dibër për largimin e mësuese së tyre të anglishtes nga ajo shkollë në një shkollë fshati.

Vendimi për largimin e mësueses së tyre të anglishtes nuk është pritur mirë nga gjimnazistet e shkollës “Said Najdeni” në Peshkopi.

Pas marrjes së lajmit të gjitha maturat bojkotuan mësimin. Zhvendosjen e mësueses së një shkollë tjetër e konsiderojnë të padrejtë.

Me pas ata iu drejtuan Drejtorisë Arsimore të Dibrës për t’i dorëzuar një peticion.  Fatbardha Miftari ka 12 vite punë në arsim, dhe prej 11 vitesh është mësuese në Gjimnazin Said Najdeni . Ajo u premtoi nxënësve të saj se do të kërkojë drejtësi.

Në urdhrin e largimit të Drejtorisë Arsimore Dibër thuhet se në shkollën 9 vjeçare Mustafë është krijuar një vend i lirë pune pas largimit të një mësueseje anglishteje pa arsim përkatëses. Në vend te saj është emëruar mësuesja Fatbardha Miftari. Gjimnazistët nga ana tjetër paralajmërojnë bojkote të tjera të mësimit nëse nuk rikthehet mësuesja e tyre e anglishtes./abcnews.al

REGJISTRIMI-NE-UNIVERSITET-1280x720.jpg
ent ela13:22 | 31/12/2018

Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019, do të nisin që në muajin janar, ndryshe nga sa ka ndodhur më herët kur ky proces zhvillohej në muajin mars. Që me nisjen e vitit të ri maturantët duhet të jenë të qartë për programin e studimit që do të ndjekin me qëllim që të zgjedhin dhe lëndët që do të japin provim.

Maturantët duhet të qartësojnë idetë për degën e studimeve universitare që me nisjen e vitit të ri. Ndryshe nga më parë kur për provimet e maturës shtetërore aplikonin online në muajin mars në 2019, do të aplikojnë që në muajin janar. Këtë duhet ta kryejnë në dy faza. Rregullorja për zhvillimin e provimeve të maturës qartëson; se maturanti duhet të plotësojë formularin A1 dhe A1Z fillimisht në portalin qeveritar e-albania nga 7 deri më 15 janar dhe më pas në portalin Matura Shtetërore nga 16 janari deri më 6 shkurt. Për këtë proces Qendra e Shërbimeve Arsimore do të publikojë një kalendar të posaçëm. Ndërkohë maturantët e këtij viti nuk do t’i nënshtrohen me pesë provimeve, por vetëm katër të tilla. Tre të detyrueshëm dhe vetëm një lëndë me zgjedhje. Ndryshime pritet të ndodhin dhe në përmbajtjen e testit i cili pritet të ketë më tepër pyetje logjike për të diferencuar nivelin e nxënësve. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono