matthew palmer

meta-palmer-1.jpg
in a11:35 | 21/11/2019

The president, Ilir Meta, is rumored to have made a phone call Wednesday with State Department special envoy for the Balkans Matthew Palmer.

Sources for abcnews.al tells that the focus of the conversation has been the clashes for the Constitutional Court and the political situation in Albania as well as the oath before the president of the 8-SPAK prosecutors.

Meanwhile, the US Embassy has confirmed the internal call between Meta and Palmer./abcnews.al

takimi-vucic-palmer-1280x717.jpg
nev ila11:55 | 04/11/2019

Ka përfunduar takimi i të dërguarit të posaçëm të DASH për Ballkanin Matthew Palmer me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas raportimit te korrespodentit te ABC News Idro Seferi ky ishte takim i rëndësishëm mes Palmer dhe Vuçiç për shkak se mesazhet e Palmer në Serbi do të ishin të veçanta. Mësohet se Palmer në takimin me Vuçiç të ketë përcjellë mesazhin që SHBA do të kujdesen për të krijuar një mundësi për vazhdimin e dialogut Kosove-Serbi.

Palmer tha se SHBA janë të interesuara që të ndihmojnë Ballkanin perëndimor, duke theksuar që Bashkimi Europian bëri një gabim, që nuk i dha një shans Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen e negociatave.

SHBA do të mundohen që të bëjnë presion në takimin e samitit të Zagrebit, që të ndryshojë këtë qëndrim të Bashkimit Europian, sepse sipas Palmer, kjo lidhet edhe me zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Sipas Palmer, Ballkani duhet të ketë një perspektivë evropiane, dhe nuk duhet të jetë i zhgënjyer nga BE. Palmer e quajti një gabim historik të BE, refuzimin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe theksoi se SHBA do të punojë që kjo të ndryshojë.

Vuçiç pas takimit me Palmer u shpreh se do të flasë sot me kryeministrin Rama dhe me atë të RMV, Zoran Zaev./abcnews.al

palmer-vucic-1280x674.jpg
nev ila17:08 | 03/11/2019

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, në kuadrin e turneut rajonal, pritet që fillimjavën e ardhshme të vizitojë edhe Beogradin.

Për shkak të zvarritjes së formimit të Qeverisë së Kosovës, por edhe zgjedhjeve të ardhshme në Serbi, analistët në kryeqendrën serbe nuk parashikojnë se dialogu serbo-kosovar do të mund të fillojë së shpejti.

Ambasada amerikane në Beograd ka pralajmëruar se emisari amerikan për Ballkanin, Mathew Palmer, do të bisedojë me presidentin Aleksandar Vuçiq e zyrtarë të tjerë të lartë serbë si dhe me ambasadorë të vendeve fqinje, ku në qendër të vëmendjes do të jetë rëndësia e rinisjes së dialogut mes Beogradit e Prishtinës për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme që do të shënonte edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Mirëpo, analistët në Serbi çmojnë se kjo gjë nuk pritet të ndodhë së shpejti:

“Edhe zoti Palmer e ka të qartë, si dhe të gjithë të tjerët, se dialog nuk do të ketë përderisa në Prishtinë nuk përfundon cikli i formimit të pushtetit, e pastaj derisa të mos kalojnë zgjedhjet parlamentare në Serbi. Pra, vetëm vjeshtën e ardhshme mund të presim që të punohet seriozisht për dialogun“,  thotë për televizionin N1 gazetari Miki Mihajloviq, një njohës i mirë i marrëdhënieve serbo-kosovare.

Mathew Palmer gjatë vizitës në Prishtinë, por edhe në Shkup, këtë javë, ritheksoi se Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e kontestit të vjetër me Kosovën.

Për më tepër, zyrtari i lartë amerikan, tërhoqi vërejtjen se administrata amerikane është e shqetësuar nga dislokimi i pajisjes ushtarake ruse në territorin e Serbisë dhe, në këtë shtrirje, nënvizoi se kjo mund të çojë edhe në vendosjen e saksioneve të veçanta.

Ndërkohë, ambasadori i sapoemëruar amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, i ka deklaruar të përditshmes serbe ‘Politika’ se nuk planifikon që t’ju mbajë ligjërata udhëheqësve serbë, por shpreson në dialogun e hapur.

Me këtë rast ai ka porositur se nuk ka ndryshuar qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, se administrata amerikane dëshiron arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës që në ‘kushte ideale’ do të mbështetet në njohjen e ndërsjellë./abcnews.al

palmer-thaci-1280x703.jpg
nev ila15:19 | 01/11/2019

Zv/ndihmëssekreari amerikan i shtetit dhe i  dërguari i  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer po qëndron në Prishtinë ku është takuar me presidentin e Kosovës  Hashim Thaci, kryeministrin ne largim Ramush Haradinaj, dhe kreun e LDK-së Isa Mustafa që shoqërohej nga nenkryetarja Vjosa Osmani.

LDK tha se në takim është folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe se si palët mund të shkojnë deri te marrëveshja me Serbinë.

Në takim janë diskutuar edhe për “çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi”.

LDK ka bërë të ditur se Përfaqësuesi Special Matthew Palmer foli për atë sesi Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes me Serbinë.

Kjo është hera e dytë që Palmer viziton Kosovën pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 6 tetor. Herën e fundit ai ishte në Kosovë me të dërguarin e SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë Serbi Richard Grenell, ku kërkuan krijimin sa më të shpejt të institucioneve dhe vazhdimin e dialogut Prishtinë Beograd./abcnews.al

 

 

palmer.jpg
ad min23:25 | 23/10/2019

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer tha të mërkurën se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutohet apo jo çështja e kufijve në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zoti Palmer tha se Vetëvendosje doli për herë të parë e para në zgjedhje, por shtoi se është e paqartë sesi do të sillet në qeveri zoti Kurti.

Gjatë një dëgjese në Komisionin e Punëve të Jashtme të senatit amerikan, zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje me autorësi lokale dhe që duhet të jetë gjithëpërfshirëse, raportoi Zëri i Amerikës.

“Ajo që ne do të dëshironim të shohim është një marrëveshje e qëndrueshme, që është në pronësi lokale, për të cilën të mund të binden si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme të nënvizohet një marrëveshje që është gjithëpërfshirëse, që përbën normalizim të plotë, që është shumë dimensionale; ajo do të kishte një komponent të sigurisë, një komponent politik, një komponent ekonomik dhe tregtar, do të kishte edhe një komponent kulturor.”

Sa i përket faktit nëse kufijtë mund ose mund të mos jenë pjesë e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, kjo varet nga palët për ta vendosur, tha zoti Palmer. Duke iu përgjigjur shqetësimeve për ndikimet që mund të kishte ndryshimi i kufijve në pjesë të tjera të rajonit, zoti Palmer tha:

“Unë e kuptoj absolutisht argumentin e ‘Kutisë së Pandorës’ që i ka bërë shumë vëzhgues në Ballkan të pyesin se nëse ndryshoni një kufi këtu çfarë ndodh me një kufi atje, ku duhet hequr vija? Unë mendoj se ky është një shqetësim legjitim. Dhe nëse palët lëvizin në drejtim të diskutimit të këtyre çështjeve, kjo është diçka me të cilën ne do të duhet të punojmë dhe të shohim se a është ky një rrezik që mund të menaxhohet siç duhet.”

Zoti Palmer tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për këtë çështje. Ai tha se qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve.

Zoti Palmer i cilësoi zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë si shumë të rëndësishme për Kosovën, ndërsa nënvizoi se “kjo do të jetë qeveria e parë pa forcat që kanë pasuar ish Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës… pa figurat nga e kaluara.” “Kjo dëshmon dëshirën e qytetarëve për ndryshim”, tha zoti Palmer duke theksuar se qeveria e re pritet të formohet nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Vetëvendosje për herë të parë doli e para në zgjedhje. E njoh zotin Kurti, por si do të sillet në qeveri, është e paqartë”, tha ai, duke nënvizuar se Kosova tash duhet të formojë qeverinë, të zgjedhë ministrat. “Shpresoj se do të lëvizin shpejt”, meqë ka “punë për të bërë para se palët të ulen në tryezën e bisedimeve”, tha ai.

Zoti Palmer kritikoi Bashkimin Evropian që dështoi të hapte negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim që siç tha ai “dërgon mesazhe të gabuara tek Prishtina dhe Beogradi”./ABC News Albania

balla-1.jpg
ad min20:08 | 22/10/2019

Mazhoranca nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë një interviste në televizionin ABC News, deklaroi se nuk e kanë ndërmend të abuzojnë me detyrën që qytetarët u kanë dhënë. Sipas Ballës zgjedhjet do të mbahen në vitin 2021 dhe do të zhvillohen me Kod të ri Zgjedhor.

“Të gjithë e dimë edhe ju. Këtu nuk bëhet fjalë që ka ndonjë dyshim që PS nëse bëhen zgjedhje të dielën nuk i fiton zgjedhjet, madje i fitojmë edhe me diferencë të madhe. Ky popull është lodhur nga historitë që partitë të bëjnë llogaritë e tyre. Ata duhet t’i qëndrojnë kalendarit politik për të cilën janë votuar. PS ka përditë një punë për të realizuar. Ka ca të papunë që e masin normën e punës me daljet në konferencë për shtyp. Ne kemi një objektiv.

Askush, as ne nuk e kemi këtë drejtë të themi në mënyrë abuzive që i duam zgjedhjet tani se ti na ke thënë me Kushtetutë ti kemi në Qershor 2021. Do zhvillohen me Kodin e ri Zgjedhor. Ka vetëm një palë zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë së Shkodër”, tha Balla, duke i bërë edhe thirrje Presidentit Meta që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve.

Për sa i përket opozitës, Balla tha se duhet të njohë deputetët e saj në parlament dhe në këtë mënyrë do të realizohet edhe detyra që ajo ka në lidhje me 9  kushtet e caktuara nga Bundestagu gjerman.

“Ju thatë që edhe opozita i respekton 9 pikat. Opozita ka vetëm 1 detyrë në 9 pikat. E dini kush është detyrimi? Që të mos vonojë më historinë e miratimit… miratimit se nuk kanë gjë në dorë se e bën Kuvendi.  Mirë të njihnin deputetët në parlament, dhe bashkë me ta të hartonin vlerësimet e tyre dhe Kuvendi ta miratojë”, tha Balla, i cili rikujtoi edhe qëndrimin e Palmer disa muaj më parë, sipas të cilit ka një mënyrë për të ripërfshirë PD dhe LSI-në, që është njohja si përfaqësues të tyre deputetët që kanë hyrë në Kuvend nga listat e tyre./abcnews.al

riker.jpg
ad min12:27 | 25/09/2019

Presidenti i Serbisë është takuar në Nju Jork me diplomatët e lartë amerikanë Palmer dhe Reeker me të cilët ka biseduar për mundësinë e rifillimit të dialogut me Kosovën pas heqjes së taksës nga ana e Prishtinës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar në Nju Jork me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker dhe të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, me të cilët ka diskutuar për mundësinë e heqjes së pengesave për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Vuçiç u shpreh se Serbia është e gatshme të rikthehet në tryezën e dialogut pas heqjes së taksës, pasi siç tha ai “me të vërtetë mbron arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjeve të Kosovës. Kompromisi gjithashtu duhet të marrë parasysh interesat e serbëve atje, si dhe ruajtjen e interesave kombëtar dhe shtetëror të Serbisë”.

Në takim u diskutua edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe u ra dakord që paqja dhe stabiliteti janë thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik, si dhe rrugën evropiane të të gjithë rajonit.

Në Nju Jork me dy zyrtarët e lartë amerikanë, Philip Reeker dhe Matthew Palmer është takuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa tema e diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë./ABC News Albania 24/7

Palmer-deklaratat-1280x739.jpg
ent ela11:40 | 03/09/2019

Në një intervistë për serben Tanjug, i ngarkuari për çështjet e Ballkanit perëndimor, Metju Palmer, u shpreh se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mbetet pika qendrore e një marrëveshjeje të mundur mes palëve.

I ngarkuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer u shpreh se zgjidhja e çështjes së Kosovës mbetet prioritet në axhendën e tij të punës. Në një intervistë për median serbe, Tanjug, Palmer deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që të ndodhë njohja e ndërsjelltë Kosovë-Serbi, si pikë qendrore e marrëveshjes.

Ai theksoi se synonte që të kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje.

“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverën e ardhshme. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”, është shprehur ai, duke shtuar se shpreson që Qeveria e re e Kosovës të pranojë të pezullojë tarifat ndaj produkteve serbe dhe Beogradi të ndalë lobimin tek shtetet e tjera për të tërhequr njohjen e Kosovës. /ABC News Albania 24/7

palmer.jpg
nev ila13:11 | 31/08/2019

 

Sekretari Amerikan i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer Përfaqësues të tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Departamenti i Shtetit tha se Palmer do të udhëheqë përpjekjet e Shtëpisë së bardhë për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon; si  dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.

Në reagimin e tij të parë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se emërimi i zotit Palmer i dërguar i posaçëm për Ballkain Perendimor nuk është befasi dhe kjo dëshmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dëshirojnë në Ballkan të vendoset paqja dhe qëndrueshmeria rajonale.

Duke folur për programin e mëngjesit të Televizionit shtetëror serb, Daçiç la të kuptohet se zyrtari i lartë amerikan është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan e sidomos në Serbi ku ka shërbyer si diplomat në vitet nëntëdhjetë.

“Është i martuar me një beogradase po nuk e di sesa është epërsi, sa është mangësi, në këtë rast, për shkak se do të jetë i detyruar të dëshmojë se nuk është subjektiv”– deklaroi të shtunën kryediplomati serb, duke nënvizuar se parakusht për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë e të qëndrueshme, është heqja e tarifave doganore për mallrat serbe.

Megjithëse pranoi se administrata amerikane nuk vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, prapëseprapë në caktimin e Matthew Palmer-it Përfaqësues të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Daçiq sheh një ndryshim në politikën amerikane.

‘Ky është konfirmim i gjithë asaj që kam folur edhe më herët. A kam thënë se administrata amerikane ka ndryshuar qëndrimin e vet; A kam folur se administrata amerikane nuk e ka ndryshuar qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, por ka ndryshuar qëndrimin për atë se kjo çështje nuk është zgjidhur dhe duhet të zgjidhet. Përse do të emëronin Përfaqësues të Posasçëm nëse kjo punë është zgjidhur?’- pyeti ministri serb, duke bërë të ditur se me Matthew Palmerin do të ketë të martën në Bled takimin e parë.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se si Përfaqësues i Posaçëm, Matthew Palmer më një shtator do të shkojë në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takimet që do të mbahen në Vjenë dhe në Podgoricë, përkatësisht më 4 dhe 10 shtator./ABC News Albania 24/7

C54D908E-EF26-4E5B-9809-B83E4915BF33_w1023_r1_s.png
ent ela22:57 | 30/08/2019

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, – tha Departamenti i Shtetit, – zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.”

Departamenti amerikan i Shtetit njofton se si Përfaqësues i Posaçëm, zoti Palmer do të shkojë në Slloveni duke filluar nga 1 shtatori për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë, nga 4 deri më 10 shtator.

Përveç shërbimit si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit, zoti Palmer do të vazhdojë të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore. /VOA


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono