maska

MASKAT-HONG-KONG.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela13:34 | 04/10/2019

Në Hong nuk do të lejohet më përdorimi i maskave në asnjë protestë, manifestim apo tubim në vende publike. Lajmi është konfirmuar nga guvernatorja Kerri Lam. Ky vendim është kundërshtuar menjëherë me protestues të maskuar që kanë bllokuar trafikun e automjeteve në qytet.

Vendimi për ndalimin e përdorimit të maskave në korte dhe manifestime do të jetë në fuqi që të shtunën në Hong Kong. Lajmi u konfirmua nga guvernatorja Kerri Lam gjatë një konference për mediat ku shoqërohej nga 16 ministra të ekzekutivit të saj. Ajo theksoi se është një masë e domosdoshme për tu përballur e një situatë shumë emergjente. Ndërkohë me qindra protestues të maskuar janë mbledhur në shesh duke vendosur barrikada me qëllimin për të bllokuar trafikun e automjeteve.

Ligji në fjalë daton në vitin 1922, kohë në të cilën Hong Kong ishte ende një koloni britanike. Ndërkohë mijëra persona, pjesa më e madhe e të cilëve nëpunës, u mblodhën për të protestuar kundër planit të Lam, i cili synon dhënien fund të manifestimeve të cilat zgjasin prej katër muajsh. Ligji nuk zbatohej që nga viti 1967 dhe rrezikon sipas ekspertëve që të orientojë rajonin gjysëm autonom drejt një sistemi autoritar.

Qyteti po përjeton krizën më të rëndë politike që nga rikthimi I tij nën juridiksionin kinez në vitin 1997, me protesta të përditshme pro reformave demokratike dhe që denoncojnë cënimin e lirisë dhe ndërhyrjen në rritje të Pekinit në cështjet e brendshme të Hong Kong. As qeveria qendrore kineze dhe as ekzekutivi i Hong Kong – në të njëjtën linjë me Pekinin, nuk kanë mundur të ulin tensionet.

E marta ishte dita më e dhunshme në Hong Kong që nga muaji qershor kur dhe nisën protestat. Një agjent policie qëlloi nga afër një protestues duke e plagosur rëndë. /ABC News Albania 24/7

 

maskat.jpg
G. P.12:24 | 20/01/2019

Tre sulme nga grabitësit kanë ndodhur gjatë natës vetëm në Tepelenë. Ndonëse grabitje jo me përmasa të mëdha, policia raporton se persona të maskuar kanë vjedhur tre biznese.

Të njëjtat burime saktësojnë se është vjedhur një supermarket, një pastiçeri dhe një dyqan bulmetesh. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa nuk ka asnjë person të dyshuar./abcnews.al

HALLOEWEEN-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
G. P.19:32 | 01/11/2018

Hallouin u festua mbrëmë në baret dhe lokalet e kryeqytetit. Të rinjtë u shfaqën me maska nga më të thjeshtat deri në ato më të çuditshmet. Ndodh shpesh që na duhet të vemë një maskë të padukshme. Por ka një ditë kur mund të mbajmë një të vërtetë. Në ditën e Halloween-it Tirana mbushet me plot syresh. Është një garë për maskën apo veshjen më të frikshme. Halloween besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Festimet nisin që në datën 29 tetor, me simbolin kryesor të festës së vjeshtës që janë kungujt e ndriçuar./abcnews.al

 

 

OK-MBULIM-VIDHET-KARBURANTI-NE-LEZhe.mpg_snapshot_00.26-1280x709.jpg
G. P.09:25 | 19/08/2018

Hyn për të vjedhur dhe plagos me armë punonjësin e karburantit. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:50 në një pikë karburanti, në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë. Punonjësi i karburantit, 50 vjeçari Martin Prenga është përleshur më një grabitës, i cili ishte i maskuar dhe i armatosur me pistoletë.

Punonjësi i karburantit ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa grabitësi, ia ka dalë të marrë një sasi parash, e të largohet me një makinë pa targa. 50 vjeçari që mbeti i plagosur është dërguar në spitalin e Tiranës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, e po kërkon autorin e grabitjes e zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

 

vlcsnap-error881-1280x720.jpg
ent ela14:28 | 15/01/2018

Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 14.05 në zonën pranë Hipotekës së Tiranës. Grabitja dyshohet se është kryer nga dy persona. Këta dy të fundit dyshohet se kanë arritur që të marrin rreth 500 mijë lekë nga sporteli i Postës Shqiptare që gjendet brenda ambienteve të zyres se Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të degës së Tiranës. Vetëm njëri prej dy grabitësve dyshohet se ka hyrë në ambientet e brendshmë të Postës për të kryer grabitjen. Ndërkohë pas marrjes së shumës së parave njëri prej grabitësve është larguar me një automjet, ndërsa tjetri është larguar në këmbë. Ky i fundit gjatë ndjekjes policore mësohet se i ka drejtuar armën punonjësve të policisë, por pa qëlluar drejt tyre. Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

vlcsnap-error877.jpg
us er18:44 | 08/11/2017

Persona të armatosur dhe të maskuar terrorizuan një familje në një fshat të Urës Vajgurore. Ata nuk morën para, por kërkonin djemtë e kësaj familjeje, të cilët janë emigrantë në Angli.

Të maskuar dhe me armë disa persona sulmuan një shtëpi në Donofrosë të Urës Vajgurore. Aty ndodheshin vetëm çifti Osmën dhe Drita Baxhia. Maskat sapo kanë hyrë brenda kanë kërkuar njërin nga djemtë e çiftit që sapo ishte kthyer nga Anglia.
Ata kërkuan në çdo ambjent të shtëpisë, por dhe pse aty kishte para nuk i kanë prekur. Me vete morën vetëm dy celularë që gjetën në kuzhinë. Burrë e grua u qëlluan me tytën e armës. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur në fshat është ndërprerë energjia elektrike. Banorët tregojnë se çifti Baxhia ka dy djem emigrantë në Angli dhe njëri i sapokthyer nuk ndodhej për momentin në shtëpi.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilët kane ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën. Dyshohet se maskat duhet të kenë patur ndonjë konflikt me djemtë e familjes Baxhia, megjithatë akoma nuk janë sqaruar rrethanat e sakta./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono