masat

azilantet-athine-1280x716.jpg
nev ila22:16 | 01/10/2019

Qeveria në Greqi ka ashpërsuar masat për azilantët, duke intensifikuar njëkohësisht procedurat për ata që duhet të deportohen dhe ata që meritojnë azilin. Për qeverinë në Athinë, fenomeni tashmë nuk është një krizë refugjatësh, por emigracioni.

Qeveria greke ka miratuar masa më të ashpra për dhënien e azilit, duke synuar në të njëjtën kohë përshpejtimin e procedurës për ata që e përfitojnë.

Pas ngjarjes së të dielës, kur dy persona humbën jetën gjatë trazirave në kampin e Morias në ishullin e Lesvos, ka filluar largimi i refugjatëve nga ishulli dhe vendosja në pjesën territoriale të vendit.

Duke iu referuar reagimeve të banorëve që nuk dëshirojnë praninë e refugjatëve në zonat e tyre, ministri alternat për emigracionin, Jorgos Koumoutsakos ishte mjaft i prerë:

“Kur ne kërkojmë solidaritet nga vendet e tjera të BE-së, duhet që këtë solidaritet ta tregojmë brenda vendit”, tha ai.

Qeveria miratoi të hënën një plan masash, ku përfshihen: intensifikimi i patrullimeve në vijën bregdetare përballë Turqisë; ndërtimi i qendrave të tranzitimit për personat që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme dhe nuk përfitojnë të drejtën e aplikimit për azil; dhe shtimin drastik të numrit të deportimeve, duke arritur në 10.000 persona deri vitin e ardhshëm.

Duke iu referuar statistikave, qeveria thotë se aktualisht janë 75.000 kërkesa për azil të pashqyrtuara.

Qeveria thotë gjithashtu se shumica e personave që mbërrijnë në Greqi vijnë nga Afganistani, Pakistani, vendet afrikane dhe shumë më pak nga Siria.

Rrjedhimisht, për Athinën, nuk ka më krizë refugjatësh, por krizë emigrantësh.

Nga ana tjetër, ata që e meritojnë vërtet statusin e refugjatit dhe azilin synohet t’i kryejnë procedurat brenda tre muajsh./ABC News Albania 24/7

POLICIA-PER-DITEN-E-PERE-TE-SHKOLLES.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela12:42 | 16/09/2019

Në ditën e parë të vitit shkollor, Policia e Shtetit bëri të ditur planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë. Pranë çdo shkolle do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve të rendit, të qarkullimit rrugor si dhe të policisë bashkiake.

Prindërit që shoqërojnë fëmijët e tyre me automjet nuk do të lejohet të parkojnë ose të qëndrojnë në hyrje të institucioneve shkollore.

Policia rrugore dhe ajo bashkiake ishte angazhuar për normalizimin e qarkullimit të trafikut në shkollat ku ka një numër të lartë nxënësish.

Masat e marra nga Policia e Shtetit për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 i bëri të ditur Drejtori i Rendit Publik  Albert Dervishi.

Sipas Dervishit specialistët e krimeve do të mbajnë kontakte me rojet e private të shkollave për të parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike nga nxënësit dhe të sendeve të ndaluara.

Një fokusi i veçantë këtë vit shkollor për Policinë e Shtetit janë shkollat e mesme.

Në fund Dervishaj shtoi se, në bashkëpunim me bashkitë do të vendosen pranë çdo shkolle sinjalistika vertikale dhe horizontale për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Gazetar: Andi Qosja

00e00059-0a1a-44ac-8910-adc1a24f2fad-1280x853.jpg
ent ela10:01 | 16/09/2019

Policia e Shtetit njoftoi masat e marra në nisje të vitit shkollor dhe të cilat do të vijojnë të jenë në zbatim përgjatë gjithë vitit. Drejtori i Rendit Publik  Albert Dervishi në një dalje për mediat nga shkolla “1 Maji” theksoi se e gjithë policia përmes patrullave të saj do të jetë në gatishmëri pranë institucioneve arsimore për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Deklarata e plotë e Albert Dervishajt, Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik:

Policia e Shtetit në përmbushje të misionit dhe detyrave të përcaktuara ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë publike, rendin dhe qetësinë, për të parandaluar ngjarje kriminale apo aksidente rrugore, si dhe zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla apo edhe përreth tyre.

Kjo duke filluar nga sot, që është dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor dhe në vazhdimësi, për çdo ditë të zhvillimit të këtij procesi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka urdhëruar të gjithë drejtuesit e strukturave vendore të Policisë në Drejtori, Komisariate, Stacione dhe Posta Policie, të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe atë të rendit publik. Mbi këtë bazë, strukturat vendore të policisë tashmë kanë hartuar Planet e Masave me detyra konkrete për shërbimet e kontrollit të territorit, të rendit, për policinë kriminale, policinë rrugore etj.

Në këto plane janë përcaktuar në mënyrë të detajuar detyrat që do kryejnë punonjësit e policisë me shërbim pranë shkollave, duke shtuar prezencën policore pranë ambienteve të tyre, me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente apo pranë tyre.

Komisariatet dhe Stacionet e Policisë sipas Zonave Policore, për shkollat që kanë në juridiksion, në orët më të ngarkuara të lëvizjes së nxënësve dhe të personelit do të sigurojnë prezencë policore me Patrullën e Përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, ndihmës specialistët e policisë kriminale, si dhe shërbimet e policisë rrugore, në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla dhe deri në përfundim të saj.

Nga punonjësit e policisë është vendosur bashkëpunimi me institucionin e Prefektit, drejtuesit e institucioneve arsimore, ato të qeverisjes vendore etj. duke përcaktuar masa dhe detyra të përbashkëta me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet shkollore, për:

Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave.

Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.

Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë kanë qenë pika të grumbullimit të personave me precedentë kriminal, përdorues të pijeve alkoolike e narkotike dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës e nxënësve të shkollave.

Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës, në prani të mësuesve, oficerit të sigurisë në shkollat e mesme, por nën mbikëqyrjen e punonjësit të policisë.

Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, në ato institucione arsimore që e kanë një shërbim të tillë.

Në zbatim të Vendimit të Qeverisë me nr. 600 të tetorit të vitit 2018, mbi bazën e eksperiencës së projektit pilot të zbatuar në qytetin e Tiranës në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar, nga strukturat e Policisë së Shtetit, do të bashkëpunohet ngushtësisht me oficerët e sigurisë në 150 shkollat e mesme në Shqipëri (personel i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të cilët kanë përfunduar trajnimin në Akademinë e Sigurisë), për shkëmbimin e informacionit, përmirësimin e perceptimit, forcimin e bashkëpunimit midis OSSH-së, nxënësve dhe policisë.

Vlerësimin e çdo informacioni që ka të bëjë me prishjen e rendit publik, konflikte, mosmarrëveshje që mund të kenë nxënësit apo në përballje me fenomenin e bulizmit, me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Për raste të veçanta dhe për shkolla të veçanta, në të cilat situata e rendit dhe sigurisë mund të paraqesë shqetësime do të planifikohen dhe kryhen shërbime fikse, sipas orarit të zhvillimit të procesit mësimor, për periudha kohore të caktuara.

Nga ana e strukturave të policisë kriminale, të policimit në komunitet, të rendit publik dhe të policisë rrugore, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe organizatat joqeveritare që në fokusin e punës së tyre kanë institucione arsimore, do të organizohen dhe zhvillohen aktivitete të përbashkëta me mësuesit dhe nxënësit, si në ambientet e policisë ashtu edhe në ato të shkollave, për njohjen dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane, për sigurinë dhe bashkëpunimin me policinë, pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike, rrezikshmërinë e mbajtjes së armëve të ftohta dhe armëve të zjarrit etj.

Specialistët për krimet dhe ndihmës specialistët e policimit në komunitet / SPZ, sidomos funksioni që ka drejtimin e punës me të rinjtë, nxënësit dhe me shkollat, do të marrin pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla, si në bordin e prindërve, senatin e nxënësve, duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë në këto institucione.

Policia e Shtetit siguron nxënësit dhe prindërit, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe ato të shkollave, se do të jetë e gatshme në çdo kohë lidhur me vlerësimin dhe realizimin e masave të sigurisë në shkolla.

Ata do të gjejnë tek punonjësit e policisë partnerë bashkëpunues e seriozë, por njëherësh kërkojmë edhe bashkëpunimin e tyre, për të bërë prezent tek strukturat policore çdo shqetësim dhe problematikë që mund të kenë.

Policia e Shtetit fton cilindo shtetas të denoncojë çdo shkelje ligjore dhe siguron se do të vlerësojë maksimalisht çdo telefonatë që do të adresohet, duke vepruar në kohën e duhur për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, parandalimin e ngjarjeve, kapjen e autorëve të tyre dhe në bashkëpunim me prokurorinë, për zbulimin, identifikimin dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në përfundim me lejoni që ne emër të Policisë së Shtetit të uroj nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, suksese në këtë vit shkollor.

Policia e Shtetit garanton mësuesit dhe prindërit se do të kryejë me përgjegjësi të plotë detyrimet e saj për garantimin e rendit publik në ambientet shkollore. /abcnews.al

POLICIA-MASAT-PER-DITEN-E-PARE-TE-SHKOLLES.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 15/09/2019

Nisja e sezonit të ri shkollor 2019 – 2020, ka angazhuar një numër të lartë të efektivëve të policisë rrugore, të rendit publik dhe të policisë Bashkiake.

Plani i hartuar sipas kreut të policisë Rrugore, Mitat Tola ka qenë për menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore.

Fokusi nuk do të jetë vetëm kryeqyteti por, edhe qytetet e tjera urbane që kanë një dendësi të lartë të qarkullimit të automjeteve afër shkollave.

Sipas Tolës, do të ndëshkohen maksimalisht ato prindër, të cilët udhëtojnë më fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe nuk kanë në përdorim sistemin e fiksimit për të miturit.

Në fund Mitat Tola theksoi se, për shkak masave të marra nga policia rrugore ka pasur një ndërgjegjësim nga drejtuesit e automjeteve, duke ulur dënimit për personat që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. /ABC News Albania 24/7

 

 

69810318_2343264109268149_2185175804248326144_n.jpg
ent ela12:10 | 06/09/2019

Bashkia e Tiranës ka marra masat për nisjen e vitit të ri shkollor ndërsa po vijon me vendosjen e sinjalistikës së duhur në kryqëzimet e rrugëve, me qëllim sigurinë e fëmijëve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se falë punës së punonjësve të mirëmbajtjes së qytetit, vijëzimet në kryqëzime kanë bërë që jo vetëm të duket bukur Tirana, por edhe të respektohen rregullat e qarkullimit nga ana e qytetarëve.

Aktualisht, punonjësit po merren me vijëzimin e shigjetave e bandave të këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”.

“Jo vetëm që duket bukur, po ke qejf të kalosh tani!  Në punë e sipër për vijëzimin e shigjetave e bandave të këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”. Duke marrë çdo masë para fillimit të shkollave 16 shtator për lëvizjen dhe sigurinë e nxënësve”, -thotë Veliaj. /abcnews.al

amazona-1280x664.jpg
ent ela18:23 | 29/08/2019

Me qëllim vënien nën kontroll të situatës në Amazonë, qeveria braziliane ka marrë një masë që ndalon vendosjen e zjarreve për të pastruar tokën, një praktikë kjo e përdorur nga fermerët. Por ambientalistët shprehen skeptikë, duke deklaruar se masa në fjalë do të ketë efekte minimale.

Autoritetet në Brazil kanë marrë një masë që ndalon për të paktën 60 ditë vendosjen e zjarreve për të pastruar tokën, si kundërpërgjigje ndaj zjarreve që kanë përfshirë Amazonën. Dekreti është firmosur nga presidenti Bolsonaro, i cili është përballur me kritika të shumta në vendin e tij por edhe nga jashtë për dështim në mbrojtjen e masivit pyjor. Sidoqoftë, mbetet i paqartë impakti që dekreti i presidentit do të ketë, pasi sipas ambjentalistëve, vendosja e zjarreve për të pastruar tokën është e paligjshme në Brazil dhe kontrollet për parandalimin e tyre janë të pakëta. Gjithashtu, kanë paralajmëruar ata, më e keqja për Amazonën nuk ka ardhur ende. Masivi i Amazonës ka regjistruar mbi 80 mijë zjarre që nga fillimi i vitit, një rritje me 77 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ambjentalistët deklarojnë se rritja është pasojë e politikave të ndërmarra nga administrata e presidentit Bolsonaro. Ndërkohë, prokurorët kanë kryer hetime mbi dyshimet se disa zjarre kanë qenë të qëllimshme. Megjithatë, masa e miratuar nga presidenti bën përjashtime në tre raste: kur vendosja e zjarreve është e autorizuar nga autoritetet përgjegjëse për arsye që lidhen me shëndetin e planetit; kur shërbejnë si masë parandaluese për sëmundjen e tokës; dhe kur është pjesë e praktikave të popullsisë indigjene për nxitjen e agrikulturës. Ndërkohë, javën e ardhshme vendet e Amerikës së Jugut do të takohen për të diskutuar hartimin e një plani më konkret për t’iu përgjigjur krizës. /ABC News Albania 24/7

MURTAJA-E-DERRIT.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 21/08/2019

Brenda 10 ditësh, rreth 28 mijë derra shtëpiakë e të egër duhet të theren. Janë masat radikale që ka ndërmarrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me parandalimin e murtajës së derrit që ka prekur vendet fqinje Bullgarinë dhe Serbinë.

Qeveria u ka dhënë afat 10 ditësh koncesionerëve të shoqatave të gjuetisë në vend të bëjnë gjuetinë e 50% të derrave të egër, ndërsa në vendet e gjuetisë ku nuk ka koncesionerë  do të kyçet armata. Zëvëndëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev shtoi se dëmi në ekonomi do të ishte mbi 100 milionë euro.

“Secili gjuetar që do të gjuajë një derr të egër do të marrë shpërblim prej 1000 denarësh. Në ato vende të gjuetisë ku nuk ka koncesionerë, ndërsa janë në vendkalimet kufitare me Bullgarinë dhe me Serbinë, u është dhënë urdhër Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së të përgatisin plan aksional në afat prej tri ditësh dhe të ndihmojnë në zhdukjen e derrave të egër më qëllim që të ulet rreziku I bartjes së sëmundjes.”

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, në lidhje me atë përse pasi u mor vendimi për gjueti të jashtëzakonshme të derrave të egër, deri tani është gjuajtur vetëm një, theksoi se është sezoni i pushimeve vjetore dhe gjuajtja e rregullt fillon më 1 nëntor.

“Thamë se duke pasur parasysh periudhën, d.m.th 1 gusht, ne nuk lejuam më shumë se 20 ditë, u alarmuam menjëherë. Lamë hapësirë prej 20 ditësh t’a shohim si do të veprojnë shoqatat e gjuetisë dhe e pamë se është sezon pushimesh. Kjo u la në vullnetin e lirë të shoqatave të gjuetisë, por tani ata kanë obligim konkret, përkatësisht afat ta bëjnë këtë.”

Opozitarja VMRO-DPMNE kërkon qasje serioze dhe sistematike për trajtimin e virusit të murtajës afrikane, ata akuzojnë se qeveria nuk ofron zgjidhje por e prolongon problemin.

“Zgjidhjet gjysmake të cilat i ofron qeveria janë rrezik për ngjalljen e problemit dhe dëme të mëdha për Republikën e Maqedonisë. Virusi i murtajës afrikane është shumë rezistent dhe shumë patogjen. Qasja gjatë trajtimit të tij duhet të jetë serioze dhe sistematike”.

Sipas të dhënave të Agjencisë për ushqim dhe veterinari në vend 18.000 derra rriten pa masa të përshtatshme të biosigurisë, ndërsa mbi 100.000 në ferma. /ABC News Albania 24/7

TOMOR-1280x719.jpg
Sej rie22:00 | 12/08/2019

Nga data 20 Gusht nis pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve bektashinj në malin e Tomorit, të cilit i bashkohen edhe qindra qytetarë të tjerë si dhe turistë të huaj. Ministri Klosi, ka garantuar marrjen e një sërë masash për të ofruar shërbimet e duhura për qytetarët përgjatë ditëve festive.

Në prag të nisjes së pelegrinazhit të shenjtë në Malin ne Tomorit, e njohur ndryshe si Festa e “Abaz Aliut”, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim në Prefekturën e Beratit, për masat që do të merren për menaxhimin e ditëve të pelegrinazhit.

Një tjetër plan masash po hartohet në bashkëpunim me policinë për të bërë të bërë të mundur sigurimin e qetësisë publike përgjatë ditëve festive. Ministri KlosI tha se do të ofrohet edhe shërbim i shtuar shëndetësor.

Gjatë ditëve të pelegrinazhit në malin e Tomorit, turistëve do të ofrohen një sërë aktivitetesh social- kulturore në qytetin e Beratit dhe bashkitë e tjera të këtij qarku. Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomor, të cilit i bashkohen edhe mijëra qytetarë të tjerë si dhe turistë të huaj, zhvillohet nga data 20 deri më 25 Gusht. Kurbani në majën e Kulmakut është një nga ritualet më të rëndësishme të festës së “Abaz Aliut”.

KLOSI-MASAT-PER-TURIZMIN-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela14:20 | 25/07/2019

Është shtuar numri i turistëve në vendin tonë këtë vit njofton Ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Në prani të prefektëve të 7 qarqeve bregdetare ministri Blendi Klosi bëri publike masat që janë marrë për sezonin turistik.

Ka kush punon kur njerëzit pushojnë gjatë sezonit veror. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit njofton se nuk është e nevojshme të paguash çadrën kur shkon në bregdet.

Këto hapësira gjenden në të gjitha plazhet i siguron Blendi Klosi shqiptarët. Jo vetëm kaq por edhe jeta e tyre duket më e sigurtë këtë vit.

Bizneset që kanë mbetur pa plotësuar dokumentacionin të nxitojnë i këshillon ministri i turizmit dhe mjedisit nëse nuk duan të jenë edhe ata vetë në radhët e pushuesve.

Pavarësisht imazhit jo pozitiv që lanë protestat dhe jeta politike në vend ministri Blendi Klosi raporton për rritje të numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe edhe shërbimet në bregdet dhe ngritja e strukturave të reja akomoduese. / ABC News Albania 24/7

 

KRONIKE-MANASTIRLIU-DUHANI-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela11:50 | 24/07/2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar gjoba dhe masa penalizuese deri në mbylljen e aktivitetit për subjektet që lejojnë konsumimin e duhanit në ambiente publike.

 Gjoba dhe masa deri në mbylljen e aktivitetit  për shkelësit e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, paralajmëroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

“Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës”.

 Ministrja tha se masa të rrepta do të merren edhe për kryeinspektorët që mbyllin sytë ndaj shkeljeve që hasin në terren. Manastirliu kërkoi që qytetarët dhe subjektet të informohen me ndryshimet ligjore, para fillimit të marrjes së masave.

Ndalimi i përdorimit të duhanit në ambiente publike vlen edhe për cigaren elektronike,  shishan apo nargjilen. Në 6 muajt e parë 2019, për zbatimin e këtij ligji, nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor janë vendosur 296 gjoba për shkelësit e ligjit të duhanit. /

ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono