masakra

Dom-Gjergj-Meta.jpg
nev ila09:01 | 26/02/2020

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në Rrëshen, reagon me një mesazh të fortë iipeshkvi i Mirditës Gjergj Meta.

“Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme”- shkruan ai.

Postimi i plotë: 

“Tis gri në Rrëshen…

Një tis gri, bashkë me mjegullën e përhershme, ka rënë sot në mëngjes mbi Rrëshen. Mbrëmë do krisma ia rrëmbyen dy jetë të reja këtij qyteti. Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme. Qyteti ra në zi dhe heshti. Ah sa dhimbje! Çfarë kobi!
Aty-këtu nën zë dëgjohet: “Kush? Si? Qysh? Tek?” Vetëm psherëtima. Të gjithë ngrenë supet. E kupton edhe ti vetë se pyetjet e përgjigjet janë thjesht rutinë, kureshtje, por pa asnjë dobi. Sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve. Hapen dyert e mortit për to e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime.
Nis i njëjti ritual si këtu e qindra e ndoshta mijëra vjet më parë:
– Zoti ju dhashtë kyvet!
– Kyvet paç!
Skena është e njëjtë. Te kryet e dy kufomave ndodhen gratë kryembuluar me veshje të zeza e vajtorja, kurse në oborr burrat që presin e përcjellin. Si t’ua shpjegosh vajzave të vogla tani që mbrëmjeve nuk do ta shohin më nanën e tyre që vjen nga puna e që në mëngjes i çon për te shkolla? Kushedi si do shkruhet tash e mbrapa fati i tyre. E më keq akoma si t’ua shpjegosh se personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tyre është pikërisht…?
U tronditëm përsëri! Si kemi arritur deri këtu? Çfarë po ndodh me ne?A mos ndoshta pse vramë ato fjalë hynore: “Ju është thënë “mos vrit”. Unë po ju them kushdo zemërohet me vëllanë e tij do të jetë përgjegjës para gjyqit…” ?Apo kemi vrarë ato pak vlera që në dukje të vrazhda, mbanin dikur një shoqëri në kohezion: “Nuk qëllohet mbi gra e fmijë!”
“Burri nuk vritet kur është i shoqëruar me gra e fëmijë”?
Apo jemi duke vrarë edhe çdolloj ligji civil apo penal?
Apo mbi të gjitha kemi vrarë kodin njerëzor të jetës?Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vritet. Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë. Sot ne katolikët kemi të Mërkurën e Përhime, nisim kreshmen, kohë pendese, keqardhje për mëkatet e kthimi të zemrës kah Zoti. Mbi krye marrim hinin që ka dalë nga zjarr i druve.
Nuk kishte si të niste më gri e më trishtë kjo kreshme për ne këtu në Rrëshen. Por sot më shumë se kurrë kemi nevojë, e unë ju ftoj sot pasdite në Katedrale në orën 16.00, që t’i lutemi Zotit për Rrëshenin tonë, për familjet tona, të rinjtë e të rejat tona e për shpirtin e Esmeraldës dhe Vledisonit.
Kemi nevojë të bëhemi tok kundër të keqes e të mos e lëmë veten pre e dëshpërimit, por me besim, shpresë e dashuri të ngulim këmbë në rrugëtimin tonë për një shoqëri më të mirë, për një Rrëshen të paqtë me Zotin në zemër!”, shkruan ipeshkvi Meta./abcnews.al

video.jpg
in a13:41 | 20/02/2020

Masakra e mbrëmshme ku një shtetas gjerman ka vrarë 10 persona dhe më pas veten ka tronditur Gjermaninë. Ngjarja ka ndodhur në dy lokale nate në qytetin Hanaut, pranë Frankurtit.

Autori pas skenarit të tmerrshëm më pas vrau veten. DW duke iu referuar burimeve në polici shkruan se autorit i janë gjetur një letër dhe 1 video që janë duke u vlerësuar nga ekspertët. Hetimet i ka marrë ndërkohë përsipër Prokuroria e Përgjithshme gjermane. Sipas informacioneve të DPA-së, ka të dhëna se krimi ka për motiv urrejtjen ndaj të huajve, me shenjestër turqit dhe kurdët.

Një reagim ka ardhur edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila tha se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau nëntë persona një natë më parë në qytetin gjerman Hanau, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë të pamundurën për të sqaruar sulmin.

 “Ka shumë shenja që sulmuesi ka vepruar me motive ekstremiste, raciste dhe nga urrejtja ndaj njerëzve me origjinë tjetër, fe ose paraqitje tjetër”, tha Merkel për gazetarët.

Lexo edhe http://abcnews.al/autori-i-masakres-ne-gjermani-la-edhe-nje-video-ne-banese-vrau-nenen-dhe-veten/

 

26D3B7BD-14C8-40FE-A942-1005B21F4202-587x450-1.jpg
Autor E12:12 | 15/01/2020

Njëzetenjë vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, pak banorë që nuk ishin larguar nga fshati Reçak i Komunë së Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.

Atë ditë në këtë fshat, që është rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ngjarja që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës.

*Kujdes, materiali përmban imazhe të rënda.

15 Janar 1999, FORCAT POLICORE E USHTARAKE SERBE VRASIN 45 CIVILË SHQIPTARË

Më e 15 janar të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Reçak u dëgjuan të shtënat e para nga armët e zjarrit. Të frikësuar, banorët u grumbulluan nëpër shtëpi dhe bodrume në përpjekje për të shpëtuar veten dhe familjarët e tyre. Forcat policore dhe ushtarake serbe u futën në fshat, ku pas disa orësh të zhvillimit të operacionit, vranë 45 civilë shqiptarë.

16 Janar 1999, WILLIAM WALKER VIZITON VENDIN KU NDODHI MASAKRA

Trupat e të vrarëve kishin mbetur në këtë luginë deri në mëngjesin e 16 shkurtit të vitit 1999. Më 16 shkurt, në mëngjes, në Reçak shkoi William Walker, asokohe shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Ky mision ishte vendosur në Kosovë rreth tre muaj para masakrës së Reçakut. Kur Walker pa trupat e të vrarëve në prononcimin e tij të parë para mediave tha: “Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”.

FORCAT POLICORE E 16 Janar 1999. USHTARAKE NUK LEJOJNË VARRIMIN E TË VRARËVE

Pas largimit të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së nga Reçaku, banorët i mblodhën trupat e pajetë dhe i vendosën në xhaminë e fshatit, ku pritej që të kryhej varrimi. Forcat serbe nuk lejuan varrosjen e trupave dhe filluan luftimet në mes të forcave ushtarake dhe policore si dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pasi gati dy ditë luftimesh, forcat policore e ushtarake serbe me forcë i morën të gjithë trupat e të vrarëve dhe i dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me arsyetimin se duhej bërë obduksioni për shkak se autoritetet serbe mohonin të kenë vrarë e masakruar civilë. Në deklaratat e zyrtare të institucioneve serbe thuhej se ngjarja ishte inskenim dhe se të varët ishin pjesëtarë të UÇK-së që ishin vrarë në luftime. Presidenti amerikan, Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje “ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës”.

6 Shkurt 1999. FILLON KONFERENCA NË RAMBUJE TË FRANCËS

Pamjet e masakrës së Reçakut tronditën botën. Nga ajo kohë filloi rritja e presionit ndërkombëtarë mbi qeverinë serbe dhe liderin e atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Për disa javë rresht, forcat serbe mbajtën trupat e të vrarëve në Prishtinë. Në kohën sa trupat e të vrarëve ende nuk u ishin dorëzuar familjarëve, në Prishtinë u krijua delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Bisedimet u organizuan në Rambuje të Francës. Kjo ishte konferenca e parë ndërkombëtare që mbahej ndonjëherë për Kosovën.

8 Shkurt 1999.FAMILJARËT FILLOJNË KTHIMIN E TRUPAVE NGA PRISHTINA NË REÇAK

Familjarët u lejuan që të shkonin për t’i marrë trupat e të vrarëve. Kthimi i trupave në fshat zgjati disa ditë pasi administrata serbe e asaj kohe, nuk ua dorëzonte familjarëve përnjëherë trupat e të vrarëve.

11 shkurt 1999. ORGANIZOHET VARRIMI I CIVILËVE TË VRARË

Pas gati një muaji, më 11 shkurt 1999 në Reçak u organizua ceremonia e varrimit të 45 trupave të civilëve të vrarë.

24 Mars 1999.DËSHTON KONFERENCA NË RAMBUJE, NATO FILLON BOMBARDIMET

Pas dështimit të konferencës së Rambujesë, NATO filloi bombardimin e caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë. Në arsyetimin e NATO-s u tha se operacioni po zhvillohej për të ndaluar abuzimin me të drejtat e njeriut në Kosovë.

Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë dhe në fund, më 10 qershor 1999, Kosova u çlirua.

20 Tetor 2003/ TRIBUNALI I HAGËS NGRE AKTAKUZË NDAJ EPRORËVE TË LARTË SERBË

Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish- Jugosllavisë, publikoi një aktakuzë kundër disa eprorëve të lartë serbë për krimet e bëra kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999. Në këtë aktakuzë u përfshin ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq, komandanti i Korpusit të Prishtinës Vlladimir Llazareviq, shefi i Policisë Serbe për Kosovën Sreten Llukiq dhe ndihmësi i Ministrit të Brendshëm serb, Vllastimir Gjorgjeviq, mirëpo asnjëri nuk u dënua drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në Reçak.

18 Qershor 2010, PUBLIKOHET MONOGRAFIA QË DËSHMON KRIMET E LUFTËS NË KOSOVË

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) publikoi monografinë për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Përfaqësues të KMDLNJ-së dhe Qeverisë së Kosovës thanë se monografia pasqyron faktet për krimet e bëra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Pjesë e kësaj monografie u tha se janë edhe krimet që u kryen ndaj popullatës civile në fshatin Reçak të Shtimes.

5 dhjetor, 2019, TODOSIJEVIQ DËNOHET ME DY VJET BURGIM PËR NXITJE TË URREJTJES

Gjykata në Prishtinë e shpalli fajtor ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq. Ai u gjet fajtor për një deklaratë që e kishte bërë më 2018, kur e quajti trillim masakrën e Reçakut. Todosijeviq u dënua me dy vjet burg.

5 Dhjetor 2019. ALEKSANDAR VUÇIQ E QUAN “TRILLIM” MASAKRËN E REÇAKUT

Edhe pas më shumë se dy dekadave, Serbia vazhdon të mos i pranojë ngjarjet që ndodhën në fshatin Reçak. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 5 dhjetor, 2019, tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”. Deklarata e presidentit serbe Vuçiq nxiti reagime. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha se deklaratat nxitëse “janë të papranueshme”, ndërsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet në Reçak janë “të pamohueshme”. Marrë

Marrë nga Radio Europa e Lire

shtepia.jpg
R D08:30 | 03/01/2020

Banesa e Martin Skëndaj, gardiani të burgut që më 19 dhjetor vrau me 13 plumba ish-të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij është shkrumbuar nga flakët.

Ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij zjarri por deri më tani dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi në banesë nuk ka patur njerëz.

Familjarët e Skëndaj janë larguar nga fshati  Kuqar Patos pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.

Ndërkohë për Martin Skëndaj gjykata e Fierit dha masën e sigurisë  arrest me burg. Hetimet zbuluan se krimi i rënë për shkak të një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.

Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.
Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, pra nuk dihet nëse është aksdental apo i qëllimshëm. /abcnews.al

Lexo edhe:Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Patos pas sherrit për motrën: Hajde sqarohemi

masakra-e-recakut.jpg
nev ila19:21 | 15/12/2019

Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që partitë politike në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria që të anulojë samitin e Mini-Shengenit ballkanik që pritet të mbahet në Durrës. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre shtetet themeluese të tij.

Katër partitë parlamentare, përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK thonë se nuk mund të flitet për asnjë bashkëpunim rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha për KosovaPress se është kundër takimeve të tilla, veçanërisht tani kur mohohet hapur gjenocidi i kryer në Kosovë nga Serbia.

“Ky proces do të jetë në shërbim të plotë të Serbisë dhe jo ndaj shteteve tjera të cilat po pretendohet që kanë interes. Ky proces ka avancim ose interes vetëm Serbia. Në këtë rast jo për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj Shqipëria është dashur të sheh Serbinë me sytë qe e sheh Kosova, me sytë që e shohin qytetaret e Kosovës Serbinë. Por kjo qasje mungon në qeverinë e Shqipërisë. Ne kemi pas kontakte dhe ia kemi thënë që Serbia të ndëshkohet për veprime ndaj Kosovës, sepse po flasim për një komb të njëjtë që është kombi shqiptar dhe dy shtete që janë padrejtësisht të ndara. Por fatkeqësisht ka pasur qasje ndryshe. Ne jemi kundër takimeve të tilla, ku nuk përfshihet Kosova dhe kundër takimeve të tilla kur po flasim për një president që mohon krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Por mos të harrojmë këtë qasje e ka pas Serbia prej përfundimit të Kosovës”, thotë ajo.

Kundër këtij bashkëpunimi është edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, i cili thotë se fillimisht Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet.

“Për çfarë bashkëpunimi e për çfarë minishengeni mund të flitet me një shtet që i mohon krimet e veta, që vazhdon të mos i kthej trupat e të vrarëve që kurrë nuk kërkoi falje e nuk u pendua për gjithë ato vrasje, masakrime e dëbime që i beri në vendin tonë. Mendoj qe, Serbia, së pari duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet kriminale, kjo do ti ndihmonte në radhë të parë vet asaj si dhe paqes e prosperitetit te gjithë rajonit. Për sa kohë që kjo nuk do të ndodh, Serbia nuk duhet te shihet si partner nga vendet demokratike që patën dënuar krimet e saj me 1999”, thotë Quni.

Ndërsa ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, deputeti i zgjedhur, Memli Krasniqi duke kërkuar anulimin e samitit në Durrës, thotë se qasja e shtetit shqiptar duhet ndryshojë karshi Serbisë, pasi në këtë formë duke mohuar krimet, nuk mund të shkohet përpara.

“Mohimi kaq eklatant që po i bëhet gjenocidit që është zhvilluar nga Serbia në Kosovë, e veçanërisht masakrës së Reçakut është jo vetëm i papranuesheshëm, por edhe i dënueshëm.  Në këtë kuadër mendoj që padyshim institucionet e Kosovës, por edhe shtetet e tjera të rajonit para së gjithash Shqipëria duhet të trajtojnë shumë më seriozisht këtë qasje. Të ketë një qasje tjetër në raport me Serbinë. Pavarësisht nevojës për avancim të raporteve në nivelin rajonal, ne nuk mundemi të fokusohemi tek kjo pjesë e zhvillimit dhe bashkëpunimit që mund të jetë për rajonin të ecim përpara, e ta lëmë anash një revicionizëm kriminal, historik që është duke shtyer presidenti i Serbisë Vuçiq dhe të tjerët. Këtë kuadër mendoj se edhe qasja e shtetit shqiptar duhet të jetë shumë më serioze në këtë drejtim. Pa e ndërruar qasjen shteti serbë nuk ka hapësirë për të shkuar përpara”, thotë Krasniqi.

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini kërkon reagim nga të gjitha vendet mike të Kosovës për mohimin e masakrës së Reçakut dhe thotë se deklarata të tilla duhet të ndërpresin çfarëdo bashkëpunimi mes shteteve.

“Mohimi kaq brutal i njërit prej krimeve më të rënda që kanë ndodhur në Kosovë duke e ditë se kanë ndodhur edhe shumë krime tjera makabre, masakra është një shenj se po ballafaqohemi me një fqinjë se nuk e ka në plan me pa se çka ka ndodhur në të kaluarën. Nuk është mohim i të kaluarës, për hir të kaluarës. Por është mohim i të kaluarës, për hir të asaj që mundet me ndodhur të ardhmen. Është e rëndë, shumë e dhimbshme është e pafalshme…kjo është një situatë krejt e re. Unë mendoj se gjitha vendet duhet të reagojnë. Sidomos duhet të reagojnë vendet mike  tona, e sidomos Shqipëria…unë mendoj se duhet të ketë reagim të tillë i cili do të bëjë me dije se deklaratat e tilla që e nxjerrin në pah një qëndrim të tillë, janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe  të papranueshme”, thotë ai për KosovaPress.

marsidaa.jpg
nev ila16:45 | 13/12/2019

Marsida Qatja, rikthehet sërish në vëmendje të medias. Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto, ku dyshohet të jetë bashkëshorti i saj. Ata shihen të përqafuar, ndërsa tregojnë qartë se nuk duan t’ia dinë se çka ndodhur 2 muaj më parë.

Marsida Qatja, u bë mjaft e njohur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në tetor të këtij viti brenda shtëpisë së saj në Kavajë. Aty mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli, ndërsa u përfol se kishte një lidhje dashurie me Marsidën. Por, kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë lajm.

Pavarësisht kësaj, kohët e fundit, Marsida shihet e bashkuar me bashkëshortin e saj, e cili kohën kur ndodhi ngjarja ndodhej në burg në Gjermani. Në foton e hedhur në rrjete sociale, Marsida shkruan: “Lumturi është të duash dhe të të duan”./abcnews.al

policia-e-parisit-1280x592.jpg
nev ila21:56 | 04/10/2019

Masakra e ndodhur në Drejtorinë e Policisë së Parisit, ku një funksionar i uniformave blu vrau 4 kolegë, po hetohet nga autoritetet franceze si akt terrorizmi. Sipas mediave franceze, çështja e trajtuar fillimisht nga prokurori publik i ka kaluar Anti-terrorit pas mbledhjes së të dhënave paraprake.

Agjentët e Anti-terrorit në Francë kanë marrë në dorë hetimet mbi vrasjen e katër punonjësve të policisë së Parisit nga një kolegu i tyre ditën e enjte.

Agresori 45-vjeçar, specialist i elektronikës, vrau tre oficerë policie dhe një punonjës administrate gjatë sulmit me armë të ftohtë në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit francez.

Motivi i veprimit të tij është ende i paqartë, edhe pse fillimisht sindikata e policisë kishte sugjeruar se shkak ishte bërë një përplasje mes kolegësh.

Por tashmë hetuesit besojnë se të dhënat e reja të mbledhura e çojnë hetimin në pistën e terrorizmit.

Autori i sulmit, Mikael Harpon, i cili u qëllua për vdekje nga një oficer roje, rezulton se ishte konvertuar në mysliman 18 muaj më parë dhe së fundmi kishte rreshtur së foluri me koleget femra në zyrë.

Autoritetet deklaruan fillimisht se nuk kishte të dhëna se sulmi ishte një akt terrori, por kreu i policisë së Parisit tha më vonë për gazetarët se nuk përjashtonte asnjë pistë.

Paraprakisht çështja u menaxhua nga prokurori publik, por ditën e premte situata ndryshoi dhe u kaloi prokurorëve të anti-terrorit, pas të dhënave të mbledhura nga hetuesit e policisë kriminale.

Detajet mbi të dhënat e reja nuk janë publikuar ende, por agjencia “Reuters” thotë se vendimi u mor pas marrjes në pyetje të familjarëve dhe njerëzve të afërt të autorit, si dhe pas kontrollit të telefonit të tij celular./ABC News Albania 24/7

MASAKRA-KLOS_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela14:20 | 02/10/2019

Në fshatin ku ndodhi masakra me tre të vrarë ka rënë zija dhe në fisin Dakuçi ka nisur frika e hakmarrjes. Për këtë arsye familjarët janë kujdesur që palët të mos përplasen në ceremonitë mortore.

Dy nga viktimat e masakrës në Xibër të Klosit do të varrosen në Tiranë. Trupat e pajetë janë tërhequr nga motra e viktimës së 19 vjeçarit Flogert Dakuçi, e cila jeton në kryeqytet.

Ky vendim u mor nga familjarët e të vrarëve për të shmangur konfliktin mes kushërinjve të parë.

Kurse ceremonia mortore për autorin e vrasjes së dyfishtë, i cili më pas vrau veten brenda në shtëpi është organizuar në Xibër.

Masakra ndodhi pas një sherri për gardhin në oborr. Palët kishin kohë që kundërshtonin njëri tjetrin, me pretendimin se bllokohej rrugica.

Megjithë ndërhyrjen e të afërmëve të tjerë sherri nuk ishte shuar për të kulmuar mesditën e së martës.

Sali Dakuçi vëllai më i madh, 55 vjeç qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait më të vogël Kujtim Dakuçit dhe nipit të tij Flogert Dakuçi. /ABC News Albania 24/7

ok-vrasaj-lushnje.mp4_snapshot_00.37-1280x720.jpg
ent ela12:48 | 02/10/2019

Grupi hetimor në Lushnje ka përcaktuar dhe pistën e parë të hetimeve për vrasjen e Besnik Hidës mëngjesin e së martës. Viktima prej dy vitesh afronte informacion rreth autoreve që i ekzekutuan nipin e tij Zamir Latifin. 

Besnik Hida i cili u ekzekutua egërsisht mëngjesin e së martës në Lushnjë kërkonte drejtësi për nipin e vrarë dy vite më parë nga bandat.

Interesimi i viktimës së djeshme për zbardhjen e atentatit të tetorit 2017 ku viktimë mbeti Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, i ka shqetësuar autorët e masakrës.

Ai shumë herë është parë në shoqërine e njerëzve të antikrimit dhe të prokurorëve duke afruar të dhëna dhe informacione.

Kjo është nga pistat kryesore ku po orientohet grupi hetimor për vrasjen e Besnik Hidës, i cili nuk ka patur asnjë problem me ligjin.

Hida kishte biznes për pjesë këmbimi të makinave të përdorura dhe njihej si person i qetë dhe i komunikueshëm me të gjithë.

Pas ngjarjes janë marrë në pyetje familjarë të viktimës, por askush nuk ka vënë gishtin mbi personat që kryen ekzekutimin.

Edhe për ngjarjen e dy viteve më pare nuk ka asnjë të arrestuar. Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur hetimin duke marrë në shqyrtim edhe njëherë të gjitha dosjet nga koha kur iu vu tritol mjetit të Besnik Hidës, deri tek ngjarjet që kanë të bëjnë me vrasjet në rrethin familjar.

Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar. Vrasja e Hidës u krye nga dy atentatorë të maskuar.

40 vjeçari u qëllua me kallshnikovë kur po pinte kafen e mëngjesit mbi tarracën katit të dytë të një biznesi në Lushnjë.

Autorët ashtu sikurse u ngjitën, u larguan qetësisht  përmes dy hyrjeve të shkallëve të kafenesë. Poshtë ndodhej makina e vjedhur në Tiranë, e cila më pas u gjet e djegur bashkë me tre armët te varrezat e makinave në dalje të qytetit.

Besnik Hida u masakrua me kallashnikov dhe ekspertët gjetën në trup dhe në kokë më shumë se 20 plumba. /ABC News Albania 24/7

REPORTAZH-MASAKRA-E-KRUSHES-ABCM2T1.mpg_snapshot_00.45-1280x720.jpg
ent ela13:20 | 29/09/2019

Një nga masakrat më të mëdha dhe më të egra gjatë luftës në Kosovës është ajo e Krushës afër Prizrenit. Ekipi i ABC News u takua me banoret gra, ato që ndërtuan jetën nga hiçi dhe janë ende në kërkim të njerëzve të tyre të zhdukur.

Masakra e Krushës njihet si më e madhja gjatë luftës në Kosovë në ‘99. Më shumë se 250 burra e djem të rinj u vranë nga paramilitarët serbë. Qindra nëna u lanë pa djem dhe po aq  gra të veja.

Njëra prej tyre është edhe Fahrije Hoti. Vetëm 28 vjeçe kur ia morën burrin. Sot e kësaj dite, ende nuk dihet gjë rreth fatit të tij. E kanë vrarë, është i burgosur apo çfarë tjetër ndodhi në mars të ’99-ës.

Gjatë rrugëtimit të saj, Fahrija mendoi se i vdiq edhe foshnja tre muajshe. E la atë në anë të rrugës. Pas pak minutash i ndjeu frymëmarrjen dhe e mori sërish në gji. Sot është 21 vjeç.

Për të harruar dhimbjen Faria nisi të mendojë sesi do të jetojë. Si të sjellë të ardhura për të rritur fëmijët e saj.

Ngriti një punishte për përgatitjen e zaireve me perimet e kopshteve të saj. Pa përvoje dhe gjithnjë në nevojë krijoi shoqatën e grave të Krushës. Mblodhi rreth vetes vejusha e të dhunuara.

Në fillim, thotë ajo, klientet blinin për lëmoshë e keqardhje.  Sot ato kanë krijuar tregun e qëndrueshëm. Produktet e tyre shkojnë në të gjitha shtetet e BE-së.

Në qendër të Krushës ndodhet memoriali me 300 varre të të masakruarve. Por ende qindra meshkuj të fshatit janë të zhdukur.

Mes të cilëve burri i Fahrijes dhe profesori me emër në Kosovë e më gjerë Ukshin Hoti.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono