masa

matura.jpg
ger ta13:09 | 01/02/2020

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka shtuar masat disiplinore për Maturën Shtetërore të vitit 2020.

Siç bën me dije ministra, maturantët që paraqiten në qendrën e provimit ose që konstatohen gjatë provimit me celular, përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti.

Njoftimi i plotë:

Maturantët/kandidatët që paraqiten në qendrën e provimit ose që konstatohen gjatë provimit me celular, përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti.

Është kjo përmbajtja e një publikimi që ministrja Shahini ka shpërndarë në rrjetin e saj social.

Një masë e tillë garanton një proces të drejtë të zhvillimit të provimit dhe ndihmon për një administrim cilësor.

Matura Shtetërore 2020 vjen me disa ndryshime këtë vit, ku vlerësimi elektronik i provimeve është njëri prej tyre që do të rrisë standardet e cilësisë vlerësuese dhe të minimizojë gabimet njerëzore dhe shtojë transparencën.

/abcnews.al

Vlore-prot.jpg
ger ta11:33 | 28/01/2020

Për shkak të koronavirusit që ka marrë jetën e 106 personave në Kinë dhe është përhapur në dis shtete të tjera, vendi ynë ka marrë masa në porte dhe aeroporte.

Mësohet se masa të shtuara ka edhe në portin e Vlorës, menjëherë pas informacioonit të përcjelle edhe nga instancat përkatëse në kryeqytet, për rritjen e masave të sigurisë në levizjen e personave , kryesisht që mbërrijne në territorin shqiptar mes pikës së kalimit të kufirit në portin e Vlorës. Ne tragetet e linjes Vlorë-Brindisi qëndron një mjek i përhershëm, ndërsa edhe në port masat janë shtuar, ndaj personave që shkelin në terruiton shqiptar.

Nga autoritet portuale konfirmohet se porti i Vlorës është në masa më të shtrënguara, por aktualisht nuk ka ende alarm, nëse mund të cilësohet i tillë. Gjatë kësaj periudhe nuk ka patur levizje të personave të ardhur nga Azia apo Kina, ndërsa kontakti i fundit është rreth katër javë më parë me një grup personash nga Koreja e Jugut.

Renato Bega konfirmon se situata në portin e Vlorës është e qetë, ndërsa të gjithë ata persona që mbërrijnë në portin e Vlorës, pas kontrollit të ushtruar në Brindisi, edhe në Vlorë plotesojnë  fillimisht një formular, por edhe gjithçka tjeter duhet për situaten e krijuar./abcnews.al

 

manze.jpg
ger ta16:55 | 08/01/2020

Pas tensioneve në rritje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, janë shtuar masat e sigurisë edhe në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manzë. Mësohet se siguria me disa nivele në kampin e Manzës është e ngjashme me ato të ambasadave amerikane.

Kampi i Manzës vazhdon të rritet, një kodrinë e tërë me kontejnierë dhe ndërtesa ku strehohen mijëra muxhahedinë iranianë të MEK, kundërshtarë të regjimit të ajtollahëve në Iran. Masat e sigurisë në, brenda dhe përreth kampit janë rritur ndërkohë që tensionet midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara janë në rritje.

Vrasja e gjeneralit Kasem Soleimani, komandanti i forcave Al Quds, pjesë e gardës revolucionare në Iran, u pasua me goditje raketash nga Irani kundër dy  bazave amerikane në Irak, duke shkaktuar dhjetra viktima. Por muxhahedinët e MEK kanë pasur përvojat e tyre të hidhura me gjeneralin e vrarë. Ata thonë se njerëzit e gjeneralit Sulejmani kishin vrarë vetëm brenda një dite 52 anëtarë të MEK dhe sulmet ndaj kampeve të tyre kishin vazhduar.

Përfaqësuesit e tyre nuk pranojnë të flasin në kamera, sepse mendojnë se paraqitja në media mund të shihet si provokim dhe nuk dëshirojnë që Shqipëria të bëhet pjesë e fushë-betejës. Megjithatë, ata thonë se kanë ndjekur dhe ndjekur gjatë gjithë natës zhvillimet në konfliktin midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.  E ardhmja nuk dihet se cfarë do të sjellë, por tani për tani, kampi i muxhahedinëve duket i qetë./abcnews.al

policia-masa.jpg
ger ta15:21 | 04/01/2020

Me shpejtësi deri në 170 km në orë.

Nuk bëhet fjalë për pilotë dhe as për pistë garash, por për drejtues automjetesh që udhëtojnë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

Pamjet janë publikuar nga Policia e Shtetit në Facebook ku bëhet e ditur se pas aksidenteve të ndodhura ditët e para të vitit uniformat blu po monitorojnë me radarë rruget urbanë dhe interurbane në kryeqytet.

Vetëm mbrëmjen e të premtes për shkak të shpejtesisë që varionte nga 141 deri në 170 km/h policia thotë se i ka pezulluar lejen e drejtimit tetë drejtues automjetesh.

Ndërsa për shpejtësi që varion nga 30 deri në 40 km/h më shumë se norma e lejuar për të qarkulluar brenda në qytet policia thotë se ka pezualluar 6 leje drejtimi.

22 masa të tjera janë marre për shpejtësi pa sanksion plotësues si dhe 13 masa administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimit të këmbësoreve.

Rastet për te cilat parashikohet dënim me gjobë nga 10.000-40.000 të reja policia tregon se ia ka referuar Organit Administrativ Shtetëror ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tiranë.

Ndërkohë që për të parandaluar aksidentet që  vijnë si pasojë e drejtimit të mjetit në gjendjë të dehur uniformat blu po vijon kontrollet me Drager.

10 drejtues automjetesh janë arrestuar në kushtet e flagrances pa bëre 24 ore.

6  prej tyre nuk ishin pajisur me leje drejtimi dhe 4 u kapën në gjendje të dehur./abcnews.al

policia-rrugore.jpg
ger ta12:19 | 30/12/2019

Policia Rrugore ka bërë publike masat që do ndërmerren gjatë natës së ndërrimit të viteve poer edhe ditëve të para të janarit.

Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, u shpreh se me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore duke filluar nga sot, të gjitha akset  rrugore kryesore të vendit  do monitorohen me radar, me qëllim parandalimin e shpejtësisë.

Po ashtu Takaj u bën thirrje qytetarëve të fetsojnë e të konsumojë edhe alkool, por jo drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.

Njoftimi i plotë:

Prononcim për media nga Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, në lidhje me masat e marra nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave shtesë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festës së ndërrimit të viteve, ka hartuar një plan të detajuar masash, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, duke filluar nga sot, të gjitha akset  rrugore kryesore të vendit  do monitorohen me radar, me qëllim parandalimin e shpejtësisë, e cila është burim potencial për aksidente rrugore.

Po në këto akse do ketë edhe kontroll me alkooltestuesit drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në gjithë akset rrugore, qoftë në zonat urbane apo ato rurale, do ketë prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, me qëllim monitorimin e qarkullimit, eliminimin e vonesave për shkak të manovrave të gabuara në rrugë, kryesisht parakalimet e gabuara që bëhen shkas edhe për aksidente, por edhe për bllokim të qarkullimit.

Për natën e ndërrimit të viteve, Policia Rrugore ka marrë masa për të gjitha sheshet, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë së Rendit dhe me Policitë Bashkiake, me qëllim disiplinimin e qarkullimit dhe eliminimin e konfuzionit apo bllokimeve që mund të lindin.

Po në kuadër të këtyre masave, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 1 janar e në vijim do ketë kontrolle të shtuara duke përdorur alkooltestuesit drager, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin, për shkak të festave të fundvitit kanë hyrë një numër i madh automjetesh, çka ka sjellë rëndim të qarkullimit e në këtë aspekt Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për të realizuar qëllimet e tyre, të nisen më herët për të arritur në destinacion dhe të mos shpejtojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit, të cilat janë burim aksidenti.

Të festojnë e të konsumojë edhe alkool, por jo drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.

Njëkohësisht, apelojmë për të gjithë këmbësorët, biçikletistët dhe drejtuesit e motoçikletave, të tregojnë kujdes maksimal këto ditë e të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore uron gjithë qytetarët, gëzuar Vitin e Ri, një vit sa më të mbarë e sa më shumë siguri rrugore dhe në këtë kuadër fton gjithë qytetarët që të denoncojnë tek 112 dhe Komisariati Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./abcnews.al

 

zogu.jpg
R D15:50 | 30/11/2019

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditë për Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Gjyqtarja Shefkia Demiraj i ka lënë prokurorisë afat 15 ditë që të zhvillojë një ballafaqim mes dy personave të tjerë, biznesmenit A. Gjini dhe vajzës D. N., që u kapën në orët e natës bashkë me “Zogun e Tiranës” në një dhomë hoteli.

Avokati Bardhi Koçi, para trupës gjykuese ka pretenduar se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të keqe e për më tepër të ketë shfrytëzuar vajza. Sipas tij, marrëdhëniet seksuale kryeshin me dëshirë. “Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje”, deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Hermes Nikaj u arrestua në 24 nëntor pas hetimeve 1-vjeçare të prokurorisë. Ai akuzohet për veprat penale “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë edhe për pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, Anjeza Bena. Ajo u la në arrest shtëpie, ndërsa arrestimi i saj u bë pasi rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, duke folur me “Zogun e Tiranës” për vajzat dhe klientët.
Ndërsa për biznesmenin A. Gjini dhe 3 vajzat që ushtronin prostitucion është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

erizefo-1280x640.jpg
ent ela11:27 | 13/11/2019

Gjykata e Lezhës ka lënë në “burg pa afat” të dyshuarin si bashkëpunëtor të vrasjes së Eri Zefit, Mikel Alinë. I riu nuk ka thënë asnjë fjalë gjatë seancës së sotme, ndërsa një ditë më parë e kishte mohuar të kishte lidhje me vrasjen.

Mikel (Gjovalin) Alia nuk ka folur, por ka qenë avokati i tij ai që deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që klienti i tij, Mikel Alia të ketë nxjerrë në pritë Eri Zefin.

Sipas tij Eri Zefi është një viktimë, ndërsa shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë.

“Nuk ka asnjë dyshim që Mikel Alia të ketë nxjerrë në pritë viktimën Eri Zefin. Është thjesht viktimë. Shpjegime do të japim në një moment të dytë”.

Burime të “ABC News” mësuan një ditë më parë se pas vetëdorëzimit në polici, Alia ka deklaruar se nuk është ai personi që e ka nxjerrë në prite Eri Zefin. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë sëbashku me viktimën në makinë dhe në afërsi të fshatit Zallë -Xhuxhë i është bërë pritë nga disa persona që sipas tij kanë tentuar ta vrasin edhe atë, por ka mundur të largohet. Ai ka thanë se nuk e ka nxjerrë në pritë shokun e tij dhe se nuk i ka njohur autorët.

Hetuesit dyshojnë se Alia është i përfshirë kjo referuar tabulateve telefonike mes tij dhe viktimës. Prokuroria e Lezhës ka dërguar dy letërporosi në drejtim të autoriteteve policore të Kosoves, ku i kërkohen të dhëna për hyrje-daljet e dy personave që dyshohen si autorë të ekzekutimit të 34 vjeçarit Zefi dhe më pas nëpërmjet Kosovës janë larguar drejt Gjermanisë. Sipas hetuesve, ata janë dy të afërm të familjes Ndreca, familje me të cilën kishte hasmëri familja Zefi. Po sipas këtyre hetimeve, këta dy persona janë larguar në drejtim të Kosovës ditën që ka ndodhur krimi.

Viktima Eri Zefi u gjet i vdekur në Zalle Xhuxhë të Mirditës, ndërsa më parë ishte dhunuar. Më pas ai ishte zhvendosur disa metra larg nga Rruga e Kombit ku është qëlluar për vdekje me 6 plumba./abcnews.al

OK-KADASTRA-MASA-MBULIM.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela14:04 | 27/10/2019

Nga 17 personat e arrestuar për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore, nëntë prej tyre  u lanë në burg, kurse tetë të tjerë u lanë të lirë me masë sigurie, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.

Gjykata e Durrësit nisi sëancën për rivlerësimin e masës së sigurisë në orën 9 të mëngjesit të kësaj të diele dhe përfundoi pas pesë orëve. Për ish-drejtuesin e hipotekës së Durrësit,  Ardjan Iljazaj dhe ish-kryetarin e komunës në Ishëm Sulejman Ibrahimi masa e sigurisë nuk ka ndryshuar. Ata do të qëndrojnë në burg bashkë me shtatë zyrtarë të tjerë të Kadastrës. Të gjithë personat që u arrestuan akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.

MBESIN NE BURG

1-            Ardian Iljazaj

2-            Bledar Zerba

3-            Renaldo Pastërma

4-            Delis Kapxhiu

5-            Mikel Zaho

6-            Luigj Bushaj,

7-            Gjon Proja

8-            Albert Doda

9-            Sulejman Ibrahimi

ARREST SHTEPIE

1-            Adrian Kona

2-            Rovin Zeqja

3-            Enver Shima

4-            Latif Mullahi

5-            Lekë Ndoj

DETYRIM PARAQITJE

1-            Malvina Deçka

2-            Edlira Nova

3-            Gjergj Bushaj

/abcnews.al

te-shtenat-berat-1280x722.jpg
ad min18:55 | 22/10/2019

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka lënë sot në burg 3 autorët e atentatit me armë që ndodhi 3-ditë më parë në një lavazh në qytetin e Beratit ku shënjestra ishte pronari i saj për shkak të një borxhi të papaguar.

Tre autorët e këtij atentati me armë: at e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu, përkatësisht 52 dhe 25-vjeç dhe Petrit Qypi, 66-vjeç, dolën pasditen e sotme përpara togave të zeza për tu njohur me masën e arrestit ndaj tyre.

Ata mbërritën në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca gjyqësore filloi në orën 17:00 të pasdites së sotme. Prokurori Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tyre dhe ka kërkuar për të tre atentatorët masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pasi ka dëgjuar edhe avokatët e palëve, gjyqtarja Adelajda Gjuzi e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tyre dhe ka vendosur për të tre autorët Vladimir Spahiu, Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypi, masën e sigurisë “arrest me burg”./abcnews.al

masa-kavaje.mp4_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela10:25 | 13/10/2019

Bernard Toçi vëllai i policit Bledar Toçi do të qendrojë në burg. Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Toçin i cili u arrestua pas masakrës që ndodhi brenda në shtëpinë e Marsides Qatjas, aty ku u vra Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi.

Në shtëpinë e Bernardit u gjetën 7 doza kokainë dhe avokati i tij tha në gjykata se ishte për të qetësuar babain e sëmurë rëndë.

Bernard Toçi u arrestua në shtëpinë e tij ku po vuante dënimin me kusht për lëndë narkotike.  Ai akuzohet për prodhim dhe tregtim të drogës.  /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono