martesat

servi-1280x782.jpg
in a19:16 | 16/11/2019

Në Serbi, por edhe në vende tjera të ish-Jugosllavisë janë të përhapura martesat me vajza nga Shqipëria. Ekzistojnë edhe agjenci ndërmjetësimi, të cilët varësisht shumave, ofrojnë udhëtime në vende të Shqipërisë për t’u njohur me bashkëshortet e tyre potenciale.

Martesat përmes marrëveshjeve midis shqiptareve dhe beqarëve nga gjithë Ballkani kanë egzistuar prej kohësh, ndërsa tani ekziston edhe një agjenci ndërmjetësimi përmes internetit. Grupi “Shqiptarët për martesë” në “Facebook”, ka bërë që shumë serbë, maqedonas, boshnjak dhe kroatë të gjejnë bashkëshortet e tyre.

Mediat serbe thonë se motivi i të rejave shqiptare për martesë, është ikja nga varfëria, kurse motivi më i shpeshtë tek meshkujt serb është se nuk mund të gjejnë bashkëshorte. Siç thuhet në njoftimin e mediave serbe, agjencia deri tani ka arritur të lidhë marrëveshje për 82 martesa, prej të cilëve 46 për shtetas serb, kurse të tjerët për meshkujt nga ish-republikat tjera jugosllave. Në shumicën e rasteve, klientët e kësaj Agjencie shkojnë në Shqipëri dhe i zgjedhin vetë vajzat me të cilat agjencia ka lidhur marrëveshje për gjetje të bashkëshortit.

Televizionet serbe po i kushtojnë shumë rëndësi këtij fakti madje edhe me reportazhe të krijuara për martesave të këtilla kryesisht në pjesën jugore të Serbisë. Zoran Jovanoviq një 45 vjeçar nga rrethina e Aleksandrovcit është martuar me shqiptaren Mia.

Ai tregon se i është dashur shumë kohë për të gjetur bashkëshorten.

“Një vit jam munduar… Tek ne kishte vajza por asnjëra nuk dëshironte të martohej në fshat dhe sikurse shumë shokë shkova në Shqipëri për të gjetur grua.

Ndërsa bashkëshortja Mia thotë se me Zoranin ia kalojnë shumë mirë.

“Ishte i bukur. Pajtohemi mirë. Kam dëgjuar se shumë vajza nga Shqipëria vijnë e martohen në Serbi dhe jetojnë mirë”.

Autoritetet e Komunës së Aleksandrovcit në jug të Serbisë thonë se ka shumë martesa të këtilla.

Mediat serbe gjithashtu njoftojnë se shumë vende rurale, kryesisht në jug të Serbisë kanë filluar të gjallërojnë falë martesave të këtilla./abcnews.al

RUMANI-REFERENDUM-1280x684.jpg
ent ela20:17 | 06/10/2018

Të shtunën dhe të dielën në Rumani votohet në referendumin që synon të ndalojë martesat mes homoseksualëve në vend. Mazhoranca socialdemokrate në vend ka vendosur të lërë hapur qendrat e votimit për dy ditë duke shpresuar që numri i votuesve të kalojë pragun prej 30 për qind, në mënyrë që refrendumi  të konsiderohet i ligjshëm.

Në Rumani votohet për referendumin kundër martesave mes homoseksualëve. Rumunët do të votojnë të shtunën dhe të dielën për të ndaluar këto martesa në një një referendum të mbështetur nga e majta në qeveri. 19 milion personat me të drejtë vote do të shprehin mendimin e tyre deri mbrëmjen e së dielës.

Mazhoranca socialdemokrate në vend ka vendosur të lërë hapur qendrat e votimit për dy ditë duke shpresuar që numri i votuesve të kalojë pragun prej 30 për qind, në mënyrë që refrendumi  të konsiderohet i ligjshëm. Një pjesëmarrje e vogël në votim do të përkthehej si një goditje për socialdemokratët të cilët gjatë fushatës në mbështetje të referendumit janë shoqëruar me figurat më të rëndësishme të kishës ortodokse në vend. Referendumi u bë i mundur nga një iniciativë e qytetarëve pranë kishës, të cilët mblodhën tre million firma. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono