martesa

gettyimages-510733859-1280x853.jpg
G. P.18:51 | 29/08/2018

Një 21 vjeçare në Hong Kong ka rënë pre e një mashtrimi ku në një intervistë pune është detyruar të martohet me një të panjohur.

Viktima, e cila ka preferuar të mbetet anonime, u tha gazetarëve se ajo fillimisht aplikoi për një punë si make up artist, por më vonë u bind që të aplikonte për një pozicion si planifikuese dasmash. Si pjesë të dokumentave për këtë punë, asaj i kërkohej të firmoste një certifikatë martese dhe të luante rolin e nuses në një ceremoni të supozuar false me një burrë të panjohur nga Kina.

Kur kuptoi se martesa ishte e vërtetë, ajo iu drejtua autoriteteve të Hong Kongut, të cilët u shprehën se ajo ishte një nga shumë viktimat e këtij lloji mashtrimi. Dyshimet janë se këto “martesa” realizohen për tu dhënë mundësi të huajve përreth të bëhen shtetas të Hong Kongut. Gruaja, e cila u tregua shumë strikte në ruajtjen e identitetit të saj, rrëfeu se ajo u njoh me ofertën për punë nga rrjeti social Facebook, ku ofrohej një punë si make up artist me pagesë rreth 1,528 Euro, por më vonë u bind nga po e njëjta agjensi që të aplikonte si organizuese dasmash, për shkak se mund të paguhej akoma më shumë.

Për këtë ajo ndoqi një kurs trajnimi dhe më pas bëri një provim, i cili konsistonte në realizimin e një martese në dukje flase, për hir të kursit në fjalë.
Dhe pse “martesa” konsistonte në dokumenta të firmosura në zyrat përkatëse legjislative, kompania mashtruese i tha viktimës se ata ishin miq të mirë me kryetarin e bashkisë dhe se do e shmangnin realizimin e një marteseve të vërtetë. Autoritetet përgjegjëse në Hong Kong u shprehën se me bërjen publike të këtij rasti ata mund të ndërgjegjësojnë vajzat e tjera që të bëjnë kujdes në të tilla raste. Policia vendase ka konsistuar rreth 1000 raste martesash false çdo vit./abcnews.al

ed-sheeran.jpg
ent ela15:12 | 28/08/2018

Këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të fshehtë martese.

Tingujt e këngëve të Ed Sheeran kanë qenë vitet e fundit kolonë zanore për shumë histori dashurie, por së fundmi larg vëmendjes së mediave këngëtari i njohur duket se ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij. Ed Sheeran ka pranuar se është martuar me të dashurën e tij Cherry Seaborn. Zbulimi u bë rastësisht gjatë një interviste në të cilën pyetjes: “Na jep ndonjë detaj për martesën, a keni zgjedhur ndonjë datë apo vend”?

Sheeran i është përgjigjur pa fjalë, por pasi është skuqur pak ka treguar unazën në gishtin ku zakonisht mbahet unaza e martesës. Edhe pas këtij veprimi këngëtari britanik nuk ka treguar asnjë detaj më shumë apo më të qartë, por shenja e treguar nga vetë ai të lënë të mendosh se muaji i mjaltit tashmë ka mbaruar.

“Emocionuese, përgëzime miku im, komplimenta, por si ia ke dalë që ta fshehësh”- u pyet ai nga gazetari, të cilit Sheeran iu përgjigj se ai nuk i bën kurrë gjërat e tij shumë publike në asnjë rast.

Ed dhe Cherry kanë dalë hapur si çift në fillim të këtij vitit, kur ai postoi një foto në rrjetet sociale duke nënvizuar se ishte fejuar dhe se ishin shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Dy bashkëshortët të cilët nuk e pëlqejnë përgjithësisht vëmendjen e medias janë njohur në bankat e shkollës, por shkëndija mes tyre lindi shumë kohë më vonë, gjatë një feste në shtëpinë e këngëtares Tailor Swift. Cherry duket se ka qenë dhe muza frymëzuese e shumë prej këngëve të vona të këngëtarit dhe në veçanti të hitit të tij të 2017 “Perfect”.

 

HAMZA-BIN-LADEN-MARTESA-1-1280x720.jpg
ent ela13:02 | 06/08/2018

Djali i Bin Laden, është martuar me vajzën e atij që ideoi sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork. Sipas britanikes “The Guardian”, trashëgimtari i Osama është gati për t’u hakmarrë për vrasjen e babait të tij në Pakistan, shtatë vjet më parë.

Hamza bin Laden, një nga djemtë e liderit të Al Kaedës, është martuar me vajzën e Mohammed Atta, atij që ideoi sulmet e 11 shtatorit. Lajmi është konfirmuar nga vëllezërit e dhëndrit në një intervistë për britaniken The Guardian. Sipas vëllezërve ët tij Hamza ka marrë rolin e liderit Brenda organizatës terroriste dhe ka ndërmend të marrë hak për babain e tij i cili u vra në një sulm amerikan në Pakistan shtatë vjet më parë.

Hamza është djali i Osama dhe gruas së tij të tretë, ndërsa asnjeri nuk di vendodhjen e saktë të Hamzës, dhe pse mendohet se ai jeton në Afganistan. Dy vitet e fundit shërbimet sekrete perëndimore kanë intensifikuar kërkimet për Hamza, i cili konsiderohet si figura kryesore për mbështetësit e Al Kaedës. /abcnews.al

vlcsnap-error842-2-1280x720.jpg
G. P.17:13 | 27/02/2018

Martesat nën moshën 18-vjeçare vijojnë të jënë problem në vend. Rreth 68 kërkesa janë paraqitur vetëm në shtatë gjykata për legjitimim të tyre. Specialistët kërkojnë ndryshime ligjore për frenimin e fenomenit.

Shtatzania është argumenti kryesor, por jo i vetmi që prinderit e vajzave minorene paraqesin përpara gjykatësve për të kërkuar leje për t’i martuar.
68 kërkesa janë parqitur në 7 gjykata nga 21 që janë në vend, ndërsa shumë të tjera kryhen formalisht dhe për t’u ligjëruar presin momentin që vajza të mbushë 18 vjeçe.

Shqetësim për specialistët është edhe diferenca në moshë.

Specialistët thonë se për të frenuar fenomenin kërkohen ndryshime ligjore.

18 vjeç është mosha minimale që parashikohet në Kodin e Familjes për lidhje në martesë, ndërkohë që për shkaqe me rëndësi, kjo mund të lejohet edhe në moshë më të vogël. Ligji nuk vendos moshë dysheme dhe këtë ja lë në dorë gjykatës./abcnews.al

vlcsnap-error161-1-1280x720.jpg
us er16:54 | 05/12/2017

Austria ka legalizuar martesat ndërmjet partnerëve të të njëjtit seks. Ligji do të hyjë në fuqi nga viti 2019. Më herët, këtë legalizim e kanë bërë edhe vende të tjera të BE-së si: Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja.

Austria legalizon martesat ndërmjet partnerëve të të njejtit seks duke filluar nga vitin 2019. Kjo lëvizje e rreshton atë me disa shtete europiane si: Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese ditën e martë dhe sanksionon se partnerët e të njëjtit seks do të lejohen të martohen në Austri që nga viti 2019.
Që nga viti 2010, martesat brenda partnerëve të të njëjtit seks në Austri janë njohur zyrtarisht si bashkjetesë e regjistruar. Por nga sot, gjykata vendosi se midis martesës dhe bashkjetesës së regjstruar, kjo e fundit përbënte diskriminim për personat e njëjtit seks.

Partia Konservative dhe Partia e Ekstremit të Djathtë që janë në negociata për një koalicion qeveritar kanë qënë gjithmonë kundër martesave të të njëjtit seks, por ende nuk janë deklaruar për këtë zhvillim.
Ndërkohë, shumë shoqata dhe organizatave homoseksuale e kanë mirëpritur lajmin duke e komentuar në shumë rrjete sociale./abcnews.al

vlcsnap-error675-1280x720.jpg
us er16:22 | 27/11/2017

Lajm i gëzuar në pallatin mbretëror në Londër. Në pranverë do të ketë dasëm. Tashmë është njoftuar zyrtarisht se djali i dytë i priceshës Diana, Princ Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle, do të kurorëzojnë lidhjen e tyre.

Pas fejesës në fillim të këtij muaji, Princi Britanik Harry dhe aktorja Amerikane Meghan Markle do të martohen ne pranverën e vitit të ardhshëm. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Pallati Kensington.
Mbretëresha Elizabeta II dhe bashkëshorti Duka i Edinburgut janë të lumtur për çiftin dhe i urojnë atyre çdo të mirë. Po ashtu princi Charles, i ati i princit Harry shprehu kenaqësinë e tij për këtë lidhje.
Njëkohësisht, prindërit e aktores amerikane u shprehen të lumtur dhe i uruan çiftin për bashkimin e tyre.
Me këtë njoftim marrin fund spekulimet për datën kur Princi 33-vjeçar do ti propozonte për martesë aktores 36 vjeçare. Çifti, për herë të parë është shfaqur në publik në shtator në Toronto. Harry dhe Megan janë njohur në korrik të 2016-s nga miq të përbashkët në Londër.
Princi Harry dhe vëllai i tij William kanë qënë gjithmonë më të hapur për jetën e tyre personale se çdo anëtar tjetër i familjes mbretërore. Muajt e fundit ata folën publikisht edhe për nënën e tyre Princeshë Dianën me rastin e 20 vjetorit të vdekjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono