martesa

azia-tajvani.jpg
nev ila14:50 | 17/05/2019

I pari vend aziatik që ligjëron martesat mes homoseksualëve është Tajvani. Parlamenti i vendit miratoi ligjin e ri, i cili parashikon të drejta të kufizuara për sa i përket adoptimit. 

Tajvani bëhet vendi i parë aziatik që ligjëron martesat mes personave të së njëjtës gjini. Vendimi  u festua nga qindra mbështetës të të drejtave të homoseksualëve, jashtë ndërtesës së parlamentit të vendit. Në vitin 2017, gjykata kushtetuese vendosi se çiftet homoseksuale kanë të drejtë të kenë një martesë ligjore.

Ishin prezantuar tre projektligje të ndryshme. Dy prej tyre, nga ana e konservatorëve, synonin të kufizonin të drejtën e re për një bashkim civil në një marrëdhënie familjare.

Këto të dyja u rrëzuan, dhe ajo që u miratua ishte projektligji i qeverisë i cili flet hapur për martesë dhe jep të drejta të kufizuara adoptimi.

Gjykata kushtetuese, dy vjet më parë kishte vendosur se nuk ishte e ligjshme të ndaloje martesën për çiftet homoseksuale, duke dhënë kohë deri në 24 maj të vitit 2019 për miratimin e një norme të re.

Votimi, i cili konfirmon qëndrimin e Tajvanit në linjë të parë për sa i përket të drejtave të homoseksualëve aziatikë, është një fitore për grupet për të drejtat e komunitetit LGBT të cilët prej vitesh protestojnë për të pasur të njëjtën të drejtë për martesën, si çiftet heteroseksuale./ABC News Albania 24/7

FAMILJA-1280x720.jpg
Sej rie16:43 | 15/05/2019

Të rinjtë  po krijojnë familje më vonë e po priren të kenë më pak fëmijë. Të tillë e gjen Dita Ndërkombëtare familje në Shqipëri. Ky fenomen renditet nga Instituti i Statistikave nder shkaqet e tkurrjes dhe plakjes se popullsisë.

Alvi është nipi i vetëm i Mimozës e cila vetë është vajza e vogël e një familje me nënte fëmijë.

Ne i takuam në parkun “Rinia” në Tiranë ndërsa po përgatisnim një kronikë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Asambleja e Përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara e vendosi në vitin 1993 me qellim inkurajimin e vendeve anëtare te identifikoje nevojat për fuqizimin e familjes.

Ndryshimi i mënyrës së të jetuarit dhe emigracioni vitet e fundit kane larguar shoqërinë shqiptare nga familja e madhe duke e orientuar ata drejt familjes bërthamë.

Të rinjtë po krijojnë familje më vonë e po priren të kenë më pak fëmijë. Arsyet që i shtyjnë janë disa.

Një burrë martohet në moshën 30.2 vjeç dhe një grua në moshën 25.5 vjeç ndërsa numri mesatar i fëmijëve që një grua mund të lindë gjatë periudhës së saj riprodhuese ka rënë në 1.37.

Përllogaritjet i ka bërë Instituti i Statistikave, i  cili ka analizuar të dhënat e vitit të shkuar dhe rendit këtë ndër shkaqet që po çojnë Shqipërinë drejt zvogëlimit dhe popullsinë e saj dhe drejt plakjes./ABC News Albania 24/7

12967366-6980853-image-a-1_1556732043866.jpg
Sej rie22:02 | 01/05/2019

Mbreti  i Tajlandës Maha Vajiralongkorn  është martuar me bashkëshorten e tij afatgjatë dhe i dha asaj titullin Mbretëresha Suthida. Fotografitë tregojnë Suthida Vajiralongkorn na Ayudhya, një ish-mjeke e punësuar në kompaninë ajrore Thai Airways, të shtrirë në dysheme ku ajo shikohet duke i dhënë dhurata mbreti gjatë ceremonisë së martesës. Ajo u martua me mbretin në përputhje me traditat mbretërore, u bë e ditur në një deklaratë të familjes mbretërore. Sipas CNN, në deklaratë thuhet se “ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë e familjes mbretërore”.

Traditat mbretërore tajlandeze diktojnë që mbreti sundues duhet të konsiderohet si i perëndishëm dhe gjysmë-hyjnor, dhe si rezultat, ai duhet të ulet më lart se të gjithë të tjerët, deri në atë pikë sa që gjatë ceremonive dhe fjalimeve zyrtare këmbët e tij duhet të jenë mbi kokat e të tjerëve. Por gjatë ceremonisë nusja është ulur pranë burrit të saj siç dhe duket nga fotot e dasmës./abcnews.al

 

GAZETARI-PYET-PUTIN.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
G. P.21:20 | 20/12/2018

Nuk kanë munguar momentet gazmore në konferencën vjetore për shtyp të presidentit rus Vladimir Putin. Një gazetar guxoi të pyeste se kur do të martohej dhe me kë. E përgjigja e liderit të Kremlinit ishte thjesht e papritur.

Gazetari: Televizionet shtetërore nuk do të pyesin se kur do të martoheni dhe cila do të jetë bashkëshortja juaj.

Putin: Këto janë dy pyetje të ndryshme. A jeni ju i martuar?

Gazetari: Po, dhe nuk pendohem për këtë.

Putin: Ah, mirë atëherë, ai është i martuar dhe do të donte që dhe unë të veproja si ai. Mirë atëherë. Iu përgjigja pyetjes suaj të dytë. Si një burrë i rregullt do më duhet ta bëj këtë, herët a vonë. Faleminderit!/abcnews.al

MARTESA-DHE-DIVORCET-ABC-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 08/11/2018

Numri i martesave është ulur ndjeshëm vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa numri i divorceve është rritur në kufijtë e shifrave alarmante. Të rinjtë dhe sociologët japin mendimet e tyre në lidhje me këtë situatë që ndikon jo pak në demografinë e popullsisë.

Shqiptarët po martohen më pak. Të dhënat zyrtare flasin për ulje të ndjeshme të martesave gjatë dekadës së fundit. 25 mijë martesa figurojnë në vitin 2010 në regjistrin e gjendjes civile. Ndërsa në 2018-ën, deri në muajin shtator janë regjistruar vetem 16 mijë e 848 lidhje në martesë. Si e shikojnë të rinjtë institucionin e martesës?

Student 1: E mira është që të martohen në moshë më të re, por edhe kushtet, ekonomike e sociale ndikojnë, pamundësia e një pune.

Student 2: Po martohen në krahasim me vitet e tjera që martoheshin më të rinj, për shkak të obligimeve, karries  dhe financave në vendin tonë ka edhe faktorë të tjerë si emigrimi.

Sociologët identifikojnë faktorët që po çojnë në uljen e numrit të martesave vitet e fundit.

Gëzim Tushi, sociolog: Padiskutim është një problem social i rëndësishëm, që nuk ka të bëjë vetëm aspektin demokratik që lidhet me martesën si institucion i riprodhimit, por edhe ka të bëjë edhe me martesën, rënia e tyre për flet krizë të brendshme të saj, si divorci konflikte dhe probleme të tjera të saj që e gërryejnë nga brenda, bie kredibiliteti i saj dhe kjo bën që të rinjtë t’i tërhiqen martesë e të kenë frikë prej saj.

Situata bëhet edhe më serioze kur krahas uljes së numrit të martesave, ka një rritje alarmante të numrit të divorceve. Sipas shifrave zyrtare, vetëm në 2017 janë regjistruar 7.956 divorce, një tjetër sfidë sipas sociologut Tushi.

Gëzim Tushi, sociolog: Një martesë që nuk ka hapësira lirie e besueshmëri reciproke nuk funksionon. Kjo bën që të ketë dhe shkaqe të tjera si prishja e lidhjeve, humbja e sentimentalizmit bashkëshortor. Pavarësisht problemeve që ka martesa une dua t’u them të rinjve që martesa është institucion i rëndësishëm i jetës.

Nëse numri i martesave vijon të ulet dhe numri i divorceve të rritet, sipas sociologut, situata mund të kthehet në një kërcënim serioz për demografinë e vendit tonë, e në një të ardhme jot ë largët do të grupohemi tek popullsitë e plakura. /abcnews.al

referendumi.png
G. P.11:40 | 08/10/2018

Në Rumani ka dështuar referendumi për ndryshimin e kushtetutës lidhur me dispozitën që bën të ligjshme martesat mes homoseksualëve. Sipas burimeve zyrtare të cituara nga Associated Press, nuk është arritur kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes në 30% të votuesve.

Në referendum morën pjesë vetëm 20.4% të qytetarëve me të drejtë vote. Qëllimi i referendumit ishte modifikimi i Kushtetutës në pjesën ku flitet për martesën mes dy personave: më konkretisht organizatorët kërkonin që fraza të ndryshohej dhe të flitej vetëm për martesë “mes një burri dhe një gruaje”.

Por me gjithë mbështetjen e të gjitha partive parlamentare, kishës ortodokse dhe besimeve të tjera fetare, referendum dështoi./abcnews.al

gerard-shreder.jpg
ent ela15:37 | 06/10/2018

Ish-kancelari gjerman Gerard Shrëder do të martohet për herë të pestë në moshën 74 vjeçare. Partnerja e tij është një 49 vjeçare nga Koreja e Jugut. Të ftuar në ceremoni janë dhe presidenti rus Vladimir Putin si dhe ministri i jashtëm turk Cavusoglu.

Një ceremoni martese me 150 të ftuar në gotelin prestigjoz Adlon në Berlin, pranë portës së Brandeburg: në këtë mënyrë do të festojë mbrëmjen e së shtunës martesën e tij të pest ëish kancelari gjerman socialdemokrat Gerard Shrëder. 74 vjecari do të lidhet në martesë me koreanojugoren Soieon Kim, 49 vjeç. Në listën e të ftuarve janë emra si Presidenti i Republikës federale dhe kolegu i Partisë Fank Valter Shtajnmajer, ish ministri i jashtëm Sigmar Gabriel, dhe këngëtari i grupit legjendar Skorpion, Klaus Majn. Por të ftuar janë gjithashtu dhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe presidenti rus Vladimir Putin, një mik i vjetër i tij, por që nuk do të jetë i pranishëm sipas mediave gjermane. Shrëder dhe partnerja e tij janë celebruar katër muaj më parë në Korenë e Jugut. /abcnews.al

FLET-GJYSHI-I-XHESIELES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_01.23-1280x720.jpg
G. P.15:25 | 02/10/2018

ABC News ishte sot sërish në banesën ku jeton 25 vjeçarja Xhisiela Maloku në fshatin Zezë të Fushë-Krujës. Gjyshi i vajzës tregon historinë e dashurisë mes dy të rinjve dhe nuk nguron të shprehë dëshirën e tij që një ditë ata të lidhen në martesë.

Në këtë banesë në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, u rrit dhe jeton Xhisela Maloku. Në kushte të vështira ajo ka përballuar jetën prej 20 vjetesh, vetëm më nënën dhe motrën e saj më të vogël, ku varfëria dhe skamja mbizotëron kudo. ABC News pa nga afer banesen e saj. Gjyshi i saj, Tafë Maloku, në gjendje të vështirë emocionale tregohet i gatshëm për të na pritur dhe për të na treguar historinë siç ai e di.

Tafë Maloku, gjyshi i Xhisielës: “Kam qenë në Itali se isha verbuar nga sytë dhe shkova bëra një operacion. Kam ardhur dhe e kam takuar dhe ç’kam pasur ndonjë lek ua kam çuar, por këtë muhabete se kam ditur. Unë tani kam ardhë nga Italia.”

I moshuari kërkon që politika të mos përfshihet në këtë histori.

“Politikanët mos të bëjnë grindje njëri me tjetrin. Ndodhi ajo që ndodhi. Unë e falenderoj, as se shaj Bashën as Sali Berishën. Kanë marrë vesh për një qëllim dhe kanë thënë që është jetime. Mirëpo tani të rinjtë nuk e di se ça bëjnë.”

Gjyshi i Xhisielës shpreson që historia e dashurisë ndërmjet mbesës së tij dhe Rexhepit të kurorëzohet me një fund të lumtur.

“Ishalla bashkohen ta marri se s’është punë burgu. Burgu s’është asnjë gjë se s’ka vrarë njeri. As ai s’ka vrarë njeri as goca ime s’ka vrarë njeri. Janë ngatërruar, se janë duke harruar të mëdhenjtë.”

Xhisiela Maloku është marrë në mbrojtje nga policia, pavarësisht se ajo nuk e ka kërkuar atë. Megjithatë, pranë shtëpisë ku banon 25 vjeçarja, paraditen e së martës ABC News nuk vuri re praninë e uniformave blu. Po ashtu edhe ditën e hënë, gjatë lëvizjes së saj në Tiranë ku dha disa intervista në dy televizione, Xhisiela Maloku nuk është shoqëruar nga efektivë policie./abcnews.al

gettyimages-510733859-1280x853.jpg
G. P.18:51 | 29/08/2018

Një 21 vjeçare në Hong Kong ka rënë pre e një mashtrimi ku në një intervistë pune është detyruar të martohet me një të panjohur.

Viktima, e cila ka preferuar të mbetet anonime, u tha gazetarëve se ajo fillimisht aplikoi për një punë si make up artist, por më vonë u bind që të aplikonte për një pozicion si planifikuese dasmash. Si pjesë të dokumentave për këtë punë, asaj i kërkohej të firmoste një certifikatë martese dhe të luante rolin e nuses në një ceremoni të supozuar false me një burrë të panjohur nga Kina.

Kur kuptoi se martesa ishte e vërtetë, ajo iu drejtua autoriteteve të Hong Kongut, të cilët u shprehën se ajo ishte një nga shumë viktimat e këtij lloji mashtrimi. Dyshimet janë se këto “martesa” realizohen për tu dhënë mundësi të huajve përreth të bëhen shtetas të Hong Kongut. Gruaja, e cila u tregua shumë strikte në ruajtjen e identitetit të saj, rrëfeu se ajo u njoh me ofertën për punë nga rrjeti social Facebook, ku ofrohej një punë si make up artist me pagesë rreth 1,528 Euro, por më vonë u bind nga po e njëjta agjensi që të aplikonte si organizuese dasmash, për shkak se mund të paguhej akoma më shumë.

Për këtë ajo ndoqi një kurs trajnimi dhe më pas bëri një provim, i cili konsistonte në realizimin e një martese në dukje flase, për hir të kursit në fjalë.
Dhe pse “martesa” konsistonte në dokumenta të firmosura në zyrat përkatëse legjislative, kompania mashtruese i tha viktimës se ata ishin miq të mirë me kryetarin e bashkisë dhe se do e shmangnin realizimin e një marteseve të vërtetë. Autoritetet përgjegjëse në Hong Kong u shprehën se me bërjen publike të këtij rasti ata mund të ndërgjegjësojnë vajzat e tjera që të bëjnë kujdes në të tilla raste. Policia vendase ka konsistuar rreth 1000 raste martesash false çdo vit./abcnews.al

ed-sheeran.jpg
ent ela15:12 | 28/08/2018

Këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të fshehtë martese.

Tingujt e këngëve të Ed Sheeran kanë qenë vitet e fundit kolonë zanore për shumë histori dashurie, por së fundmi larg vëmendjes së mediave këngëtari i njohur duket se ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij. Ed Sheeran ka pranuar se është martuar me të dashurën e tij Cherry Seaborn. Zbulimi u bë rastësisht gjatë një interviste në të cilën pyetjes: “Na jep ndonjë detaj për martesën, a keni zgjedhur ndonjë datë apo vend”?

Sheeran i është përgjigjur pa fjalë, por pasi është skuqur pak ka treguar unazën në gishtin ku zakonisht mbahet unaza e martesës. Edhe pas këtij veprimi këngëtari britanik nuk ka treguar asnjë detaj më shumë apo më të qartë, por shenja e treguar nga vetë ai të lënë të mendosh se muaji i mjaltit tashmë ka mbaruar.

“Emocionuese, përgëzime miku im, komplimenta, por si ia ke dalë që ta fshehësh”- u pyet ai nga gazetari, të cilit Sheeran iu përgjigj se ai nuk i bën kurrë gjërat e tij shumë publike në asnjë rast.

Ed dhe Cherry kanë dalë hapur si çift në fillim të këtij vitit, kur ai postoi një foto në rrjetet sociale duke nënvizuar se ishte fejuar dhe se ishin shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Dy bashkëshortët të cilët nuk e pëlqejnë përgjithësisht vëmendjen e medias janë njohur në bankat e shkollës, por shkëndija mes tyre lindi shumë kohë më vonë, gjatë një feste në shtëpinë e këngëtares Tailor Swift. Cherry duket se ka qenë dhe muza frymëzuese e shumë prej këngëve të vona të këngëtarit dhe në veçanti të hitit të tij të 2017 “Perfect”.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono