marsida qatja

marsida.jpg
G. P.15:22 | 17/10/2019

Prokuroria e Kavajës ka kërkuar detyrim paraqitje për Marsida Qatjen kurse shërbimet sociale në Bashki i kanë marrë në kontroll fëmijët. Ndryshe nga vendimi i gjykatës, djali dhe vajza tashmë do të qëndrojnë me babain e tyre dhe jo me nënën. 

Pak pasi zbriti shkallët e prokurorisë ku iu kërkua të paraqitej detyrimisht një herë në dy javë, Marsida Qatja i dha gji fëmijës në ambientet e Bashkisë. Punonjësit socialë ishin aty për të kontrolluar veprimet e saj.

Dy-vjeçari i cili ndodhej me nënën në banesë natën kur ndodhi përplasja me armë do të ketë kujdestari të përbashkët. Marsidën dhe prindërit e saj. Vendimi u mor nga drejtoria e shërbimit social e cila po monitoron situatën pas ngjarjes.

Lëvizja e zyrtarëve vendorë u bë menjëherë pasi ndodhi krimi. Ata shkuan në shtëpinë e Marsidës për të parë gjendjen e fëmijëve, duke menduar se aty ndodheshin të tre.

Në fakt djali 14 vjeç dhe vajza 10 vjeçe ishin tek babai i tyre, burri i pare i 30-vjeçares. Këtej e derisa çështja të marrë vendim përfundimtar, ata nuk do të qëndrojnë me nënën e tyre ashtu sikurse ka përcaktuar gjykata kur çifti u divorcua.

Nënës se tre fëmijëve, në shtëpinë e së cilës një burrë u vra dhe një polic u plagos tashmë i duhet të përballet më shumë telashe. Gjykata disa orë pas kërkesës së prokurorisë vendosi detyrim paraqitje për përshtatje të ambienteve për përdorim droge./ABC News Albania

marsidaa.jpg
G. P.14:31 | 17/10/2019

Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Marsida Qatjen. Në shtëpinë e saj u vra Dritan Haxholli ndërsa mbeti i plagosur polici i burgjeve, Bledar Toçi. Ajo akuzohet për përshtatje të ambienteve për përdorim droge.

Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj.

30-vjeçarja, ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj.

/abcnews.al

marsidaa.jpg
Autor E10:06 | 17/10/2019

Marsida Qatja, 30-vjeçarja që u bë u “mollë sherri” për përplasjen me armë në banesën e saj në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, që sipas saj, ja dërgon bashkëshorti, që ndodhet në burg në Gjermani.

Në mesazhin e publikuar nga Qatja, bashkëshorti i kërkon asaj të marrë pasaportat dhe të shkojë ta takojë, nëse e do akoma. Ndër të tjera, ai i shpreh edhe dashurinë, teksa i thotë se “jeta do të ishte e kotë pa ty, ti je fryma ime”.

Mesazhi

“Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta. Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime”, thuhet në mesazh.

marsidaa.jpg
nev ila20:55 | 16/10/2019

Abc News, ka mësuar se Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, me akuzen e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”, referuar nenit 285/a. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar si masë sigurie për Qatjan, “detyrim paraqitje”, por që për këtë do të vendosë gjykata.

Sipas këtij neni (285/a), ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave, me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale, rrezikojnë deri në 5 vjet burg.

Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi.

30-vjeçarja, ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj./abcnews.al

dritan-haxholli.jpg
G. P.15:14 | 16/10/2019

Banorët në Kavajë e njihnin si person agresiv dhe inatçor Dritan Haxhollin, por frikë e kishin edhe punonjësit e policisë. 41-vjeçari jetonte me nënën e tij dhe e bija e takonte herë pas here.

Banorët në periferi të Kavajës, ajo që quhet lagja numër 4, e njohin mirë Dritan Haxhollin. Por askush nuk do të flasë publikisht për 41-vjeçarin.  Në një shtëpi private, jetonte vetëm me nënën e tij. I divorcuar herë pas here vizitohej nga e bija 15 vjeçare.

Një fqinj kujton se pas kthimit nga emigracioni disa vite më parë, burri që u vra në shtëpinë e ish të dashurës, u shfaq me profilin e një njeriu të zemëruar.  Burime të ABC News në prokurorinë e Kavajës treguan për një person që përdorte lëndë narkotike dhe që ishte në mbikëqyrje për trafikim të tyre.

Ishte karakter i vështirë, i inatosur dhe i egër, me një rreth të kufizuar miqsh që më shumë vinin nga jashtë Kavajës. Kështu njihej në opinion. Me ardhjen nga Greqia, u shtuan dhe lajmet për krimet të mundshmë jashtë kufirit.

EKSKLUZIVE/ Dritan Hoxholli duhej të ishte në burg natën që shkoi për të vrarë

“Ka bërë burg shumë atje dhe këtu”, thotë një banor i lagjes. Njerëzit e kishin frikë. Të njëjta referenca gjen edhe në Policinë e Kavajës. Një punonjes i komisariatit kujton se në një rast shkuan për ta arrestuar.

Dikush që e njihte mirë Haxhollin u doli para dhe u preu rrugën. Ku shkoni pa përforcime, do t’u vrasë. Në shtëpinë e tij ka dhe antitank. Ka gjuajtur me të. Policet u zbrapsën kurse dëshmitë për kanosje e kërcënime sa vinin dhe shtoheshin në popullatë.

Lajmi se Dritan Haxhollin nuk mund ta arrestonte kush shkoi deri në Policinë e Shtetit. Një zyrtar i tha ABC News se ishte përgatitur plani dhe operacionet do të niseshin ne Kavaje për ta kapur jo më larg se një dite pasi ndodhi ngjarja.

Dhe kur ai u vra në shtëpinë e Marsida Qatjes për policinë rasti u pa si lehtësim. Më pak shpenzime, më pak rrezik./Redaksia e korrepondentëve-ABC News Albania

kavaje-1-1280x720.jpg
G. P.11:21 | 16/10/2019

Përgjegjësi i sigurisë së Brendshme të Burgut Durrës, Bledar Toçi  që qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur Dritan Haxhollin e për pasojë mbeti dhe vetë i plagosur, ka lënë një nga dhomat e reanimacionit.

36-vjeçari ndodhet i shtruar në një nga dhomat e infektivit në spitalin e Durrësit. Kjo lëvizje vjen në një kohë që gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve ishte e mirë dhe pritej transferimi i tij drejt ambienteve të paraburgimit.

Nuk dihet pse 36-vjeçari është shtruar në një nga dhomat e infektivit, pasi mjekët e këtij reparti mbeten të rezervuar në dhënien e këtij informacioni. Edhe në këtë repart Bledar Toçi ruhet nga efektivë të policisë.

Ai ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Kavajës të dielën e kaluar. Mbi Toçin prokuroria ka ngritur dy akuza atë të vrasjes me dashje si dhe prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. E gjithë ngjarja u zhvillua në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë./abcnews.al

marsidaa.jpg
Autor E09:38 | 15/10/2019

Mbrëmjen e djeshme, Marsida Qatja ka bërë deklaratën e fortë në Open se ngjarja në Kavajë nuk do të mbyllet me kaq.

Kjo sipas saj sepse bashkëshorti i saj I.Hyseni i cili aktualisht vuan dënimin në Gjermani, nuk e fal gjithë këtë.

Ajo ndër të tjera ka thënë se është e bindur se ngjarja e Kavajës e katër ditëve më parë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, nuk ka për t’u mbyllur me kaq.

Marsida tha se nuk ka patur asnjë marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli dhe as me të plagosurin Bledar Toci.

“Kam deklaruar se Dritani nuk ka patur asnjë marrëdhënie me mua, as Bledari gjithashtu. Më bënë një test droge dhe dola që nuk jam konsumuese, unë ushqej fëmijën me gji.Marrëdhënia me burrin tim është shumë e mirë. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq për shkak të burrit tim. Ai është serioz, nuk fal, nuk duron asgjë, nuk është tolerant dhe normalisht më ka marrë çdo një minutë duke më kërkuar si është e vërteta. Ai thotë se mediat nuk më interesojnë, por është folur kaq gjatë dhe ai nuk e di… Mediat flasin dhe nuk e kuptojnë që po më shkatërrojnë familjen. Më vjen keq për Dritanin, por ai nuk kishte asgjë për të humbur, nuk kishte as njerëz që e donin dhe as shoqëri. Unë isha me punë, me shoqëri, me familje, me punë, ikisha të gjitha dhe i humba”, thotë Marsida.

e-sakte-deshmia.mp4_snapshot_00.28-1280x720.jpg
ent ela16:49 | 12/10/2019

Zbardhen detaje të tjera nga dëshmia e dytë e Marsida Qatjas. Burime të Prokurorisë së Kavajës i thanë “ABC News” se 30-vjeçarja ka pranuar se natën e sherrit kishin konsumuar kokainë. Kjo deklaratë, por edhe sasia e kokainës së gjetur në banesë, ka shtyrë prokurorët e ngjarjes të nisin hetimet edhe për vepren penale të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike për policin Bledar Toçi dhe vëllain e tij.

Në dëshminë e dytë Marsida Qatja ka pranuar se natën e sherrit kishin konsumuar kokainë dhe njeri prej djemve që ndodhej në shtëpinë e saj në lagjen nr .2 të Kavajës ishte larguar për të marrë sërish droge.  Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja me armë mes Haxhollit dhe Toçit. Ajo ka rikonfirmuar lidhjen me 41 vjeçarin  Dritan Haxholli.

Pas shqetësimeve të kohëve të fundit ajo pranoi para hetuesve se kishte thirrur shefin e sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçin për ndihmë.

30 vjeçarja ka thënë se shoku i saj erdhi për të ndërhyrë që Haxholli mos ta bezdiste më.

Marsida ka deklaruar se me Bledar Toçin ka patur thjesht miqësi.

Marsida u mor në pyetje për herë të dytë pasi hetuesit i konsideruan dëshmi kontradiktore deklarimet e saj menjëherë pas ngjarjes.

Pas pohimeve të Marsidës për konsum droge natën e ngjarjes, por edhe nga sasia e kokainës së gjetur në banesë pas ngjarjes, prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet edhe për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike për policin Bledar Toçi dhe vëllain e tij, pasi këtij të fundit gjatë kontrollit në banesë ju gjetën 7 doza kokaine.  /ABC News Albania 24/7

policia-spitali-1280x712.jpg
nev ila15:48 | 12/10/2019

Abc News” zbardh rrëfimin e autorit të vrasjes në Kavajë, Bledar Toçi, dhënë mëngjesin e sotëm nga ambientet e spitalit të Durrësit. Para oficerëve të policisë gjyqësore ai deklaroi se u thirr nga Marsida pas problemeve që kishte me Haxhollin. Përplasja mes dy burrave ka ndodhur nga një distancë 2 metra, ndërsa ekspertiza do të përcaktojë numrin e saktë të plumbave në trupin e viktimës.

Polici i plagosur Bledar Toçi është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se u thirr nga Marsida pas përndjekjeve  të vazhdueshme që i bëheshin asaj nga Dritan Haxholli. Toçi nuk ka dhënë shumë detaje rreth ngjarjes.

Rrezikun për jetën e ka kaluar dhe është i aftë për të komunikuar me këdo që hyn e del nga dhoma e repartit ku është shtruar.

Pavarësisht kësaj ai nuk është transferuar në ambientet e paraburgimit pasi mjekët kanë vlerësuar se  duhet të mbahet ende në vëzhgim.

Nga hetimet e deritanishme por edhe nga dëshmitë e Bledar Toçit , rezulton se Dritan Haxholli ka qëlluar policin nga një distancë dy metër duke e lënë të plagosur. Kurse Toçi i është kundërpërgjigjur me disa të shtëna Haxhollit . Për pasojë  41 vjeçari gjeti vdekjen. Aty ndodhej Marsida Qatja dhe Xhulio Biturku kurse fqinji tjetër ishte larguar për të marrë pije dhe ushqime.

Në trupin e Haxhollit janë gjetur disa plumba, por ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë  numrin e saktë të tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes në banesë janë gjetur rreth 17 gëzhoja prej të cilave 16 i përkasin pistoletës së Bledar Toçit.

Sasia e madhe e gëzhojave të mbetura nga qitja me armë e policit të burgjeve, ngre dyshime se punonjësi i policisë, ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Nga hetimet mësohet gjithashtu se viktima Dritan Haxholli që prej dy javësh para se të ndodhte ngjarja ka qenë me vendim arresti me burg në mungesë për mosbindje të punonjësve të policisë dhe largim nga vendngjarja.

Abc news u përpoq të kontaktonte me Bledar Toçin në ambientet e spitalit por nga pas derës sapo ai dëgjoi se mediat po interesoheshin për të, u përgjigj se:

“Nuk ndodhet këtu por ka ikur në Tiranë”. Në këtë mënyrë ai përpiqet të shmangë interesin e mediave.

Bledar Toçi, ruhet nga dy policë të cilët ndodhen në hyrje dhe në brendësi të dhomës.

Deri tani oficerët e policisë gjyqësore nuk janë të bindur në deklarimet e Toçit dhe Marsida Qatjas, pasi sipas tyre edhe në deklaratat e fundit, ata ende vazhdojnë të japin deklarime kontradiktore, përfshirë këtu edhe ato në media./abcnews.al

marsida-qatja-1-1280x677.jpg
nev ila12:13 | 12/10/2019

Zbardhen detaje të tjera nga dëshmia e dytë e Marsida Qatjas. Burime të prokurorisë së Kavajës i thanë “Abc News” se 30-vjeçarja ka pranuar se natën e sherrit  kishin konsumuar kokainë. Qatja tha se Toçin e kishte thjesht shok dhe e ka thirrur për të larguar Haxhollin i cili e shqetësonte prej kohësh.

Në dëshminë e dytë Marsida Qatja ka rikonfirmuar lidhjen me 41 vjeçarin Dritan Haxholli. Pas shqetësimeve të kohëve të fundit ajo pranoi para hetuesve se kishte thirrur shefin e sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçin për ndihmë. 30 vjeçarja ka thënë se shoku i saj erdhi për të ndërhyrë që Haxholli mos ta bezdiste më.

“Me Bledar Toçin kam patur thjesht miqësi”, ka deklaruar Marsida. Në atë mbrëmje nëna e tre fëmijëve ishte edhe në shoqërinë e Xhulio Biturku dhe një fqinji tjetër të cilët kishin njohje prej kohësh.

Gruaja ka pohuar edhe njëherë tjetër se para se të ndodhte sherri konsumuan kokaine dhe njëri prej djemve ishte larguar për të marrë sërish drogë kur u përplasën me armë Haxholli me Toçin.

Polici u plagos i pari me një plumb në qafë dhe në kushtet e vetëmbrojtjes  qëlloi për vdekje 41 vjeçarin. Krimi ndodhi të mërkurën që shkoi në darkë vonë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono