marrin

veteranet-shqiptare-1280x699.jpg
nev ila16:44 | 15/09/2019

Veteranët e atletikës do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik që zhvillohet në Rumani. Do të jenë pesë sportistë që do të synojnë të marrin medalje, siç kanë bërë edhe më parë.

Sporti shqiptar ka një disiplinë që thuajse gjithnjë i jep medalje.

Kjo është atletika, në kategorinë e veteranëve, e cila do të synojë të nderojë sërish veten dhe shtetin në turneun e ardhshëm, kampionatin ballkanik.

Do të jenë 5 veteranë që do të marrin pjesë në Ballkaniadën që zhvillohet në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, nga data 19 deri në 22 shtator.

Këta janë Nexhat Xhemalçe në moshën mbi 80 vjeç, në garat e 5 000 metrave dhe gjysmë maratonës.

Gilman Drishti e Dahamir Cali në 5 000 metra e gjysmë maratonë.

Po ashtu, Ilir Karanxha në garën e 1 500 metrave dhe Rudin Bektashi në 110 metra me pengesa dhe kërcim së gjati.

Thuajse të gjithë atletët veteranë kanë fituar medalje në të kaluarën dhe synojna të bëjnë sërish një gjë të tillë.

Shpresa është që vitin e ardhshëm kampionatin ballkanik i veteranëve në atletikë të zhvillohet në Shqipëri, pasi vendi ynë ka vendosur kandidaturën.

Pistat e mundshme, nëse kandidatura pranohet, janë ato të Elbasanit dhe të Shkodrës./ABC News Albania 24/7

636596589030662090-FBI-searches-Camden-methadone-clinic1-1280x672.jpg
nev ila19:48 | 22/04/2019

Sulmet terroriste që përgjakën Pashkët në Sri Lanka, ditën e dielë, kanë vënë në lëvizje byrone e hetimit dhe inteligjecën amerikane, Interpol dhe FBI. Sipas CNN Byroja Federale e Hetimeve po ndihmon autoritetet e Sri Lanka të hetojnë shpërthimet e së dielës.

Gjithashtu Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (e njohur si Interpol) po vendos ekipet më të specializuara të anti-terrorit, për të ndihmuar autoritetet e Sri Lanka, në identifikimin e disa prej viktimave. Ndërkohë njësitë e specializuara po hetojnë edhe shpërthimet e së dielës.

Vendosja e këtyre ekipeve në Sri Lanka është bërë me kërkesë të vetë autoriteteve vendase.

Sulmet e koordinuara lanë të paktën 290 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur. Një zyrtar amerikan bëri me dije se të paktën katër qytetarë amerikanë janë vrarë gjatë këtyre sulmeve, nuk dihet ende nëse numri i viktimave në këto sulme do të vazhdojë të rritet./abcnews.al

shqiptare-1280x713.jpg
ent ela18:33 | 01/03/2019

Dy futbollistë të rinj shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë bursa për në Angli. Kjo, pas një seleksionimi që do të bëhet në muajin maj në Akademinë “Football Republic”.

Një përzgjedhje e rëndësishme pritet të bëhet këtu. Janë fushat e Akademisë “Republika e Futbollit” që do të presin në 18 e 19 maj të këtij viti, një seleksionim të moshave nga 15 deri në 18 vjeç, dhe kjo në bashkëpunim me një akademi angleze.

Besohet se do të jenë me qindra adoleshentë shqiptarë, siç shpresojnë Besart Xhaferri i agjencisë “EB Konsultansi”, anglezi Benxhamin Uats i Akademisë “Prospektës Efsivi Intërnejshënëll” dhe Redi Jupi, numri 1 i “Republikës së Futbollit”.

Agjenti anglez tregoi se çfarë përfaqëson akademia për të cilën ai punon.

“Synimi i udhëtimit tim është që të krijojmë kushtet për një kaping dyditor në Shqipëri. Akademia jonë është shumë e përhapur në botë, në qytete të ndryshme të Australisë si Melburn, Përth apo Sidnei. Po ashtu, në vende të tjera si Nigeri, Hong Kong. Tani duam që të bëjmë të njëjtën gjë në Shqipëri”.

Redi Jupi ka kënaqësinë se ky nuk do të jetë një emigracion si ai me të cilin janë mësuar shqiptarët. Jupi, ish-futbollist i njohur, shpreson që të ketë më shumë interesim nga fëmijët për futbollin. Bursat që mund të përfitojnë dy lojtarë shqiptarë në Angli arrijnë në 23 000 paund./abcnews.al

jozefina-topalli2.jpg
ent ela20:35 | 24/01/2019

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se janë vetëm katër persona që vendosin për shqiptarët. Ajo ka folur me emra, ku nga studioja e “Mbrëmja ABC” tha se ata janë Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Erjon Veliaj.

“ Mjafton të themi që kemi katër vetë ata që kanë pushtetin dhe ata janë Rama, Meta, Basha dhe Veliaj. Forcat politike janë rrudhur por janë në shërbim të këtyre kryetarëve. Janë këta katër persona që merrin vendime në emër të shqiptarëve”.

Më tej ajo ka folur për ekipin e ri të PD dhe situatën në të cilën ndodhet kjo parti aktualisht.

“Në 25 vite në forcën tonë politike bëhej shumë kujdes që të kishte përfaqësim të gjeografisë dhe të besimeve fetare. Kryesia duhet të ketë përfaqësim. Nuk ka përfaqësim nga Korça, Vlora, Gjirokastra dhe Lezha. Unë njoh vetëm disa pesona që kanë dhënë kontribute por pjesën tejtër unë nuk e njoh. Unë kam keqardhje jo vetëm për forcën politike por për vendin tim. Vendi i cili është pa alternatvë pa shpresë. Varfëria po thellohet edhe më shumë dhe të pasurit po pasurohen edhe më shumë.

Në skenën politike shqiptare është krijuar një vakum i madh që nuk është krijuar asnjëherë. Këto vakume mund t’i zënë edhe forca që janë më të papërgjegjshe dhe situata mund të degradojë edhe më shumë. Unë do  them që protesta që ai ka thirr është një film i parë duke më kujton 2017. Unë nuk gënjej veten dhe duke mos gënjyer veten nuk gënjej as të tjerët”./abcnews.al

dd-1-1280x692.jpg
G. P.21:45 | 17/01/2019

Menjëherë pas ceremonisë së betimit tek Presidenti, disa nga anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar kanë marrë zyrtarisht detyrën në dikasteret përkatëse nga paraardhësit e tyre.

Dorëzimi i detyrës  së zv. Kryeministres Senida Mesi  tek  Erjon  Braçe  u bë përmes një përqafimi të ngrohtë mes  tyre.  Mesi u shpreh e bindur se, zv. Kryeministri i ri do të vijojë punën për të çuar para reformat dhe do të luftojë korrupsionin.

“I pari është shërbimi me në qendër pytetarin që është shumë i rëndësishem. Dhe e dyta, jo më pak e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit. Besoj se këtu Erjoni do ketë një fokus edhe më të veçantë”.

Braçe nuk e fsheh emocionin, që pas 23 vitesh në politikë, iu desh të kalonte në anën tjetër të bulevardit, duke marrë një post në qeveri.

“Me thënë të drejtën unë e kam të vështirë të flas nga ana këtej e bulevardit. Kam 23 vjet që flas nga ana tjetër e bulevardit”.

Pas  5 vitesh në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i dorzoi stafetën Belinda Ballukut.  Ai nuk i kurseu fjalët e mira dhe u ofrua si “këshilltar i jashtem i saj”.

“Unë jam i bindur që Bela i ka të gjitha mundësitë, dhe unë e njoh personalisht. Ajo ka edhe kapacitetin dhe vullneti që këto reforma të nisura t’i çojë përpra. Unë i uroj shumë sukses në punën e saj dhe patjetër i kam thënë që do më kesh këshilltar të mirë të jashtëm nëse do ma ketë nevojën”.

“Damiani nuk do jetë këshilltari im i jashtëm, por do jetë këshilltari im më i afërt. Përgjegjësia dhe pozicion më bën që të ndihem në krye të të gjithë problematikave, por sigurish nën supoerin dhe nën krahun tuaj”.

Me sportivitet dhe buzëqeshje u  kalua detyra e Ministrit të  Ekonomisë dhe Financave nga Arben Ahmetaj tek Anila Denaj. Ahmetaj nuk kurseu fjalët e mira dhe vlerësimin për stafin me të cilin ka punuar për 3 vite.

“Kam vlerësim për secilin nga ju. Madje sot që komunikova dua t’iu them që ka qenë kënaqësi dhe nder që kam punuar me secilin nga ju”.

Denaj e cilëson sfidë marrjen e kësaj detyre,  por puna në skuadër është cëlsi e suksesit. “E para e punës sime do do jetë puna e të gjithëve ne bashkë me skuandrën”.

Kalimi i detyrës vjen pas betimit që ministrat e rinj bënë tek Presidenti Ilir Meta./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono