marreveshja shqiperi-greqi

HAHN-DEKLARATA-1280x720.jpg
ent ela22:29 | 11/07/2018

Një deklaratë e komisionerit për Zgjerimin në samitin e Londrës është interpretuar nga mediat greke si paralajmërim për ndryshimin e kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por një zëdhënës i Johannes Hahn ka mohuar që shefi i tij të ketë folur për një skenar të tillë.

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, i cituar nga mediat greke, ka deklaruar se pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ketë ristrukturim të kufijve. Kanë qenë të përditshmet “Kathimerini” dhe “Proto Thema” që kanë raportuar deklaratën e Hahn, të cilën e kanë cilësuar “të çuditshme dhe të pabesueshme”. Sipas dy gazetave, komisioneri e ka bërë këtë deklaratë në konferencën “Përtej Berlinit” të mbajtur në Londër. “Po të kemi një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim të kufijve, rrjedhimisht duhet të kemi edhe një lidership që të kuptojë se duhen ndryshime në shoqëri. Duhet të ndryshojë mentaliteti që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”, citojnë organet greke të shtypit Hahn. Për “Proto Thema”, komisioneri ka paralajmëruar ndryshim kufijsh në rast se negociatat Rama-Tsipras përfundojnë me sukses. Por duke reaguar ndaj raportimeve të mediave helene, një zëdhënës ka mohuar që komisioneri të ketë folur për ndryshim kufijsh. “Komisioneri nuk i referohet ndonjë ndryshimi kufitar. Por duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe përpara një zgjerimi të mundshëm të BE-së, ai i është referuar bisedimeve greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të ketë sukses vetëm në bazë të një marrëvesheje reciproke mes dy vendeve”, ka thënë zëdhënësi për gazetën “Kathimerini”. /abcnews.al

BUSHATI-KOTZIAS-1280x720.jpg
ent ela22:06 | 11/07/2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është takuar me homologun grek, Nikos Kotzias gjatë samitit të NATO-s në Bruksel. Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.Ministri Bushati ka publikuar më rrjetet sociale edhe një foto nga takimit Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono