Marok

aj-raja-fans-1280x720.jpg
Vladimir Prenga10:51 | 27/09/2019

Emocionuese ajo që kanë bërë tifozët e Al-Raja në Marok. Një tifoz i cili vuan prej kancerit dhe e ka të pamundur të shkojë në ndeshjet e ekipit të zemrës, është befasuar kur ka parë që rruga përpara shtëpisë së tij ishte mbushur me tifozë.

Atmosfera e ditës së ndeshjes është përjetuar edhe nga tifozi që po vuan, i cili në një moment edhe bën liderin e grupimit të shfaqur. Atmosferë fantastike, por më së shumti një gjest që i jep forcë atij të luftojë me kancerin. Lumturi!/abcnews.al

sfilata-magjike.jpg
ad min09:26 | 01/05/2019

Sfilata e fundit e markës Dior ka qenë padyshim magjike. Në qytetin Marakesh, u prezantua koleksioni më i ri i firmës së njohur. Nën muzikën afrikane midis zjarrit dhe në rrënojat e pallatit të vjetër “Badi”, të ftuarit e përzgjedhur u njohën me tendencat e reja.

Kthim në traditë dhe një miksim pëlhurash me ngjyra, ishte tematika e sfilatës së markës Dior, e prezantuar nga 89 modelet në skenën gjigante. Kultura na mëson të jetojmë sëbashku dhe na tregon se nuk jemi të vetëm në këtë botë, ishte mesazhi që krijuesit e saj kishin dashur të përcillnin.

Eventi u ndoq mbi 800 gazetarë e personalitete me ndikim, por dhe klientë besnikë të markës, ishin të pranishëm. Viti 2019 për Christian Dior duket se ka filluar me këmbë të mbarë pasi në tre mujorin e parë të vitit, shitjet kishin qenë të jashtëzakonshme.

Klan Plus

1000x563_rassemblements-au-maroc-en-hommage-aux-deux-touristes-scandinaves-tuees.jpg
ent ela13:53 | 23/12/2018

Me një seri tubimesh në disa qytete, marokenët kanë mbajtur zi për turistet skandinave të vrara nga militantë të Shtetit Islamik. Me parulla në duar, qytetarët kërkuan ndjesë për episodin që tronditi mbarë botën.

Qindra marokenë morën pjesë në një marshim të mbajtur në kryeqytetin Rabat, në nder të dy turisteve skandinave të vrara barbarisht ditën e hënë. Me parulla ku kërkohej falje, ata u mblodhën për të përkujtuar Maren Ueland dhe Luiza Jeshpersen përpara ambasadave të Norvegjisë dhe Danimarkës. Në prani edhe të diplomatëve nordikë, qytetarët mbajtën një minutë heshtje dhe disa prej tyre derdhën edhe lotë. Ndërkohë, disa qindra persona të tjerë u mblodhën në një tubim të ngjashëm në fshatin Imlil, pranë vendit ku u gjetën trupat e pajetë të turisteve, si dhe në Marakesh. Ueland, 28 vjeç dhe Jeshpersen, 24, e para nga Norvegjia dhe e dyta nga Danimarka, kishin mbërritur në Marok më 9 dhjetor për një tur njëmujor dhe synonin të ngjisnin malin Tubkal, maja më e lartë e Afrikës Veriore. Trupat e tyre u gjetën të pajetë në një çadër të ngritur në këmbët e malit, rreth 10 kilometra nga fshati Imlil. Ditën e premte, policia norvegjeze deklaroi se videoja ku shfaqej njëra nga turistet teksa i prihej koka ka të ngjarë të jetë origjinale. Për vrasjet u arrestuan 4 persona, të moshave nga 25 në 33 vjeç, të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik. Ndërkohë, 9 të tjerë u arrestuan të premten, të dyshuar si organizatorë të vrasjes së dyfishtë. /abcnews.al

MAROK-TURISTET-1280x674.jpg
ent ela23:14 | 20/12/2018

Vrasja makabre e dy turisteve nordike në Marok ka tronditur mbarë botën. Të enjten policia vendase arrestoi të dyshuarit për krimin makabër, ndërkohë që autoritetet në Danimarkë po e hetojnë ngjarjen si sulm terrorist.

Vrasja brutale e dy turistëve nordikë në Marok po hetohet në prizmin e një sulmi terrorist. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri danez Lars Lok Rasmusen, pas arrestimit të tre personave ditën e enjte, njëri prej të cilëve i njohur për lidhje me një grup ekstremist islamik. Luiza Feshterager dhe Maren Ueland, përkatësisht 24 dhe 28 vjeç, e para nga Danimarka dhe e dyta nga Norvegjia u gjetën të masakruara në afërsi të një zone të njohur turistike në fshatin Imlil ditën e hënë.

Disa media europiane raportojnë se dy të rejat janë gjetur në një pellg gjaku dhe me kokën e prerë. Policia vendase ndërmori menjëherë një operacion kërkimi për autorët dhe një ditë më pas vuri në pranga njërin prej tyre. Të tjerët u arrestuan të enjten pas 72 orë kërkimesh në qytetin Marrakesh.

Pas deklaratës së kryeministrit të Danimarkës, shërbimet daneze të inteligjencës deklaruan se po hetojnë një video të publikuar në internet, ku njëra nga vajzat shfaqet duke u vrarë nga agresorët e saj. Gjithashtu, në video dëgjohen edhe fjalët “kjo është një hakmarrje për vëllezërit tanë në Haxhin”, lokalitet i njohur si bastion i Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, që u mor nën kontroll në fillim të javës nga trupat amerikane. Sidoqoftë, autenticiteti i videos, ku dy vajzat konsiderohen “armike të Zotit”, nuk është siguruar ende.

“Nuk i dimë me saktësi rrethanat, por ka shumë tregues se vrasja mizore mund të jetë një akt terrorist”, deklaroi kryeministri Rasmusen. Sa i takon xhihadizmit në Marok, si Shteti Islamik ashtu edhe Al Kaeda kanë dështuar të ngrenë baza në këtë vend. Por për hetuesit, kjo nuk e përjashton mundësinë që sulmi të jetë kryer nga simpatizantë që besojnë se është detyrimi i tyre të veprojnë. /abcnews.al

vlcsnap-error594.jpg
ad min14:22 | 04/11/2017

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook disa momente të pjesmarrjes në edicionin e 10-ë të Konferencës së Politikave Botërore e cila u zhvillua në Marok. Shefi i ekzekutivit Edi Rama i ka kushtuar një paragraf diskutimit të tij në konferencë përballë homologes serbe Ana Brnabiç, përballë së cilës theksoi se Serbia duke njohur Kosovën do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së shkuarës në këtë moment historik për rajonin që përballet me nevojën për të kompletuar procesin e nisur të bashkimit me Europën, – përfundon postimin në facebook kryeministri./ABC News.

vlcsnap-error432.jpg
ad min16:23 | 03/11/2017

Kryeministri Rama mori pjesë në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore, të zhvilluar në Marok. Ai ishte i ftuar në një panel diskutimi, së bashku me homologen serbe, Ana Brnabiç, ku foli në lidhje me rajonin dhe Europën si dhe marrëdhëniet e reja mes Shqipërisë e Serbisë. Rama përsëriti gjithashtu thirjen e tij drejtuar Beogradit, për njohjen e Kosovës.

Me në krah homologen serbe, Ana Brnabiç, Kryeministri Rama foli për marrëdhenien e re mes Tiranës dhe Beogradit, gjatë Konferencës së Politikave Botërore që u zhvillua në Marok. Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, duhet të jetë të jetë zgjedhja e një qeverisjeje të mirë, theksoi Rama.

“Ajo që unë shoh si një pasqyrim shumë pozitiv të kësaj, është sesa shumë gjërat po ndryshojnë përsa i përket popullsisë. Është një mënyrë e re e të jetuarit në Ballkan, një mënyrë që është rrënjësisht e shkëputur nga kultura sesi jetonim në të kaluarën.”

Rama përsëriti në prezencë të kryeministres serbe, se njohja e pavarësisë së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit rajonal, do të ishte një hap i madh përpara që do të lehtësonte Serbinë nga barra e së kaluarës.

“Kosova është sot një Republikë. Është aty dhe funksionon si një shtet i pavarur, sovran, me institucionet e tij, dhe jam shumë i lumtur ta them, me një model shumë të admirueshëm respekti për minoritetet, para së gjithash për minoritetin serb, i cili ka përfaqësi në parlament, në qeveri. Bindja ime është, ka qenë gjithmonë dhe mbetet që, duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, e cila është pengesë për të parë drejt së ardhmes më e lehtësuar.”

Në lidhje me perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Europian, Kryeministri theksoi se procesi i nisur me zgjerimin e Unionit, tashmë duhet kompletuar.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim, por për përfundimin e këtij procesi. Mbi të gjitha, qëndron nevoja strategjike e Europës për të mos lënë Ballkanin si një zonë gri, ku aktorë të tjerë mund të fusin duart dhe të promovojnë axhendat e tyre, duke nxitur konflikte të mundshme.”
“Është shumë e rëndësishme të përfundojmë këtë projekt, ekzaktësisht për të njëjtën arsye që anti-europianët theksojnë, ekzaktësisht për arsyen e sigurisë.”

Ballkani – sipas Ramës, është rajoni ku Europa duhet të kuptojë se sa tërheqëse është për njerëz që e dinë se çfarë është lufta./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono