mark zuckerberg

zuckerberg-1280x922.jpg
G. P.12:47 | 01/05/2019

Mark Zuckerberg ka zbuluar për publikun se platformat sociale që ai zotëron, Facebook, Instagram dhe WhatsApp, do të kenë disa ndryshime. Dizajni i ri dhe opsionet për aplikacionet do të jenë një kundërpërgjigje e zotëruesit të Facebook ndaj kritikave për mënyrën se si kompania e tij i mbron të dhënat personale.

Sipas Zuckerberg, kompania planifikon që të vendosë privatësinë në vend të parë. Gjithashtu ai pranoi se duhet shumë punë për të rifituar besimin e njerëzve. Gjatë një fjalimi, Zuckerberg e përshkroi fokusin e të firmës së tij drejt privatësisë si një lëvizje të madhe në mënyrën se si kompania drejtohet.

Por cilat do të jenë ndryshimet më të dukshme?

Mesazhet që dërgohen nga Messenger do të jenë të plotësisht të enkriptuara. Kjo nënkupton që vetë Facebook nuk do të shohë asnjë lloj përmbajtje. Gjithashtu platforma e re do të jetë plotësisht e integruar me WhatsApp.

Instagram do të provojë që të fshehë pëlqimet e fotos për shikuesit, por jo për zotëruesin e llogarisë. Do të ketë një mënyrë më kalimtare se si shpërndahen mesazhet. Kjo nënkupton se nuk do të ruhen përgjithmonë.

WhatsApp po provon shërbimin e pagesave në Indi dhe mendohet se opsioni do të jetë në dispozicion edhe për vendet e tjera muajt e fundit të vitit. Facebook do të ridizejnohet. Ngjyra blu do të largohet pak nga pak.

Në Instagram nuk do të postohen vetëm video dhe foto. Aplikacioni i ri do të bëjë të mundur që të shpërndahen edhe tekste.

“E ardhmja është private”, tha Zuckerberg, i cili shtoi se edhe pse për momentin kompania e tij nuk ka reputacionin e lartë në lidhje me privatësinë, është e fokusuar që ta forcojë atë./abcnews.al

mark-zuckerber-kutia-1280x709.jpg
nev ila11:17 | 29/04/2019

Mark Zuckerberg ka ndërtuar së fundmi një kuti me ngjyra të ndezura, që i vjen në ndihmë gruas së tij, Priscilla, të flejë më mirë gjatë natës ndërsa kujdeset për dy fëmijët e tyre.

CEO i Facebook, ka njoftuar në faqen e tij zyrtare të Facebook dhe Instagram, shpikjen e tij të fundit.

“Kutia e gjumit” lëshon një dritë shumë të zbehur, mes orës 6 dhe 7 të mëngjesit, kur zakonisht zgjohen vajzat e tyre të vogla.

Kutia nuk tregon orën, gjë që do të shkaktonte stres për gruan e tij, Priscilla, dhe do të prishte gjumin e saj, ka thënë sipërmarrësi miliarder i teknologjisë, në një post të Instagram & Facebook.

Ai shpjegoi se:

Meqë “gjeniu” nuk tregon kohën, nëse ajo zgjohet në mes të natës, ajo e di që mund të kthehet përsëri të flejë pa u shqetësuar për orën, deri tani, kjo ka funksionuar më mirë seç e prisja dhe Priscilla tani mund të flejë gjatë natës”.

Mark Zuckerberg e quajti pajisjen “Genius” dhe bëri me dije se, miqtë e tij e kanë mbështetur këtë shpikje të tij.

Më tej ai shkruan se në rast se ndonjë sipërmarrës dëshiron të hedhë në treg “Gjeniun” e tij, ai është i gatshëm të bashkëpunojë./abcnews.al

FACEBOOK-BRUKSEL-1280x720.jpg
ent ela22:01 | 16/05/2018

Bordi i rrjetit social Facebook ka konfirmuar se shefi ekzekutiv Mark Zukerberg do të takohet me anëtarë të Parlamentit Europian për të diskutuar mbi shqetësimin e ngritur nga Brukseli për privatësinë e përdoruesve. Data e takimit duhet ende të caktohet, por presidenti i PE-së ka deklaruar se shpreson që kjo të ndodhë javën e ardhshme. Bisedimet do të mbahen me dyer të mbyllura dhe në seancë do të jenë të pranishëm krerë të grupeve të ndryshme parlamentare. Më pas parashikohet të mbahet edhe një seancë me dyer të hapura. Por kjo e fundit ka gjasa të zhvillohet në qershor dhe në të nuk do të jetë Zukerberg, por drejtues të tjerë të Facebook. Rrjeti social është përfshirë në muajt e fundit në skandalin për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve, të cilat ia ka ofruar kompanisë së lobimit “Kembrixh Analitika” për të ndihmuar fushatën elektorale të presidentit Donald Trump. Më herët gjatë muajit, kompania në fjalë njoftoi mbylljen e saj. /abcnews.al

facebook.jpg
G. P.18:24 | 01/02/2018

Përdoruesit e Facebook-ut kanë shpenzuar më pak kohë online në rrjetin social edhe pse ishte deklaruar nga kompania se do të bëheshin disa ndryshime të rëndësishme në “News Feed”.

Raportet treguan se ka pasur më pak video virale, duke ulur në këtë mënyrë kohën që shpenzohet në rrjetin social, rreth 5 për qind, që do të thotë rreth 50 milionë orë më pak në ditë, tre muajt e fundit të 2017-s.

Megjithatë, Facebook raportoi se rënia pritej dhe këto rezultate janë të kënaqshme.
Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se prioriteti është të inkurajojë më shumë ndërveprime ndërmjet përdoruesve.

“Të ndihmojmë njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin është më shumë rëndësishme se të maksimizojmë kohë që ata kalojnë në Facebook. Ne mund të sigurojmë se shërbimi është i mirë për mirëqënien e njerëzve dhe të shoqërisë në përgjithësi”, tha Zuckerberg./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono