Mark Marku

mark-marku-1.jpg
ad min20:34 | 12/07/2019

Analisti Mark Marku deklaroi këtë të premte se të gjitha shfaqjet dhe veprimet e Ramës të çojnë drejt diktaturës. Marku ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku tregoi edhe disa disa shenja të diktaturës ditët e sotme.

Mustafa Nano: Unë mendoj që Rama është një problem për vendin siç e beson dhe ti besoj. Ajo që ka ndërtuar Rama është diçka që nuk shkon, ka probleme, mirëpo Mark Marku dhe shumë të tjerë shpeshherë e paraqesin këtë që ka ndërtuar Rama si diktaturë. Mua këtu më kërcet pak. Më duket si një lloj teprimi që edhe lufta ndaj Ramës fillon dhe zhvleftësohet kur thua “Rama diktator”.

Mark Marku: Unë nuk mendoj që do shkojmë në diktaturë që të jemi të qartë sepse është e pamundur për kushtet, për kohën etj. Por të gjitha shfaqjet dhe veprimet e Ramës të çojnë drejt kësaj. Diktaturat dhe regjimet vendosen sipas rrethanave shoqërore, kanë specifika të ndryshme, nuk është diktaturë klasike. Jam dakord, në diktaturë nuk do isha sot se do vinin të më arrestonin këtu në studio, por ato që quhen diktatura moderne janë shumë më të kamufluara sidomos në një rend ku kryesisht është i prirur drejt demokracisë. Ku e gjykoj pse ka disa shenja të forta të diktaturës ose të derives totalitare? E para ka shkatërruar parimet e ekonomisë së tregut. Nuk ka konkurrentë, paratë shkojnë në mënyrë të projektuar tek 6,7, 8 vetë. Diktaturat godasin kryesisht konkurrencat ekonomike. Vendosin monopole, bëjnë arbitraritete. Kjo është shenja e parë. Ka çuar në eliminimin e të gjitha institucioneve që bëjnë atë balancën e pushtetit. Kjo është diktaturë, sepse demokracia kjo është, një institucion e pengon tjetrin. Rama e ka shumë problem që më pengon ky që të bëj këtë. Gjithë këtë sistem Rama ka shkuar duke e zhdukur pak nga pak dhe ka arrit në një parlament qesharak, që e kontrollon totalisht vetë, me bashki që i kontrollon vetë./ABC News Albania 24/7

debati-1-1280x720.jpg
ad min22:08 | 29/05/2019

Progres raporti i vitit 2019 ishte tema që u diskutua në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi këtë të mërkurë. Mirëpo, një deklaratë e gazetares Erisa Zykaj ka nxehur debatin mes dy të ftuarve Mark Marku dhe Ervin Bushati.

Analisti deklaroi se Rama ka dhënë urdhër që deputetët të festojnë pas rekomandimit për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, deputeti Bushati theksoi se nuk do të vijë në të njëjtën studio me Markun për shkak të gjuhës që përdori.

Marku Marku: E shikoni që jetojmë në dy realitete të ndryshme. Është një gazetare që ka 20 vjet e atashuar atje.

Ervin Bushati: Mos u merr me integritetin e asaj, shumë e mirë është ajo.

Mark Marku: Juve nuk ju pëlqeu.

Ervin Bushati: Si nuk na pëlqeu. Unë e njoh dhe më pëlqen shumë ku e di?

Mark Marku: Se juve ju jep urdhër Rama dhe kërceni nuk kërcen gjithë bota se ju jep urdhër Rama se jeni deputetë.

Ervin Bushati: Zoti deputet vazhdoni me argument.

Mark Marku: Ju keni festuar vjet do festoni dhe sivjet, më falni, por deputetëve dhe mut po t’ju jepnin e hani ju. Me kështu deputetë jemi që po të jetë ai entuziast ju duhet të jeni entuziast.

Ervin Bushati: Keni qenë vetë deputet është turp të flisni kështu.

Mark Marku: Turp është për ju se ajo gazetarja është në terren dhe nuk punon te televizioni i Edi Ramës. Progres raporti ka qenë dhe vjet. Po tallni menderen me shqiptarët. Sivjet e reja është jo që thotë gazetarja se është në institucionet e BE-së dhe nuk bëjnë gallatë. E dinë që problemi është krimi dhe korrupsioni. Ta kanë thënë të gjitha shtetet. Na thirr ne të katërve në Qershor dhe do e shikoni…

Ervin Bushati: Jo me këtë gjuhë nuk vij. Kemi fëmijë ne që shohim. Nuk e di çfarë eksperience ke pasur te PD-ja, por nuk jemi njësoj.

Mark Marku: Këtu konsiderohet tradhti kombëtare se nuk bëhesh entuziast se Rama ka dhënë urdhër që të festohet./abcnews.al

mark-marku.jpg
nev ila21:25 | 29/05/2019

Mbrëmjen e sotme në Byro Politike me gazetaren Juli Xhokaxhi kanë qenë të ftuar:

Ervin Bushati, deputet i partisë socialiste dhe kreu i delegacionit shqiptar në asamblenë parlamentare të këshillit të europës;

Mark Marku analist, opinionist;

Alfred Peza sekretar për mediat në PS dhe gazetar;

Ralf Gjoni deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Tema e diskutimit ka qenë progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drejtuesja e emisionit Juli Xhokaxhi i ka pyetur të ftuarit nëse shqiptarët duhet të ishin entuziastë kur flitet për prgres raportin e sotëm. Për Ervin Bushatin sot ishte një ditë ë rëndësishme për shqipërinë dhe duhej përshëndetur puna e bërë deri tani nga Shqipëria ndërsa për analistin Marku gjendja nuk është optimiste dhe se progres-raporti është i njëjtë në përmbajtje ashtu si edhe vitin e kaluar. Marku tha se këtë vit janë shtuar shtetet të cilat janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ervin Bushati: Sot është ditë e mbarë për shqipërinë. Kemi marrë një rekomandim pa kushte në hapjen e negociatave. Puna që ka bërë shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë herkuliane dhe këto nuk janë fjalët e mia por janë zërat europian ditën e sotme. Ne e kemi bërë detyrën. Pas zgjedhjeve në parlamentin europian është treguar se shoqëritë europiane kanë votuar për zgjerim të europës dhe kjo është shenjë shumë e mirë. Ky është një moment shumë i përshtatshëm për shqipërinë, kemi probleme si të gjithë në europë por kemi vullnetin në masën 95 % për të qenë pjesë e europës.

Mark Marku: Është e njëjta gjë si vjet, madje më duket se nuk kanë punuar fare sepse kanë paraqitur të njëjtin raport si vitin e kaluar. Nuk ka gjë të re. Vjet na është thënë se u hapën negociatat dhe sivjet na thonë përsëri të njëjtën gjë, qeveria shqiptare ka mashtruar, kjo qeveri ka mungesë serioziteti. Sivjet janë bërë 5 shtete që janë kundër hapjes së negociatave për shqipërinë. Gjendja nuk është fare optimiste. Nëse vitin e kaluar ishte vetëm Franca principialisht kundër integrimit të shqipërisë tani janë shtuar edhe 4 shtete të tjera. Thelbi i asaj çfarë ka ndodhur është një diskutim shumë i madh se cila është europa? Unë shpresoj që ta marrim hapjen e negociatave por nuk besoj se do të ndodhë. Kjo çfarë ndodhi nuk është asgjë e re është deja vu’, ajo që mbetet për tu parë është cfarë do ndodhë në qershor.

Më tej diskutimi ka vijuar me Alfred Pezën i cili është shprehur se rekomandimi i Komisionit Europian ditën e sotme ishte për tu përshëndetur nga të gjithë palët politike. Peza tha se vetëm 3 grupe njerëzish nuk e përshëndetën rekomandimin e sotëm duke iu referuar kryesisht kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës, i cili sipas Pezës ka kënduar këngë zie sot.

Alfred Peza: Për sa i përket rekomandimit të Komisionit Europian për tu celur hapja e negociatave sot të paktën ta përshëndesim të gjithë. Kanë qenë tri grupe që kanë kënduar këngë zie sot: Opozita jashtë parlamentit, Lulzim Basha i cili ishte në një lokal dasmash sot në Fier dhe këndoi këngën e mjelmës, bëri tersin e pojanit dhe sjellësin e fatkeqësive. Vetëm në shqipëri ndodh që kryetari që thërret për europën nuk e përshëndet rekomandimin. Gjithashtu Ilir Meta, kreu u shtetit nuk e ka përshëndetur. Ne kemi patur një pakt kombëtar ku kemi qenë në një zë për çështje kombëtare, pra kemi qenë bashkë. Kur ishte çështja e NATO, PS i la të gjitha pas dhe për hir të kësaj çështje madhore, u bënë të gjithë bashkë. Sot edhe komisioneri Hahn edhe Both kanë identifikuar opozitën si pjesa që pengon këtë proces. Është fatkeqësi për Shqipërinë që, të vijë ky moment, dhe palët nuk e përshëndesin. Në raport shkruhet se detyrat janë kryer.

Ndërsa Ralf Gjoni deputet i opozitës në parlamentin shqiptar tha se dita e sotme nuk ishte një ditë entuziazmi por një ditë reflektimi për tju përveshur punëve të shumta që Shqipëria ka për të bërë. Sipas Gjonit për raport-progresin e komisionit europian media ka dezinformuar në të kaluarën për cështjen e hapjes së negociatave sepse ajo është bërë palë me politikën. Më tej ai shtoi se rekomandimi i çeljes së negociatave nga Komisioni Europian është i vonuar në rastin e Shqipërisë.

Ralf Gjoni: Nuk mendoj se është ditë për entuziazëm por është ditë reflektimi, është abuzuar shumë me integrimin, mediat e kanë dezinformuar shoqërinë. Hapja e negociatave nuk është karamele që na hidhet nga Bashkimi Eurpian. Në opinionin tim është e vonuar rekomandimi për hapjen e negociatave. Unë mendoj që kur vjen puna te integrimi dhe hapja e negociatave, nuk ka pozitë dhe opozitë, por gjithë klasa politike duhet të fokusohen në detyrat që kanë. Në raport evidentohet problematika në sistemin e drejtësisë. Unë mendoj që nuk është ditë për tu festuar, edhe nga mazhoranca edhe nga ne, është koha të përveshim mëngët dhe ti futemi punës. Negociatat janë rekomanduar pa kushte edhe vitin e kaluar. Pse duhet të fshihemi pas fustanit të ndërkombëtarëve? Ne na interesojnë cfarë thonë qytetarët tanë./abcnews.al

konferenca.jpg
ad min16:21 | 03/05/2019

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, në Tiranë u mbajt një konferencë për tregun e medias audiovizive. Veç të tjerash në të u paraqitën edhe rezultatet e një sondazhi të departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Interneti dhe rrjetet sociale po rivalizojnë ndjeshëm  televizionin në vitet e fundit. Ky ishte një nga gjetjet e sondazhit të realizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin Histori Filologji në Universitetin e Tiranës.

Rezultatet u publikuan në një tryeze të mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi theksoi se mediat duhet të mbrojnë të drejtat e çdo individi dhe të garantojnë privatësinë e tyre.

Vasilika Hysi: Për të ofruar programe që janë në interesin më të lartë të tyre. Që garantojnë dhe respektojnë të drejtën e jetës private. Të mos lejohen transmetimet që nxisin intolerancë, gjuhën e urrejtjes mes shoqërisë.

Kreu i AMA-s, Gentian Sala deklaroi se ky institucioni  po bën një punë ndryshe në vitet e fundit.

Gentian Sala, kreu i AMA-s: Në punën tonë 5-vjeçare si Autoritet për dy gjëra jam krenar. E para që Autoritetin e kemi futur në një hulli normale pune. E dyta që jam krenar është bashkëpunimi me aktorë jo të rrethit të ngushtë dhe grupeve të interesit, por aktorë në fushën e kërkimit shkencor ku vendin e parë me krenari e them zë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit.

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit përkon këtë vit me 20-vjetorin e themelimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

mark-markuu.jpg
ad min21:21 | 23/04/2019

Edhe pse njihet personalisht me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pedagogu Mark Marku, i ftuar në emisionin “Provokacija”, ka treguar disa nga rezervat e tij në lidhje me drejtuesin e institucionit që merret me sigurinë në vend.

Ai  u shpreh se ka pasur një dyshim, që posti i ministrit të Brendshëm do të ishte një kurth për Lleshajn. Ky dyshim i është verifikuar më vonë dhe për pasojë, duke qenë se ka njohje me të, zhgënjimi tek analisti ka qenë më i madh.

“Jemi në një shoqëri ku ndikojnë njohjet personale. Unë kam pasur një rezervë që pavarësisht se e kam njohur Sandrin personalisht dhe e kam vlerësuar dhe vazhdoj ta vlerësoj, personalisht kam pasur një dyshim dhe një lloj shqetësimi prej miku që ky post për të do jetë një kurth shumë i madh për një arsye. Sepse pavarësisht asaj që kemi bërë me Xhafajn për shkak të problemeve me vëllain, ai nuk u hoq për atë. Ai u hoq në momentin që kishte paralajmëruar disa arrestime të bujshme dhe pikërisht kur po përgatiste arrestimin e disa personazheve politikë, flitej edhe për kryetarin e Bashkisë së Durrësit. Ne dinim që po përgatiteshin ato. U shfrytëzua ky momenti i vëllait, por nuk u hoq për atë. Unë mendoj se ai u hoq për të mos bërë këto goditje. Momentin që vjen tjetri, presupozohet që të mos i godasë, kështu që bën një kompromis. Një dyshim i vogël që më vonë më është verifikuar nga mënyra si e ka ushtruar funksionin dhe si ka funksionuar Ministria e Brendshme që praktikisht ka funksionuar si instrument politik duke lënë mënjanë të gjitha problemet e mëdha që ka rendi në Shqipëri. Në rastin kur ti ke një person që të dhimbset për shkak të pakënaqësisë që ke, normalisht qëndrimi është edhe më emocional dhe zhgënjimi është më i madh. Mua nuk do më zhgënjente një njeri që nuk e njihja.

Unë them që miku im të mos vihet në rolin e Hekuran Isait. Është një nga ministrat që ka një detyrë, të ushtrojë detyrën në përputhje me ligjin, kaq. Diskursi politik. Unë e kuptoj që mund të ketë dhe teprime, por diskursi politik i tij është shumë i ashpër dhe shumë provokues që nuk e ka asnjë ministër rendi në asnjë vend të botës. Një ministër rendi nuk merr përsipër të etiketojë opozitën. Si mundet ministër i rendit të etiketojë opozitën si banda. Nëse ti i akuzon si banda edhe ata të akuzojnë si bandë. Atëherë do ketë konflikt. Ti do konflikt civil?

Mënyra si flet ai tregon formimin e tij ushtarak. Nuk njeh të drejtën demokratike. I gjithë diskursi i tij tregon këtë mosnjohje dhe këtë mospranim. Ideja e konceptit tëushtarakut që kush me sulmon mua, unë do ta sulmoj dhe e konsideron shtetin si disa godina operacionale ku t’i bën një betejë. Beteja për pushtet është simbolike”, tha Marku.

Marku theksoi edhe një nga rastet kur Policia e Shtetit ka qenë në shkelje të pastër të Kushtetutës.

“Ne prej vitesh jemi kritikë ndaj Policisë së Shtetit dhe mënyrës si ka funksionuar Ministria e Rendit në raport me disa fenomene që janë bërë dominuese në shoqërinë shqiptare dhe që kanë krijuar shumë probleme. Për shembull, fenomeni i kriminalizimit të shoqërisë, i kanabizimit, i shndërrimit të vendit në një bazë operacionale për aktivitete kriminale. Ky ka përgjegjësi vetëm prej momentit që ka marrë përgjegjësinë si ministër. Nuk ka ndonjë ndryshim mendimi. I vetmi problem është që këtë e kemi njohur personalisht dhe ministrat e tjerë personalisht i kemi njohur por nuk kemi pasur marrëdhënie. Ajo që është shtuar në këtë rast mendoj që ndoshta dhe ka rënë në sy është se për shkak të situatës politike dhe roli i policisë në këtë situatë politike. Janë shtuar dy tre elementë të rinj që na kanë bërë ne të reagojmë. Roli që po luan policia në raport me protestat, qoftë të studentëve dhe të opozitës.

Në rastin e parë ka pasur shkelje flagrante të Kushtetutës. Një rast kur ka hyrë brenda territoreve, brenda asaj që është territor i universiteteve. Ka pasur dy raste te fakulteti jonë ku kanë ndërhyrë policia dhe ka kërcënuar studentë dhe pedagogë që të ndërpresin grevën, që është shkelje flagrante e ligjit. Nuk ka ndodhur kurrë që policia të hyjë në universitete”, u shpreh Mark Marku./abcnews.al

mark-marku.jpg
ad min21:08 | 23/04/2019

Për pedagogun Mark Marku krijimi i partisë “Bindja Demokratike” është gjëja më e gabuar që ka bërë Astrit Patozi. Sipas tij, edhe nëse Patozi nuk ka qëllim të ndihmojë Rama e gjithë kjo lëvizje shkon në funksion të kryeministrit.

Gjithashtu sipas Markut, koordinatori i Bindjes Demokratike po djeg mundësinë e një alternative të re të djathtë.

“Unë mendoj që është gjëja më e gabuar politike që po bën ai sepse në momentin që po e bën mendoj se është lëvizje që shkon në funksion të Ramës edhe nëse nuk ka qëllim t’i ndihmojë Ramës dhe mendoj se po djeg një mundësi për të krijuar një formacion të djathtë alternativë. Po bën dy gabime. E para në raport nga pikëpamja etike. Është një situatë ku mendohet se çfarë parametrash ka Patozi për të hyrë në zgjedhje, në qoftë se ai ka një pakt me ramin. E dyta, e ka akuzuar Lulzim Bashën për bashkëpunëtor të Ramës. Është i vetasgjesuar në logjikë mendoj unë. Nuk mund ta paragjykoj. Nuk kam fakte që ai ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë”, tha Marku në emisionin “Provokacija”.

Partia “Bindja Demokratike” ka aktualisht një bord prej gjashtë anëtarësh, të cilët kanë vendosur si koordinator Astrit Patozin./abcnews.al

komisioni-i-medias-1.jpg
ad min17:31 | 11/02/2019

Pas kërkesës së Asamblesë së Pedagogëve për një diskutim për Ligjin e Arsimit të Lartë me komisionin parlamentar të edukimit, ky i fundit dëgjoi sugjerimet e tyre për ndryshimin e këtij ligji dhe përmirësimin e gjendjes në universitete.

Debati për gjendjen e sistemit arsimor në vend, nisur nga revolta e studentëve, duhet shfrytëzuar për një diskutim kombëtar, që duhet paraprirë nga shprehja e vullnetit politik për ndryshimin e Ligjit të Arsimit të lartë. Ishte ky thelbi i diskutimit në komisionin e Medias nga Asambleja e Pedagogëve e cila problemet e Ligjit i përmblodhën në dy shtylla kryesore, financimi dhe autonomia.

Mark Marku: Nëse shteti nuk merr përsipër financimin e universitetit si universitet publik dhe duke ia rënduar barrën e financimeve përmes tarifave që merren nga studentët, tarifat do rriten aq shumë sa do rëndojnë mbi studentët. Praktikisht ka ndodhur kjo. Buxheti i shtetit nuk u rrit. E dyta është autonomia. Ligji e shkel autonominë në të gjitha drejtimet.

Bordi i Administrimit dhe administratorët janë pushtete paralele sipas Markut. Autoritetet akademike dhe institucionet përfaqësuese të universitetit nuk kanë akses në hartimin e politikave të menaxhimit dhe senati, pasi zgjedh përfaqësuesit në bord, nuk ka asnjë instrument ligjor për t’i kërkuar llogari. E si problem kryesor…

Mark Marku: Neni 12, sipas të cilit institucionet e larta publike mund të bëhen institucione publike të pavarura. Pra lind e drejta që të privatizohen përmes disa procedurave që gjasme kalojnë në fondacione dhe këtë e bën Bordi i Administrimit. Bordi i Administrimit ka të drejtë ligjore të privatizojë universitetet publike.

Problemi thellohet edhe më shumë me Vendimet e Këshillit të Ministrave që janë në thelb të Paktit për Universitetin të ofruar nga qeveria si zgjidhje, sipas tyre.

Rezart Prifti: E dini ju që thotë Kryeministri tregtoni libra. Ne s’kemi libra fare sepse të bësh një libër do një qërre me lekë, do një qerre me njerëz nga mbrapa dhe nuk bëhen librat kështu siç sugjeron zotëria që do ngrihet komisioni i lulushëve e me radhë. Ça bëhet kështu? Si u bënka në një komision të përgjithshëm? Ku e njeh ti lëndën time që të miratosh libër për mua. Kryeministri na bën pyetje mirëpo nuk dëgjon. Siç tha herën e fundit, qentë le të lehin kur karvani i tyre të ecë përpara. Vlerësimi i titujve akademikë thotë Kryeministri. Po bëje. Nëse do ta bësh ashtu si duhet hajde na pyet ne që kemi mbaruar jashtë si bëhet. Po, por duhet të llogarisësh kasaphanën nga mbrapa. Kasaphanë sepse nga 140 nga kolegët tuaj të nderuar, ka rrezik që 90% e tyre do dalë me pullë në biografi. Si do ta bëjë specialisti i Ministrisë së Arsimit titullin akademik, ku unë jam doktor shencash dhe ai ka dalë nga bankat e mia. Mbi ç’kriter?

Mungesën e vullnetit për ndryshimin e Ligjit, e shprehu vetë titullarja e ministrisë në kohën e përpilimit dhe miratimit të tij, në vetëm një pyetje.

Lindita Nikolla: A mendoni vërtet se ligji do përmirësojë gjithë situatën e arsimit tonë të lartë? Vërtetë mendoni që ligji ka sjellë përkeqësim? Nëse ligji ka sjellë përkeqësim më thoni një tregues që ka ardhur i përkeqësuar për shkak të ligjit të arsimit të lartë.

Pas një diskutimi që zgjati mbi 4 orë, përfaqësia e asamblesë së pedagogëve në komision këmbënguli në nevojën e hapjes së një diskutimi për llojin e sistemit arsimor që vendit i duhet, e më pas ndërtimin e Ligjit duke dëgjuar jo më ata që i dhanë formë Ligjit të sotëm të Arsimit të Lartë./abcnews.al

mark-marku.jpg
ent ela21:53 | 22/01/2019

Duke folur për protestën e studentëve, nga studioja e emisionit “Provokacija” pedagogu Mark Marku është shprehur se në vitin 2007 është akuzuar se po bashkëpunonte me Ramën për një projektligj që kishte nxjerrë Berisha për universitet.

Sipas tij atëherë ai ishte ngritur kundër këtij propozimi dhe më në fund Berisha ishte tërhequr. Duke hequr këtë paralelizëm, Marku kërkon që Rama të tërheqë Ligjin e Arsimit të Lartë.

“Unë dua të them diçka. Në 2007 qeveria Berisha nxorri një Projektligj që të hiqte zgjedhjet në universitete dhe të administronte përmes Bordeve. Ne bëmë një rezistencë shumë të madhe dhe aty e kemi krijuar edhe lëvizjen për Autonominë Universitare dhe Liritë Akademike. Dhe atëherë mua personalisht më akuzonin. Ne deklaruan edhe për greve edhe po më akuzuan se po bashkëpunoja me Ramën. Në fakt PS në atë kohë ishte e interesuar por nuk u përfshi sepse nuk donte t’i jepte ngjyra politike lëvizjes tonë. Por mua më kanë akuzuar atëherë se po bashkëpunoja me Ramën sepse bëmë një beteje shumë të fortë derisa parktikisht qeveria u tërhoq. Por Berisha që thonë se është kokëfortë, por në fund u tërhoq nga Projektligji. Dhe atëherë na tha se të bashkëpunonim për të bërë një ligj të mirë. Dhe në fakt u bë një ligj shumë i mirë që nuk krijoi probleme, por krijoi një lloj stabiliteti dhe e reformoi disi sistemin. Për momenti ai ishte një ligj shumë i mirë. Pastaj ai nuk ishte një moment kulture dhe një ligj mund të ndryshohet. Por ishte nevoja për një ligj të ri i cili të reformonte dhe t’i përgjigjej nevojave të sistemit universitar. Ky në fakt e ka kthyer në të kundërt gjithë sistemin universitar. Ai i ka dhënë një goditje shumë të fortë universiteti publik në Shqipëri. Dhe jemi këtu ku jemi në një krizë. Secila palë duhet të mbajë përgjegjësitë e veta dhe vetëm në një klimë të tillë mund të shkohet në një zgjidhje”./abcnews.al

marku-1280x668.jpg
ent ela21:15 | 22/01/2019

Pedagogu Mark Marku i ftuar në “Provokacija” është shprehur se protesta e studentëve do të mbyllet vetëm atëherë kur ata të marrin një përgjigje serioze nga qeveria. Me tej ai ka theksuar se tani ka ardhur momenti që qeveria të dialogojnë me studentët dhe këta të fundit të ngenë një përfaqësi.

“Unë jam me idenë që duhet krijuar një ekip përfaqësues udhëheqës. Por kjo duhet të ndodhë në një fazë të dytë kur qeveria të tregojë se dëshiron dialog të vërtetë. Me aktet arbitrare sikur po bën tani dhe me një qëndrim shumë të dhunshëm, ku fakti që policia ka hyrë nëpër universitete është një gjë shumë e rëndë që ka ndodhur.

Unë medoj që pakica e studentëve janë ato që duan të bëjnë mësim sepse përndryshe nuk do të vazhdonte greva. Po bëhet një presion i madh ndaj tyre sikundër ndodh në çdo protestë. Ata janë shumicë dhe jënë në të drejtën e tyre.

Protesta e studentëve mendoj se do mbyllet kur të ketë një përgjigje serioze nga ana e qeverisë ndaj studentëve dhe pedagogëve. Sepse në një farë mënyre kërkesat e studentëve jo vetëm që janë mbështetur nga pedagogët por edhe profesotrati tani ka dalë me disa kërkesa dhe ka një lloj sinergjie mes kërkesave të pedagogëve dhe kërkesave të studentëve.

Mendoj se e para duhet hapur një proces negocijimi dhe dialogu. Deri tani nuk kemi pasur një dialog. Dialogu duhet të ketë ku secila palë të  dëgjojë tjetrën. Deri më tani jemi në një fazë ku qeveria po monologon dhe nuk ka hapur një proces dialogu.

Ok nuk ka ekip përfaqësues të studentëve por ka një palë. Dhe gjithmonë kur ka një palë gjendet forma. Por pala e institucionalizuar është qeveria. Dialogu është refuzuar sepse publiku dhe shtresa të caktuara sociale kanë provojën empirike. Ata kuptojnë që qeveria nuk do dhe nuk di të dialogojë me studentët. Pra studentët kanë refuzuar një formë të dialogut dhe jo dialogun në përgjithësi. Në fakt ata po dialogojnë dhe kanë shtruar disa kërkesa.

E para këto 8 kërkesa nuk janë plotësuar. Qeveria ka propuzuaer një zgjidhjet që tek studentët nuk konsiderohet si zgjidhje. As për mua nuk është zgjidhje sepse problemet në arsimin e lartë publik janë shumë më të thella. Që kur ka dalë projektligji për arsimin e lartë një pjesë e madhe e trupës akademika ka qenë kundër këtij projektligji”./abcnews.al

rama-marku-933x445.jpg
ent ela22:25 | 13/12/2018

Një debat me tone të larta është ai që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” në Tv Klan, ku kryeministri Edi Rama u përplas me pedagogun Mark Marku.

Mark Marku: Nëse në një universitet publik, ti heq fondet, si mundet…

Edi Rama: Cilin fond?

Mark Marku: S’keni fond për pagat, 9 muaj paguan pagat. Ja pra pse s’duhet negociuar, sepse studentët e dinë këtë që nuk duhet negociuar me ata që nuk negociojnë vetëm mashtrojnë.

Edi Rama: Mbaj gojën, sepse jam këtu prezent, fjalën mashtrim përdore kur të mos jem unë këtu.

Mark Marku: Çfarë fjalë duhet të përdor?

Edi Rama: Përdor çfarë të duash. Fjalën mashtrim mos e përdor më.

Mark Marku: Mirë e lemë, që bëjnë propagandë gjithë kohës.

Edi Rama: Propaganda është opinion, mund ta thuash, është problemi yt. Ke opinionin tënd, thuaje. Ti fjalën mashtrim këtu në syrin tim nuk e thua.

Mark Marku: Mashtron more qeveria. E them dhe po ta thonë ata gjithë ditën.

Edi Rama: Jo nuk ma thua mua.

Mark Marku: Unë po ia them qeverisë time, ti je kryeministri këtu.

Edi Rama: Jo, unë nuk jam ti, jam ju sepse nuk ta kam dhënë këtë mundësinë që të flasësh me ti. /tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono