mark babani

thumane-hetimet.jpg
Autor E16:26 | 02/12/2019

Pas tërmetit të 26 nëntor mes shqiptarëve është rritur ndjeshëm solidarizimi me njëri-tjetrin, ku çdokush përpiqet të ndihmijë me ç’të ketë.

Gjatë ditës së sotme, Abc Neës ka publikuar rastin e një pensionisteje nga Gjirokastra, e cila e jep të plotë për banorët e prekuar nga tërmeti atë që ka marrë gjatë një muaji duke dhënë një shembull të madh.

Video/ Kryetari i Bashkise Vau Dejes Mark Babani per termetin: U solidarizova, i kerkova babes qe ti jep gjysmen e pensionit // wwweetimestv.com

Gepostet von EeTimes.al am Montag, 2. Dezember 2019

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, edhe kryebashkiaku i Vaut të Dejes, Mark Babani kërkoi solidaritet nga banorët e kësaj zone ndaj të prekurve nga tërmeti duke thënë gjithashtu se i ka kërkuar edhe babait të tij që gjysmën e pensionit ta dhurojë për ta. /abcnews.al

mark-babani-2.jpg
ent ela12:02 | 18/09/2019

Mark Babani depoziton shenjat e gishtave pas kërkesës së bërë nga prokuroria. Verfikimi për pastërtinë e figurës së kryebashkiakut të Vaut te Dejës, nisi pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali.

Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani ka depozituar shenjat daktiloskopike në Institutin e Policisë Shkencore në Kryeqytet pas kerekeses zyrtare se drejtuar nga Prokuroria e përgjithëshme më datë 16 shtator.

Për kryebashkiakun e Vaut të Dejës ka nisur verifikimi për pastërtinë e figurës, pas akuzave të Partisë Demokratike. Sipas dokumentave te publikuara prej saj, dyshohet se ai ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi,  Mark Babani është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në zonën e Siçilisë me emrin e rremë Marq Babaj.

Gjithashtu opozita pretendon se Babani ka mbajtur 3 identitete të ndryshme, të cilat nuk i ka deklaruar në formularin e vetdeklarimit.

Bardhi rendit 3 emrat që dyshohet të ketë mbajtur Kryebashkiaku. Mark Ndoc Babani, Marq Saimir Babaj, Ylli Saimir Babaj. Por në një prononcim për ABC News Babani tha se asnjëherë nuk ka ndryshuar emrin, ndërsa mbiemrin e ka ndryshuar familja e tij nga Babaj në Babani. Menjëhërë pa denoncimit të bërë nga Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, prokuroria ka nisur verifikimet për kryebashkiakun Babani.

Organi më i lartë i hetimit në vend i ka dërguar kërkese për informacion, drejtorisë së gjendjes Gjyqësore, drejtorisë së gjendjes cilive, prokurorive të shkallëve të para dhe atyre të apeleve, si dhe Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë pritet që të dëgohet letërporosi drejt Italisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë informacion për Kryebashkiakun e Vaut të Dejës. /ABc news Albania 24/7

mark-babani-3.jpg
ad min19:15 | 16/09/2019

Pas përgënjeshtrimit të akuzave të opozitës kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës deklaroi se do të kallëzojë në prokurori sekretarin e Partisë Demokratike Gazmend Bardhin. Menjëherë ka reaguar në Facebook, ky i fundit i cili thotë se Babanit do t’i duhen avokatë për fshehjen e arrestimit të tij për vjedhje makinash.

Pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës se do padisë Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së për shpifje, nuk ka vonuar përgjigja e Gazment Bardhit. Në një postim në Facebook, Bardhi thotë se avokatët Babanit do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të arrestimit të tij në Sicili në prill 1994 për vjedhje makinash.

Në daljen për mediat kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani deklaroi se nuk është ndaluar asnjëherë nga policia për vjedhje në Itali. Sipas tij, historia është e sajuar për të ulur imazhin e tij dhe për këtë arsye do të depozitojë një kallëzim për Bardhin.

“E gjithë kjo histori, është e sajume, është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet dhe vetëdeklarimet i kam bërë të qarta. Ato në qoftë se kanë fakte mund të kishin shkuar në prokurori. Mua s’më bëjnë as Sajmir, as edhe një emër tjetër, se unë kam lindur Mark Babani dhe jam Mark Babani. Nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi. Unë atë po pres që ata të bëjnë padi në prokurori. Mua s’më ka thirrur prokuroria. Unë po pres padinë e prokurorisë. Jam i gatshëm të jap deklarimet e mia. Në qoftë se e kanë bërë padinë pse dalin e flasin nëpër televizorë. Normalisht ata po sajojnë për të ulur imazhin tim. Kam autorizuar avokatët e mi dhe po shoh para se prokuroria të dalë me një vendim që t’i bëjmë një denoncim penal zotit Gazment Bardhi për shpifjet që ka bërë karshi figurës time”, tha Mark Babani.

Në modelin e denoncimeve të mëparshme për Pjetrin e Shkodrës e Kajmakun e Vorës, Bardhi pyet Mark Babanin.

“Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”, dhe paralajmëron prova të tjera në ditët e ardhshme./ABC News Albania 24/7

prokuroria.png
nev ila18:06 | 16/09/2019

Pas këtij denoncimi të ri të Partisë Demokratike, prokuroria e përgjithshme ka nisur verifikimet për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se prokuroria e përgjithshme ka kërkuar informacion nga drejtoria e Gjendjes Civile, drejtoria e gjendjes gjyqësore, nga prokuroritë e shkallëve të para e të apeleve, si dhe nga ministria e drejtësisë për kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Në ditët e ardhshme prokuroria e përgjithshme do dërgojë letërporosi për marrje informacioni për Mark Babanin në Itali dhe në Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7

mark-babani-1.jpg
ad min17:30 | 16/09/2019

Pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës se do padisë sekretarin e përgjithshëm të PD për shpifje, nuk ka vonuar përgjigja e Gazment Bardhit.

Në një postim në Facebook, Bardhi thotë se avokatët Babanit do i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të arrestimit të tij në Sicili në prill 1994 për vjedhje makinash. Në modelin e denoncimeve të mëparshme për Pjetrin e Shkodrës e Kajmakun e Vorës, Bardhi pyet Mark Babanin.

“Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”, dhe paralajmëron prova të tjera në ditët e ardhshme.


/ABC News Albania 24/7

gazment-bardhi.jpg
ad min15:29 | 14/09/2019

Në fillim të javës së ardhshme Partia Demokratike do të publikojë dokumentacionin që sipas demokratëve fakton të shkuarën e errët të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani. Në një prononcim nga Shkodra sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi njoftoi se aksioni opozitar do të vijojë me një strategji të re që do të jetë gati në ditët në vazhdim.

Ngrenë një akuzë, presin reagimin e më pas publikojnë dokumente që zbardhin denoncimin e bërë më herët. Këtë skemë ka zbatuar Partia Demokratike me Valdrin Pjetrin kryebashkiakun e dorëhequr të Shkodrës, Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës ndaj të cilit ka nisur verifikimet Prokuroria e po kështu do të ndodhë me Mark Babanin, kryebashkiakun e Vaut të Dejës. Paralajmërimin ia bën i njëjti që ua ka drejtuar të gjithëve, Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Gazment Bardhi.

“Në fillim të javës që vjen çdo informacion i disponuar nga ne do i bëhet i ditur publikut. Do u prezantojmë qytetarëve dokumentacionin e plotë që kemi me këtë rast”.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës i kundërshtoi më herët akuzat, por numri dy i Partisë Demokratike i dërgon një mesazh nga Shkodra.

“Edhe Valdrin Pjetri e mohoi dënimin e tij në Itali, por më pas u detyrua ta pranonte. Në momentin që PD-ja bën një denoncim ka informacionin e nevojshëm që vërteton akuzën. Ne i jemi drejtuar prokurorisë për të kryer një proces ligjor, por nuk do të presim në pafundësi”.

Në Shkodër gjendej për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve të sekretariateve në degën e PD Shkodër, por një përgjigje ia dha përsëri ambasadorit të delegacionit të Bashkimit Evropian që ftoi palët të dialogojnë për reformën zgjedhore.

“Shqiptarët nuk kanë nevojë për pazare, apo marrëveshje që zgjidhin kriza momentale , kanë nevoja për marrëveshje afatgjata që kriza të tilla mos të përsëriten më kurrë në Shqipëri”.

Javën e ardhshme do të vendoset edhe strategjia që do të përdoret për të vazhduar aksionin opozitar kundër qeverisë Rama./ABC News Albania 24/7

mark-babani-1.jpg
ad min15:07 | 10/09/2019

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ka përgënjeshtruar akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar në Itali dhe në Maqedoninë e Veriut. Në një konference për mediat kryebashkiaku Babani ka deklaruar është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë.

“Nuk kam qenë ndonjëherë i ndaluar nga policia. Nuk kame qenë asnjëherë në jetën time i dënuar. S’i kam bërë 24 orë burg. Asnjë gjobë prej 25 vjetësh që unë udhëtoj nëpër Europë nuk e kam marrë. Jam munduar gjithë jetën të jem familjari model dhe shqiptari model dhe i tillë jam. Problemi më i madh i imi është lëvizjet që kam bërë nëpër Europë se kam harxhuar shumë lekë. Unë kam ndërruar 10 pasaporta me vula përditë.

Kam katër fabrika që punojnë për mua në Kroaci. Kam katër fabrikë që punojnë për mua në Spanjë. Kam tre fabrika që punojnë në Itali. Kam 25 grupe supermarketesh në Itali që i furnizojmë me mallin tonë dhe jam çdo minutë në kontakt. Unë mendoj ë prokuroria duhet të bëjë pjesën e vet dhe unë jam i gatshëm me shkuar vetë atje pa asnjë lloj problemi”, tha Babani./ABC News Albania 24/7

mark-babani.jpg
ad min11:04 | 10/09/2019

Nuk kanë ndër mend ta lënë ta gëzojë. Mark Babani është kryebashkiaku i tretë socialist që renditet në listën e zezë të Partisë Demokratike. Me një kërkesë drejtuar prokurorisë, Sekretari i Përgjithshëm demokrat kërkon verifikimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës me pretendimin se dyshohet se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”

Asgjë nga këto nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit vënë në dukje demokratët, sipas të cilëve ai ka treguar vetëm se ka jetuar për 5 vite në Itali.

“Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajtur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

  1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
  2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
  3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”.

Pas dorëzimit të kërkesës në prokurori demokratët presin me padurim një verifikim dhe reagim të shpejtë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono