marijuane

policia-greke-marijuana.jpg
nev ila23:07 | 13/09/2019

Një sasi prej rreth 1 ton drogë është sekuestruar nga policia greke në rajonin e Janinës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 30 vjeçar shqiptar.

Lënda narkotike po transportohej brenda një furgoni të mbyllur.

Më konkretisht, brenda tij ishin 951 kg e 650 gram kanabis, i cili u sekuestrua në kryqëzimin Eleousa në Janinë.

Shoferi 30-vjeçar i automjetit u arrestua ndërsa hetimi po vijon nga sektori kundër Drogës në Drejtorinë e Sigurisë në Janinë.

Policia greke ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme për rastin./abcnews.al

082147157-8676fbdf-fc44-4dc4-ac54-f498b48d3644.jpg
Sej rie15:54 | 26/04/2019

Mbrëmjen e së enjtes policia italiane në Pulia ka ndaluar një gomone me 1.5 ton marijuanë në brigjet e Maria di Leuka. Dy skafistët shqiptarë, më pas të arrestuar, hodhën një pjesë të sasisë së drogës në det dhe u përpoqën të largoheshin. Por pas ndalimit nga policia italiane, në gomone u gjetën 71 pako me marijuanë me peshë 1.5 ton, e cila kap vlerën e 15 milion eurove.

Gomonia ishte e gjatë 10 metra dhe ishte modifikuar me dy motorë të fuqishëm. Dy shqiptarët e arrestuar akuzohen për mbajtje dhe trafik ndërkombëtar substancash narkotike./abcnews.al

droga.jpg
G. P.14:37 | 09/02/2019

Kapet rreth 61 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u bllokua në Kostur, ku u ndalua mjeti që drejtohej nga një shqiptar 24vjeç, i cili është vënë në pranga.

Brenda në makinë u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 36 pako që përmbanin mbi 60 kilogramë marijuanë. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe një celular dhe 95 euro./abcnews.al

marijuana.jpg
G. P.11:02 | 20/11/2018

Një operacion i gjerë i policisë italiane me bashkëpunimin dhe të policisë spanjolle dhe austriake ka rezultuar me arrestimin e 20 personave, anëtarë të një organizate që merrej me trafikun e drogës. Mes të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, italianë, moldavë dhe ukrainas.

Gjithashtu janë sekuestruar materiale me një vlerë prej një milion euro. Hetimet kanë nisur në Prill të 2017-s. Organizata importonte nga Spanja sasi të konsiderueshme marijuane, e cila më pas shitej në Itali, pranë shkollave ku pjesa më e madhe e klientëve ishin minorenë./abcnews.al

droga-1280x635.jpg
G. P.10:45 | 17/11/2018

Policia italiane ka arrestuar 6 persona në lidhje me trafikun e një sasie prej 250 kilogramësh marijaune dhe gjysmë kilogrami kokaine. Operacioni për arrestimin e personave u zhvillua mëngjesin e sotëm.

Ndërsa droga është kapur verën e këtij viti dhe sipas mediave italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria. Lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të tubave të një gomoneje, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut të drogës./abcnews.al

drogaaa.png
G. P.10:58 | 11/10/2018

Një tjetër ngarkesë me marijuanë është kapur nga autoritetet italiane në Kanalin e Otrantos. Këtë herë në pranga ka rënë një 41-vjeçar italian nga qyteti i Leçes ndërsa mediat shkruajnë se ngarkesa po i drejtohej brigjeve të Italisë.

Droga ishte fshehur në një fund të dyfishtë në skaf që u zbulua pas kontrollit të imtësishëm të Guardia Di Finanzia. Në total u gjetën 222 pako, të cilat peshonin 352 kilogramë. Në treg droga do të kishte një vlerë prej 3 milionë eurosh.

Gjithashtu autoritetet sekuestruan edhe skafin e përdorur për trafikun e jashtëligjshëm.

Mediat italiane shkruajnë se ky aksion tregon bashkëpunimin e konsoliduar operacional dhe informativ mes autoriteteve shqiptare dhe Guardia Di Finanzias italiane. Që nga fillimi i vitit në vijën bregdetare italiane janë sekuestruar më shumë se 17 tonë marijuanë, janë arrestuar rreth 40 skafistë dhe janë bllokuar 17 mjete lundruese./abcnews.al

droga.jpg
G. P.10:50 | 30/08/2018

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza finalizuan një operacion dhe bënë të mundur sekuestrimin e një skafi që autoritetet shqiptare i ishin vënë në ndjekje që të mërkurën.

Mjeti lundrues u gjend në afërsi të lokalitetit Sant Andrea të Otrantos dhe drejtohej nga dy shqiptarë, A.R, 30 vjeç dhe D.G, 22 vjeç.

Të mërkurën e 29 Gushtit, Policia Kufitare e Vlorës mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u vu në ndjekje të skafit. Por pasi humbën kontaktet dhe mjeti hyri në ujërat ndërkombëtare, policia njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve.

Operacioni mes dy palëve u finalizua mëngjesin e kësaj të enjteje, ku u sekuestruan 700 kilogramë marijuanë. Ndërkohë po vijojnë hetimet në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda./abcnews.al

platancion.jpeg
G. P.08:44 | 20/08/2018

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për kultivim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike. Artur Kurti dhe Masimo Vlashi, të dy 28-vjeçarë u kapën më 17 Gusht në një zonë të pyllëzuar përgjatë lumit Po.

Ata kishin ngritur një plantacion të gjerë ku kultivonin marijuanë. Shqiptarët shërbenin në rritjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike. Sipas mediave, rrënjët e drogës kishin arritur deri në dy metra gjatësi.

Autoritetet bllokuan në total 391 rrënjë marijuanë, 4 kilogramë marijuanë në proces tharjeje dhe 3 kilogramë marijuanë e përpunuar dhe gati për të dalë në treg. Gjithashtu ata sekuestruan disa materiale të ndryshme që shërbenin për prodhimin e marijuanës.

Autoritetet besojnë se Kurti dhe Vlashi janë dy punëtorë të thjeshtë dhe se prapa tyre qëndron një grup i fuqishëm kriminal. Mediat italiane shkruajnë se po hetohet për të zbuluar anëtarët e tjerë të këtij grupi./abcnews.al

isola_della_marijuana_3
isola_della_marijuana_4
isola_della_marijuana_2
i_f7a90bdf65
kapen.jpg
G. P.10:28 | 24/07/2018

Një operacion i koduar “Summer Storm” (Stuhi vere) i policisë së Lezhës ka vënë në pranga katër persona.

https://youtu.be/10NI5E9eTOI

Tofik Koleci, 54 vjeç, Miri ( Ardit)  Koleci, 32 vjeç, Mirand Qira, 42 vjeç, Ndriçim Doku, 39 vjeç të gjithë banues në Krujë u kapën në flagrancë në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras.

Atyre iu sekuestruan 200 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, 4 litër vaj hashahshi, 1 pistoletë me 7 fishekë, 2 automjete dhe 4 celularë.

Policia kishte ndjekur të arrestuarit prej disa javësh me metoda proaktive dhe gjithashtu vazhdojnë punën për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

 

ittalia-dhe-shqiperia.jpg
G. P.14:27 | 12/07/2018

Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane. Pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka nxjerrë “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017 të publikuar nga Zëri i Amerikës.

Shqetësimi më i madh i qeverisë italiane janë klanet në rritje të trafikantëve shqiptarë kultivojnë dhe trafikojnë kanabis.

Raporti vjetor për 2017-n të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet e Antidrogës i cituar nga zëri i amerikës tregon se “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”.

Nisur nga përmasat e trafikut, sipas raportit grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës. Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithsej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku.

Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë, që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011 me 49 raste. Të menjëhershme kanë qenë akuzat e opozitës për qeverinë shqiptare pas publikimit të këtij raporti.

Raporti i Antidrogës italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës, shkruan kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho në rrjetet sociale.

Ndërsa sipas deputetit Edi Paloka propagandës shterpë të “Rilindjes” tashmë i ka dalë boja dhe paratë e drogës, mund të blejnë heshtje ambasadorësh, por nuk mund të shërbejnë për të mashtruar gjithë Perëndimin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono