marash kumbulla

kumbulla-1.jpg
Vladimir Prenga10:11 | 24/02/2020

Marash Kumbulla është kthyer në një fiksim për Interin, që po mundohet të shfrytëzojë raportin e mirë që kanë me drejtuesit e Hellas Verona. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vlerësohet me 25 milion euro, ndërkohë që për shërbimet e tij interesohen disa klube të Serie A.

Gjithashtu Kumbullën e duan edhe në Angli e Gjermani, madje kanë dërguar edhe skaut për ta parë gjatë ndeshjeve të kampionatit italian. Në verë do jetë e pamundur që Hellas Verona ta mbajë në ekip, për shkak të ofertave të shumta.

Pavarësisht konkurrencës së madhe, Interi nuk dorëzohet dhe ka një plan. Për Kumbullën ata ofrojnë tre lojtarë, sikurse raportohet në mediat italiane. Kartoni i Eddy Salcedo mund t’i ofrohet Hellas Verona, sikurse edhe ai i Federico Dimarco.

Të dy këta futbollistë Interi i ka huazuar te Verona për momentin dhe mund t’i lërë përfundimisht aty. Në marrëveshje programohet të përfshihet edhe sulmuesi i talentuar, Sebastian Esposito. Ky i fundit në huazim, pasi Interi e sheh atë si një lojtar premtues për të ardhmen. / abcnews.al

kumbulla-1280x720.jpg
Vladimir Prenga12:49 | 19/02/2020

Interi ngulmon për të transferuar Marash Kumbullën. Qendërmbrojtësi i Hellas Verona është në vëzhgim nga Marotta, i cili ka bërë edhe lëvizjet e para në funksion të blerjes së futbollistit nga Malësia e Madhe.

Ai ka pasur një takim me menaxherin e tij, Gianni Vitali, ndërkohë që ka folur edhe me drejtuesit e klubit gjatë kohës që dhanë në huazim Federico Dimarco-n. Në Itali për shërbimet e Kumbullës interesohen edhe klube të tjera dhe Corriere Dello Sport raporton se Napoli nuk ka hequr dorë, ashtu sikurse edhe Fiorentina dhe Lazio.

Tashmë për Kumbullën gjërat janë bërë serioze edhe nga Gjermania, pasi klube si RB Leipzig, Bayner Munchen dhe Borussia Dortmund kanë dërguar disa herë skaut në Itali për ta ndjekur nga afër mbrojtësin e kombëtares shqiptare. /abcnews.al

kumbulla.jpg
Vladimir Prenga22:56 | 14/02/2020

Marash Kumbulla është e sigurt që në verë do të ndryshojë ekip. Qendërmbrojtësi po vëzhgohet nga shumë klube të mëdha europiane dhe mes tyre është edhe Manchester United.

 

Si do ndryshojë United në verë | Foto: The Sun

Gjiganti anglez në verë do tentojë të bëjë disa afrime dhe për mbrojtjen emri i Kumbullës shikohet si ideali. “The Sun” ka publikuar një artikull dhe pasqyron se si mendohet të ndryshojë United pas shpenzimit 274 milion sterlinave. 25 prej tyre shkojnë në arkat e Hellas Verona për Kumbullën.

Jadon Sancho i Borussia Dortmund është ëndrra më e madhe, ndërkohë që Solskjaer kërkon në ekipin e tij edhe Jack Grealish James Maddisson. Një ndryshim total në mesfushë për United, që vitet e fundit po kalon një krizë në aspektin e rezultateve. / abcnews.al

Kumbulla-Rrahmani-e1581705676145.jpg
Igli Nikolli19:17 | 14/02/2020

Hellas Verona po kalon një moment të jashtëzakonshëm në kampionat, aty ku nuk humbet prej 8 ndeshjesh. Ekipi i rikthyer këtë vit në Serie A renditet në vend të gjashtë dhe dyshja Rrahmani-Kumbulla po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre.

Mbrojtësi dardan, Amir Rrahmani do të transferohet në fund të sezonit te Napoli, por ai është i përqendruar për të mbyllur sa më mirë sezonin me Veronën. 25-vjeçari sqaron situatën e bukur që po kalon në një deklaratë për L’Arena, teksa nuk i kursen elozhet për Marash Kumbullën.

Nuk pati ndonjë festë të veçantë pas fitores me Juventusin, thjesht përjetuam një gëzim të madh. Të dielën në mëngjes ishim të gjithë të përqendruar te ndeshja me Udinesen. Objektivi ynë mbetet qëndrimi në Serie A, më pas do mendojmë për gjëra të tjera.

“Unë dua të afirmohem në Serie A dhe të shënoj gola. Kam pasur disa mundësi, por nuk ia kam dalë. Jam i bindur që goli do të vijë, herët apo vonë. Ndihem mirë me shokët e skuadrës, kemi krijuar një grup shumë të mirë. Marrëdhënie më të veçanta kam me Kumbullën, Radunovic dhe Gunter.

Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im te Napoli është më i shtrenjti i historisë së futbollit të vendit tim. Unë nuk e mbaj mendjen aty. Deri në qershor jam një futbollist i Veronës dhe jam krenar që vesh këtë fanellë. Jam i vendosur për ta mbyllur sa më mirë sezonin. Kumbulla si De Ligt? Sigurisht, ndoshta edhe më i fortë se holandezi“, përfundon Rrahmani. /abcnews.al

Kumbulla-2.jpg
Igli Nikolli10:16 | 11/02/2020

Marash Kumbulla zhvilloi një ndeshje madhështore ndaj Juventusit në fundjavë. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu në ditën që festoi 20-vjetorin e lindjes. Gol i anuluar, penallti e fituar dhe saktësi në duele për djaloshin nga Malësia e Madhe.

Verona e tij mposhti 2-1 kampionët në fuqi dhe tani nuk është më një surprizë. Paraqitja pozitive kundër armatës së Sarrit ka ndikuar që Kumbulla të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës së 23-të në Serie A.

Repartin defensiv e plotëson Davide Faraoni, kolegu i Kumbullës te Verona, dhe Stefan De Vrij, i cili realizoi një gol shumë të bukur në derbin me Milanin. Matias Vecino dhe Marcelo Brozovic janë dy interistët e tjerë mes më të mirëve, ndërsa nga ana e kuqezinjve është zgjedhur vetëm Zlatan Ibrahimovic, i cili dhuroi një asist, shënoi gol dhe goditi shtyllën.

Portë: Lukazs Skorupski (Bologna); Mbrojtje: Davide Faroni (Verona), Marash Kumbulla (Verona), Stefan De Vrij (Inter).
Mesfushë: Robin Gosens (Atalanta), Matias Vecino (Inter), Ruslan Malinovski (Atalanta), Marcelo Brozovic (Inter), Gaston Ramirez (Sampdoria); Sulm: Zlatan Ibrahimovic (Milan), Gianluca Lapadula (Lecce). /abcnews.al

kumbulla-1.jpg
Vladimir Prenga11:40 | 09/02/2020

Marash Kumbulla një ditë më parë e kishte ditë speciale. Festoi 20-vjetorin në fushë kundër Juventusit, shënoi një gol që iu anulua me VAR për pozicion jashtë loje dhe në fund iu gëzua fitores me përmbysje ndaj ekipit kryesues dhe kampion në fuqi në Serie A.

Më mirë se kaq nuk mund të shkonte, ndërkohë që edhe pas ndeshjes vlerësimet për shtatlartin nga Malësia e Madhe ishin të shumta. Askush nuk habitet në fakt, pasi për të në stadium kishte skaut nga klube të mëdha europiane.

Manchester United, Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt e ndoqën nga afër sulmuesin. Të tre këto klube janë përfolur edhe më parë si të interesuara për shërbimet e Kumbullës. Në skenë tashmë ka dalë edhe një klub tjetër.

Tuttosport në listë ka edhe Manchester City. Pep Guardiola prej kohësh është duke kërkuar një mbrojtës qendre dhe janë përfolur shumë emra, kryesisht nga klube portugeze. Tashmë në skenë ka dalë edhe Marash Kumbulla dhe skautët e City e kanë ndjekur në takimin e djeshëm që Hellas Verona fitoi me Juventusin. /abcnews.al

Juric.jpg
Vladimir Prenga23:56 | 08/02/2020

Hellas Verona po i befason të gjithë. Të mposhtësh Juventusin me përmbysje tregon shumë dhe për këtë duhet të kesh edhe cilësi. Në pak ditë ata kanë barazuar me Milanin dhe Lazion, ndërkohë që me bardhezinjtë dolën sërish me kokën lart dhe këtë herë me pikët e plota.

Ivan Juric, pas ndeshjes me Juventusin foli për DAZN dhe pati elozhe për gjithë skuadrën. Sigurisht fjalë të mira në veçanti për Marash Kumbullën, i cili festoi edhe 20 vjetorin e lindjes sot. VAR i anuloi një gol, por nuk ia prishi festën.

“Ka shërbyer veçanërisht zemra. Djemtë ishin të lodhur, por shkuan më tej. Kemi bërë një paraqitje shumë të mirë në 30 minutat e para, por nuk ishim shumë konkretë.

Ia dolëm ta përmbysim, pa u dorëzuar kurrë. Sot isha i lumtur, i kënaqur për djemtë. Donim të bënim diçka të mirë, nuk e mendonim të ecnim kaq mirë me kaq shumë lojtarë të rinj.

Kumbulla zhvilloi një ndeshje fantastike. Deri tani funksionon gjithçka në mënyrë perfekte. Pazzini? Është gjithnjë vendimtar dhe shumë i rëndësishëm për ne. U fut shumë mirë dhe prania e tij i jep një ndihmë të madhe skuadrës”, deklaroi Juric. /abcnews.al

igli-tare-1-1280x853.jpg
Vladimir Prenga14:34 | 07/02/2020

Shumë klube pas Marash Kumbullës. Në takimin e fundit kundër Lazio kishte edhe skaut të Chelsea që e panë nga afër qendërmbrojtësin e Hellas Verona, i cili para pak kohësh ka refuzuar një ofertë të Napolit që kapte shifrën e 20 milion eurove. Të paktën sipas asaj që raportojnë mediat në Itali.

Interi gjithashtu është në garë për shërbimet e Kumbullës, madje thuhet se janë më favoritët. Gjithsesi gjithçka mund të marrë rrjedhë tjetër, pas lëvizjes së fundit të bërë nga Igli Tare, drejtori sportiv i klubit të Lazios.

Për cilësitë e Kumbullës askush nuk ka më dyshime, edhe pse ndoshta duhet pritur që të konfirmohet si lojtar. Ky është sezoni i parë në Serie A dhe pritshmëritë rreth do të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen, sidomos nëse do të kalojë në një klub të madh.

Kumbulla në një dyluftim me Milinkovic Savic

Tare, sikurse raporton Telesport, ka zhvilluar një takim me familjarët e Marashit. Arsyeja është i thjeshtë: t’u propozojë atyre projektin e tij për mbrojtësin te Lazio. Mes të tjerash thuhet se ky takim ka shkuar më së miri dhe vlonjati ka premtuar se për Kumbullën në Romë do të jetë ambienti i duhur për t’u rritur.

Familjarët e tij kanë marrë garancinë se nuk do të ketë presion, ndërkohë që u është kujtuar si rast ai i Thomas Strakoshës, i cili te Lazio është kthyer në një nga portierët më të mirë në Itali. Familja e Kumbullës normalisht nuk mund të japë një përgjigje direkt.

Ata kanë kërkuar kohë dhe tashmë do të duhet të ketë një bisedë mes tyre dhe menaxherit Gianni Vittali, i cili përfaqëson Marashin dhe më parë ka biseduar edhe me klube të tjera. Ndoshta Lazio do të ishte klubi perfekt për mbrojtësin, ndërkohë që edhe presidenti Claudio Lotito është pro këtij operacioni merkatoje. /abcnews.al

Rrahmani-Kumbulla-Immobile.jpg
Vladimir Prenga10:12 | 06/02/2020

“Krenari e madhe të ndalosh një ekip kaq të fortë dhe një sulm kaq të frikshëm”, shkruan në rrjetet sociale Marash Kumbulla, dukshëm i gëzuar që Hellas Verona ia doli të merrte një pikë në transfertë kundër Lazio, që ka një sulmuesi si Ciro Immobile, i cili është edhe shënuesi më i mirë në Serie A deri më tani.

Kumbulla dhe Rrahmani dhanë maksimumin që skuadra e tyre të mos pësonte dhe ia dolën me sukses. Për mbrojtësin dardan nuk ka më çështje merkatoje, pasi Napoli e ka blerë dhe në verë ai nis aventurën e re, kurse për shtatlartin e kombëtares shqiptare situata është tjetër.

Prej ditësh është raportuar se Napoli e ka bërë një ofertë, madje thuhet se janë ofruar 20 milion euro. Interi gjithashtu është i interesuar për Kumbullën, i cili në fakt dëshirën më të madhe e ka të kalojë te zikaltrit. Gjithsesi deri në korrik mund të ndodhin shumë gjëra.

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, në llogarinë e tij në Twitter bën me dije se në Romë ishte i pranishëm edhe një skaut i klubit të Chelsea, për ta parë nga afër mbrojtësin 19-vjeçar. Kalimi në Premier League do të ishte një hap i madh për futbollistin shqiptar. Ankandi për të do të rihapet në verë, nëse ndonjë klub nuk i nxjerr më parë të gjithë jashtë gare. /abcnews.al

kumbulla-1280x720.jpg
Vladimir Prenga11:32 | 01/02/2020

Marash Kumbulla ka refuzuar një kalim te Napoli gjatë muajit janar, pasi duket i vendosur për t’u transferuar tek Interi. Shtatlarti, sikurse kanë raportuar mediat italiane, në aspektin personal ka rënë dakord me zikaltrit.

Hellas Verona e kishte gjetur akordin me Napolin, por nuk e bindi dot Kumbullën. Drejtori sportiv Guintoli pati një takim me menaxherin e mbrojtësit, Gianni Vitali, dhe në fund palët thjesht shtrënguan duart.

Corriere Dello Sport, ndërkohë shkruan se Interi e ka bërë një hap përpara ditën e djeshme. Huazimi i mbrojtësit Federico Dimarco te Hellas Verona konsiderohet edhe si parapagim për kalimin e Kumbullës tek Interi në verë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono