maradona

maradona-10.jpg
nev ila21:41 | 26/06/2019

Napoli është gati të kthejë fanellën me numrin 10 të Maradonës, që të bindë Hames Rodrigezin të bashkohet me skuadrën e trajnerit Ançeloti. Klubi napolitan kërkon të forcojë skuadrën për të pretenduar titullin në Serinë A

E tillë është Seria A sot, sidomos për shkak edhe të dominimit të plotë të Juventusit.

Klubet e tjerë po përpiqen brenda mundësive (ndonjëherë duke rrezikuar shumë) për të sfiduar “Zonjën e Vjetër”, por jo gjithnjë u dalin llogaritë.

Napoli duket se ka menduar një zgjidhje tjetër.

Presidenti Aureolio De Laurentis është gati të shkelë mbi atë që ka bërë më parë, të kthejë numrin 10, për të bindur Hames Rodrigezin që të bashkohet me skuadrën e tij.

Numri 10 tek Napoli u tërhoq për nder të “qiellorit” Maradona, por edhe vetë Diego nuk do të ishte kundër që fanella të shfaqej sërish në fushë, mjaft që skuadra e kaltër të përforcohej.

Tërheqja e fanellës magjike ndodhi pasi argjentinasi i madh udhëhoqi skuadrën e Italisë së Jugut drejt dy titujve të parë dhe të vetëm kampion në histori, pasi fitoi edhe Kupën e Italisë, si dhe Kupën UEFA.

Për një Seri A që duhet të kënaqet me “thërrimet” e Spanjës apo Anglisë, një kampion si Hames Rodrigezi është një bekim.

I marrë për 75 milionë euro nga Reali, ai ishte pjesë e Bajernit, dhe vlerësohet si një “galaktik”.

Jo më kot ai ishte shënuesi më i mirë i Kupës së Botës të vitit 2014 në Brazil, dhe u bë pjesë e skuadrës më të mirë të turneut.

Tifozët napolitanë, që nuk vënë gjë mbi Maradonën, do të vënë dorën në zemër, besohet, dhe të pranojnë “sakrilegjin” e presidentit të tyre.

Kjo mund ta ndihmojë Napolin që të sfidojë më seriozisht Juventusin dhe pse jo, të pretendojë më në fund të fitojë titullin, ashtu si në kohët e arta të viteve 80-të./ABC News Albania 24/7

kmfbrdrp16jvd0k1rlwr.jpg
Sej rie17:10 | 21/06/2019

Mediat argjentinase raportuan se Diego Armando Maradona vuan nga sëmundja e Alcajmer e cila shkakton vdekjen. Lajmi është hedhur poshtë nga 58-vjeçari i cili thekson se gëzon shëndet të plotë.

Diego Armando Maradona perben lajm sa herë përmendet emri e tij, e natyrisht interesi është i lartë kur flitet rreth shëndetit  të 58-vjeçarit. Në mediat argjentinasi qarkulloi një lajm se Maradona vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur Alcajmer e cila shkakton humbjen e kujtesës duke e çuar drejt vdekjes. Lajmi bëri bujë  në të gjithë botën por ishte vetë legjenda argjentinase që hodhi poshtë diçka të tillë duke thënë se këto lajme janë të pa vërteta.

Fjala Alcajmer është e tmerrshme. Personat me këtë sëmundje vdesin. Unë nuk po vdes. Shume njerëz thonë gjëra të tilla për të krijuar rrëmujë. Kjo nuk është e vërtetë dhe ata kanë gënjyer.  Flasin për këtë sëmundje por nuk e dinë çdo të thotë”, përfundon reagimi i Maradonës në rrjetin social Instagram.

Në lidhje me shëndetin e Maradonës u prononcua edhe miku i tij Matias Morla i cili theksoi:

“Dua të qartësoj se të gjitha analizat mjekësore të Maradonës nuk kanë nxjerrë një indikacion të tillë. Ky lajm është shpërndarë gabimisht. Këto zëra janë të pavërteta”./ABC News Albania 24/7

napoli-champ.jpg
nev ila20:55 | 28/04/2019

Napoli është thuajse i kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm, pas fitores arritur në fushën e Frozinones në Serinë A. Skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti triumfoi 2-0, dhe u ngjit në kuotën e 70 pikëve, shumë larg vendit të katërt.

Autorët e golave për napolitanët ishin Mertens në pjesën e parë, dhe Junes pas pushimit. Me rrjetën e shënuar në minutën e 19-të, Mertens arriti në kuotën e 81 golave në Serinë A për Napolin, duke u barazuar me një legjendë si Diego Armando Maradona.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, këtë herë nuk luajti asnjë minutë, duke u mbajtur në stol nga trajneri Ançeloti, ndërsa e ardhmja e tij tek Napoli mbetet e paqartë. Shkodrani ka oferta nga klube të tjera në Itali dhe në Angli, dhe pritet të bëjë zgjedhjen e tij në verë./abcnews.al

39870.jpg
ent ela11:41 | 03/02/2018

Autoritetet amerikane kanë vendosur të mos i japin vizë, ish futbollistit Maradona. Kjo pasi ai në një intervistë ka ofenduar presidentin amerikan Donald Tramp duke e cilësuar si një buratin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë dhënë vizën amerikane Diego Armando Maradonës. Lajmi është konfirmuar nga avokati i ish futbollistit për mediat argjentinase. Ai shtoi se autoritetet amerikane nuk kanë harruar fjalët e trajnerit aktual të Al Fuxhairah, i cili në një intervistë për televizionin venezuelian “TeleSur”, e kishte cilësuar Donald Trump si një buratin. Për këtë arsye ambasada amerikane ka vendour të mos i japë vizën. Maradona duhej të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë pjesë e procesit gjyqësor në një çështje padie të ngritur ndaj ish bashkëshortes e tij Claudia Villafane./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono