Maqedoninë e Veriut

prokurorja-1280x721.jpg
ad min17:30 | 15/07/2019

Prokuroria Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Paralelisht me deklaratën e saj para gazetarëve, kryeministri Zoran Zaev i bëri apel partive politike që të ulen në tryezën e bisedimeve për të vendosur për emrin që do të drejtojë Prokurime Speciale. Zaev theksoi se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pavarësisht kërkesës së opozitës./ABC News Albania 24/7

888-1280x715.jpg
ad min22:15 | 17/06/2019

Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg, në prag të takimit të nesërm të ministrave të Jashtëm, që do të ketë në fokus zgjerimin. Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në tetor, ndërkohë që për Shqipërinë këto shanse duken shumë të pakta. Ndjekim gazetaren e “ABC News” në Bruksel Erisa Zykaj.

“Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europia janë mbledhur në Luksemburg këtë pasdite për të diskutuar mbi strategjinë globale të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe zgjerimi i kësaj organizate. Në tryezën e tyre edhe draft-konkluzionet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët e përhershëm duan të evitojnë me çdo kusht që ministrat e Bashkimit Evropian të rijnë me orë të tëra nesër për të aprovuar konkluzionet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç ka ndodhur një vit më parë, ku nuk kanë munguar edhe debate të ashpra midis ministrave të jashtëm.

Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë shanset janë shumë të pakta që të përmendet një datë për hapjen e negociatave në Tetor. Ambasadorët e përhershëm mund të mbarojnë në orët e vona, siç kanë ndodhur edhe vitin e shkuar në një maratonë diskutimesh nga ora 9 e mëngjesit deri në 22h”./ABC News Albania 24/7

Stevo_Zaev-770x415.jpg
ad min23:15 | 05/05/2019

Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i gjashtë i Maqedonisë së Veriut që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Ndjekim një profil të shkurtër të tij mbi angazhimet e deritanishme në jetën akademike dhe politike.

Stevo Pendarovski është një emër i njohur jo vetëm në politikën e Maqedonisë por edhe si akademik.

Ai është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Shkupit në vitin 1987, ndërsa disa vite më vonë  kreu studimet për master dhe doktoraturë për shkenca politike. Karrierën politike Pendarovski e nisi si asistent për marrëdhëniet me publikun në Ministrinë e Brendshme në vitin 1998 dhe më pas si shef i sektorit të Analizës dhe Kërkimeve në të njëjtin dikaster deri në vitin 2001.

Nga ky vit ai punoi si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme për presidentin Boris Trajkovski, deri në vdekjen e këtij të fundit në një aksident tragjik ne vitin 2004. Në  vitet 2004-2005 Stevo Pendarovski drejtoi Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa me pas ai shërbeu sërish si këshilltar për presidentin e radhës Branko Cervenkovski, deri në vitin 2009.

Stevo Pendarovski  ka qenë kandidat edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, i kandiduar  nga LSDM asokohe në opozitë. Edhe në këto zgjedhje , 56-vjeçari Stevo pendarovski kandidoi si përfaqësues i  socialdemokrateve dhe partive të tjera të koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7

zoran-zaev-bujar-osmani-960x540.jpg
ent ela14:22 | 28/03/2019

Në vitin 2020 do të nisë regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Zv/ kryeministri Bujar Osmani, premtoi se politika nuk do të ketë asnjë rol në këtë proces.

Në Shkup, zv/ kryeministri për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani ka paralajmëruar se Regjistrimi i Popullsisë do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Ai në një prononcim për televizionin maqedonas “Telma”, ka lënë të kuptohet se partnerët në koalicionin qeverisës, LSDM-ja, kryeministri Zoran Zaev dhe BDI-ja e Ali Ahmetit, kanë tejkaluar të gjitha dallimet lidhur me këtë çështje.

Osmani ka saktësuar se ky proces, jo vetëm statistikor, do zhvillohet sipas metodës së kombinuar. Pra jo vetëm në terren, por do të shfrytëzohen bazat e të dhënave të institucioneve përkatëse dhe në të do të përfshihen dallimet etnike, kulturore e fetare të qytetarëve.

Ajo që është me rëndësi është se, është rënë dakord për vendosjen e një mekanizmi të mirëbesimit”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, nuk do të ketë Komision Shtetëror për Regjistrim, politika nuk do të përzihet fare dhe e gjithë puna do t’i lihet Entit Shtetëror të Statistikës.

Me këtë rast, drejtori dhe zv/ drejtori (që nënkuptohet se njëri prej tyre do të jetë shqiptar) do të vendosin së bashku, për të gjitha materialet e regjistrimit në mënyrë që komunitetet etnike të kenë besim në gjithë procesin.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut deri tani kanë shfaqur mosbesim në vërtetësinë e regjistrimeve për shkak të mos përfshirjes në procesin e përpunimit të të dhënave./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono