Maqedonia

ministrja-franceze.jpg
G. P.15:59 | 19/02/2019

Pavarësisht hapave para të konsiderueshme, për Maqedoninë e Veriut është ende herët që të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga ministrja franceze për Çështjet Europiane.

Për ministren franceze për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau, Franca nuk është ende gati t’i thotë po hapjes së negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. E pyetur rreth vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ministrja Loiseau është shprehur, se Franca do jetë shumë më prezente në Ballkan sesa vitet e shkuara për të ndihmuar për reformat e integrimit. Por sipas saj nuk duhen përshpejtuar negociatat e anëtarësimit.

Nathalie Loiseau: “Do vizitoj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jam e lumtur që do shkoj në Maqedoninë e Veriut pas zhvillimeve të fundit shumë pozitive. Eshtë e rëndësishme që të shkoj në këto vende që kanë një perspektivë europiane, pasi ato kanë një histori, gjeografi dhe kulturë europiane. Kjo nuk do të thotë, që duhen përshpejtuar negociatat. Duhet që së pari Europa të reformohet dhe këto vende të shkojnë në drejtimin e duhur. Por, nëse u themi, që të shkojnë në këtë drejtim, duhet t’i shoqërojmë. Kjo është ajo që do bëj, duke siguruar që Franca do jetë më prezente në Ballkan sesa vitet e shkuara”.

Këtë deklaratë, ministrja Loiseau e bëri në fillim të takimit të punëve të jashtme të Bashkimit Europian, të mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi problemet e shtetit ligjor në Poloni dhe Hungari, Brexit dhe përgatitjen e samitit e liderëve europianë të Marsit. Ky është qëndrimi që Franca ka mbajtur edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm në Qershor të 2018-së, që mbetet deri tani i pandryshuar./abcnews.al

partite.jpg
G. P.11:47 | 18/02/2019

Koalicioni qeveritar në Maqedoninë e Veriut pritet të nisë sot bisedimet për përcaktimin e emrit të një kandidati konsensual për president. Veç dy partive kryesore të koalicionit, LSDM dhe BDI në bisedime mund të përfshihen edhe parti të tjera apo grupe interesi.

Partitë e koalicionit qeveritar në Maqedoni LSDM dhe BDI sot pritet të fillojnë bisedimet për gjetjen e kandidatit konsensual për President të vendit. Nga LSDM kanë theksuar se më 3 Mars do të bëjnë të ditur emrin e kandidatit për President, por paraprakisht do të diskutohet me partnerët e koalicionit. Dje një intervistë dhënë Dojçe Veles, kryeministri Zoran Zaev shprehu besimin për një dakordësi shumë të gjerë për emrin e kandidatit për President.

“Besoj se do të bashkohemi më shumë parti politike për të qëndruarar prapa emrit të vërtetë që do të ketë shanse për të ngadhnjyer, por edhe që të jetë President më i mirë për vendin tonë”, ka deklaruar Zaev.

Edhe Bujar Osmani nga BDI theksoi se në takimin e sotëm do të shtrohen për diskutim të gjitha opsionet.

“Nëse do të arrihet një marrëveshje, natyrisht qe do të kërkojmë që ta zgjerojmë këtë mbështetje, fillimisht me partitë e tjera të koalicionit dhe më pas me grupe tjera të interesit me qëllim që të arrijmë një shumicë sa më të madhe pasi këtë e kërkon konsensualiteti”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Njëkohësisht LSDM ka shpallur konkurs publik, duke inkurajuar personalitete të ndryshme të paraqiten në këtë konkurs për kandidat për president./abcnews.al

zaev.jpg
G. P.14:42 | 17/02/2019

Në një intervistë për Deutche Welle kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaron se kufijtë e Maqedonisë së Veriut nuk mund të ndryshojnë kurrë. Zaev u shpreh gjithashtu se vendi i tij mbështet çdo marrëveshje Kosovë-Serbi që garanton paqe.

Një intervistë për Deutche Welle, me kreun e ekzekutivit maqedonas Zoran Zaev zbardh pikëpajen e këtij të fundit lidhur me tezën e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Gjatë bisedës, Zaev për rastin Kosovë–Serbi thekson rëndësinë e një zgjidhje që garanton paqe, si faktor të vetëm vendimtar për mbështetjen nga shteti i tij.

“Nuk po hyj në detaje, sepse nëse dikush nga vendet fqinjë komenton detajet, kjo mund të kthehet në një problem. Kjo është çështje mes Beogradit dhe Prishtinës, unë besoj, se ata do ta gjejnë një zgjidhje. Shpresoj për një zgjidhje pozitive dhe miqësore, dhe dua t’i ndihmoj të dy presidentët dhe qeveritë e tyre.”

Por kur teza e ndryshimit të kufijve në Ballkan shtrohet për shtetin e tij…

“… ata vetëm mund të ëndërrojnë për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë Veriore. Ne jemi anëtar i NATO-s. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Maqedoninë Veriore. Ne jemi të sigurtë dhe (anëtarësia në NATO) na e jep këtë siguri”.

Zaev theksoi për Deutche Welle se qëllimi i përbashkët i vendeve të rajonit është një hapje kufijsh, brenda unionit europian.

“Të jemi në një kufi të përbashkët europian, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse mendojmë në këtë drejtim, duhet të veprojmë në këtë mënyrë. Më në fund duhet të ndalim të mendojmë, se bota ka filluar të ekzistojë me kombet tona. Jo. Ne mund të jemi të gjithë më ambiciozë, të tregojmë më shumë solidaritet, të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin për një jetë më të mirë, ne kemi të gjithë vetëm një jetë”.

Kjo mund të arrihet duke lënë mënjanë nacionalizmat, thekson Zaev dhe shumëçka varet nga vetë  politikaët, përfundon ai./abcnews.al

BILAL-1280x807.jpg
ent ela17:53 | 14/02/2019

Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa, ka falenderuar deputetët e Parlamentit shqiptar, të cilët votuan pro anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Një lam i mirë vjen gjithmonë ashtu sikundër e presim nga Tirana dhe Parlamenti i Shqipërisë votoi pro aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. I falenderojmë përzemërsisht deputetët e parlamentit shqiptar për votimin. Uroj që sa më shpejt këto procedura të kalojnë edhe nëpër parlamentet e vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Urojmë që brenda viti 2019, Maqedonia të njihet si vendi i 30-të i NATO-s”.

Ndërsa u pyet se nëse do ketë ndonjë kandidat shqiptar për t’u bërë President i Maqedonisë në zgjedhjet që pritet të mbahen më 21 Prill, kreu i lëvizjes Besa tha:

“Do të kisha thënë se është tragjike për një vend si Maqedonia që të flitet se a mund të jetë një shqiptar në krye të shtetit?! Është një vend që pretendon të jetë vend anëtar i NATO-s dhe BE. Në një vend si SHBA do të ishte gjykuar si një diskriminim etnik dhe do të ishte sanksionuar me ligj. Por fatkeqësisht jetojmë në vende që nuk janë aq shumë demokratike dhe nuk ka asnjë sanksionim që e ndalon ndonjë shqiptar që të jetë në krye të shtetit të Maqedonisë”.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese të bëra nga Parlamenti i Maqedonisë pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, Kasami u shpreh se shqiptarët kanë humbur shansin për të qenë të barabartë me maqedonasit.

“Shqiptarët e humbën shansin që të arrin barazi të plotë juridiko-kushtetuese në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Për shkaqe politike nuk pati një bashkërendim të aktiviteteve të forcave politike apo të partive parlamentare të shqiptarëve të Maqedonisë”.

Ndërsa më tej, ai është shprehur se Marrëveshja e Prespës nuk e njeh identitetin e shqiptarëve si minoritet i shtetformimit të Maqedonisë.

“Në Marrëveshjen e Prespës në asnjë momnet nuk përmenden popujt e tjerë veçanërisht shqiptarët, të cilët janë autoktonë, janë vendas dhe janë një komuniteti i rëndësishëm në Maqedoni. Këtë ne u munduam që ta përmirësonim me procedura  të tjera kushtetuese. Që nga momneti që Marrëveshja e Prespës u fut në procedurë parlamentare, ne kërkuam zyrtarisht nga qeveria që të përfshinte edhe kërkesat tonë që të mbrohet dhe identiteti shqiptar që kjo marrëveshja të mos dëmtonte identitetin shqiptar.

Fatkeqësisht ne nuk patëm mirëkuptim nga qeveria dhe ajo i dërgoi kërkesat tonë në Parlament. Dhe ne si lëvizje Besa e bëmë të qartë ne nuk do votojmë ndryshime kushtetuese që janë në dëm të identitetit shqiptar. Në momentin e fundit pati një reflektim nga Kryeministri dhe nga shumica parlamentare, edhe nën presionin e opinionit publik dhe arritëm që në momentin e fundit të mbronim disa elementë të identitetit shqiptar. Shtetësia për shqiptarët do të rregullohet me ligj dhe urojmë që shtetësia për shqiptarët të jetë ashtu sikundër është identiteti i tyre. Në kartën e identitetit tashmë do të shkruhet që jemi shqiptarë dhe jo sikur ka funksionuar deri tani që kemi qenë identifikuar si maqedonas”.

Duke folur për ligjin për gjuhët ai është shprehur se dëshira e shqiptarëve nuk është përmbushur.

 “Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët e Maqedonisë, si popull autokton dhe themelues i shtetit të Maqedonisë së Veriut. Tashmë shqiptarët janë të infomuar për ndryshimet që do të bëhen në bazë të Marrëveshjes së Prespës. Në tabelën e parë që u vendos në kufirin Greqi-Maqedonia e Veriut nuk figuron gjuha shqipe. Gjuha shqipe do të figurojë në kufirin me Shqipërinë apo me Kosovën dhe në zonat ku shqiptarët janë mbi 20% e popullsisë. Pra gjuha shqipe nuk do jetë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë”./abcnews.al

 

rama-ne-kuvend-1280x666.jpg
ent ela10:57 | 14/02/2019

E nisi me mesazh solidariteti dhe ngushëllimi për viktimat e aksidentit në Maqedoninë e Veriut  fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama, ku është i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri.

“Zija e sotme në vendin fqinj e rëndon edhe më shumë peshën e faktit se fati ynë është i ëprbahskët, një fat i ëprbahskët i cili mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me aderimine  Maqedonisë së Veriut në NATO.

Numri i viktimave më së shumti shqiptarë, e bën më të prekshme afërsinë e lidhjes sonë me Maqedoninë e Veriut. Kjo lidhje tërësisht e veçantë historike e politike gjen mishërim në aktin e votimit të sotëm unanim të kuvendit të shqipërisë. U jemi pranë familjeve të goditura dhe do bëjmë pjesën që na takon për të lehtësuar dhimbjen e tyre të madhe”.

Rama shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Maqedoninë në rrugën e anëtarësimit në NATO, ku sipas tij roli i vendit tonë ishte mbështetës dhe jo udhëheqës, përkundër disa zërave brenda politikës së brendshme të shtetit fqinj.

“I kemi qenë pranë vendit fqinj në gjithë rrugëtimin e vështirë të anëtarësimit në NATO. Nuk e fsheh dot kënaqësinë e veçantë të celebrimit me votën e Shqipërisë të aderimit të Maqedonisë në NATO.

Gjuha shqipe u bë mollë sherri në politikën e brendshme të Maqedonisë dhe platforma e Tiranës u tregua si dora e djallit në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Pa shqiptarët s’do kishte Maqedoni të veriut dhe integreti e bashkejetesa mes dy poupujve tanë dhe gjuha shqipe janë të pacënueshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Por roli ynë në këtë proces historik ka qenë një rol mbështetës jo udhëheqës”. /abcnews.al

greqi-1280x780.jpg
G. P.22:20 | 08/02/2019

Është votuar me 153 vota pro mbrëmjen e së premtes në Parlamentin grek ratifikimi i protokollit për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut. Votimi, i mbajtur në një klimë të tensionuar politike, ka kaluar me një diferencë prej 13 votash, në seancën me 294 ligjvënës të pranishëm. Konkretisht, ratifikimi është votuar nga 145 deputetët e partisë Syriza dhe 8 deputetë të pavarur. Sikurse ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës kanë votuar të gjithë kundër; ndërkohë që një deputet ka abstenuar. 6 anëtarë të tjerë të Parlamentit kanë munguar në votim, përfshirë këtu zëvendës ministrin për Zhvillimin Rural, Vasilis Kokalis, nga të pavarurit./abcnews.al

auto_Parlamenti_grek1549368677.jpg
G. P.22:40 | 07/02/2019

Deputetët e opozitës greke kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pasi në rast të një sulmi nga fqinji verior nuk do të mund t’i kërkojë ndihmë Aleancës. Në debat e sipër rasti i Maqedonisë është krahasuar edhe me atë të Shqipërisë.

Komisioni i politikës së jashtme i parlamentit grek ka diskutuar të enjten protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Përfaqësuesit e partive opozitare thanë se deputetët e tyre do të votojnë kundër ratifikimit të protokollit. Ndërkohë, maxhoranca e ka cilësuar protokollin si një nga kushtet e marrëveshjes së Prespës, që konkretizon interesat kombëtarë dhe përmirëson rolin e Greqisë në Ballkan dhe në Mesdheun Lindor.

“Gjatë debatit në komisionin parlamentar është përmendur edhe Shqipëria. Sa nga zëvendësministri i jashtëm, Jorgos Katrougalos, aq edhe referuesi i Demokracisë së re, Jorgos Koumoutsakos. Ata kanë përmendur rastin e Shqipërisë, për t’iu përgjigjur ish ministrit të mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili kërkoi që protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë të votohet me maxhorancë të zgjeruar prej dy të tretash”.

Ish ministri i mbrojtjes ka deklaruar që në rast sulmi nga Maqedonia, Greqia nuk mund të kërkojë ndihmë nga NATO, pasi edhe vendi fqinj do të jetë tashmë pjesë e Aleancës. Ndërsaq, sa Katrougalos, aq edhe Kumutsakos i opozitës, e kanë kundërshtuar ish aleatin e djeshëm të kryeministrit Tsipras. Sipas tyre, edhe protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë, gjithashtu vend fqinj, u ratifikua nga parlamenti grek me maxhorancë të thjeshtë dhe nuk ka asnjë arsye të veprohet ndryshe në rastin e Maqedonisë. Pritet që protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO të votohet të premten pasdite, me të paktën 151 votat e maxhorancës./abcnews.al

stoltenberg.jpg
G. P.15:10 | 07/02/2019

Për sa i përket përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ekspertët janë të të njëjtit mendim,kur thonë se rol të rëndësishëm ka luajtur ndikimi rus në rajon.

Njohës të rrethanave gjeostrategjike në Maqedoni, duke komentuar nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO, thonë se ndikimi rus ka përshpejtuar procesin e aderimit të Maqedonisë në strukturat Veriatlantike.

Ndërkaq, nga Ministria e Mbrojtjes se Maqedonisë shprehen se pavarësisht monitorimit nga Brukseli ky dikaster vite me radhë është duke punuar që të jetë kompatibile NATO-n.

Kryetari i Këshillit Veriatlantik të Maqedonisë Ismet Ramadani, duke folur për ndikimin rus në Maqedoni, shprehet se ky ndikim ka përshpejtuar procedurat për aderimin e Maqedonisë në NATO.

Ismet Ramadani: Jo rastësisht Stoltenbergu ka qenë shumë aktiv sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë sepse rusia deshi të shfrytëzojë disa lokacione dhe parti të vogla që të krijonte një çerdhe të veten të ndikimit pro rus këtu në Maqedoni. Diku diku depërtoi ndoshta edhe në një pjesë të VMRO-DPMNE.

Ramadani shprehet se NATO nuk duhet kuptuar vetëm si forcë ushtarake, sepse, sic thotë, aty ka politikë, diplomacy, ekonomi, arsim, ekologji,  që do të thotë se NATO-ja është më shumë se një organizatë ushtarake.

Ismet Ramadani: Standardet për anëtarësim të NATO-s pothuajse janë komplementare përveç asj pjesës ushtarake dhe të standardeve të tjera që i kërkon NATO.

Pavarësisht nënshkrimit të protokollit për anëtarësim, Maqedonia ka ende punë për të bërë dhe do të vazhdojë të jetë nën monitorimin e Brukselit, thotë zv/ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti.

Bekim Maksuti: Në detaj screen-imi që kemi bërë gjatë periudhës 2017-2018 dhe vazhdimi i reformave që të gjitha institucionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes, të gjitha organet të jenë kontamibile me atë të NATO-s.

Maqedonia në vitin 1995 nënshkroi marrëveshjen e “Partneritetit për paqe”. Ushtria është reformuar me zbatimin e 18 planeve vjetore kombëtare për anëtarësim në NATO. Më shumë se 3000 ushtarë që nga viti 2002 marrin pjesë në misionet paqësore dhe profesionalizmi I tyre, thuhet se është një ndër faktorët se përse vendi po bëhet anëtare e Aleancës Veriatlantike./abcnews.al

byro-politike.jpg
ent ela21:07 | 06/02/2019

Në “Byro Politke” mbremjen e sotme është folur për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Të ftuarit në studoi Arata Dade, Paskal Milo, Lisen Bashkurti dhe Ilir Kalemaj, janë shprehur se Kryeministri Zoran Zaev dhe si grek Alexis Tsipras kanë bërë një punë shumë të madhe.

Arta Dade: Është për të adminuar dy Kryeministrat, që përmes rezistencës që i bënë faktorit të brenshëm por edhe të jashtëm ato arritën të zgjidhin një çështje që ishte e pazgjidhshme për 25 vjet. Maqedoni e Veriut ka hapur rrugën për në BE. Jam e bundur që duke manifestuar vendosmëri dhe largpamësi patjetër dhe faktori shqiptar besoj se do shërblehet nga Komision Evropin dhe BE për antarësim të plotë në BE.

Paskal Milo: Ajo që ndodhi ishte e  parashikuar. Maqedoninë në NATO e shikoj si efek pozitiv për të stabilizuar Ballkanin. E shikoj si përpjekje për t’i krijuar barriera ndërhyrjes ruse në Ballkan. Në këtë aspek Rusia e ka pranuar sfidën dhe e provoi me Maqedonin dhe tani karta më e fortë e Rusisë në Ballkan është Serbia.

Lisen Bashkurti: Pse pikërisht u zgjidh tani konflikti 25-vjeçar me dy shteteve? Më shumë se aktorët e mëdhnj botëror në rastin konkret kanë lëvizur aktorët lokalë që janë lidershipi i dy vendeve. Ky duhet marrë si shmebull nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.  Këto dy liderë qoftë Csipras që u përball me një krizë të madhe dhe Zaev që u përball me kriza të brendshme, ata janë model i lidershipit në Ballkan. Janë lidër evropianë, janë transparentë, janë të hapur. Ata kanë treguar maturi shumë të madhe dhe kanë treguar një model kaq të madh. Në Shqipëri nuk po shikojmë model të tillë, shikojmë arrogantë ndërsa në Kosovë shikojmë lider imponues. Ky është një model i madh që iu dha Ballkanit në këtë moment. Qëndrimi i Uashingtonit dhe Brukselit janë të njohur.

Ilir Kalemaj: Është për të ardhur keq me ritmet e shpejta që vjen Maqedonia dhe Shqipëria jo. Nën Zaev ka bërë hapa shumë të mëdhenj përpara. Maqedonisë i hapet drita jashile për të hapur negociatat me BE./abcnews.al

nato-1.jpg
G. P.15:25 | 06/02/2019

Maqedonia e Veriut ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në procesin e anëtarësimit në NATO, pas firmosjes së protokollit për pranimin e vendit në Bruksel mëngjesin e të mërkurës. Por cilat janë përfitimet dhe detyrimet që tashmë do të ketë vendi.

Pas anëtarësimit në NATO përfitimet për Maqedoninë e Veriut do të jenë përtej sferës së sigurisë. Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut konsiderohet si një vend i sigurt dhe me ekonomi të konsoliduar. Nisur nga kjo, investitorët e huaj do të kthejnë sytë nga vendi për të investuar. Për të vërtetuar këtë ide, analistët kanë marrë shpeshherë si rast shembullin e Çekisë, e cila, pasi u anëtarësua në NATO, pati një bum investimesh, të cilat kapën shifrën e 9 miliardë eurove.

Me hyrjen në NATO forcohet edhe roli i vendit në arenën ndërkombëtare dhe Maqedonia e Veriut fiton një peshë lobingu. Por veç përfitimeve, anëtarësimi në NATO do të sjellë edhe disa detyrime për vendin. Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO e detyron politikën të ndërtojë një demokraci funksionale, të krijojë shtetin ligjor dhe të forcoje institucionet, tre elemente këto shumë të rëndësishëm, nga të cilat ka vuajtur politika në këto vite të tranzicionit të vështirë.

Gjithashtu vendi duhet të rrisë investimet në ushtri duke realizuar reformat e domosdoshme sipas standardeve euroatlantike duke u pajisur edhe me armatime moderne. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut do të ketë dhe një detyrim të përvitshëm për të derdhur në arkën e NATO-s një shumë të caktuar, në varësi të buxhetit të vendit dhe mesatares së vendeve anëtare. Ndër përfitimet pas anëtarësimit në NATO renditen të qënurit pjesë e aleancës më të suksesshme të kohëve moderne, forcimi i rolit të vendit në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu reformat për NATO-n afrojnë vendin më shumë me BE-në./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono