maqedonia e veriut

maqedoni.jpg
in a21:55 | 05/12/2019

Maqedonia e Veriut përfundoi fazën ndërtimore dhe në qershor të vitit të ardhshëm do të ketë plotësisht funksionale qendrën e parë dhe të vetme për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimin e punës në vazhdimësi. TIK-Qendra e cila po ndërtohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, është projekti i parë kapital i Ministrisë pas 20 viteve, i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha para përfaqësuesve të Ministrisë dhe të autoriteteve lokale të Prilepit se me ndërtimin e këtij objekti, shteti do të jetë gati në rast të paaftësimit të sistemeve primare gjatë fatkeqësive.

“Qëllimi i ndërtimit të Qendrës për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimi i punës së vazhdueshme, është ajo të sigurojë vazhdimësi në punë dhe kryerjen e aktiviteteve të nevojshme dhe ruajtjen e të dhënave në rast të katastrofave të mundshme natyrore apo atyre të shkaktuara nga ana e faktorit njeri.”

Ministri tha se me ndërtimin e këtij objekti, i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme si për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu edhe për institucionet e tjera shtetërore, Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë e përgatitur për të siguruar funksionim të sistemeve vitale informative në rast të paaftësimit të sistemit primar informativ për shkak të katastrofave natyrore apo katastrofave të tjera të shkaktuara nga ana e faktorit njeri. Në punën e kësaj qendre, krahas MPB-së mund të marrin pjesë të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë nevojë të tillë, në pajtim me kompetencat ligjore, tha Spasovski./abcnews.al

Gacevski.png
Igli Nikolli19:12 | 05/12/2019

Shkëndija e Tetovës dhe Vardar janë dy skuadrat më të forta të kampionatit të Maqedonisë së Veriut dhe rivaliteti mes tyre është shumë i madh. Titulli kampion është objektivi i përbashkët, teksa në dy sezonet e fundit ka triumfuar ekipi shqiptar.

Vardar kryeson gjatë këtij sezoni me 35 pikë, por Shkëndija nuk është dorëzuar ende dhe renditet e dyta me 8 pikë më pak. Ekipi i Ernest Gjokës eliminoi rivalët maqedonas nga Kupa, ndërsa të dielën (13:00) është radha e duelit në kampionat.

Për të nxehur atmosferën ka menduar Filip Gacevski, portieri dhe kapiteni i Vardarit. 29-vjeçari deklaron për Lajmi se nuk do të luante për Shkëndijën, as nëse kuqezinjtë do t’i ofronin 1 milionë euro, teksa nuk mungon një batutë në lidhje me Besart Ibraimin, goleadorin më të mirë të historisë së kampionatit maqedonas.

Të dielën duam një tjetër fitore. Ne jemi Vardari dhe jemi të vetëdijshëm për përballjen e radhës. Nuk bëjmë llogari, ne luajmë për objektivat tona. Shkëndija? Nuk kam asnjë mendim, ata janë kandidatët kryesor për titullin kampion, ashtu sikurse kanë qenë 4-5 vite të fundit. Nuk dua të flas shumë për Shkëndijën, mund të them se kanë ekip të mirë.

Asnjë lojtar i tyre nuk më frikëson. Agim dhe Besart Ibraimi janë futbollistë të shkëlqyer. Vitet e fundit është shkruar shumë për duelin mes meje dhe Besart Ibraimit. Nuk di çfarë të them. Jam i gatshëm dhe i përqendruar tek ekipi im, të shohim në fund se kush do të gëzohet, unë apo Besarti.

Sinqerisht, nëse do të më bënte ndonjë ofertë Shkëndija dhe të më jepnin 1 milion euro do ta refuzoja. Unë jam i Vardarit, Vardari më ka dhënë shumë, jam kapiten i ekipit dhe e theksoj: nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë”, përfundon kapiteni i Vardarit. /abcnews.al

mici.png
Vladimir Prenga10:54 | 03/12/2019

Gledi Mici prej dy sezonesh aktivizohet me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, madje ka arritur të fitojë edhe dy tituj kampionë. Mbrojtësi i majtë është ndër më të mirët e kampionatit në pozicionin e tij dhe normalisht merr edhe vëmendje mediatike.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Sportmania” dhe është pyetur edhe për Maqedoni e Veriut-Kosovë, që do të kërkojnë të shkojnë në Europian përmes Nations League. Zgjedhja e mbrojtësit është e qartë.

“Është e vërtetë që kam miq që luajnë me Maqedoninë, madje i kam miq të mirë. Por kjo është çështje zemre dhe do të dëshiroja që Kosova të shkonte në Europian, pasi  ato janë vëllezërit tanë, të Shqipërisë. Por gjithashtu, edhe nëse Maqedonia kalon, sërish do më bëhej qejfi”, ka deklaruar Mici gjatë emisionit që transmetohet në “TV Shenja”. /abcnews.al

maqedonia-1280x720.jpg
in a15:40 | 02/12/2019

Tërmeti tragjik në Shqipëri ka bërë që në vendet fqinjë të bien zilet e alarmit për ndërtimet në zonat me rrezikshmëri të lartë sizmike. Në Maqedoninë e Veriut, përveç Shkupit, në zonat me rrezikshmëri të lartë sizmike shtrihen edhe qytetet të tjera të vendit, në të cilat ekspertët thonë se jo të gjitha objektet janë të ndërtuara në mënyrë të sigurt. Sipas Ligjit për ndërtim çdo objekt mbi 300 metra katrorë duhet të marrë patjetër miratimin nga Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike. Por, sipas inxhinierit Hamdi Sulejmani, në Tetovë jo të gjitha këto objekte të mëdha kanë kërkuar leje nga ky institut për rezistencë ndaj tërmeteve.

Të gjitha objektet që pësojnë më tepër janë objektet e tilla, pasi që ndërtohen sipas dëshirës së investitorit. Me hekur apo pa hekur, me beton apo pa beton, me material të lirë apo jo cilësor. Kështu pësojnë njerëzit dhe përgjegjësi nuk mban askush, përveç kryetarit të komunës apo këshillit që ka legalizuar ato objekte. Është numër i madh, mbi 70%, është vërtetë e pa besueshme, deklaroi Hamdi Sulejmani, Inxhinier i Ndërtimit.

Komuna e Tetovës ka thënë se nuk kanë legalizuar asnjë objekt pa pëlqimin e Institutit Sizmologjik. Ndërsa Komuna e Kumanovës thotë se nëse një tërmet rrënon ndërtesat si pasojë e ndërtimit të dobët, përgjegjësia e plotë bie mbi investitorin e objektit dhe inxhinierin e ndërtimit. Zyra e Urbanizmit nga Komuna e Kumanovës tha se kërkesa për ndërtim përveç të gjitha dokumenteve të tjera, duhet të ketë të bashkangjitur edhe vërtetimin e Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike për të vërtetuar se objekti është i qëndrueshëm ndaj magnitudave të caktuara të tërmeteve dhe ka të siguruar konstruktimin e sistemit të evakuimit. Nëse kjo nuk respektohet sipas projektit përgjegjës janë investitorët dhe inxhinierët.

Inspektorati shtetëror i ndërtimtarisë dhe urbanizmit si dhe inspektorët ndërtimor komunal mund të vënë gjoba deri më 17 mijë euro për kundërvajtje nëse gjatë ndërtimit të objekteve nuk respektohen rregullat e ndërtimit si dhe mund të bëjnë kallëzim penal që mund të ndëshkojnë në burg nga 1-5 vjet, nëse kompetentët nuk posedojnë vërtetimin se objekti i reziston tërmeteve.

Qyteti i Ohrit është i sigurtë, thonë nga kjo komunë, pasi ndërtimet në 15 vitet e fundit janë bërë nën masa të rrepta të mbikëqyrjes. Por, për objektet e ndërtuara pa leje dhe mbindërtimet ilegale nuk kanë siguri banimi në rast tërmeti.

Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike thotë se deri në 7 shkallë të Rihterit është qëndrueshmëria e objekteve të fabrikave të kategorisë A dhe të godinave të banimit të kategorisë B. Sipas këtij Instituti nëse bie termet me epiqendër në Maqedoninë e Veriut, me mbi 7 ballë dhe kohëzgjatja e lëkundjeve të tokës është mbi 30 sekonda, atëherë gjithçka mbetet në mëshirë të fatit./abcnews.al

Ibraimi-Besart.png
Igli Nikolli16:36 | 01/12/2019

Shkëndija reagoi pas humbjes në Strugë kundër ekipit vendas dhe u rikthye te fitorja. Kuqezinjtë nga Tetova mposhtën në shtëpi Shkupin me rezultatin 4-0 dhe janë ngjitur në vend të dytë. Objektivi i ekipit të Ernest Gjokës është titulli kampion, por Vardari vazhdon të jetë 8 pikë larg.

Besart Ibraimi dhe braziliani Junior shënuan nga një dygolësh përballë ekipit nga kryeqyteti. Dy gola historikë për 32-vjeçarin shqiptar, i cili është ngjitur në kuotën e 167 golave të shënuar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Askush nuk ka bërë më mirë se ai dhe Ibraimi kthehet në golashënuesin më të mirë të historisë së këtij kampionati. Bomberi i Shkëndijës nuk ka ndërmend të ndalet dhe pritet të thellojë më shumë rekordin e tij në vazhdim. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

😱167 gola në Ligën e Parë ✅ Golashënuesi më i mirë në historinë e elitës vendore

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija) on

maqedoni-2-1280x720.jpg
in a14:27 | 29/11/2019

Oda ekonomike për energjetikë inicon të bëhet monitorim sizmik i të gjitha digave në shtet me qëllim që të ulet rreziku sizmik. Observatori sizmik pranë Fakultetit natyror matematikor në Shkup, të cilët bëjnë monitorim të tillë vetëm në digën Kozjak, thotë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj.

Oda ekonomike për energjetikë të Maqedonisë dhe të Observatori sizmik në kuadër të Konferencës së katërt ndërkombëtare për energjetikë, nënshkruan një memorandum për të nxitur aktivitete për monitorim sizmik të digave në territorin e shtetit, raportoi Alsat.

Monitorim sizmik të sizmicitetit të induktuar sepse me çdo akumulim, ndryshohet regjimi i streseve tektonike në rrethinë dhe ka mundësi për tërmete të induktuara apo për paraqitje të tërmeteve atje ku deri më tani nuk ka pasur, deklaroi Dragana Çernih, drejtoreshë e Observatorit sizmik, e cila në konferencë foli për tërmetet si problem i mundshëm gjatë çarjes së digave dhe vërshimeve në vendbanime. Në Maqedoninë e Veriut bëhet monitorim sizmik vetëm në Liqenin Kozjak, ku janë tre stacione sizmike. Ajo thotë se nuk ka kontroll për digat e tjera dhe se është e domosdoshme të rregullohet me ligj monitorimi sizmik I detyrueshëm që do të thotë rritje e numrit të stacioneve sizmike, përmirësim rrjeti dhe analizë e të gjitha të dhënave.

Gjorgji Manaskov, kryetar i Odës ekonomike për energjetikë, tha se matjet janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të ulen rreziqet nga çarja e digave. “Me vetë ngrohjen globale në botë, do të vijë deri te rritja e nivelit të ujit, ndërsa pllakat ujore do t’u bëjnë presion pllakave tokësore dhe do të fillojë destabiliteti i strukturës tokësore, ku digat bëhen problem potencial. Vjen deri te mundësia për çarje dhe prandaj duhet të bëhen matje që janë shumë të rëndësishme për një vend të dimë se çfarë ndodh saktë në truallin e vendit, në mënyrë që të mos vijë situate deri te çarja”, deklaroi Manaskov./abcnews.al

Shkendija-Ballistet.png
Igli Nikolli13:56 | 29/11/2019

Shkëndija e Tetovës pret Shkupin të dielën (13:00) dhe drejtuesit e kampionëve të Maqedonisë së Veriut kanë marrë një vendim. Të gjitha përfitimet e biletave të derbit shqiptar do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Të ardhurat do t’i bashkohen kontributit të lojtarëve dhe drejtuesve për familjet e goditura nga ngjarja e tmerrshme. Kuqezinjtë solidarizohen në këtë mënyrë me tragjedinë e ndodhur, teksa nuk kanë munguar as mesazhet inkurajuese dhe ndihmat e “Ballistëve”, tifogrupit të njohur të ekipit. /abcnews.al

POSTIMI I PLOTË: “KF Shkëndija të dielën në kuadër të xhiros së 17-të përballet me Shkupin në Tetovë dhe kryesia vendos që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Në një javë më shumë emocionale të ndikuar nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, skuadra kuqezi vazhdon punën për sfidën e radhës kampionale. E diela sjell xhiron e 17-të kur Shkëndija në Tetovë do të presë FC Shkupin në një takim ku kuqezinjtë kërkojnë të kthehen në rrugën e fitores.

Përveç vlerës së pikëve në aspektin garues, takimi i të dielës është mundësi e mirë për bashkim të forcave bashkë me publikun në aksionin humanitarë për grumbullimin e mjeteve për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri”. /abcnews.al

MAQEDONI-LEGALIZIMET.mpg_snapshot_01.18-1280x720.jpg
in a16:51 | 24/11/2019

Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pritet të dorëzojë brenda dy javësh në qeveri propozimin e ri të Ligjit për Legalizimin e Ndërtimeve të Paligjshme. Qytetarët që duan ta legalizojnë ndërtimin e paligjshëm, duhet të paguajnë shumën që duhet ti paguanin komunës para se të fillonin ndërtimin, dhe si dënim shtesë 50% nga shuma e taksave komunale. Ligji i ri pritet të jetë gati deri në fund të vitit.

Kryetari i bashkësisë për vetëqeverisje lokale, Petre Shilegov ka thënë se legalizimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme me një euro për metër katror është tepër pak dhe populizëm i pastër. Ai theksoi se kjo është jo korrekte ndaj qytetarëve që paguajnë rregullisht detyrimet e tyre. Opozita VMRO-DPMNE thotë se çdo mendim aktual për ligj të ri është vetëm tentim për legalizimin e asaj që duhej të pengohet ose të rrënohet.

Opozitarët thonë se çmimi që përmendet prej 100% taksa komunale nuk është masë për vendosjen e rregullit, por ndoshta për legalizimin e shtëpive për fundjavë dhe objekteve të shumta luksoze pa dokumente. Sipas informacioneve, ligji i ri nuk do të vlejë për ndërtime kontestuese në rajonin e Ohrit për të cilat rrezikohet statusi i qytetit për në UNESCO. Të dhënat zyrtare nga Agjencia për Kadastrën e Patundshmërive tregojnë se deri tani janë parashtruar dhe zgjidhur pozitivisht 244.334 kërkesa për legalizim të ndërtimeve pa leje me ligjin aktual./abcnews.al

zaev-1-1280x781.jpg
in a16:17 | 20/11/2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se mosdhënia e një date për hapjen e negociatave me BE-në, i hap rrugë rritjes së nacionalizmit si dhe konflikteve mes shteteve. Zaev shprehu shqetësimin jo vetëm për veten dhe shtetin e tij, por edhe për stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor, në një intervistë dhënë për New York Times. Zaev tha se një zhvillim i tillë i hap rrugë rritjes së nacionalizmit dhe radikalizmit si dhe konflikteve brenda shteteve dhe midis vetë shteteve.

Kryeministri maqedonas theksoi se pas zhvillimeve të fundit rajoni është në errësirë dhe kush e di se nga do të shkojë. Ai përmendi gjithashtu brishtësinë e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, dhe përpjekjen e Rusisë për rritje të influencës në Ballkan. Presidenti francez Emmanuel Macron, ka qenë zëri kryesor kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një qëndrim i tillë ka irrituar krerët e institucioneve të BE-së, SHBA-në dhe shtetet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkim Evropian.

Më i prekur nga një qëndrim i tillë i Francës ka qenë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili arriti marrëveshjen historike me Greqinë për emrin./abcnews.al

Shkendija-Ballistety.png
Igli Nikolli14:32 | 13/11/2019

Tre fitoret rresht mes kupës dhe kampionatit kanë rikthyer qetësinë te kuqezinjtë e Shkëndijës. Drejtuesit e klubit kanë përfituar nga ndërprerja e kampionatit për të rinovuar me një nga lojtarët më premtues të ekipit.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë zgjatur bashkëpunimin me Arbin Zejnullain. 20-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv, numëron 528 minuta aktivizim në kampionat gjatë këtij sezoni me ekipin e Ernest Gjokës dhe është pjesë e Shqipërisë U21 (numëron dy ndeshje të zhvilluara me kuqezinjtë).

Kontrata mes Shkëndijës dhe Zejnullait është rinovuar deri në vitin 2023. Lojtari i lindur në Tetovë është një prodhim vendas dhe do të vazhdojë të mbajë mbi supe edhe për tre sezone të tjera fanellën e ekipit të zemrës. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Zyrtare: Arbin Zejnullai rinovon deri në viti 2023 ✍

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija) on


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono