maqedoni e veriut

Ernest-Gjoka-interview-1280x953.jpg
Vladimir Prenga14:20 | 08/10/2019

Ernest Gjoka ka firmosur sot me Shkëndijën e Tetovës dhe është gati për aventurën e re. Trajneri kryeqytetas ka thënë edhe fjalët e para për faqen zyrtare të klubit tetovar. Edhe pse objektivat janë të mëdha, Gjoka nuk zmbrapset.

“Mendoj se kam ardhur në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu.

Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka. Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kape grupet e Europa League apo pse jo edhe të Champions League”, ka deklaruar Gjoka për faqen zyrtare të klubit. /abcnews.al

Gjoka.jpg
Vladimir Prenga12:59 | 08/10/2019

Ernest Gjoka ka firmosur me Shkëndijën e Tetovës. Trajneri i mirënjohur, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News një ditë më parë, nuk dëshiroi të nxitohej. E gjitha pasi nuk kishte akoma firmë mbi kontratën e ofruar nga klubi tetovar.

Tanimë nuk mund të ketë më asnjë mëdyshje, pasi Gjoka edhe ka nënshkruar sot. Shkëndija i kishte nisur kontaktet me ish-trajnerin e Kukësit që para se të largohej Qatip Osmani. Me largimin e tij pati një “stepje”, por ditët e fundit Gjoka u kontaktua sërish.

Gjoka në momentin e hedhjes së firmës

Marrëveshja u arrit dhe tekniku do të nisë një eksperiencë të re në Maqedoninë e Veriut. Në të shkuarën Gjoka ka drejtuar skuadra si Apolonia, Kamza, Vllaznia, Flamurtari dhe Kukësi. Me verilindorët ka arritur të fitojë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, suksese të rëndësishme këto për atë si trajner dhe për klubin e Kukësit.

Edhe te Shkëndija e Tetovës objektivi do të jetë titulli kampion. Kuqezinjtë kanë triumfuar në dy vitet e fundit dhe duan të mbrojnë trofeun. Gjithashtu synohet një ecuri pozitive në kupat e Europës, që fillimisht duhen arritur. Shkëndija lojtarët i ka, ndaj edhe Gjoka e ka pranuar këtë sfidë me kënaqësi. /abcnews.al

maqedonia-qeveriu-1280x720.jpg
nev ila14:46 | 07/10/2019

Reagimet e para në Maqedoninë e veriut nga politikanë të partive shqiptare, për zgjedhjet në Kosovë, kanë qenë në formë urimi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend. Ata e cilësojnë fitoren e opozitës si një frymë të re shqiptare.

Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë zgjedhur rrjetet sociale për të bërë komentet e para për rezultatet  zgjedhjeve të djeshme në Kosovë. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se Qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe partitë e tyre politike demonstruan standarde evropiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e votimeve, por edhe në pranimin e vullnetit të sovranit.

“Mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare, uroj të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve” – shkruan Ali Ahmeti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela gjithashtu ka uruar qytetarët e Kosovës për mënyrën demokratike të mbarëvajtjes së zgjedhjeve, por ka uruar edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin për fiotoren në këto zgjedhje.

“Shqiptarët në Kosovë sot u përcaktuan për vlerën themelore të demokracisë, Ndryshimin. Urime Vetëvendosje, urime Albin.. Erdhi dita të mbash mbi supet e tua peshën e zhvillimit dhe progresit të Kosovës, të kthesh shpresën”, shkruan lideri i ASH-së në Facebook.

Edhe Kryetari i lëvizjes Besa Bilall Kasami ka përshëndetuar, sic thotë, vlerat evropiane në organizimin e zgjedhjeve. Por, mes tjerash Kasami paralajmëron një frymë të re ndër shqiptarët.

“Fitorja bindëse e forcave opozitare në Kosovë tregoi se po vjen një frymë e re ndër shqiptarët, e cila besoj të vazhdojë edhe me një fitore të tillë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e ardhshme!” ,  ka shkruar kreu i Besës Bilall Kasami në Facebook.

“Kjo mund të jetë fitore “e vogël” e VV-së, por është fitore “e madhe” e shqiptarëve të Kosovës” – ka qenë urimi i kreut të Alternativës Afrim Gashit, duke shfaqur shpresën për konstituimin sa më shpjet të institucioneve të reja në Kosovë.

“Zgjedhjet e mbrëmshme në Kosovë e patën edhe një porosi tjetër – po ndërrohen gjeneratat dhe po vjen një kohë e re me shpresë për të rinjtë dhe për vatrat tona. Fryma e këtij ndryshimi do të reflektohet edhe matanë kufijve” ,  ka shkruar kreu i Alternativës Afrim Gashi në Facebook./abcnews.al

maqedoni-pompeo-1280x715.jpg
nev ila21:17 | 04/10/2019

Gjatë një vizite të zhvilluar të premten në Ohër sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka porositur autoritetet maqedonase që të respektojnë vullnetin e popullit për të ardhmen e vendit dhe të mos bien pre e influencës negative ruse.

Pompeo ka vlerësuar partneritetin strategjik me Maqedoninë e Veriut, si dhe reformat e brendshme.

Sekretari Amerikan i Shtetit Majk Pompeo i cili në Ohër u takua me kreun shtetëror të Maqedonisë së Veriut, me porosi se “zemrat dhe arsyeja duhet të udhëheqin me vendin, e jo botet ruse përmes rrjeteve sociale”.

SHBA-të shfaqin shqetësime edhe për shkak të investimeve kineze në infrastrukturë, që sipas Pompeos, shërbejnë për strategji të mitmarrjes.

 “Zemrat dhe arsyeja e Maqedonisë së Veriut duhet ta çojnë shtetin përpara, e jo botet ruse dhe rrjetet sociale. Me rëndësi të veçantë është edhe bashkëpunimi ynë që të mbahet përkushtimi i Maqedonisë së Veriut drejt lirisë ekonomike. Siç thashë në vende tjera në Evropë, edhe këtu dua të them për pjesëmarrjen e Kinës me investime në infrastrukturë, për strategjinë e tyre për mitmarrje”, tha Pompeo.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev siguroi mysafirin e lartë amerikan se Maqedonia po ndryshon në të mirë, një mesazh që njëkohësisht do të dëshironte ta dëgjojë edhe Brukseli.

“Një Ballkan Stabil është në interes së BE-së, në sferën gjeopolitike, të sigurisë dhe ekonomik. Në këtë kontekst edhe inkurajimi që për dhjetë ditë besojmë se lajmi i mirë do të ndikojë në gjithë rajonin. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe shpërblim për zgjidhjen e çështjeve të vështira”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev ka shtuar se 22 vende anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit.

Shumë shpejt këtë do ta bëjë edhe Senati amerikan, për çka mori konfirmim edhe nga Sekretari Pompeo, por nuk deshi që anëtarësimin ta ndërlidh me dhjetorin, por siç tha, për shkak të zgjedhjeve në Spanjë, nuk do të arrihet ratifikimi i protokollit në shënimin e 70 vjetorit të Aleancës, më 3 Dhjetor në Londër./ABC News Albania 24/7

GLIGOROV-ATENTATI.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 03/10/2019

24 vjet pas atentatit të dështuar ndaj Presidentit të parë të Maqedonisë së Veriut Kiro Gligorov, ende nuk dihen ekzekutorët dhe porositësit. Autoritetet e vendit, në të kaluarën disa herë janë zotuar se ata do të dalin para drejtësisë, por shpërthimi i 3 Tetorit të vitit 1995 vazhdon të mbetet enigmë për organet e drejtësisë në Shkup.

Sot mbushen 24 vjet nga atentati i dështuar ndaj Presidentit të parë të Maqedonisë Kiro Gligorov. Gligorov i kishte mbijetuar atentatit, ku mbeti i plagosur truproja e tij Ilço Teovski, por humbi jetën vozitësi Aleksandar Spirovski dhe një kalimtar rasti në shpërthimin që ndodhi më 3 Tetor të vitit 1995 para hotelit “Bristol” në Shkup. Vite me radhë ka patur premtime se ekzekutorët dhe porositësit e këtij atentati do të dalin para drejtësisë, por deri tani asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Në 15 vjetorin e shpërbërjes së Jugosllavisë, në Janar të vitit 2007 ish-Presidenti tashmë i ndjerë Kiro Gligorov, në një debat në televizion shtetëror kroat HTV, ka thënë se kishin ekzistuar mundësi që të evitohej lufta e përgjakshme në hapësirat ish-jugosllave, nëse nuk do të ekzistonin ambiciet personale të liderëve të Serbisë dhe Kroacisë. Një “treshe evropiane” në një takim me përfaqësuesit e gjashtë republikave ish-Jugosllave në Beograd kishin ofruar planin për hyrje të shpejtë të Jugosllavisë së atëhershme në Bashkimin Evropian dhe ndihmë financiare prej pesë miliardë dollarëve.

Kiro Gligorov – Presidenti i parë i Maqedonisë, janar 2007: “Së pari, me vendim politik Jugosllavia menjëherë do të pranohej në BE. Së dyti, nëse kishte sukses reforma e Ante Markoviqit, nga buxheti i BE-së do të merrnim pesë miliardë dollar. Por, atëherë në skenë dolën marrëdhëniet e pakuptueshme mes presidentëve të republikave, nëse njëri thonte A tjetri menjëherë përgjigjej me B”.

Njëzet e katër vite pas atentatit, mjerrisht drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e vet. Sidoqoftë, Kiro Gligorov mbetet ndër më meritorët që gjakderdhja në ish-Jugosllavi nuk u shtri edhe në Maqedoni. /ABC News Albania 24/7

 

avionet-greqi-1280x718.jpg
nev ila22:20 | 01/10/2019

Hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut do të kalojë tashmë nën përgjegjësinë e Greqisë. Në bazë të marrëveshjes së Prespës, do të jenë avionë luftarakë grekë, që do të ruajnë vendin, nga kërcënimet terroriste që mund të vijnë nga ajri.

Avionë luftarakë grekë do të monitorojnë tani e tutje hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Procesi i quajtur Eir Polising, që realizohet në kuadër të NATO-s, parashikon interceptimin e avionëve që synojnë kryerjen e akteve terroriste ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Selanik, nga shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura greke, gjeneral Kristos Kristodoulou dhe homologu i tij nga vendi fqinj, gjeneral lejtnant Vasko Gjurçinovski.

Në fakt, bëhet fjalë për një akt të paralajmëruar menjëherë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Mediat greke e kanë përshëndetur marrëveshjen, duke theksuar se në këtë mënyrë Greqia mënjanoi lojtarë të tjerë, si Bullgaria apo Turqia, që gjithashtu synonin të merrnin përsipër monitorimin e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Me marrëveshjen e tanishme shkon në tre numri i shteteve ballkanike, hapësira e të cilëve monitorohet nga avionë grekë. Përveç Maqedonisë së Veriut, ato janë Shqipëria dhe Mali i Zi./ABC News Albania 24/7

BELGAIMAGE-78277555.jpg
nev ila09:42 | 23/09/2019
Përfaqësuesja e lartë për politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, priti të djelën në mbrëmje drejtuesit e partnerëve të Ballkanit Perëndimor  në një darkë tradicionale pune paralelisht me zhvillimet e asamblesë së 74-të të përgjithshme të Këshillit të Bashkuar në Nju Jork.
Në funksion të perspektivës së qartë të Bashkimit Evropian që ka Ballkani Perëndimor, përfaqësuesja e lartë Mogherini dhe përfaqësuesit nga rajoni rishikuan përparimin thelbësor të arritur deri tani, si dhe detyrat për të ardhmen.
Ata shprehën mbështetje për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se ky vendim është thelbësor jo vetëm për të dy vendet në fjalë, por për të gjithë rajonin dhe për Bashkimin Europian.
Të gjithë  mbështetën vazhdimin e dialogut Serbi-Kosovë dhe përfundimin e shpejtë të një marrëveshje juridikisht detyruese për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për perspektivën e BE-së, duke theksuar se puna për reformat vazhdon, ashtu si dhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian dhe drejtuesit e Ballkanit Perëndimor shprehën solidaritetin e tyre me Shqipërinë për goditjet nga një seri tërmetesh të forta këtë fundjavë./ABC News Albania 24/7
ambasadori-francez.jpg
G. P.16:35 | 22/09/2019

Ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut ka lënë të kuptohet se marrëveshja e Prespës nuk mjafton për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Christian Thimonier ka deklaruar se vendi duhet të bëjë progres edhe në fushën e sundimit të së drejtës.

Më pak se një muaj para vendimit të pritur të Këshillit të Evropës, nëse dhe kur do të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut, Franca, vendi që deri tani ka qenë i rezervuar, ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar.

“Do të bisedojmë me vendet anëtare për përparimin e vendit, në fushën e sundimit të së drejtës, por edhe në lidhje me stabilitetin rajonal”, thekson ambasadori Thimonier.

“Vendimi ende nuk është marrë. Duam ta shohim gjendjen reale me përparimin e arritur. Moment i rëndësishëm është Marrëveshja e Prespës dhe vazhdimi i pajtimit rajonal që e zbaton kjo qeveri. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme, disa shumë pozitive, të tjerat më pak, madje edhe dëshpëruese. Për të gjitha këto do të jepen vlerësime, në mënyrë të drejtë dhe në këtë drejtim, ne në Paris në këtë moment i shohim anët e mira, si dhe ato që janë më pak të mira. Para së gjithash ideja është që ky rajon është i rëndësishëm, ndërsa Maqedonia e Veriut ka luajtur rol shumë pozitiv që e përshëndesim”.

Ambasadori Thimonier pajtohet se mosrespektimet në sundimin e së drejtës në Maqedoni nuk janë unike, se edhe në BE nuk është gjithçka e përsosur, ndërsa mosrespektime në sistemet juridike ka edhe në disa vende anëtare. Shton se është e rëndësishme të shihet tendenca se problemet nuk përfundojnë “nën qilim” dhe t’u jepet shpresë, sidomos të rinjve.

“Disa nga të rinjtë largohen, të lodhur nga sistemi, të pakënaqur që ndonjëherë duhet madje t’u paguajnë disa mijëra euro partive politike që të gjejnë një vend pune, ndërsa kanë diplomë dhe kapacitet. Kjo duhet të ndërpritet, një ndërprerje e vërtetë, mendoj se ky proces ka filluar. Kuptohet që mund të nisin negociatat, por sjellje të caktuara duhet të ndryshohen realisht, sidomos ajo që në raportin e Komisionit Evropian u cilësua si “shtet i robëruar”, por edhe “departizim””.

Në lidhje me shuarjen e Prokurorisë së Posaçme Publike, gjë që zhgënjeu një pjese të madhe të opinionit, por edhe vazhdimi i jetës së lëndëve të hapura nga PSP-ja në prokurorinë e rregullt, ambasadori Thimonier thekson se më e rëndësishme është që t’i jepet fund jondëshkueshmërisë. Ajo ekzistonte në të kaluarën, kështu që shumë ish-funksionarë të lartë politikë, të cilët duhet të dënoheshin, edhe më tej jetojnë në bollëkun e tyre, për shkak të një amnistie reciproke dhe lojërave politike, shton ai.

“Kjo është sjellje e palejuar, e parë nga këndvështrimi evropian. Edhe ne nuk jemi të përsosur, por kjo është e papranueshme. Çështja kryesore, për çka mendoj se pajtohemi të gjithë, është t’i jepet fund jondëshkueshmërisë dhe të zgjidhen të gjitha rastet. Të ketë përfundime juridike të njëjta për të gjithë, sepse njëra nga vërejtjet për punën e PSP-së është se la përshtypjen se për disa çështje gjërat kanë funksionar më ndryshe se për të tjerat, madje për raste të caktuara u shfaq një lloj imuniteti që mund të sqarohet vetëm përmes aspekteve politike. Ky nuk është definicioni i vërtetë i drejtësisë”.

Në lidhje me tensionet në mes Beogradit dhe Prishtinës, ambasadori Thimonier e rekomandon modelin e kompromisit, nëpërmjet të cilit Maqedonia i përmirësoi marrëdhëniet me Greqinë dhe me Bullgarinë: Mosmarrëveshja në mes Serbisë dhe Kosovës, sipas Thimonier duhet të zgjidhet në drejtim të stabilizimit të rajonit. Në të kundërt, do të humbet rëndësia e qëllimit strategjik të Evropës – kyçja e këtij rajoni në Bashkimin Evropian./ABC News Albania 24/7

MAQEDONI-TAKIMI-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela23:01 | 10/09/2019

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur që prej orës 20.00 të mbrëmjes, në një tryezë të përbashkët, për të diskutuar mbi ligjin për Prokurorinë Speciale. Në tryezë janë të pranishëm edhe krerët e partive më të mëdha, Zoran Zaev nga LSDM dhe Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e asnjë prej partive shqiptare. Ligji për Prokurorinë Speciale, diskutimet mbi të cilin përkojnë me publikimin e skandalit “Zhvatja”, është jetik për marrjen e dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në tetor. Më herët gjatë së martës, partitë politike shqiptare reaguan lidhur me takimin, duke shprehur indinjatën për përjashtimin e tyre. Aleanca Shqiptare dhe Lëvizja BESA kërkun angazhimin e profesionistëve nga Bashkimi Europian ose Shtetet e Bashkuara për zbardhjen e proceseve hetimore në vend. /ABC News Albania 24/7

 

rmv.jpg
ent ela17:35 | 05/09/2019

Grupe parlamentare të Maqedonisë së veriut, janë takuar me delegacionin e komisionit të Venecias. Tema kryesore është përdorimi i gjuhës shqipe në vend nëntë muaj pas miratimit të ligjit .

Prej herët në mëngjes deri pasdite, delegacioni I Komisionit të Venecias I dëgjoi qëndrimet dhe vërejtjet në Kuvend, kryesisht rreth Ligjin për përdorimin e gjuhëve, I miratuar në janar të këtij viti, me mbështetje të shumicës në pushtet, por pa votat e partisë më të madhe opozitare. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se argumentet kundër ligjit, të cilat para 9 muajsh i shprehën në foltoren e Kuvendit, i kanë përsëritur edhe sot, ndërsa kanë të bëjnë me procedurën e shkelur të rregullativës, siç thonë edhe të kushtetueshmërise së ligjit. Megjithatë, konsultimet, disa muaj pasiqë ligji hyri në fuqi, sipas Nikolla Micevskit, janë veprim i vonuar.

 “Në qoftë se do të dëgjohej zëri I VMRO-DPMNE-së që e gjithë kjo procedurë të zhvillohej si një procedurë normale, të ketë debat publik nga ana e deputetëve, ekspertëve, palëve të interesuara dhe bashkësitë pakicë, të cilat gjithashtu duhet të jenë të përfshira, për të cilat duhet të miratohet ky ligj, sepse Republika e Maqedonisë është shoqëri me më shumë bashkësi, të ishin të përfshira të gjitha kërkesat dhe të gjitha gjuhët e atyre bashkësive pakicë, ne do të ishim në gjendje të kemi ligj që do të pranohej dhe në praktikë do të ishte I përdorur nga të gjitha bashkësitë në vend. Tani, si gjithçka tjetër që bën kjo qeveri, fillojmë nga pas, pastaj përpara.”

Por sipas Artan Grubit nga partia në pushtet BDI konsultimi i sotëm me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ka të bëjë me tekstin alternativ për nenin 8, i cili përcakton që me dygjuhësi të përfshihen edhe banknotat edhe monedhat dhe mjetet të tjera pagesore, si dhe uniformat ushtarake, policore, të zjarrfikësve dhe uniformat tjera zyrtare në vend. Sido që të jetë sugjerimi nga ekspertët juridkë ndërkombëtarë, sipas Grubit, do të respektohet.

“Mendimet e tyre janë të mirëseardhura dhe shpresoj se do të fokusen në dy elemente, nga neni 8 që janë dërguar për mendim, jo për tekstin e plotë të ligjit. Ndonjëherë kohezioni I shoqërisë është shumë më I rëndësishëm se sa disa elemente të cilat mund të jenë diskutabile në process. Ju kujtohet ka pasur protesta masive kundër miratimit të ligjit për përdorim të gjuhëve, por e pamë se edhe pas miratimit Maqedonia ende ekziston, dielli lindi prapë. Gjithë ajo që thuhej në protesta, gjithë ajo që thuhej në Kuvend, asgjë nuk ndodhi, vetëm se Maqedonia u bë shoqëri me kohezive, më e fortë, me e drejtë.”

Takim delegacion e Venecias patën edhe partitë tjera shqiptare.

Ligji për gjuhët zyrtarisht u shpall pa dekretin e ishpresidentit të shtetit, sepse Gjorge Ivanov vlerësoi se ai e rrezikon karakterin unitary të shtetit dhe të Kushtetutës. Kritika ka pasur edhe nga linguistët maqedonas të cilët kanë thënë se ky ligj del kuadri I Marrëveshjes së Ohrit. Por nga ana tjetër akademikët nga AMSHA vlerësuan se me ligjin për avancimin e statusit të gjuhës shqipe zgjerohet përdorimi I saj dhe mbyllet një nga çështjet e hapura e cila me dekada ishte burim I tensioneve ndëretnike.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono