maqedoni e veriu

MAQEDONI-REFORMIMI_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela21:53 | 15/05/2019

Ndryshimet institucionale që kanë si qëllim pastrimin e administratës në Maqedoninë e Veriut do të nisin në qershor. Duke njoftuar planin, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ai do të zbatohet në nivel qendror dhe lokal, në konsultim me partnerin shqiptar të koalicionit qeverisës, BDI.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së: “Konceptin unë e kam”.

Bujar Osmani, zv/kryeministër: “Edhe kryetari Ahmeti e ka konceptin gati”.

Konceptet e dy partnereve kryesor të koalicionit janë gati, por ndryshimet assesi të ndodhin. Kryeministri Zoran Zaev, e paralajmëroi “fshesën” para tre javëve, e sot tha se me plan konkret për ndryshimet do të dal kah mesi i muajit të ardhshëm.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së: “Këtë periudhë do ta shfrytëzoj për konsultimet finale, besoj që në fillim të qershorit do të dal me të gjitha ndryshimet në strukturat udhëheqëse në nivel ministror, në institucionet shtetërore dhe besoj që deri në fund të qershorit do të ketë ndryshime edhe në vijë vertikale, në nivele komunale ku qeveria ka disa institucione. Paralelisht, unë si kryetar i LSDM-së do të duhet të bëj disa ndryshime edhe në partinë time”.

Bujar Osmani, zv/kryeministër:  “Pritet takimi ndërmjet liderëve që të shkëmbejnë ide rreth dy koncepteve dhe të riformatojnë qeverinë në fokus të prioriteteve të reja, që janë zhvillimi ekonomik”.

Pritet takimi mes liderëve që të bisedojnë për shkëmbimin e ideve rreth këtyre dy koncepteve dhe që të riformatojnë qeverinë në vijë të rifokusimit të prioriteteve të reja pas mbylljeve të temave politike, ku fokus do të jetë ekonomia dhe zhvillimi ekonomik. E sipas Kryeministrit, takimi pritet të ndodhë në ditët në vazhdim. Kryeministri nuk foli me emra konkret, se kënd po mendon ta shkarkoj, por tha që funksionarët që nuk i kanë përmbushur premtimet, ata që kanë përdorur pozitën për të punësuar familjarë të tyre do të largohen. Kryeministri edhe një herë potencoi se bëhet fjalë për rekonstukcion të kabinetit qeverisës, por shumica parlamentare do të mbetet ajo që është. /ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono