Manfred Weber

47948378_303.jpg
ent ela22:27 | 17/03/2019

Kandidati i partive popullore europiane, Mafred Weber në një samit në Bukuresht shprehet se Bashkimi Europian nuk do të ishte i plotë pa pasur edhe shtetet e Ballkanit brenda. Kurse Turqia nuk mund të hyjë në BE, tha ai.

Gjermani Manfred Weber, kandidati kryesor i partive popullore europiane, (EVP) për postin e presidentit të Komisionit Europian për zgjedhjet që zhvillohen në maj, prezantoi në një samit të këtyre partive në Bukuresht vizionin e tij për Europën. “Dua të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndjejnë si Europën e tyre”, tha kandidati konservator. Njerëzit duhet të kuptojnë, që Europa është në radhë të parë për ta, dhe jo për kushedi çfarë strukturash. Në këtë takim, ku morën pjesë vendimmarrës lokalë dhe rajonalë para zgjedhjeve europiane në maj, Weber i drejtoi edhe dy mesazhe Europës nga Bukureshti.

Ballkani në BE

Së pari Turqia e sotme nuk përshtatet me BE, tha Manfred Weber. Si president i Komisionit Europian unë do t’i ndërpres bisedimet e anëtarësimit të BE me Ankaranë, theksoi Manfred Weber.

Mesazhi tjetër i kandidatit konservator ishte se: Europa nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit brenda saj!

Kandidati konservator edhe njëherë u distancua nga kryeministri hungarez, Viktor Orban. Të mërkurën e ardhshme kryesia e EVP-së do të vendosë se si do të veprojë me Viktor Orban. Disa parti popullore europiane kanë kërkuar përjashtimin ose pezullimin e përkohshëm të partisë Fidesz të Orbanit. /DW

Manfred-Weber.jpg
ad min08:42 | 09/11/2018

Manfred Weber është zgjedhur nga Partia Popullore Evropiane në kongresin e Helsinkit si kandidati kryesor për zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Megjithatë sondazhet nuk tregojnë që PPE dhe socialdemokratët do të fitojnë përsëri maxhorancën.

Kongresi i Partive Popullore Evropian ka zgjedhur kandidatin e saj për Komisionin e Bashkimit Evropian, gjermanin Manfred Weber me 492 vota, e barabartë me 79.2%. Ai mundi rivalin filandez, Alex Stubb. “Kemi pasur 621 vota dhe ato të vlefshmet ishin 619. Kandidati kryesor për 2019 me 492 vota është Manfred Weber”, ishte ky njoftimi i bërë në skenën e kongresit të Helsinkit.

Njohës i madh i mekanizmave evropianë, por pa asnjë eksperiencë qeverisëse në Gjermani, Weber ka premtuar në fjalimin e tij të fundit përpara votimit se do “të ndërtojë një Evropë më të bashkuar, më protective dhe ambicioze”. Bavarezi, i cili është dhe shef i grupit të PPE në Parlamentin Evropian, është shfaqur si një person i moderuar, i aftë për të tejkaluar përçarjet në këtë formacion politik, që po humbet terren kundër populizmit në sajë të krizës me emigrantët. Detyra e Presidentit të Komisionit, e mbajtur që nga viti 2004 pa ndërprerje nga një anëtar i PPE-së, është pjesë e lojës së madhe që do të ndjekë zgjedhjet evropiane të organizuara nga 23 deri më 26 maj me rolet kyçe të institucioneve të BE-së në lojë; Parlamenti Evropian, BQE, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme.

Megjithatë Weber nuk është i sigurtë të bëhet presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Ai duhet të jetë në gjedje të mbledhë votat e familjeve të ndryshme politike që do të jenë në Parlamentin Evropian. PPE-ja dhe socialdemokratët zotërojnë aktualisht maxhorancën me 55%, por sondazhet parashikojnë fundin e këtij dominimi. Aleanca të reja duhet të formohen dhe mund t’i hapin rrugën një tjetër personaliteti që mund të korrë maxhorancën. Mes emrave që qarkullojnë është ai i eurokomisioneres për Konkurrencën, danezes Margrethe Vestager, anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe demokratëve evropianë, dhe ai i francezi Michel Barnier, zëvendëspresident i PPE dhe shef negociat i BE-së për Brexit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono