mandati

KRONIKE-META-PAS-VENECIAS-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
ent ela20:51 | 11/09/2019

Pas takimeve të Komisionit të Venecias, Presidenti i Republikës doli përpara mediave duke thënë se do të qëndrojë në zyrë deri në ditën e fundit të mandatit. Ilir Meta komentoi me skepticizën deklaratat e PS-PD për shanse për të hapur negociatat në 18 tetor, dhe shtoi se nëse kjo do të ndodhë, ai do të dekorojë Edi Ramën.

Pas takimit me delegacionin e Venecias që erdhi në Tiranë për të mbledhur të dhëna mbi shkarkimin e tij, Ilir Meta është i bindur se do të qëndrojë në zyrë deri në ditën e fundit të mandatit. SINK

Debatin politik në vend, dëshiron ta spostojë diku tjetër.

Vetë distancohet nga sjelljet qeveritare.

Jo pak i habitur është Ilir Meta nga deklarimet optimiste jo vetëm të Ramës, por edhe të Bashës për hapjen e negociatave.

Kreu i shtetit nuk i kursen ironitë, kur thotë se në 30 qershor fituan të gjithë.

Dhe në këtë proces, është gati t’i japë Edi Ramës  gjithçka ka në dorë.

Sfida presidenciale ngel e hapur, deri në 18 tetor kur Kësghilli Evropian do të japë verdiktin e tij për çeljen e negociatave me Shqipërinë. /ABC news Albania 24/7

MBULIM-KQZ-3-DEPUTETE-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:45 | 08/05/2019

Krenar Rryçi dhe Kristaq Papa janë kandidatët e radhës të dalë nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike, që pasi dorëzuan formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, morën mandatin nga ky i fundit. Ndërkohë gjatë së mërkurës dorëzoi formularin e dekriminalizimit Suzana Topi nga radhët shumëemërore  të LSI në qarkun e Elbasanit.

Në mbledhjen e të mërkurës, KQZ miratoi edhe udhëzuesin e formatit të standartizuar për raportimin financiar të fushatës zgjedhore, si dhe caktimin e disa qendrave të votimit dhe vendit të numërimit të votave për qarkun Shkodër.

Suzana Topi, kandidate në Elbasan nga radhët e LSI ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë KQZ

/ABC News Albania 24/7

endrit-hoxha-1280x745.jpg
Sej rie10:41 | 08/05/2019

Një situatë e pazakontë ndodhi sot në Kuvend. Ndërsa kryeparlamentari Ruçi po drejtonte seancën për betimin e deputetëve të rinj, Indrit Hoxha nga listat e PD-së nuk pranoi që të merrte mandatin e deputetit. Ai e ka  refuzuar mandatin në sallën e Kuvendit.

Në momentin që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri emrin e tij të betohej ai u ngrit dhe u shpreh: “Unë Indrit Hoxha, kandidat në listën vijuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë ndërmarr sot  këtë akt politik në emër të babait tim të ndjerë Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal që nuk reshti deri në frymën e fundit luftën për liri dhe demokraci. E ndërmarr ketë akt politik në shenjë revolte dhe neverie kundër krimit të rilindur të këtij parlamenti ilegjitim dhe në respekt të vlerave të familjes time dhe sidomos ato që im atë me la trashëgimi. Refuzoj të marr mandatin e deputetit në një vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe ka kapur drejtësinë. Refuzoj të marr mandatin në Parlamentin ilegjitim që e drejton urdhëruesi i vrasësve të Arben Brocit dhe shokëve të tij në masakrën e 2 Prillit. Refuzoj të bëhem pjesë e një Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktaturës të cilët kanë torturuar dhe vrarë të rinj shqiptarë. Refuzoj të marr mandatin në një parlament ilegjitim ku në karrigen e kryeministrit ulet i biri i njeriut që firmosi për varjen e poetit Havzi Nela. Refuzoj të bëhem pjesë e një parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdhëruesit e vrasjes se tribunit të demokracisë Azem Hajdari. Ky nuk është Parlament, por galeri e krimit. Fundi i kësaj farse kriminale është shume i afërt. Unë refuzoj të bëj betimin dhe të marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo kriminelëve, hajdutëve dhe delenxhinjve që ndodhen sot këtu. Rroftë Shqipëria! Rroftë Demokracia! Zoti i bekoftë shqiptarët”.

Gramoz Ruçi: Zoti Indrit këtë mund ta bëje deklaratë për shtyp  jashtë seancës dhe në sallë mund të mos vije. Ti me vullnetin tënd ke bërë kërkesën dhe kë kërkuar mandatin e deputetit. Është e drejta jote kushtetuese të mos bësh betimin. Rrugë të mbarë dhe suksese në jetë!/abcnews.al

Benjamin-netanjahu-933x445.jpg
Sej rie08:30 | 11/04/2019

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është pranë marrjes së një mandati të pestë në pushtet, pasi rivali i tij kryesor Benny Gantz pranoi se nuk do të ishte në gjendje të formonte një qeveri koalicioni pas rezultatit të ngiushtë në zgjedhjet parlamentare të së martës.

Rezultatet tregojnë se partia e tij Likud ka marrë po aq vota sa edhe Partia Bardhë e Blu e qendrës, drejtuar nga ish-udhëheqësi ushtarak, Benny Gantz.

Në kushtet kur asnjë parti nuk ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme, formimi i një koalicioni do të jetë i nevojshëm. Likud dhe aleatët e saj mund të përfundojnë me rreth 65 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh.

Zoti Netanyahu u tha mbështetësve të tij se Likud kishte arritur një “fitore të jashtëzakonshme”. Ai tha se koalicioni i tij i mundshëm do të ishte një qeveri e krahut të djathtë dhe premtoi se do të ishte “kryeministër për të gjithë”.

Komentet bien ndesh me thirrjen e tij drejtuar votuesve në ditët e fundit të fushatës kur ai tha se do të forconte bazën e tij konservatore, duke u zotuar të aneksojë vendbanime në Bregun Perëndimor. Një hap i tillë mund t’i jepte fund çdo shansi për të krijuar një shtet të pavarur palestinez krahas Izraelit.

Zoti Gantz e quajti zotimin e zotit Netanjahut “të papërgjegjshëm”. Ai tha se favorizon një “marrëveshje paqësore të mbështetur ndërkombëtarisht”.

Zoti Gantz tha se partia e tij është një forcë për bashkimin e Izraelit dhe tha se ishte koha për të rrëzuar zotin Netanyahu nga pushteti.

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë se rizgjedhja e kryeministrit izraelit Netanjahu është një shenjë e mirë për paqen.

Nëse partia Likud do të formojë një koalicion qeverisës, zoti Netanjahu do të ketë shanse për t’u bërë udhëheqësi më jetëgjatë në pushtet, duke ia kaluar themeluesit të vendit, David Ben-Gurion.

Por Netanyahu përballet gjithashtu me një hetim penal në vazhdim.

Në pritje të seancës dëgjimore gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka thënë se ka në plan të padisë zotin Netanjahu për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Zoti Netanjahu e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash”, duke i bërë jehonë shprehjes së mikut të tij të ngushtë, presidentit Trump, i cili e përdorte atë për të përshkruar hetimin që po kryhej lidhur me fushatën zgjedhore të vitit 2016./VOA

rudina.jpg
ent ela18:33 | 11/03/2019

Demokratja Rudina Hajdari do të vijojë të qëndroje në Parlament pavarësisht vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve të saj. Hajdari e bëri të ditur këtë vendim në një interviste për “Zërin e Amerikës”, pak dite pas shfaqjes në krah të Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca.

“Unë mendoj se parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, u jep oksigjen partive politike, ai është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Duke marrë parasysh këtë përgjegjshmëri të lartë që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur dhe shërbimi më i duhur që do t’i bëja të ardhmes së Shqipërisë… Ky vendim ka lidhje me Kushtetutën tonë. Unë nuk mund të ndjek dot një vendim kolegjial, që shkon kundër frymës së Kushtetutës së Shqipërisë, kundër interesit të Shqipërisë. Më vjen keq nëse unë zhgënjej partinë time në këtë mes, por unë do të zgjedh interesin e Shqipërisë mbi të gjitha.”

Hajdari tregon arsyet pse mori një vendim të tillë. Të njëjtat që thotë se do t’i parashtronte dhe në mbledhjen ku Partia Demokratike mori vendimin për të djegur mandatet dhe ku ajo nuk ishte e pranishme.

“Vendimi për të dorëzuar mandatet në mënyrë në bllok nga të gjithë deputetët e opozitës dëmton interesin e Shqipërisë në dy mënyra. Së pari ai dëmton proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe së dyti dëmton marrëdhëniet bilaterale me partnerët tanë strategjikë si SHBA dhe BE. Mendoj se ky vendim është marrë në mënyrë rrufe. Përvoja e jetës na tregon që kur marrim vendime pa i menduar mirë mund a paguajmë shumë shtrenjtë”. 

Demokratja Rudina Hajdari  del kundër vendimit të  opozitës pasi mendon se ai mund të çojë vendin në destabilitet.

“Kjo na kujton një të shkuar që na rëndon mbi supe. Shqipëria e ka provuar destabilizimin. Me destabilizim ne zerojmë çdolloj zhvillimi dhe përparimi në procesin e demokracisë. Demokracia është fituar në Shqipëri. Destabilizimi është një kthim pas, ndaj unë do të doja që Shqipëria të mos e përjetojë kurrë më këtë gjë. Do të doja që të ishim të gjithë së bashku të një mendimi që Shqipëria të mos shkojë më drejt asaj rruge. Këtë lloj politike, këtë model politike, që e ka çuar Shqipërinë në destabilizim, shqiptarët e kanë paguar shtrenjtë. Prandaj mendoj se vendimi im është ai i duhuri.”

Sa i përket akuzave për tradhti që mund të vijnë pas vendimit te saj, Hajdari jep këtë përgjigje.

“Kjo gjë mua nuk më shqetëson absolutisht fare, sepse këto akuza vijnë nga njerëz me shpirt të ngordhur dhe që janë shpresë-shtypësit e këtij vendi. Unë nuk jam nga ata njerëz: Unë nuk e shes shpirtin tim. Në momentin që shpirti shitet nuk blihet më”. 

Ndërsa për mundësinë  për ta përjashtuar nga Partia Demokratike Rudina Hajdari kthehet në kohë dhe i kujton lidershipit të selisë blu  historinë e te atit, Azem Hajdarit.

 “Unë dua t’i kujtoj Partisë Demokratike se kjo nuk është hera e parë që ajo përjashton deputetë apo anëtarë të saj, madje kanë ndodhur edhe në familjen time, ka ndodhur me tim atë dy herë dhe në të dy rastet ato janë penduar për këto vendime. Gjatë jetës së tij Azem Hajdari është përjashtuar dy herë nga Partia Demokratike dhe për këto vendime besoj se Partia Demokratike është penduar. Duhet të jemi shumë të matur para se të marrim këto lloj vendimesh dhe të jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh ne japim me këto vendime.”

Shqipëria është në një udhëkryq, ku nuk shihen zgjidhje as majtas as djathtas thotë Rudina Hajdari qe e thekson gjithashtu se në parlament do të luftojë për të përmirësuar sistemin.  Lidhur me reformën zgjedhore Rudina Hajdari  thotë se nuk mund të jetë krah Lëvizje Socialiste për Integrim.

“E kam shumë të vështirë të luftoj përkrah një partie si LSI. Nuk e bëj dot sepse është një çështje parimore për mua. Po të hapësh raportet e OSBE/ ODIHR, ajo është një nga partitë që ka patur shumë probleme kur vjen fjala për këtë fenomen”. /abcnews.al

kqz.jpg
ent ela12:50 | 11/03/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mandatuar sot 6 kandidatë të listave emërore të opozitës për vakancat e krijuara në parlament. Tre kandidatë nga PD e tre nga LSI morën mandatet e deputetit.

Rritet numri i opozitës së re në Parlament. 4 deputëtëve të Lëvizjes Socialiste për integrimin do t’i bashkohen edhe 6 kolegë të tjerë.

Ndonëse në parim janë dakort për të mbushur vakancat e krijuara, anëtarët e Komisionit qendror të zgjedhjeve kanë debatuar për renditjen. Përfaqsuesit e mazhorancës kërkojnë që zëvendësimi të bëhet nga i pari në listë i cili në rastin e e listës së Partisë Demokratike është Lulzim Basha.

Me shumicë u vendos që Majlinda Halilaj që duhet të zëvendësonte në listë deputetin e dorëhequr Gent Strazimiri, të merrte në Kuvend karrigen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Dy deputëtë të tjerë të Partisë Demokratike që morën mandatin janë Lefter Maliqi në vend të Astrit Veliajt në Berat dhe Ligoraq Karamelo që merr mandatin e lënë nga Klevis Balliu në Korçë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin këtë të hënë edhe 3 deputetëve nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Viktor Tushaj në Lezhë  zëvendësohet nga Elda Hoti e cila pasi dorëzoi dorëheqjen nga marrja e mandatit paraqiti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Vendin e Nora Malajt në Durrës do ta marrë Edlira Hyseni, ndërsa në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos vjen Ediola Braha.

Përmendja e emrave konkretë e ka futur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në një debat të gjerë tha kryetari i komisionit Klement Zguri, i cili kërkoi që të mos përmenden emra, por të vendoset numri pasardhës në listën e kandidatëve për deputetë.

Me shumicë votash u rrëzua edhe ky propozim i kryetarit Zguri.

Përveç këtyre 10 deputëtëve, opozita e re që do të përballet me mazhorancën ka në përbërjen e saj edhe tre deputetët që nuk dorëzuan mandatet, Rudina Hajdarin e Myslim Murrizin nga Partia Demokratike e Lefter Kokën nga Lëvizja Socialiste për integrim.

Një tjetër kandidat që ka aplikuar për të marrë mandatin e deputetit është Alban Zeneli, i treti në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit. Zeneli ka dorëzuar në Komisionin qendror të zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Të gjithë këta emra kanë thënë se do të kundërshtojnë vendimet e qeverisë që rëndojnë qytetarët. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama i ka parë si aleatët e rinj për të votuar të gjitha reformat.

Bazuar në Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të thërrasë të gjithë kandidatët në listat e partive që vendosën djegien e mandateve. Kandidatët kanë 10 ditë kohë nga momenti i thirrjes për të dorëzuar formularët e vetëdeklarimit. Më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u jep mandatin dhe deputetët bëjnë betimin në Parlament./abcnews.al

BASHA-PER-TEK-SELIA-E-PD.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
ent ela12:57 | 05/03/2019

Protestuesit janë zhvendosur nga Parlamenti para KQZ-së, ku do të dorëzojnë refuzimet e kandidatëve për deputet në listat e opozitës.

Protestuesit janë zhvendosur nga Parlamenti para KQZ-së, ku do të dorëzojnë refuzimet e kandidatëve për deputet në listat e opozitës. pjesa më me madhe e kandidatëve të opozitës në listat për deputet dorëzuan në KQZ refuzimet për marrjen e mandatit. /abcnews.al

YLLI-SHEHU-SINKRON.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela10:41 | 05/03/2019

Një nga deputetët më të rinj, i cili e mori mandatin ditën e djeshme, Ylli Shehu, para se të shkelte për herë të parë në Kuvend tha se nuk nuk mund t’i zhgënjente votuesit. “Vendimi nëse më shkarkojnë nga partia, – tha Shehu – i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim”.

“Mendoj se ishte vendimi im personal dhe nuk mund t’i zhgënjeja votuesit e mi. Siç më votuan në 2013 ashtu dhe në 2017 dhe për këtë vendosa. Normal që jemi në opozitë. Unë nuk jam pjesë e struktrurave të LSI, nëse ato më përjashtojnë është punë e tyre. Po të ndjehesha tradhëtar nuk do isha këtu se nuk mund të tradhtoj qytetarët e Kamzës e Paskuqanit që më besuan në 2013 dhe 2017”.

/abcnews.al

rudina-hajdari.jpg
ent ela22:09 | 24/02/2019

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, deri më tani nuk e ka dorëzuar mandatin, duke mos iu bashkuar vendimit të grupit. Vajza e Azem Hajdarit përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për herë të parë pas vendimit të opozitës, duke u shprehur se qëndrimin e saj do ta bëjë publik së shpejti.

Deklarata e plotë e Rudina Hajdarit
Është e natyrshme që historia ime familjare ndikon sa në sjelljen time politike aq edhe në përceptimin publik të saj.

Kushtetuta e Shqipërisë e ka përcaktuar “heqjen dorë nga mandati” të deputetit si vendim individual, pavarësisht kësaj unë nuk e ndiej vetën aspak të shkëputur nga grupi parlamentar i PD dhe nga misioni i saj.

Për shkak të karakterit dhe formimit tim, “vendimet” i kam vlerësuar gjithnjë fort duke i’u kushtuar kohën, analizën dhe vëmendjen e duhur dhe ky rast është një ndër më të rëndësishmit.

Për këtë, gjatë kësaj periudhe jam konsultuar me personalitete politike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të aleatëve më të çmuar, seriozë e të vendosur në rrugën e vështirë të kombit tonë, që nga shpallja e pavarësisë, rrëzimi i rregjimit komunist e më tej në proçeset trasformuese të zhvillimit ekonomiko-social dhe të integrimit euro-atlantik.

Mandatin e deputetit nuk e kam konceptuar kurrë si “një mjet të interesit vetjak i cili nuk duhet dorëzuar kurrësesi”.

Nuk ka kaluar kohë shumë e gjatë nga 8 dhjetori 2018 kur shpreha gaditëshmërinë time të sinqertë për të lënë mandatin e deputetit e për t’u bashkuar me studentët për kauzat e kombit, “për ndërtimin e një sistemi të vërtetë demokratik në Shqipëri”, por ky propozim ishte në një kontekst komplet të ndryshem nga ai që është tani. Bëhej fjalë për sakrificë politike individuale për t’iu ardhë në ndihmë studentëve në kauzën e tyre dhe jo për vendim kolektiv i cili pritet të ketë rrisqe.

Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore. Qëndrimin tim do t’a bëj publik shumë shpejt.

E kam shumë të qartë misionin tim si person politik por edhe si qytetare, do të jem gjithmonë e rreshtuar përkrah me demokratët, të rinjtë, studentët dhe qytetarët Shqiptarë në interesin kombëtare për një Shqipëri demokratike dhe Evropiane./abcnews.al

maqedonia-2-1280x688.jpg
ent ela17:16 | 24/02/2019

Kuvendi i Maqedonisë nuk ka caktuar ende një datë për shqyrtimin e kërkesës së gjykatës për miratimin e paraburgimit për deputetin e VMRO-së, Trajko Veljanovski. Partia në pushtet, LSDM ka deklaruar se baza për thirrjen e një seance plenare ekziston, por komisioni i posaçëm nuk ka ende një qëndrim për heqjen e imunitetit të Veljanovskit. Pas dy ditë debat, Komisioni për çështjet e rregullores, mandatit dhe imunitetit mbylli diskutimet me 4 vota pro dhe 4 kundër në lidhje me heqjen e imunitetit të Veljanovskit. Në momentin e votimit mungoi deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, i cili do të mund të kishte bërë diferencën. Tani topi është në fushën e Kuvendit./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono