mandatet

ilir-meta-1.jpg
nev ila22:59 | 03/10/2019

Presidenti Ilir Meta ka treguar një detaj mes tij dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi në lidhje me çështjen e djegies së mandateve nga opozita. Meta tha sot për herë të parë se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka gënjyer, sipas tij, lidhur me këtë çështje.

Ndërsa theksoi se nuk ka bërë asnjë marrëveshje me Berishën apo Bashën, Meta tha se Kryemadhi i kishte shkruar mesazh se ata nuk do t’i linin mandatet.

“Zero marrëveshje midis meje dhe Berishës! Zero marrëveshje midis meje dhe Lulzim Bashës! Zero marrëveshje mes meje dhe Monika Kryemadhit! Dhe mund t’ju them se edhe ajo më ka gënjyer për çështjen e mandatave kur unë kam qenë në Gjermani dhe i kam shkruar në “ëhatsapp” se kjo është një marrëzi, nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë. Ajo më tha: pa problem se edhe po ndodhi kjo mund të jap vetëm unë dorëheqje për arsye solidariteti, etj., po ata të tjerët nuk do t’i lënë mandatet. Dhe në fakt ndodhi gjë tjetër. Unë qëndrimet e mia ua kam thënë me kohë, qyshkur kur e kanë hedhur idenë e djegies së mandateve prej një viti e ca, që kjo është një rrugë tepër e gabuar dhe e kam thënë edhe publikisht shumë kohë para se të ndodhte kjo gjë, që mos mendoni që askush në Bruksel nuk do të qëndrojë pa gjumë se do të djegë opozita mandatet parlamentare. Se kur nuk ndjenjë pa gjumë ata, që u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm në mënyrën më antikushtetuese dhe më të shëmtuar këtu dhe kur nuk ndenjën pa gjumë ata që unë kam 3 vjet që u them se do të mbetemi pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo do të nxjerrë çdo gjë jashtë kontrollit e do të përshkallëzohet kushtetuese, etj., sigurisht që nuk kishte të qëndronin pa gjumë ata se lanë këta mandatet parlamentare dhe ikën”, deklaroi presidenti Meta mbrëmjen e sotme, në emisionin “Opinion”./abcnews.al

PROVOKACIA-27-SHTAOR-MONIKA-KRYEMADHI-PJESA-1.mpg_snapshot_10.56-1280x720.jpg
ent ela20:49 | 27/09/2019

“Për ne do ishte më mirë që të dënohem unë e Basha për djegien e mandatave sesa të kemi një ‘97 të dytë, të dënohen shqiptarët”. Kështu është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në studion e Provokociajas së Mustafa Nanos, e pyetur për kundërshtinë amerikane në lidhje me djegien e mandatave.

Sipas saj SHBA nuk ishte dakord me rrugën e opozitës pasi krijohej precedenti.

“SHBA nuk është dakord me rrugën tonë. Kanë  qenë kundër djegies së mandateve, kundër bojkotit të gjitha sepse e qujanë çështje precedenti. SHBA bashkëpunon me çdo qeveri dhe SHBA do të vijojë marrëdhëniet me shqiptarët. Ne drejtuesit e partive do paguajmë për këtë vendim që kemi marrë , por për ne do ishte më mirë që të dënohem unë e Basha për djegien e mandatave, sesa të kemi një ‘97 të dytë të dënohen shqiptarët. Për ne është më mirë që të dënohemi ne sesa të kemi shqiptarë të vrarë dhe të vijojë kjo shpërngulje masive e shqipatrëve”.

Ndërsa nuk është penduar aspak për djegien e mandateve, pasi sipas saj u vërtetua lidhja e Ramës me krimin.

“Jo, është hequr perdja që ishte krijuar në sytë e ndërkomëbatrëve. Shqiëpria ka shpërngulje masive, ekonomia është në minimunim e saj dhe nuk mund të ishim fasadë. Të gjithë ne thonim që Rama është i lidhur me krimin. Nëse do hynim në zgjedhjet lokale do finalizonim një proces zgjedhor do i jepnim ndonjë bashki të humbur.

30 qershori tregoi se Rama mund të zgjidhte 61 kryetarë bahskish më të mirët që ka Shqipëria intelektualë, profesorë. Në bazë të ligjit sikur vetëm 5 vota të merrnin pjesë shpallen fitues. Ky tregoi lidhjen e vet me krimin. Kush e ndalonte Ramën që të mos vinte Valdrin Pjetrin.

Rama nuk është budalla, por është kalkulator, Rama priste që ne të digjnim Shqipërinë e zyrat e bashkive, ky prapë i zgjodhi deri tani kanë dalë 3 ka edhe nja 14 të tjerë. Ky njeri nuk bën dot zgjedhje dhe nuk rri dot pa kontrolluar procesin zgjedhor,

Zgjedhjet e ardhshme do jenë me reformë të re zgjedhore. Reforma zgjedhore do bazohet mbi raportin e 5 shtatorit të  2019”. /abcnews.al

SINKRON-BARDHI-PER-GJYQTARET.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 10/07/2019

Ka dy mënyra sipas opozitës që mandatet e dala nga 30 qershori të mos bëhen efektivë. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i kërkon gjyqtarëve që ti shpallin të pavlevshëm këto mandate ose të pezullojnë gjykimin derisa dekreti të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Ekziston akoma mundësia që votimet e 30 qershorit të refuzohen edhe “de juro” si të paligjshme. Këtë mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë sipas Partisë Demokratike.

“Të mos japin mandatet, duke vërtetuar pavlefshmërinë e 30 Qershorit.

Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Republikës”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike sqaron se sipas ligjeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit. Prandaj thirrja e opozitës i drejtohet gjytarëve.

“Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve”.

Demokratët thonë se nuk do të lejojnë të merret nga kryeministri Edi Rama edhe hallka e fundit e pushtetit në vend, qeverisja vendore.

“Ne nuk kemi për ta lejuar kurrë që kjo të ndodhë, por mënyra për ta ndaluar me sa më pak kosto për vendin është që gjyqtarët t’i binden ligjit dhe të bëjnë drejtësi përmes ligjit”.

Për opozitën e bashkuar sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, Dekretet e Presidentit të Republikës janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim

Kushdo që pohon të kundërtën- deklaron Gazment Bardhi- nxit anarkinë, vetëgjyqësinë dhe anormalitetin. /ABC News Albania 24/7

ALDO-BUMCI-NE-STUDIO.mpg_snapshot_04.58-1280x720.jpg
ent ela18:49 | 09/04/2019

Mesazhet e Zv/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në Tiranë për situatën politike në vend janë komentuar në studion e ABC News nga demokrati Aldo Bumçi.

Në këndvështrimin e ish deputetit demokrat mospajtimi i ndërkombëtarëve për djegien e mandateve parlamentare nga opozita, nuk është thelbi i krizës. Sipas tij  kriza nuk u krijua nga djegia e mandateve, por nga Edi Rama dhe kjo faktohet nga raportet dhe qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë për situatën në vend.

“Ne nuk presim që ato të pajtohen me djegien e mandateve dhe të thonë që mbështesim dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. Jemi realistë për këtë.

Nuk është ky thelbi i krizës në Shqipëri, kriza nuk u krijua nga djegia e mandateve, por nga Edi Rama në këto 6 vjet, ky është thelbi i krizës. Sesi ne i jemi përgjigjur është çështje tjetër. Kriza është gjendja që ka krijuar Rama”.

Ajo që Bumçi dhe opozita vëren në qëndrimet e ndërkombëtarëve është përputhja e plotë e tyre me situatën aktuale në vend, paraqitur edhe në raportet më të fundit sa i takon krimit, korrupsionit dhe drogës në Shqipëri.

“Çfarë vërejmë ne nga qëndrimet epartnerëve është në përthuthje të plotë me qëndrimin e opozitës. Dhe ky është thelbi a kemi ne përshrkim të njëjtë me situatën. Ka përputhje, ne gjejmë, ne ndajmë shqetësime të njëjta për përshkrimin e situatës. Raporti që doli para një jave është shumë i freskët.

Në Shqipëri trafiku i kokainës dhe heroinës është rritur ndjeshëm. Para dy vjetësh Shqipëria është bazë racionale e krimti rajonal. Shqipëria bazë për rrjete nga Amerika Latine për kokainën dhe heroinën kemi kaluar pjesë e rrjetit më të gjerë. Dy laboratorët tregojnë se Shqipëria është vend tranzit i drogave të forta, për shkak të një korrupsionit. Këtë thotë raporti, këtë themi dhe ne. Nuk është kriza shqiptare mandatet, por gjëndja që ka krijuar Rama.

Situatën e drogës nuk e krijoi lënia e mandateve. Të huajt merren me drogën jo me mandatet. korrupsioni në të gjitha nivelet ka lejuar këtë gjendje”.

Bumçi thekson se opozita shqiptare e gjen veten 100% te raporti i DASH dhe Zëri i Amerikës.

“Zëri i Amerikës që varet nga DASH thotë që dosja e Durrësit e Shijakur që organizta që merret me trafikun e drogës ka dalë si pjesë e këtij hetimi doli kreu i bashkisë Durrës dhe për blerje votash për kthim lekësh, dinin si votohej dhe kërcënoheshin zgjedhësit. Ja ku e ke duke bërë vota për Ramën.

Nga raporti i DASH dhe nga Zëri i Amerikës opozita shqiptare e gjen veten 100%. Nuk ka asgjë këtu nuk është siç themi ne.

Vendi me taksa më të larta nuk e bëri opozita shqiptare. Kjo situatë është Shqipëria me Ramën. Opozita pati takim shumë të mirë me Palmer ku ndamë shqetësimet për gjendjen ku është Shqipëria. Ne jemi opozitë, nuk e kemi shpërbërë PD-në, ne do futemi në zgjedhje, por zgjedhje me Ramën jo nuk mund të ndodhë dy herë”. /abcnews.al

patozi-1.jpg
ad min20:25 | 08/04/2019

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, protestat e opozitës janë kthyer në një lloj rutine. I ftuar në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, Patozi theksoi se PD pas djegies së mandateve jo vetëm që nuk ka marrë miratimin e ndërkombëtarëve por është kapur në befasi nga reagimi i brendshëm në vend.

Sipas tij, kauza e opozitës për zgjedhje të parakohshme pa Edi ramin nuk është bërë popullore.

“Nuk shoh të ketë lëvizur ndonjë gjë e madhe përveç faktit që protestat e janë kthyer në një lloj rutine. Duket që pritshmëria e atyre që morën vendimin është shumë larg nga ajo që kërkonin. Opozita është sot e befasuar nga mungesa e reagimit të brendshëm. Së pari nuk ka sot asnjë faktor ndërkombëtar që t’i ketë dhënë OK gjestit të opozitës që për hir të së vërtetës është një akt ekstrem, por unë nuk besoj që ata që vendosën të digjnin mandatet prisnin shumë nga ndërkombëtarët pasi dihen tashmë pozicionet e perëndimorëve. Ajo që i ka gjetur të befasuar ata është mos reagimi i brendshëm. Deri më sot kauza e opozitës, djegia e mandateve dhe zgjedhjet e parakohshme pa Edi Ramën nuk është bërë një kauzë popullore. Unë nuk shoh që shoqëria ta përfaqësojë këtë kazus dh eta mbështesë. Unë shoh një agresivitet të militantëve të dy partive kryesore të partive”, tha ai.

Sipas Patozit, “njerëzit që e kanë ndërmarrë këtë aksion politik nuk kanë dhënë asnjë provë në të shkuarën që nuk duan thjesht ndërrimin e pushteteve, por duan ndërrimin e rregullave të lojës në Shqipëri”.

Madje sipas ish-deputetit, Basha edhe pse ka artikuluar kohët e fundit idenë e ndërrimit të sistemit politik, nuk e do atë pasi është një nga përfituesit e sistemit. Sipas tij, ai po e përdor si taktikë politike./abcnews.al

ayala.jpg
ad min13:42 | 07/04/2019

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala në një takim me numrin 2 të socialistëve Taulant Balla, kritikoi veprimin e opozitës për djegien e mandateve dhe protestat e dhunshme.

Në takimin me Ballën, Ayala ka deklaruar se në asnjë vende të Unionit Ndërparlamentar nuk ndodh që opozita të djegë mandatet e popullit në mënyrë aq të papërgjegjshme siç bënë PD dhe LSI.

Ndërkaq, gjatë takimit të zhvilluar në Katar, Balla deklaroi se opozita është e frikësuar se do të humbasë zgjedhjet vendore. Asambleja e Unionit Ndërparlamentar në Doha, mblodhi sëbashku anëtarë nga më shumë se 170 parlamente të botës, nën moton “për Demokracinë, për këdo”./abcnews.al

SINKRON-ZGURI-TRE-MANDATE-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela13:09 | 27/03/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar ditën e mërkurë pro dhënies së mandatit të deputetit për tre kandidatë të dalë nga listat shumë-emërore të partive opozitare. Dy kandidatë të dalë nga lista e Partisë Demokratike dhe një nga ajo e Lëvizjes Socialiste për integrim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar dhënien e mandatit për tre kandidatë të listave shumë-emërore të partive opozitare, pas djegies në bllok të mandateve.

Listës me 17 anëtarë të rinj të Kuvendit i shtohen kështu Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombwtar, i dalw nga lista e Partisë Demokratike, i cili zëvendëson ish-deputetin Agrton Shehaj në Qarkun Vlorë; Arben Elezi edhe ky i listës së demokratëve i cili zëvendëson Edmond Spahon në Elbasan, ndërsa nga Lëvizja Socialiste për Integrim është Amra Borova ajo e cila vesh petkun e përfaqësueses për qarkun Shkodër, ku zëvendëson Agron Çelën.

Tre kandidatët e mandatuar nga KQZ pritet të betohen përpara Kuvendit gjatë seancës plenare të 28 marsit, duke çuar kështu në 98 numrin e deputetëve të parlamentit shqiptar.

Pas betimit, numri i deputetëve të dalë nga listat shumë-emërore të Partisë Demokratike shkon në 8, ndërsa ata të dalë nga kandidatët e LSI në 12. /abcnews.al

sali-berishaaa.jpg
ad min12:30 | 15/03/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kritikave të komunitetit ndërkombëtar për aktin e opozitës mbi djegien e mandateve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish-kreu i qeverisë thotë se pasqyrimi i protestave nga mediat më të mëdha në botë po fiton edhe zemrat e përfaqësuesve të selive më të rëndësishme diplomatike në Evropë dhe më gjerë.

I ka dy fjalë për ndërkombëtarët që kritikojnë vazhdimisht vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ish-kryeministri Sali Berisha vendos t’u drejtohet nga rrjetet sociale.

“Së pari, vetëkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombëtar nuk mbështet dhe nuk mund të mbështesë djegien e mandateve. Së dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që detyruan opozitën për vendimin e saj”.

Në pikën e tretë ish-kryeministri Sali Berisha sqaron se sot opozita dhe shqiptarët në tërësi me protestën dhe kauzën e tyre kanë fituar me shpejtësi të rrufeshme pushtetin e katërt botëror, atë të mediave.

“Mediat e botës kanë paraqitur revolucionin e shqiptarëve si ngjarje botërore, ne qindra e qindra lajme kanë informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve të qeverisë së Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze të prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit të Shqipërisë tashmë Kolumbi e Europës nga mafia”.

Mendja dhe zemra e komunitetit ndërkombëtar po fitohet nëpërmjet protestave që pasqyrojnë mediat më të mëdha,shkruan ish kreu i qeverisë i cili e mbyll me dy fjali qëndrimin e tij opozitar.

“Revolucioni i pandalshëm po ecën drejt fitores!

Cunami i datës 16 Mars do mahnisë botën”!/abcnews.al

BISEDE-NE-STUDIO-ORA-19-DT-13.mpg_snapshot_10.04-1280x720.jpg
ent ela20:06 | 13/03/2019

Qesharake  e ka konsideruar Tomor Alizoti, opozitën e re në parlament. I ftuar në Mbrëmje në ABC News, Alizoti tha se ky term bie politikisht, ndërkohë që theksoi se kjo bëhet për të zhvendosur vëmendjen nga konflikti real që ndodh.

“Kjo tregon taktikat e dikurshme për të zëvendësuar. Është qesharake. Nuk ka opozitë të re, se do të duhej të kishte parti të re. E refuzoj të diskutoj këtë temë, pasi në këtë situatë që ndodhet Shqipëria, situata është e paarsyeshme. Ky është qëllimi politik përpjekja për të zhvendosur tezën. Është termi opozitë e re, ky term bie politikisht. Ky është për të zhvendosur temën e konfliktit real në Shqipëri. Njerëzit që kanë kulturë politike duhet t’i shmangen kësaj se është qesharake”.

Sa i takon djegies së mandateve dhe protestave të opozitës, Alizoti i qëndron mendimit se kësaj rruge duhet t’i shkohet deri në fund, pasi është një betejë për gjithë demokratët dhe Shqipërinë.

“Kur nuk funksionon institucioni politik, shteti, institucionet politike e vetmja mundësi është protesta, në një situatë të ëvshtirë edhe masat janë ekstreme. I duhen qëndruar kësaj me intensitet të lartë fort dhe drejt finales.

Kjo është një betejë që e kanë dashur gjithë demokratët. Duhet një betejë reale, e vërtetë që të bindi demokratët dhe të ndalojërimin në Shqipëri. Kjo është betejë e gjithë demokratëve. Të gjithë demokratët duhet të mblidhen rreth shtëpisë së vet. Shikoj brenda demokratëve dhe njerëzve një lloj shprese, sepse të detyron situata të marrësh këtë nismë”.

Beteja për Alizotin duhet të vazhdojë deri sa në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje reale dhe pa Ramën Kryeministër.

“Ky është akti më i fortë që se ka marrë asnjë lider shqiptar në këto vite demokraci. Djegia  mandateve nuk ka ndodhur, është akt historik, por i duhet qëndruar deri në finale. Është akti që më bën mua të besoj se do kemi një finale të fortë, që duhet arrirë një marrëveshje zgjedhje reale dhe jo formale pa kryeministrin aktual.

Duhet të zgjasë derisa në Shqipëri të ketë zgjedhje reale. Unë jam i mendimit se një forcë tjetër që do jetë në opozitë dhe e fakton me dokumenta që janë vjedhur zgjedhjet të dalë nga gara se kjo është ilegjitime. Në momentin ëë bëhen publike dhe vërtetohen, ai duhet të dalë nga kjo garë”.

Deklaratës së kryeministrit Rama se do të fitojë 61 bashki Alizoti i përgjigjet se ky është një autosugjesionim i kryeministrit për t’i mbushur mendjen vetes dhe të tjerëve se nuk trembet nga situata.

“Kryeministri mund të thotë çfarë të dojë. Shqipëria rrezikon shumë, shqiptarët rrezikojnë shumë. Kjo është një lloj autosugjestionimi për t’i mbushur mendjen vetes dhe të tjerëve që nuk trembem nga situata.

Si mund të zhvillosh një garë vetëm. Ka argumente që zgjedhjet në Shqipëri vidhen”.

I pyetur për marrëdhënien PD-LSI, Alizoti sqaron se të gjitha partitë kanë marrë masën ekstreme dhe situata i detyron ato të jenë bashkë.

“Të gjitha partitë kanë marrë masën ekstreme dhe situata i detyron ato të jenë bashkë, nuk ka rrugë të mos jenë luajale. Çdo çedim do i nxjerrë dobët në sy të publikut. Çdo krizë , çdo sëmundje që lihet pa kuruar mund të degrodojë”.

Negociata në Shqipëri sipas Alizotit nuk hapen pasi, vendi ynë në sytë e botës eksporton drogë dhe krim, ndërsa shton se do të hynte lehtë në BE nëse plotëson standardin e zgjedhjeve.

“Negociata në Shqipëri pse nuk hapen? Se në sytë e botës është vend që eksporton drogë e krim. Është Meksika e Evropës. Shqipëria as nuk prodhon, as ka rritur eksportin, vetë faktimet që kanë dalë të përgjuara: “Duhen para për votat”. Shqipria do hyjë lehtë në Evropë nëse plotëson standardet, dhe një nga kryesoret janë zgjedhjet. Nëse në këtë vend do bëhen zgjedhje, Shqipëria do ketë stabilitet politik, ekonomik dhe integrim në BE”. /abcnews.al

 

3-1-1280x853.jpg
ent ela20:18 | 10/03/2019

E frymëzoi protesta e banorëve të Unazës së re ku nisi rreth 5 muaj më parë, sot i ka krijuar bindjen se këmbëngulja dhe bashkimi janë një binom që nuk e mund dot asnjë qeveri.

“Çdo protestë është vendim dhe tash 127 ditë e netë, banorët e Unazës së Re e kanë marrë vendimin për të mos ja dorëzuar dinjitetin e tyre, të ardhmen e tyre, mafies dhe Edi Ramës”.

Nuk iu dorëzuan sepse besuan tek e drejta dhe jo tek vendimet e mafias tha kryetari i Partisë Demokratike në protestën e banorëve të unazës së re.

“Këtu në Unazën e Re vendimet i mori mafia, i mori Edi Rama, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri dhe mafiozët e lidhur me të. Por vendimin final nuk e mori dot.Solli FNSH-në që arrestoi fëmijë e shoqëroi edhe nëna shtatzëna. Koha e hajdutëve po merr fund bashkë me kohën e Edi Ramës që ka marrë fund. Ai është një kufomë politike dhe banda e tij, e hajdutëve që qeveris vendin, i ka ditët e numëruara”.

Që pastrimi të bëhet një herë e mirë ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen në protestën e 16 marsit.

“Vendimi juaj për ti hapur rrugë zgjidhjes politike që ne kemi propozuar, është po kështu vendimi i vetëm i drejtë që mund të merret në këto kushte. Djegia e mandateve parlamentare të opozitës është vendimi më i ligjshëm, më demokratik dhe më patriotik i ndërmarrë ndonjëherë. Me këtë ju ftoj të gjithëve, me 16 mars kemi një takim me historinë dhe ajo nuk do të jetë historia e triumfit të së keqes, por do jetë historia e triumfit të bashkuar. Unaza e bashkua ka për të fituar, shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”.

Ndërsa kryeministrit Rama i përsërit se edhe pak kohë i duhet që të lërë karrigen e kryetarit të qeverisë. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono