manchester united

Haaland.jpg
Klejdi Kaimi21:13 | 25/01/2020

Sulmuesi i Dortmund, Erling Braut Haaland, ka arritur shumë shpejt t’ia fitojë zemrat tifozëve gjermanë. Haaland la gjurmë dhe në ndeshjen e djeshme duke shënuar një dopietë, ku Dortmund kaloi pa problem 5-1 Koln në “Signal Iduna Park”.

Norvegjezi flitej shumë për një kalim në Premier League , konkretisht tek Manchester United. I riu zgjodhi Dortmundin, ku deri më tani po shkëlqen me lojën e tij. Këtë gjë e konfirmojnë dhe statistikat, të cilat janë të frikshme për kaq pak minuta që ai është aktivizuar.

19-vjeçari numëron vetëm 57 minuta lojë në vitin 2020, por në kaq minuta ai ka shënuar plot 5 gola. Në një krahasim me golavarazhin e Manchester United, Haaland është një gol para. I gjithë ekipi i United ka shënuar 4 gola, por në 360 minuta lojë. Shifrat flasin vetë. /abcnews.al

muriqi-1.jpg
Igli Nikolli14:34 | 25/01/2020

Vedat Muriqi vijon të mbetet shumë i kërkuar në merkato. Tottenham i është rikthyer pistës së bomberit të Fenerbahce, por klubi turk kërkon të paktën 20 milion sterlina për ta lënë të lirë.

Në garë për lojtarin nga Prizreni është futur edhe Manchester United. Solskjaer ka nevojë për qendërsulmues dhe ka piketuar 25-vjeçarin dardan, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon me gjigantin turk.

Interesimi i “Djajve të Kuq” i pëlqen shumë Muriqit, i cili preferon transferimin në “Old Trafford” përpara kalimit tek ekipi i Jose Mourinhos. Problem mbetet fakti që Fenerbahce nuk dëshiron ta shesë në këtë merkato.

Klubi turk po garon për fitimin e titullit kampion dhe ka nevojë për Muriqin për të realizuar objektivin e madh. Në Turqi janë të bindur që sulmuesi i Kosovës do të vazhdojë të shënojë gola të tjera, diçka që do të sillte rritjen e çmimit të tij. /abcnews.al

edd-2.jpg
Klejdi Kaimi09:42 | 25/01/2020

Të jesh tifoz i Manchester United në ditët e sotme nuk është e lehtë. Një seri rezultatesh negative apo dhe loja e shëmtuar që ekipi luan, janë disa nga arsyet se pse tifozët e “Djajve të Kuq” nuk janë të lumtur.

Në ndeshjen e fundit në “Old Trafford”, United u mposht 0-2 nga Burnley duke i acaruar tifozët. Një pjesë e tifozëve në fundin e takimit kishin disa fjalë për CEO-n e ekipit, Edd Woodward. Ata mendojnë se fajtori është pikërisht ai, për situatën ku ekipi ka degraduar.

Gjatë korit kushtuar Woodward, tifozët kanë dhe një kërcënim për të. Ata këndojnë se Edd do të vdesë, por nuk e dinë se si do ta vrasin. Aktualisht Manchester ndodhet në vendin e pestë me 34 pikë, por edhe Tottenham dhe Wolves kanë po të njëjtën kuotë pikësh. /abcnews.al

Scholes-Pogba.jpg
Veronik Istrefaj11:22 | 24/01/2020

Paul Pogba vazhdon të jetë temë e nxehtë te Manchester United. Ylli francez nuk ka luajtur thuajse fare këtë sezon dhe po bën çmos që të largohet nga “Djajtë e Kuq”. Ish-mesfushori i United, Paul Scholes, është një kritik i rregullt i Paul Pogbasë dhe pas humbjes së Manchester United ndaj Burnley 0-2, tha: “Nuk mendoj se Pogba po rikuperohet nga dëmtimi.

Edhe nëse është e vërtetë kjo gjë, ai do të gjejë një arsye tjetër për të mos luajtur me Manchester United, pasi është e qartë se do të largohet. Solskjaer duhet të bëjë me lojtarët që ka në dispozicion, pasi ka pasur shumë dëmtime.

Megjithatë, çdo ekip që United hedh në fushë, duhet ta mposhtë Burnleyn, sidomos në “Old Trafford”. Çdo lojtar që vesh fanellën e Manchester United, duhet të jetë fitues, por kjo gjë ka humbur. Nuk e di kur, pse dhe si, por Solskjaer duhet me doemos të rikthehet te fitoret dhe të ruajë një vazhdimësi të kënaqshme, ose ndryshe nuk besoj se do të jetë në stol sezonin e ardhshëm”, tha Scholes./abcnews.al

Manchester-United.png
Klejdi Kaimi12:56 | 23/01/2020

Manchester United nuk po kalon aspak një moment të mirë. Këtë gjë e vërtetoi dhe mbrëmjen e djeshme, ku u mposht 0-2 në “Old Trafford” nga Burnely. Probleme të shumta kanë shoqëruar “Djajtë e Kuq” këtë sezon, duke e bërë me dhimbje koke trajneri Solskajer. Dëmtime të shumta apo dhe mungesa e golave në fund, kanë sjellë rezultatet e dobëta në fushën e lojës.

Tekniku norvegjez i ka kërkuar drejtuesve një sulmues për të zëvendësuar të dëmtuarin, Marcos Rashford. Lajmi i madh për tifozët e United është se mund të këtë një rikthim të ish-sulmuesit, Carlos Tevez. Kanë kaluar plot 11 vite, kur argjentinasi luante ndeshjen e fundit për Manchesterin dhe sot ai është 35 vjeç. Tevez aktualisht luan tek Boca Juniors, por kontrata e tij përfundon në qershor.

Flitet se ai mund të huazohet deri në fund të sezonit, për të ndihmuar ish-ekipin e tij në këtë moment të vështirë që po kalon. “Apashi” ka kaluar vitet e tij më të mira nën drejtimin e Alex Ferguson, ku mes viteve 2007-2009 ai shënoi 34 gola. Sulmuesi ka arritur të fitojë 2 herë titullin kampion në Premier League si dhe 1 herë Championsin. /abcnews.al

 

Carlos Tevez duke festuar me fanellën e Manchester United
rio-ferdinand.png
Vladimir Prenga09:03 | 23/01/2020

Rio Ferdinand nuk duron më. Humbja e Manchester United në shtëpi me Burnley e ka bërë atë të ndihet keq, por më së shumti fakti që nuk di të thotë se kur “Djajtë e kuq” do të jenë sërish rivalizues me klubet e tjera në Premier League dhe Europë. Keqardhja është e madhe, duke parë që edhe klubi ka shpenzuar shifra të mëdha në merkato.

“Ju thatë që janë shpenzuar 600 milionë sterlina në skuadër, por unë nuk i shoh. Në çfarë janë shpenzuar? Unë nuk i shoh në fushë ato shpenzime. Nuk i shoh ata para, përforcimet, çfarë është blerë. Nuk ka asgjë aty që më thotë mua se është diçka që garanton themelet për të ardhmen”, shprehet Ferdinand në BT Sport.

“Jam i ulur këtu dhe nëse jam i sinqertë,  jam i turpëruar. Është e turpshme të jesh këtu, jo vetëm prej paraqitjes së skuadrës, por edhe prej faktit që nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Nuk shoh shteg, nuk shoh një objektiv të vendosur dhe të thuhet se duam të arrijmë këtu, apo aty”, shtoi ish-mbrojtësi, i cili nuk sheh dritë në fund të tunelit.

Ferdinand vijon me analizën e tij: “Ta lëmë mënjanë rezultatin dhe të flasim për ndërtimin e një skuadre, për themelet që duhet të vendosen që kjo skuadër të ecë përpara dhe në një moment të bëhet sfiduese. Nuk them menjëherë, të jemi realistë, por ndoshta për disa vite të ndërtohet ajo skuadër. Por paratë janë shpenzuar pa dëshirë në shtatë vitet e fundit. Nuk mund ta mbrosh dot këtë”.

“Fëmijët e vegjël në shkollat përreth vendit nuk do të veshin më fanellën të Manchester United. Ata nuk do të duan të vijnë këtu dhe të mbështetin United, bazuar në atë që po shihni në fushë. Tifozët po largohen pas minutës së 84-t dhe është një turp. Njerëzit në krye të klubit duhet ta shikojnë këtë dhe të bëjnë me të vërtetë ndryshime”, ka deklaruar legjenda e klubit anglez. /abcnews.al

Ole-Gunnar-Solskjaer-United-Konference.png
Igli Nikolli18:30 | 22/01/2020

Manchester United ishte shumë pranë blerjes së Erling Haaland, por talenti norvegjez zgjodhi Borussia Dortmund në fund. Ole Gunnar Solskjaer ka folur rreth kësaj teme në konferencën për shtyp, duke treguar se gjithçka u bllokua falë Mino Raiolës.

Agjenti i njohur nuk ka marrëdhënie pozitive me klubin anglez dhe trajneri i United tregon se pse nuk u arrit transferimi i patriotit të tij në “Old Trafford”.

Ka shumë rëndësi të ketë dakordësi dhe mirëkuptim kur bëhet merkato. Duhet ta jesh në gjendje të mbash nën kontroll një lojtar që blen, është e papranueshme që të kontrollohen nga agjentët e tyre, sidomos me përfshirjen e klauzolave të ndryshme“, thekson trajneri norvegjez i “Djajve”. /abcnews.al

 

Raiola dhe Haaland
piatek-milan.png
Klejdi Kaimi11:40 | 21/01/2020

Sulmuesi i Milan, Krzysztof Piatek, është gjithmonë e më shumë drejt largimit nga klubi kuqezi. Forma e dobët që kaloi në fillim të sezonit apo dhe ardhja e Ibrahimovic janë pasojat që polaku e humbi vendin e titullarit. Shembulli i fundit është në ndeshjen e fundjavës që lamë pas, ku Piatek qëndroi gjithë ndeshjen në stol në fitoren 3-2 kundër Udinezes në ‘San Siro’.

Mediat në Angli flasin për një kalim të 24-vjeçarit në Premier League. Deri pak ditësh ishin tre ekipe që kërkonin shërbimet e sulmuesit. Tottenham, Newcastle dhe Aston Villa janë ende në garë mes tyre, por në orët e fundit ka hyrë dhe një klub tjetër në garë për Piatek.

Bëhet fjalë për Manchester United dhe mediat theksojnë se drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ po e monitorojnë me kujdes situatën e sulmuesit. Milan mund ta lëshojë Piatek në formë huazimi deri në fundin e sezonit dhe më pas me opsionin për ta blerë ose për shumën e 35 milionë €. Kjo ishte dhe shuma që ‘Djalli’ pagoi një vit më parë, kur e bleu Piatek nga klubi i Genoas. /abcnews.al

Romero-United.jpg
Klejdi Kaimi14:28 | 20/01/2020

Portieri i Manchester United, Sergio Romero, ka pësuar një aksident me makinë këtë mëngjes. Argjentinasi ka përplasur Lamborghinin e tij me bordurat e rrugës, kur ai po shkonte në qëndrën stërvitorë të United.

Incidenti ndodhi në afërsi të fushës stërvitore Carrington, ku rruga ishte e ngrirë nga temperaturat e ulëta në Manchester. Fatmirësisht, numri 2 i portës së ‘Djajve të Kuq’ nuk pati asnjë dëmtim dhe sipas gazetarit të ‘BBC Sports’, Simon Stone, Romero arriti në kohë në stërvitje.

 

Romero, portieri i Manchester United

 

Dëmin më të madh e ka makina e portierit, Lamborghini 170.000 £, e cila ka mbetur e përplasur mes bordurave të rrugës. Romero u transferua në Premier League në vitin 2015, ku erdhi si zëvendësuesi ideal i De Geas. Ish-portieri i AZ Alkmaar numëron 9 paraqitje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ku e ka mbajtur plot 7 herë portën e paprekur. Romero ishte në stol ditën e djeshme, ku United u mposht 2-0 nga Liverpool në ‘Anfield Road’. /abcnews.al

Van-De-Beek.jpg
Igli Nikolli13:41 | 20/01/2020

Mediet në Holandë raportuan disa ditë më parë se Real Madrid ka arritur akordin me Donny Van De Beek për sezonin e ardhshëm. 22-vjeçari ofensiv është një prej objektivave të “Los Blancos” dhe De Telegraaf citoi se 55 milion euro do të paguhen në arkat e Ajax.

Lojtari i “Harkëtarëve” mohoi lajmin e përhapur në prononcimin e dhënë pas fitores 2-1 kundër Sparta Rotterdam, ndeshje në të cilën shënoi golin e parë për kampionët e Holandës.

Nuk kam firmosur asnjë kontratë, nuk ka asgjë zyrtare. Kjo është situata dhe nuk ka asnjë ndryshim. Real apo Manchester United? Nuk dua të zgjedh. Të dyja janë klube të mëdha, ashtu siç është edhe Ajax“, thekson lojtari i kombëtares holandeze. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono