manchester city

Silva.jpg
Igli Nikolli09:17 | 29/12/2019

David Silvës i përfundon kontrata me Manchester Cityn në fund të këtij sezoni. Mesfushori mbush 34 vjeç në janar dhe e ka të qartë që nuk mund të luajë edhe shumë vite në nivele të larta.

Rinovimi nuk po vjen dhe vera pritet ta rikthejë spanjollin te Valencia, ekipi i tij i zemrës dhe prej nga erdhi te “Cityzens” në vitin 2010. Drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë për një zëvendësues të Silvës dhe e kanë gjetur në Holandë.

EPSN raporton se City po monitoron dhe pëlqen shumë Mohamed Ihattaren, 17-vjeçarin e PSV. Mesfushori ofensiv nga Maroku është pjesë e ekipit të parë të PSV-së prej janarit të këtij viti.

Ihattaren është aktivizuar në 24 ndeshje këtë sezon dhe ia ka dalë të shënojë 5 herë mes kampionatit dhe Europa League. Adoleshenti është edhe pjesë e Holandës U19 dhe ka shënuar dy gola në 10 ndeshje të zhvilluara. /abcnews.al

 

Mohamed Ihattaren
Pep-Guardiola-1280x875.jpg
Vladimir Prenga13:18 | 28/12/2019

Manchester City duket se i ka larë duart me titullin kampion në Angli pas humbjes së djeshme kundër Wolves. Edhe pse po triumfonin 0-2, të besuarit e Guardiolës u përmbysën dhe u mposhtën me rezultatin 3-2.

Kjo ishte humbja e dytë për Manchester City përballë Wolverhampton, pasi dhe në fushën e tyre, u mposhtën me rezultatin 0-2, me Adama Traore që shënoi të dy golat.

Gjithsesi, humbja e djeshme nuk është pritur mirë nga tifozët e Manchester City, të cilët kanë sulmuar Pep Guardiolën. Madje, një foto e Ian Holloway, ish-trajnerit të Hull City, po bën xhiro në rrjet, pasi mbishkrimi është epik: Guardiola pa Mikel Artetën!

Mikel Arteta ishte asistent i Guardiolës për plot 3 vite, ku fituan tituj të shumtë. Pak ditë më parë, 37-vjeçari spanjoll u zyrtarizua si trajner i Arsenalit, duke lënë Guardiolën të vetëm te Manchester City. /abcnews.al

 

Fotoja që po bën xhiron e netit
Martin-Odegaard.jpg
Vladimir Prenga12:11 | 28/12/2019

Real Sociedad i ka befasuar të gjithë, ndoshta përveç spanjollëve. Përmes faqes zyrtare ata kanë njoftuar huazimin e Martin Odegaard te Manchester City. Mesfushori me tipare sulmuese është huazuar nga madrilenët te Real Sociedad deri në qershor të vitit 2020 dhe kushdo që e lexon një lajm të tillë habitet.

Gjithsesi kemi të kemi me një shaka të klubit bask, në ditën e shenjtë të pafajësisë. Kështu e quajnë në Spanjë 28 dhjetorin, kur shakatë janë në qendër të vëmendjes. Në Shqipëri kemi 1 prillin… /abcnews.al

Pep-Guardiola-1280x629.png
Vladimir Prenga10:02 | 28/12/2019

Pep Guardiola dhe Bernardo Silva e pranojnë që objektivi titull në Premier League është një mision shumë i vështirë. Trajner spanjoll madje thekson se duhet të jenë realistë dhe të mos mendojnë tani për vendin e parë, që mbahet nga Liverpool me 14 pikë më shumë.

Për “BBC Radio 5 Live”, Guardiola shkurtimisht ka thënë: “Avantazhi është shumë i madh, e pranoj. Është jo reale të mendosh tani për Liverpoolin. Mendojmë për Leicester. Kemi shansin të rikuperojmë vendin e dytë. E di kualitetin e skuadrës time, por kjo situata është kjo që është”.

Bernardo Silva më pas ka shtuar: “Është me të vërtetë një situatë e keqe për ne. Një pjesë e parë se sezonit zhgënjyese. Askush nuk e mendonte të ishim kaq larg Liverpoolit në këtë fazë të kampionatit. Duhet ët shohim përpara. E dimë që fitimi i titullit është një çështje e komplikuar. Nuk do të thosha i pamundur, por shumë i vështirë”. /abcnews.al

IMG-20191227-WA0046.jpg
Vladimir Prenga21:18 | 27/12/2019

Nën presion për fitore, për shkak të triumfit të Liverpool, Man City e nisi fuqishëm në Wolverhampton, duke dominuar në aspektin e lojës.

Megjithatë, gjithçka mori për ters në minutën e 11-të, kur Wolves e kapi të papërgatitur mbrojtjen e Qytetarëve dhe Jota doli i vetëm me Ederson.

Portieri i kampionëve doli për të ndalur sulmuesin portugez, por nuk arriti ta prekte topin, duke shkaktuar faull që solli detyrimisht karton të kuq.

Megjithatë, City nuk u demoralizua, sepse në minutën e 20-të Mahrez fitoi 11-metërsh me ndihmën e VAR. Aty nisi kaosi, sepse teknologjia jo vetëm që vendosi për penalltinë, por edhe për përsëritjen e saj, kur Sterling gaboi për herë të parë, por jo për të dytën, duke zhbllokuar sfidën. /abcnews.al

Guardiola-2.jpg
Igli Nikolli20:33 | 27/12/2019

Manchester City luan sonte kundër Wolves në transfertë, ndërsa Pep Guardiola është ndalur te situata e Sergio Agueros. Argjentinasi është golashënuesi më i mirë i historisë së “Cityzens” me 244 golat e shënuar prej verës së vitit 2011, moment kur u ble nga Atletico Madrid.

Kontrata me kampionët e Anglisë i përfundon në vitin 2021, teksa trajneri spanjoll shpreson që ai të vazhdojë sa më gjatë me Cityn. Guardiola nuk i kursen elozhet për 31-vjeçarin dhe ka mbetur i mahnitur nga disa cilësi humane të Agueros.

Kun mund të vazhdojë të qëndrojë këtu, por gjithçka varet nga gjendja fizike dhe dëshira e tij. Zëvendësimi i tij do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Manchester City në merkato, ai është i pazëvendësueshëm. Nuk kam parë kurrë një yll të madh si ai që të jetë kaq i përulur dhe kaq zbavitës“, thekson trajneri i ekipit anglez. /abcnews.al

Aguero dhe Guardiola
De-Bruyne.jpg
Veronik Istrefaj08:16 | 27/12/2019

I ati i Kevin De Bryune ka folur sot për djalin e tij, i cili po shkëlqen në Premier League. Me fanellën e Manchester City, Kevin De Bryune është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta më i miri në rolin e tij.

“Ai e dashuron Manchester Cityn dhe gjithçka që e lidh me këtë klub”, tha babai i Kevin De Bryune për talkSPORT. “Është e jashtëzakonshme kur djali juaj mund ta realizojë ëndrrën e tij që kur ishte i ri, veçanërisht në Angli dhe në një kampionat elitar”.

“Në fushë, ai është gjithmonë i qetë, por kur ai e humbet toruan, është një “bishë” totalisht ndryshe! Ne gjithmonë e dinim se ai do të luante në nivele të larta, por kurrë nuk ishim të sigurt se ai do të shkonte kaq lart”.

“Për të, nuk është kurrë perfekt, pasi ai gjithmonë dëshiron të bëjë më mirë, gjithmonë do të dëshirojë të bëjë më shumë dhe më shumë, derisa të jetë në fund të karrierës së tij”, përfundoi i ati i De Bryune./abcnews.al

Guardiola-1.jpg
Klejdi Kaimi11:41 | 26/12/2019

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se ekipi i tij nuk do të blejë asnjë lojtar në merkaton e janarit. Edhe pse spanjolli e ka përsëritur disa herë, mediat në Angli shkruajnë se ‘Qytetarët’, nuk do të qëndrojnë edhe aq pasiv.

‘The Telegraph’ raporton se kampionët në fuqi të Premier League kërkojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes. Gazeta shkruan se City ka vetëm objektiv të afrojë një mbrojtës dhe në listën e dëshirave janë dy emra.

Pau Torres

Emri i parë është ai i mbrojtësit të Villarealit, Pau Torres. 22-vjeçari spanjoll ka dhuruar paraqitje të mira këtë sezon dhe shikohet si një përforcim i mirë nga stafi i Guardiolës. Emri i dytë vjen nga Portugalia dhe bëhët fjalë për mbrojtësin e Benfikës, Ruben Dias. /abcnews.al

Ruben Dias
fernandinho.jpg
Vladimir Prenga13:41 | 24/12/2019

Ryiad Mahrez ka zbuluar pa dashje një largim te Manchester City. Sulmuesi i “Qytetarëve”, së bashku me Benjamin Mendy kanë dhënë një intervistë live për “Sky Sport” dhe ish-lojtari i “Dhelprave” është shprehur së në fund të këtij sezoni do të largohen dy futbollistë.

“David (Silva) dhe Fernandinho”, ka thënë Mahrez, i pyetur se kush do të largohet nga ekipi në fund të sezonit. Mendy, nga ana tjetër i habitur u është drejtuar shokut të skuadrës: “Nuk duhet ta kishit thënë këtë”. Francezi ka buzëqeshur dhe intervista ka vijuar.

Për të mbetur te Fernandinho, ai prej shtatë sezonesh është pjesë e Manchester City dhe po luan rregullisht edhe sivjet. Deri më tani numëron 14 takime si titullar, por është 34 vjeç dhe nuk premton shumë për të ardhmen dhe zgjidhja më e mirë për anglezët është që të mendojnë për lojtarin që do e pasojë brazilianin. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono