manchester city

Manchester-City.png
Igli Nikolli19:34 | 16/01/2020

Manchester City po mendon për të ardhmen. Kampionët në fuqi të Spanjës janë të qartë se shumica e lojtarëve titullarë ndodhën në fund të ciklit dhe emra si Aguero dhe David Silva janë në vitet e fundit të karrierës.

The Sun raporton se dy janë objektivat e mëdha për të nisur një tjetër cikël fitues: Harry Kane dhe Lautaro Martinez. Sulmuesit e Tottenham dhe Inter po konfirmohen si goleadorë dhe City i sheh si përforcimet e së ardhmes.

Gjithçka është në planin teorik për momentin dhe në verë pritet të nisë një sulm ndaj tyre. Të dy kushtojnë dhe gara për shërbimet e tyre është e fortë, por paratë nuk janë aspak problem për “Cityzens”, të cilët shpresojnë t’i bindin këta dy lojtarë për të përqafuar projektin e klubit nga Manchesteri. /abcnews.al

 

Kane dhe Martinez
Mourinho1-1280x761.png
Igli Nikolli17:41 | 16/01/2020

Jose Mourinho po kërkon një mbrojtës të djathtë dhe ka nisur nga puna për ta transferuar në Londrën Veriore. Objektivi i trajnerit të Tottenham është Joao Cancelo, i cili la Juventusin verën e kaluar për të kaluar te Manchester City.

Portugezi u vlerësua 60 milionë sterlina nga bardhezinjtë dhe City pagoi edhe 27.4 milionë sterlina përveç kartonit të Danilos. Aventura te kampionët e Anglisë nuk po shkon mbarë dhe nuk përjashtohet shitja e tij në janar.

Bayern Munchen dhe Valencia po e ndjekin me kujdes, ndërsa “Special One” po nxiton. TalkSPORT raporton se trajneri portugez ka telefonuar patriotin e tij për ta pyetur mbi gatishmërinë për të punuar së bashku. Mourinho po tenton të bindë 25-vjeçarin që të pranojë transferimin te Spurs dhe më pas do i paraqitet një ofertë edhe Cityt. /abcnews.al

 

Joao Cancelo
modelet-flake.jpg
Vladimir Prenga13:16 | 15/01/2020

Yjet e Manchester City shkaktuan habi të madhe në Angli, pas festës me 22 modele që organizuan në një hotel pranë qytetit. E gjitha kjo pas një fitoreje të zakonshme në Premier League, ndërsa nuk dihet nëse Pep Guardiola ishte në dijeni.

Deri këtu të kenë arritur kampionët, apo donin thjesht të bënin jetë nate dhe kaq? Tabloidet britanike njoftojnë se futbollistët e Manchester City porositën një hotel special për të vendosur aty 22 modele të ardhura nga Italia, ndërsa po të dielën fituan 6-1 në fushën e Aston Villla, ndeshjen e radhës në Premier League.

Suksesi ishte vërtet i thellë dhe sidomos ishte një ndeshje e veçantë për Sergio Aguero, i cili realizoi 3 herë dhe u bë lojtari i huaj me më shumë gola në kampionatin anglez. Gjithsesi nuk ishte ndonjë lloj suksesi që të justifikonte kremtimin.

Resorti turistik i prenotuar kushtonte 150 sterlina për një dhomë, ndërsa yjet e City festuan me 22 modele të njohura të Instagramit.  Informacioni nga klubi është që lojtarët i morën leje trajnerit Pep Guardiola për të organizuar festën, ndonëse nuk është e qartë nëse katalanasi ishte në dijeni se të pranishme do të ishin edhe modelet.

Duket e habitshme që një ekip i tillë, i mësuar të dalë dy herë radhazi kampion i Anglisë e të fitojë çdo kupë që i del përpara, të “lëshohet pa fre” për një sukses kaq normal si ndaj Aston Villa. Me gjasë, ata thjesht donin të argëtoheshin (bashkë me modelet) dhe të ishin më të qetë për pjesën tjetër të sezonit, ku do të synojnë Championsin, por do të jenë përballë Real Madridi në turin e dytë. /abcnews.al

Arteta-Guardiola.jpg
Igli Nikolli12:42 | 14/01/2020

Merkato në Angli po ecën me ritme të ngadalta, por në ditët e ardhshme priten disa lëvizje “big”. E përditshmja prestigjioze britanike, The Sun, ka lëshuar bombën sot, duke raportuar se mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones, i ka komunikuar dëshirën për t’u larguar Pep Guardiolës.

Futbollisti anglez kërkon të largohet nga “Qytetarët” dhe të ribashkohet me Mikel Artetën tek Arsenali. Me “Topçinjtë”, Stones i ka minutat të sigurta dhe kjo është pikërisht ajo që mbrojtësi kërkon, duke pasur parasysh edhe Europianin e kësaj vere. Stones dhe Arteta kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Guardiola nuk e sheh si titullar dhe kjo gjë ka acaruar jo pak ish-futbollistin e Everton, që konsiderohej një talent i madh deri dy sezone më parë. Arteta i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit të ndërhyjnë në merkato për të sjellë një mbrojtës në “Emirates Stadium” dhe John Stones duket alternativa e duhur. /abcnews.al

 

John Stones
De-Bruyne.jpg
Veronik Istrefaj16:27 | 13/01/2020

Kevin De Bruyne është një ndër mesfushorët më të mirë në botë, por nga ndeshja në ndeshje, ylli belg po hedh kandidaturën e fortë për të qenë ai më i miri. Emra si Toni Kroos, N’golo Kante, Luka Modric, Fabinho, David Silva dhe Mesut Ozil, ende po tregojnë nivele të shkëlqyera, por De Bruyne duket se po tregon një “marsh” më shumë.

Belgu është lojtari më i mirë i Manchester Cityt dhe Aguero e Gabriel Jesus, janë me fat që e kanë pas vetes. Edhe në takimin kundër Aston Villës, të cilin City e fitoi me rezultatin 1-6, De Bruyne tregoi të gjithë potencialin e tij.

Asisti që i dha Gabriel Jesus është fenomenal dhe nxori në pah të gjitha aftësitë e numrit 17 të Manchester Cityt. Shumë e vështirë për të vënë një mesfushor tjetër mbi Kevin De Bruynen, i cili mund të konsiderohet si mesfushori më i mirë në botë për momentin./abcnews.al

guardiola-aguero-1.jpg
Vladimir Prenga08:22 | 13/01/2020

Sergie Aguero ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje me Manchester City këtë sezon. Sulmuesi argjentinas është shënuesi më i mirë në skuadrën e tij, ndërkohë që së fundmi është ngacmuar edhe trajneri Pep Guardiola.

Trajnerin spanjoll e kanë pyetur nëse Aguero është sulmuesi më i mirë i tij dhe përgjigja ka qenë e qartë: “Më i miri është Messi”. Gazetarët nuk janë ndalur me kaq: “Ok, a është ai numri nëntë më i mirë?”.

Guardiola me përgjigjen e tij i ka vënë vulën dhe ka mbyllur çdo diskutim, duke thënë: “Messi është numri 9, numri 10, numri 11, numri 6, numri 4…”. /abcnews.al

Guardiola-2.jpg
Igli Nikolli11:32 | 12/01/2020

Pep Guardiola është një mjeshtër në stol dhe po udhëheq Manchester Cityn drejt fitimit të Champions League, objektivit kryesor të kampionëve të Anglisë. Teksa është një timonier fantastik i ekipit të tij, ndryshe ndodh në timonin e vërtetë të makinave.

The Sun raporton se trajneri spanjoll ka një ves të keq për të dëmtuar mjetet që disponon. Prej vitit 2016 kur u ul në pankinën e “Cityzens”, Guardiola ka pasur në dispozicion një Mercedes GLE (80 mijë sterlina), një Ranger Rover (150 mijë sterlina), një Bentley GTX700 (200 mijë sterlina) dhe një Mini Cooper (30 mijë sterlina).

Shuma totale e dëmit shkon në 460 mijë sterlina, duke konfirmuar që trajneri iberik ka një problem të madh me udhëtimet me makina dhe është një pilot shumë i dobët. /abcnews.al

Guardiola-David-Silva.jpg
Veronik Istrefaj19:11 | 11/01/2020

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediet britanike sa i takon merkatos së janarit. City ka vuajtur shumë këtë sezon nga dëmtimet dhe nuk po arrin të ruajë ritmin e Liverpoolit.

Guardiola i është përgjigjur pyetjes se si do e zgjidhë largimin e David Silvës, si dhe kush është objektivi i tij kryesor sa i takon merkatos së janarit.

“Pasuesi i David Silvës? Nuk më shqetëson aspak kjo gjë. Kemi Bernardo Silvën, Phil Foden, Ilkay Gundogab, Kevin De Bruyne, të gjithë mund të luajnë në atë pozicion. Nuk është ky prioriteti im, kam dilema të tjera.

Më shqetëson fakti që Aguero është i pazëvendësueshëm, kjo është diçka që duhet të rregullojmë sa më parë”, u shpreh tekniku spanjoll kur u pyet për merkaton./abcnews.al

David-Silva1.jpg
Veronik Istrefaj16:41 | 11/01/2020

David Silva është padiskutim një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe fantazisti spanjoll e ruan këtë vlerësim prej shumë vitesh tashmë. Në verën e sezonit 2009-10, David Silva u largua nga skuadra e Valencias dhe u transferua te Manchester City, aty ku po luan prej 10 vitesh tashmë.

Me mbylljen e kësaj dekade, OptaJoe ka grumbulluar disa statistika të 10 viteve të fundit, aty ku David Silva udhëheq bindshëm në rastet e krijuara për gol në kampionatin anglez të futbollit.

Plot 768 raste ka krijuar David Silva për gol, duke ruajtur vendin e parë. Diferenca me Eden Hazard që renditet në vendin e dytë është e frikshme. Ylli belg ka krijuar 595 raste për gol, plot 173 raste më pak se David Silva. Fenomenal!/abcnews.al

 

Guardiola.jpg
Igli Nikolli13:16 | 11/01/2020

Pep Guardiola ka rrëfyer një detaj të këndshëm në lidhje me Gerard Pique. Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes ndaj Aston Villa në transfertë, trajneri i Manchester City i është rikthyer periudhës kur mbrojtësi spanjoll la Manchester United për t’u kthyer në Katalunjë.

Ishte viti 2008 dhe Guardiola sapo kishte marrë drejtimin e Barcelonës. Pique, atë kohë rreth 20-21 vjeç, nuk dukej gati dhe trajneri preferonte mbrojtësit e tjerë përpara atij. Me kalimin e kohës. Lojtari filloi të tregonte potencialin e madh dhe 48-vjeçari e cilëson si një ndër mbrojtësit më të mirë në histori.

Kur Pique u rikthye nga Manchester United nuk e aktivizoja, sepse nuk e shihja të përgatitur mirë. Emra si Rafa Marquez, Carles Puyol dhe mbrojtësit e tjerë të ekipit, më dukeshin më të mirë. Më pas filloi të tregonte vlerat e tij dhe atë që është: një nga qendërmbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit“, thekson Pep Guardiola. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono