manchester city

De-Bruyne.jpg
Klejdi Kaimi17:19 | 24/02/2020

Ditën e mërkurë pritet të zhvillohet përballja mes Real Madrid dhe Manchester Cityt. Në prag të super ndeshjes, ka folur për mediat dhe mesfushori i “Qytetarëve”, Kevin De Bruyne. Belgu vlerëson kundërshtarin, por pret maksimumin nga shokët e tij të ekipit.

“Reali është favorit. Ata kanë fituar më shumë trofe të Championsit më shumë se çdo ekip tjetër në histori. I vlerësojmë, por ne do të shkojmë në Madrid për të luajtur lojën tonë. Nuk do mbrohemi, por do të luajmë siç bëjmë gjithmonë, në sulm. Duhet të futemi në fushë për fitore”, deklaron mesfushori.

“Nëse ne nuk e fitojmë Champions League, atëherë të gjithë do na konsiderojnë si dështakë. Është një kompeticion që nuk e kemi fituar ende. Ne gjithmonë dëshirojmë të fitojmë tituj, por ndodh që ekipet e tjera luajnë më mirë, siç bëri Liverpool sezonin e kaluar”, mbyll De Bruyne. /abcnews.al

Champions-e1576409326848.png
Igli Nikolli11:43 | 24/02/2020

Real Madrid-Manchester City është përballja më e fortë e raundit të 1/8 në Champions League. Ndeshja e parë zhvillohet në “Santiago Bernabeu” të mërkurën (21:00) dhe Pep Guardiola ka folur në lidhje me këtë sfidë.

Kam një admirim të jashtëzakonshëm për Real Madrid. Lojtarët e tyre kanë luajtur shumë herë në finalen e Champions League dhe nuk ia kam idenë se nga sa herë e kanë fituar trofeun e madh secili prej tyre.

Ky është një test real midis mbretërve të këtij kompeticioni dhe një skuadre që nuk është mësuar me këto lloj ndeshjesh. Gjithsesi, ne do të tregojmë personalitetin tonë. Lojtarët, unë dhe klubi duam të luftojmë deri në fund për fitimin e Champions League. Reali është klubi që duam të imitojmë. Është emocionuese të luash në këtë kompeticion.

Do të shkojmë në Spanjë dhe do të përpiqemi të luajmë futbollin tonë në një nga stadiumet më të mëdha, të këndshëm dhe prestigjioz. Do tentojmë të bëjmë më të mirën tonë kundër një skuadre që e ka fituar 13 herë Champions League“, përfundon trajneri i “Cityzens”. /abcnews.al

City-Manchestert-e1582137813181.jpg
Igli Nikolli18:16 | 22/02/2020

Manchester City nuk mund të luajë në dy sezonet e ardhshme në kompeticionet europiane pas pezullimit nga UEFA, ndërsa është gjobitur dhe me 30 milion euro. Parregullsitë në FPF (fair-play financiar) qëlluan fatale për kampionët e Anglisë.

Gjithsesi, “Cityzens” nuk janë dorëzuar dhe do të apelojnë vendimin në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë. Drejtuesit e klubit duan të konfirmohen me çdo kusht të pafajshëm.

Ata ia kanë besuar këtë çështje një super avokati si David Pannick. The Mirror zbulon se ky studio ligjore e Pannick, një ndër më të mirat në Britani, do të paguhet me 20 mijë paund në… ditë! Një mbrojtje që kushton shumë dhe që konfirmon synimin e Manchester City për të fituar me çdo kusht këtë betejë. /abcnews.al

City-Manchester-e1581753400381.jpg
Igli Nikolli13:17 | 22/02/2020

Klubet e mëdha europiane po tentojnë të përfitojnë nga situata e vështira e Manchester City. Barcelona është një prej tyre dhe pëlqen shumë Bernardo Silvën. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas po përgatit një ofertë për mesfushorin ofensiv.

25-vjeçari portugez është kthyer në një nga lojtarët kryesor të skuadrës së Pep Guardiolës. Ai ndihet shumë mirë te “Cityzens”, por konfirmimi i pezullimit nga kompeticionet europiane mund të ndikojnë që të pranojë largimin.

Bernardo Silva është ndër lojtarët e preferuar të Guardiolës dhe akordi me të mund të lehtësonte edhe rikthimin e trajnerit katalanas në pankinën e Barcelonës. /abcnews.al

 

Bernardo Silva
Guardiola-3.jpg
Igli Nikolli16:25 | 21/02/2020

Manchester City luan nesër në një nga transfertat më të vështira të kampionatit. “Cityzens” do të jenë mysafirët e Leicester City dhe nuk fitojnë në “King Power Stadium” prej nëntorit të vitit 2017.

Pep Guardiola ndalet në konferencë për shtyp te situata që po kalon klubi pas pezullimit dy-vjeçar nga kompeticionet europiane dhe ka një koment për mundësinë e transferimit të Rahem Sterling te Real Madrid.

LEXO EDHE: Sterling: Unë te Reali? Një klub masiv, Luka Modric është më i miri

STERLING – “Futbollistët janë të lirë të flasin çfarë mendojnë. Jam i sigurt për besnikërinë e djemve, po e demonstrojnë prej vitesh. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por jam i sigurt që do të japin gjithçka në këto tre muaj”.

LEICESTER – “Më ka impresionuar kjo skuadër, janë shumë të organizuar, e dinë mirë se çfarë bëjnë dhe janë të aftë për të gjetur talente. Është kënaqësi të shohësh Leicester duke luajtur. Vardy? Është një nga lojtarët më të mirë që kam parë”.

PEZULLIMI – “Nuk mund të ndryshojmë atë që mendojnë njerëzit, por unë e di se si ne punojmë. Jam krenar për punën tonë, askush nuk na ka ndihmuar dhe kemi ndërtuar vetë gjithçka. Nuk ka mbaruar, nuk ka mbaruar, do të apelojmë vendimin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”. /abcnews.al

Juventus-1.png
Igli Nikolli18:17 | 20/02/2020

Juventus po tenton të përfitojë nga situata e vështirë e Manchester City. Kampionët e Anglisë janë përjashtuar për dy sezonet e ardhshme në kompeticionet europiane për shkak të parregullsive në FPF (fair-play financiar).

Objektivi i bardhezinjve quhet Gabriel Jesus dhe The Sun zbulon ofertën që po mendojnë të bëjnë italianët për shërbimet e sulmuesit brazilian. 70 milion euro janë gati për kartonin e 22-vjeçarit, i cili ka shënuar 18 gola në 39 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren braziliane.

Konfirmimi i pezullimit nga Europa mund të ndikojë që shumë yje të “Cityzens” të largohen në fund të sezonit dhe Gabriel Jesus është njëri prej tyre. Juventusi e do për të përforcuar sulmin, oferta është gati dhe pritet vetëm përgjigja e klubit anglez. /abcnews.al

 

Gabriel Jesus
Pep-Guardiola-1280x875.jpg
Vladimir Prenga09:55 | 20/02/2020

Manchester City është pezulluar të marrë pjesë për dy vite në kupat e Europës, por sigurisht “Qytetarët” do ta apelojnë këtë dënim të UEFA-s dhe presin drejtësi në CAS. Vendimi i marrë është përshëndetur nga Barcelona, teksa ka folur presidenti Josep Bartomeu.

“E falënderojmë UEFA-n, që vitet e fundit ka qenë kaq e sigurt për të vazhduar më tej me rregullat e FFP (Financial Fair Play)”, është shprehur kreu i klubit katalanas, i cili së fundmi e ka parë veten nën akuzë për pagesa të bëra për të dëmtuar personalitet si Messi, Guardiola e të tjerë.

Në lidhje më këtë çështje, trajneri i City ka folur pas ndeshjes së fituar me West Ham United. “Unë nuk e di nëse ata më spiunuan. Nëse ka ndodhur, ata më njohin dhe nuk ka qenë e nevojshme të më spiunojnë”. Më pas ai ka komentuar edhe deklaratën e Bartomeu për pezullimin e City.

“Dhe nëse ata janë të lumtur që ne jemi pezulluar, i them presidentit të Barcelonës, na jepni të drejtën të apelojmë. Ne besojmë se kemi të drejtë dhe do të apelojmë.  Por mos flit me zë shumë të lartë Barcelona. Këshilla ime, mos flit me zë shumë të lartë. Sepse gjithkush mund të përfshihet në situata të tilla”.

“Gjithsesi ne do të apelojmë dhe shpresojmë që në të ardhmen të luajmë në Champions League sërish ndaj Barcelonës. Kur dikush beson se ka të drejtë, ai do të luftojë deri në fund dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Është diçka e jashtëzakonshme të luftojmë për njerëzit tanë, që e mbështesin këtë klub. Ne do ta bëjmë diçka të tillë. Si një klub, si një ekip, do të luftojmë deri në fund”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al

DE-Bruyne.jpg
Veronik Istrefaj22:35 | 19/02/2020

Është mbyllur takimi mes Manchester Cityt dhe West Hamit, me fitoren e pastër 2-0 të “Qytetarëve”. Të besuarit e Pep Guardiolës e dominuan totalisht këtë takim dhe i merituan tre pikët.

Gabriel Jesus pati dy raste të pastra brenda 30 minutave të para, por i vetëm përballë portierit Fabianksi, nuk arriti të shënojë. Në minutën e 30-të, mesfushori Rodri do të kalonte në avantazh Cityn.

Pas një krosimi perfekt të Kevin De Bruyne, spanjolli gjuan me kokë dhe mposht portierin e West Ham. Me rezultatin 1-0, u mbyllën 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, De Bruyne do të shënonte vetë, në minutën e 62-të, për të vendosur rezultatin final të sfidës./abcnews.al

City-Manchestert-e1582137813181.jpg
Igli Nikolli19:38 | 19/02/2020

Manchester City po kalon një moment shumë të vështirë. Pezullimi dy-vjeçar nga kompeticionet europiane ka turbulluar ambientin e “Cityzens”, teksa ka reaguar administratori i deleguar i klubit. Ferran Soriano nuk dorëzohet dhe tenton të qetësojë tifozët në një prononcim për AS. Zyrtari i kampionëve të Anglisë analizon situatën dhe e cilëson gjithçka si një lojë politike.

Kjo është thjesht sfida e radhës për ne dhe do të tentojmë të mos i zhgënjejmë njerëzit tanë. Tifozët duhet të jenë të sigurt për dy gjëra: e para është që akuzat janë false, e dyta është që do të bëjmë gjithçka për ta vërtetuar.

Ne jemi një klub i qëndrueshëm, fitimprurës dhe pa borxhe. Llogaritë tona janë kontrolluar shumë herë dhe gjithmonë ka qenë gjithçka e qartë. Shpresoj që kjo situatë të mbarojë përpara verës. Vendimi u bazua te një e-mail të vjedhur dhe jashtë kontekstit. Kjo nuk është drejtësi, kjo është politike“, deklaron zyrtari i Manchester City. /abcnews.al

City.jpg
Klejdi Kaimi13:26 | 18/02/2020

Skenar i bujshëm. Burime pranë klubit të Manchester Cityt deklarojnë se janë disa klube europiane që i kanë bërë presion UEFA-s për t’i dënuar ata. Bëhet fjalë për Real Madrid, Bayern Munchen, PSG dhe disa klube angleze, që kanë kërkuar dënimin e “Qytetarëve”.

ÇFARË NDODHI – UEFA vendosi të përdorë dorën e hekurt ndaj Manchester City. Klubi anglez u përjashtua me dy vite nga kompeticionet europiane (2020-2021 dhe 2021-2022) dhe u gjobit me 30 milion euro. “Cityzens” kanë paguar një çmim të lartë për shkeljet e kryera në FPF (fair-play financiar).

Në njoftimin për shtyp të qeverisë europiane të futbollit thuhet se pasi shqyrtoi të gjitha provat, Dhoma Gjyqësore zbuloi se Manchester City kishte kryer shkelje serioze të rregulloreve për licencat dhe FPF, duke mbivlerësuar të ardhurat dhe bilancin e klubit mes viteve 2012-2016. Anglezët gjithsesi do ta çojnë çështjen në CAS. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono