manastirliu

1581763842_OEGRTA.jpeg
eri Ida14:33 | 15/02/2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku po kryhet nga sot diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19.

Manastirliu u shpreh se realizimi i identifikimit dhe zbulimit të Koronavirusit COVID-19 në laboratorin e ISHP, vjen në kuadër të përforcimit dhe rritjes së kapaciteteve për zbulueshmërinë e koronavirusit të ri.

“Jemi sot një hap përpara për forcimin e kapaciteteve tona për identifikimin dhe zbulueshmërinë e koronavirusit të ri, pasi, pas kryerjes së koronaviruseve, edhe analiza e konfirmuar kryhet në laboratorin e ISHP, i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara, për përgjigjen e sistemeve shëndetësore për trajtimin e pacientëve, për zbulimin dhe reagimin e shpejtë ndaj epidemive, etj”, tha Manastirliu.

Teksa rikonfirmoi se në vendin tonë nuk ka asnjë rast me koronavirus, Manastirliu u shpreh janë gati planet e reagimit sipas shkallës së rrezikshmërisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se është vënë në zbatim një plan parapërgatitjeje të masave ndaj koronavirusit sipas rekomandimeve të OBSH.

“Janë trajnuar 475 punonjës të sistemit shëndetësor dhe vijon trajnimi kaskadë. Nga ekipet e urgjencës kombëtare, epidemiologët në të gjithë vendin për forcimin e survejancës ALERT, menaxhimin e transportit të një rasti suspect me koronavirus të ri si dhe është saktësuar procedura se si veprohet me ndjekjen e kontakteve. Shqipëria ka ndërmarrë masa të cilat u mbështetën edhe nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”,është shprehur ministrja./abcnews.al

86688079_10157073715890838_265596108955189248_n.jpg
eri Ida09:27 | 15/02/2020

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ku në fokus duket se ka qenë diskutimi për koronavirusin.

Ambasada përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me këtë takim.  Ambasadorja Kim bëhet me dije se ka theksuar rëndësinë e të qenurit vigjilent ndaj këtij virusi si dhe zbatimin e udhëzimeve të OBSH.

🇦🇱 | Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Samstag, 15. Februar 2020

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor”, shkruan ambasada e SHBA./abcnews.al

manastirliu33.jpg
eri Ida11:44 | 10/02/2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu  këtë të hënë në Komisionin e Shëndetsisë ka prezantuar masat e marra për parandalimin e virusit të gripit që duket se është prezent në vendin tonë.

Ministrja në fjalën e saj është shpreur se për përballimin e fluksit të pacientëve të prekur nga gripi janë nddërtuar katër qendra shëndetsore në Tiranë të cilat kryejnë të njëjtin shërbim si në Urgjencën e QSUT-së.

Ndër të tjera ajo është shprehur se Instituti i Shëndetit pyublik ka të gjithë kapacitetet e nevojshme laboratorike për identifikimin e gripit.

“Tashmë si çdo vit do të hapen qendra shëndetsore 24 orëshe në Tiranë, qendra kanë përballuar një fluks vizitas për fëmijët e moshës pediadrike ndërkohë dhe urgjenca e QSUT-së në fundjave ka forcuar shërbimin e saj.  Gjithahstu qendrat shendetsore në të gjithë vendin janë të hapura deri në orën 8 duke bërë që të shmanget rada në spitale dhe duke garantuar prindërit se shërbimi është i njëjtë si në qendrat shëndetsore ashtu edhe në  Spitale. Dua të njoftoj prindërit për Tiranën se katër qendrat shëndetsore që janë të hapura prej mujash ofrojnë shërbime pediatrike, konsulta dhe vizita me të njëjtin profesionalizëm si në qendrën Spitalore QSUT.Kemi më shumë se 218 mjekë dhe infermirë të angazhuar në rotacion në shërbim 24 orësh.  Ndërkohë në lidhje me virusin e gripit dua të them se në javën e 5 është rritur prirja e infeksioneve ëshbtë rritur me 23 %,  janë AMN, B, dhe AM3, është një situatë e pritshme për sezonin siç është në vendet Evropiane  këtë javë Shqipëria paraqet një nivel të lartë të qarkullimit të infeksioneve. Dua që të informoj se në krahasim me vitin e kaluar rastet janë rritur me 4 %, infeksionet respiratore të sipërme në nivel kombëtar paraqiten në 17 760 raste ndërsa në infeksionet respiratore të poshtme 7530 raste vetëm në javën e pestë, që duket se është një prirje në rritje”, tha ministrja Manastirliu.

Gjithashtu pëpara komisionit të Shëndetsitë, Manastirliu ka treguar dhe masat që janë marrë në lidhje me parandalimin e koronavirusit, që tashmë ëstë shpallur në një emergjencë globale.

Përpos masave të presantuar për virusin e gripit në vend do të informoj për masat e marra për parandalimin dhe ndalimin e koronavirusit të ri, duke u bazuar në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe rregulloren kombëtare të shëndetit kemi përgatitur një plan, duke u bazuar dhe në faktin e shpalljes se gjendjes emergjente globale, eshtë ngritur taksforca për kontrollimin dhe parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, ku janë mbledhë të gjithë ekspertët e fushës për të kordinuar të gjithë masat në kordinim të masave të marra nga ministria me të gjithë qendrat.Dua që të informoj komisionin se nga ISHP janë realizuar të gjitha trajnimet për specialistë në të gjitha strukturat e kujdesit parësor. Edhe ne spitale janë marrë masa dhe dhomat e izolimit janë funksionale nëse ka raste për të dyshuarit me koronavirus. Ka 5 raste te dyshuara me një histori udhëtimi me Kinën të cilët janë testuar dhe kanë dalë negative. Pra deri më tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Shërbimi infektiv është pajisur me të gjitha mjetet e mbrojtjes personale. Kemi dhe një strukturë prites për karantinë në vend, vendi është i përcaktuar me kushtet më të mira,’’ është shprehur ministrja e Shëndetsisë. /abcnews.al

manastirliuuuuuu.jpg
ger ta18:50 | 21/01/2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rishikuar kontratën koncesionare për sterilizimin dhe instrumentat e rinj kirurgjikalë. Negociatat e nisura marsin e 2019 arritën në marrëveshjen për të ulur me 25% çmimin e shërbimit për mbi 64 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe u finalizuan në fillim të 2020-ës. Amendimin e kontratës e partneritet publik privat e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga spitali i ri kirurgjikal në QSUT “Frederik Shiroka” ku tha se ky hap nuk prek ndërhyrjet për qytetarët.

“Është bërë një vlerësim i cili ka akorduar që mundet që të rishihet mbi një normë të caktuar, pikërisht çmimi i seteve dhe është arritur në një dakordësi për të reduktuar 25% mbi 64 mijë ndërhyrje”, shprehet Manastirliu.

Kontrata  koncesionare 10 vjeçare e sterilizmit dhe pajisjeve mjeksore me vlerë fillestare 9.6 miliardë lekë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupisonit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pas kallzimit penal të nismës “Thurje” për zyrtarë publikë të përfshirë në koncesion. Në vitin 2018 shpenzimet e kryera nga partneriteti publik-privat tejkaluan me rreth 28% më shumë buxhetin e programuar gjë që më pas detyroi spitalet të riplanifikonin ndërhyrjet.

“Ka patur një racionalizim, ka patur mirëadministrim bazuar në urgjencat”, thotë ministrja.

Ndërkohë ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin e ri do të kryhen përmes fjalës se fundit te teknologjisë. Ky spital ka një kapacitet 120 shtretër dhe 7 salla operacionesh dhe i ka kushtuar qeverise shqiptare 8.8 mln euro. Ministrja Manastriliu deklaroi se të tjera investime do të jenë gati vitin e ardhshëm.

‘Do të përfundojmë vitin që vjen ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, ku i gjithë spitali gjashtë katësh transferohet aty. Do të kemi një riadministrim të urgjencës ku kalon nga ambjentet aktuale në spitalin e ri”, shprehet ministrja.

QSUT sipas ministres së Shëndetësisë po investohen rreth 30 milion dollarë./abcnews.al

oki-manastirll.png
R D22:37 | 14/01/2020

Në vendin tonë një person ka humbur jetën nga meningiti. Ky është një rast i konfirmuar zyrtarisht, ndërsa kanë vdekur edhe dy persona të tjerë, që sipas ministres së Shendetësisë po kryhen analizat mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse kanë qenë apo jo të prekur nga kjo sëmundje.

E ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për herë të parë për shqetësimin e krijuar në opinionin publik për përhapjen e meningitit.

“Ministria e Shëndetësisë, ISHP dhe Infektivi në QSUT janë duke ndjekur situatën, mund të them se nuk ka vend për panik dhe alarm të kot. Duhet të kuptojmë se jemi vend me incidencë (propabilitet) të ulët dhe prevalancë të ulët. Kemi marrë masat për profilaksinë përmes medikamenteve dhe vaksinave të cilat mund ti marrë një rast (person) që ka patur kontakte me personin e sëmurë. Me këtë çështje po merren ekspertët, ndërsa unë dua të garantoj se s’ka vend për panik. Gjatë këtyre ditëve kemi nxjerrë ekspertët për të dhënë informacion edhe për informuar opinionin publik dhe jo për ta dezinformuar atë. Pra, e përsëris se aktualisht në vendin tonë s’ka vend për alarm nga meningiti”, tha ministrja Manastirliu.

E pyetur konkretisht nga Milori, për tre rastet e mortalitetit, ajo u shpreh se kemi dhënë informacion zyrtar përmes ekspertes së ISHP-së Silva Bino.

“Rastet janë.. ne kemi dhënë informacion publik, ka informuar profesoreshë Silva Bino. Njëri është rast i mundshëm ndërsa për rastet e tjera pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Masat janë marrë për vaksinimin e kontakteve dhe po minotorohet situata nga ekspertët dhe mjekët e Infektivit sa i përket profilaksisë”, deklaroi Manastirliu.

Ajo u pyet edhe për situatën e gripit, ku theksoi se “ne nuk jemi në epidemi gripi. Qarkullon virusi i gripit, jemi aktualisht në intensitet të ulet, edhe më i ulët krahasuar me një vit më parë. Kemi bërë një hap të mirë për të vaksinuar grupet e riskuara, të moshuarit, gratë shtatëzënë dhe fëmijët 2-5 vjeç. Ka raste të konfirmuar çdo javë, por situata është e qendrueshme”.

/abcnews.al

MANASTIRLIU-1280x720.jpg
ent ela11:31 | 27/11/2019

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë 658 të lënduar nga tërmeti kanë marrë shërbim mjekësor në spitale si pasojë e tërmetit dhe aktualisht po trajtohen 65 të lënduar, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar, nën kujdesin e mjekëve që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Ministrja Manastirliu vizitoi mëngjesin e sotëm të lënduarit në spitalin e Traumës, ku deklaroi se po bëhet e pamundura për të trajtuar me profesionalizëm çdo të lënduar.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga ekipet mjekësore qoftë këtu në spitalin e Traumës, qoftë në spitalin e Durrësit por edhe nga urgjenca paraspitalore për trajtimin e 650 të lënduarve si pasojë e tërmetit”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu deklaroi se dy prej të lënduarve nga tërmeti po vlerësohen të dërgojen për trajtim më të specializuar në Itali.

“Jemi në kontakt me partnerët tanë italianë që kanë sjellë misione shëndetësore për të na ndihmuar në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe po bëhet vlerësimi i një djali 30 vjeçar dhe një vajze 20 vjeçare për t’u dërguar në Itali”, tha Manastirliu.

Manastirliu konfirmoi gjendjen e gatishmërisë jo vetëm në spitale por edhe në qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti dhe në qendrat e emergjencës. /abcnews.al

 

VAKSINA-E-GRIPIT-FALAS-1280x720.jpg
ent ela13:58 | 13/11/2019

Në prag të sezonit të gripit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se për herë të parë këtë vit do të vaksionohen falas kundër kësaj sëmundje dhe fëmijët nga dy deri në pesë vjeç. Këtë sezon janë siguruar 138 mije doza vaksinë, ndërkohë që  vaksinimi për grupet më në risk ka nisur.

Fëmijët e çerdheve dhe kopshteve këtë vit për herë të parë do të vaksinohen falas kundër gripit.  Grupeve më të ndjeshme të popullatës si personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe gratë shtatëzëna i janë shtuar dhe fëmijët e moshës nga dy deri në pesë vjeç. Mjekët tregojnë se si do të procedohet në këto raste.

Vaksina shpjegojnë specialistët është e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kjo është koha më e mirë për ta kryer, pasi në vend ende nuk ka qarkullim të gripit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri të ditur se 138 mijë doza kundër gripit janë në dispozicion të grupeve më në risk. Ndërkohë tregoi për një tjetë investim me fonde të buxhetit të shtetit.

Vaksinimi falas kundër gripit ka nisur fillimisht me personelin shëndetësor dhe të moshuarit. /abcnews.al

7da9baa1-2a16-4df6-b2a9-82aea0382ff4-1280x853.jpg
ent ela16:34 | 04/11/2019

26.2% e shqiptarëve nga 35 deri ne 70 vjeç nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit.

Analizat e kontrollit mjekësor bazë kanë treguar se kanë vlera të larta të yndyrnave në gjak.

Ndërkohë 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer chek-up-in janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet.

Gjithashtu nga  kontrolli mjekësor bazë janë zbuluar dhe 400 raste me forma të ndryshme të leuçemisë, të cilat janë ndjekur në kohë.

Kontrollit mjekësor pa pagesë mëngjesin e të shtunës iu nënshtrua dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

“Këto 10 muaj janë më shumë se 411 mijë qytetarë që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe që nga viti 2015 kur nisi ky program, janë kryer 1.4 milionë kontrolle mjekësore”, tha Manastirliu.

Aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë është dyfishuar numri i qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, krahasuar me vitin 2015, kur nisi ky program kombëtar. /abcnews.al

 

EDUKIMI-NE-VAZHDIM-I-MJEKEVE.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
ent ela12:45 | 20/09/2019

Mjekët dhe specializantët shqiptarë do të trajnohen ne Itali. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas ministres Manastirliu ka lidhur marrëveshje me spitalet më të mira të vendit fqinj.

Kardiologët dhe kardiokirurgët janë të parët. Ata do të trajnohen në Itali afro gjysmën e vitit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregon se ka arritur marrëveshjen me spitalet më të mira të vendit fqinj.

“Kemi dakordësuar zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe speciaizantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët.

Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Puglias në fushën e shëndetësisë për zhvillimin e Telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do të ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë për të marrë shërbime më cilësore”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bashkë me mjekë kardiologë e kirurgë vaskularë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë morën pjesë në konferencën shkencore të Inovacionit të Terapeutikës Kardiovaskulare.

Aktiviteti u zhvillua në Bari dhe u organizuar nga profesor Alesando Bortone, një emër i njohur i hemodinamikës dhe kardiologjisë në Evropë. /ABC News Albania 24/7

MANASTRILIU-BALLUKU-URGJENCA-E-RE-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela12:32 | 18/09/2019

Falë një investimi prej 5 milionë lekë, rreth 25 mijë pacientë do të marrin shërbim me standarde bashkëkohore në Urgjencën e re në Spitalin Francez në QSUT. Gjatë inspektimit nga afër ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministrja Belinda Balluku theksuan se investime të tilla do të vijojnë edhe në spitale të tjera të vendit.

Investimi në Urgjencën e re të Spitalit Francez në QSUT do t’u ofrojë shërbime me standarde bashkëkohore për 25 mijë pacientë.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa panë nga afër investimin e ri.

Manastirliu: “Fokusi ynë është tek përmirësimi i shërbimit të urgjencës, jo vetëm në QSUT por në të gjitha spitalet tona. Punët bëhen më mirë dhe më shpejt kur bëhemi bashkë, ndaj jam shumë e kënaqur që shohim sot një urgjencë me kushte bashkëkohore, falë përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit, që sikundër AlbControl, duhet të kenë të gjithë institucionet publike dhe jopublike”.

Balluku: “Kjo është hera e tretë që unë vij në QSUT për të inspektuar projektet  e përgjegjësisë sociale që Albcontrol ka zhvilluar këtu. Të gjitha kompanitë, qofshin këto shtetërore dhe ato private, të cilat kanë buxhete të konsiderueshme dhe fusha e tyre e biznesit është e gjerë në Shqipëri,  do t’i bëja thirrje, që të kontribuojnë në mënyrën e tyre edhe në një mënyrë modeste. Unë i kam kërkuar të gjitha ndërmarrjeve të tjera të varësisë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjensive,  që të kontribuojnë në të njëjtën mënyrë duke ndjekur një shembull të mirë, një shembull komunitar dhe kështu  të investojnë sërish në shëndetësi”.

Shërbimi i urgjencës në spitalin Francez një investim prej 5 milionë lekësh është një shërbim që mbulon tre specialitete: ORL, Okulistikë dhe Oro-Maxillo-Facial.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale investimet për modernizimin e QSUT do të vijojnë me projektet madhore, siç është përfundimi i spitalit të ri kirurgjikal, ndërtimi i  spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe fillimi i punimeve për zgjerimin e Pediatrisë. /ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono