mallakaster

zjarri-ne-mallakaster.jpg
ad min17:33 | 22/08/2019

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Hekal të Mallakastrës. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullishte, ndërkohë që rrezikohen edhe banesa. Era e forte ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, për të vënë nën kontroll flakët.

Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse të Ballshit dhe në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe zjarrfikëse nga Patosi dhe Fieri. Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit./ABC News Albania 24/7

Basha-mallakaster.jpeg
nev ila18:46 | 10/08/2019

Ndërsa PD refuzoi regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, Kryedemokrati Basha ka kërkuar nga Mallakastra mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë.

Gjatë një takimi me strukturat e PD në Mallakastër, Basha tha se beteja e opozitës ka nisur me një qëllim, që t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë.

“Kjo betejë ka për të përfunduar me një rezultat, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë”, ka theksuar kreu i opozitës në Mallakastër.

Më tej, Basha është shprehur se nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike përmes një qeverie tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë.

Kreu demokrat ka deklaruar gjithashtu se kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës është e paligjshme dhe kriminale.

“Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama”, është shrehur kreu i PD, teksa ka paralajmëruar se kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet./ABC News Albania 24/7

 

 

BASHKIAKET-1280x727.jpg
ad min15:15 | 07/08/2019

Lezha dhe Mallakastra këto ditë do të bëjnë konstituimin dhe betimin e kryetarit të ri fitues në zgjedhjet 30 Qershorit. Por megjithatë kryetarët ne ikej po mbyllin punët e fundit në terren.  

Kryetarët në ikje të bashkive mbyllin punët e fundit. Në Lezhë pluhuri i verës dhe përmbytjet e dimrit nuk do të jenë më shqetësimi i banorëve të bllokut 11.2 hektarë në lagjen Besëlidhja të Lezhës.

Bashkia zgjidhi një problem shumëvjeçar dhe  zona do të ketë ndërhyrje edhe sa i takon sinjalistikës që garanton lëvizjen e mjeteve dhe këmbësoreve.

Rehabilitimi i plote i infrastrukturës së brendshme në bllokun e banimit 11.2 hektarë në qytetin e Lezhës është një investim i bashkisë me fondet e saj në vlerë 12 milion lekë të reja,

Në Mallakastër Agron Kapllanaj pranon faktin që pas pak ditësh bashkia do të drejtohet nga kandidati i Partisë Socialiste, i shpallur fitues në 30 Qershor.

Por në ditët e fundit të mandatit te tij, ai thotë se po punon në një zonë që ai e ka cilësuar si të lenë pas dore.

Në të dy këto Bashki, Lezhë dhe Ballsh këto ditë do të mandatohen kryetarët e rinj dhe do të bëhet  konstituivi./ABC News Albania 24/7

hqdefault.jpg
ent ela09:38 | 29/06/2019

Dy punonjës të Bashkisë së Mallakastër dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë mbyllur  2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 shkolla në fshatrat e Bashkisë, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe nënkryetar i Bashkisë Mallakastër dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë

Arrestohen në flagrancë 2 punonjës të Bashkisë Mallakastër dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit, si edhe shpallet në kërkim nënkryetari i Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë 3 shtetas:

– D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër);

– E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër);

– N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle);

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.S, 38 vjeç, banues në Ballsh, Nënkryetar i Bashkisë Mallakastër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore. /abcnews.al

gazmend-bardhi.jpg
ad min17:31 | 26/06/2019

Në një konferencë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se procedimi penal ndaj kryetarëve të bashkive Mallakastër dhe Lezhë janë goditje ndaj demokracisë dhe akte provokimi ndaj opozitës.

Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita janë duke ushtruar përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese. Sipas tij ata nuk do të tremben dhe do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit.

“Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë. Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje. Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij”, tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Zgjidhja e krizës sipas Bardhit do të vijë në momentin kur do të lirohen ata që mbahen sot padrejtësisht në burg. Sekretari i përgjithshëm i PD-së deklaroi se ata do të trajtohen si të burgosur politik.

“Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u liruar të gjithë ato që mbahen sot padrejtësisht në burg. Ata do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ky status. Vendin e tyre në burg do ta zënë banditët, me apo pa uniformë, që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës. Vendin e tyre në burg do ta zërë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe e gjithë banda e hajdutëve të zgjedhjeve dhe të shqiptarëve. Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u pushuar të gjitha procedimet politike për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit, që bëjnë veglat e Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës”, tha Bardhi./abcnews.al

lulzim-basha.jpg
ad min22:18 | 09/05/2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në turin e takimeve me qytetarët, u ndal së fundmi në Mallakastër, ku u zotua para qytetarëve se nuk do të ketë vend në qeverinë e re për politikanë që janë të lidhur me krimin. Lideri i selisë blu në fjalën tij tha se në Mallakastër ka dhe socialist që janë bashkuar me opozitën për të shpëtuar qeverinë nga krimi.

“Socialistë mallakastriotë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me hajdutërinë e Rilindjes nuk kanë asgjë të përbashkët me tradhtinë e rilindjes, me braktisjen nga Edi Rama të shqiptarëve, me korrupsionin dhe krimin njësoj si vëllezërit dhe motrat e tyre demokratë, Shqipëria kuqezi është bashkuar e gjitha rreth PD-së dhe opozitës, janë bashkuar dhe socialistët që duan ta shpëtojnë partinë e tyre nga kthetrat e krimit.

Ne do i japim fund zgjedhjeve me krimin që pjellin qeveri të krimit, me krimin dhe për krimin. Ne do ta presim nyjën që e lidh krimin me politikën. Ne do ta lidhim fatin e çdo qeveritari vetëm me fatin e qytetarëve. Parlamenti i ardhshëm, qeveria e ardhshme do ta kenë të lidhur fatin me qytetarët”, tha Basha.

MALLAKASTER-GRABITESIT-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela13:27 | 26/03/2019

Dy të rinjtë e arrestuar për grabitjen e një familjeje në Mallkaster, do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Arber Muçajn dhe Kljedi Saliaj, kurse një i tretë është në kërkim.

Këta persona sulmuan familjen e Përparim  Merdanit, në Greshicë të Mallakastreës.

Nën kërcënimin e armëve ata morën dy milionë lekë të vjetra. Vetë kryefamiljari tregoi se autorët i kishin vënë thikën në fyt. Arrestimi i dy personave u bë dy ditë pas ngjarjes. /abcnews.al

mallakaster.jpg
ad min10:20 | 24/03/2019

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë të një banese në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Ngjarja ka ndodhur me 22 Mars, ku të tre personat të maskuar kishin hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe u kishin marrë një sasi lekësh.

Të arrestuarit si autorë të vjedhjes janë Klejdi Saliaj, 21 vjeç dhe Arber Muçaj ,22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

I zoti i shtëpisë, Përparim Merdani tregoi për ABC News se si autorët i kishin drejtuar thikën në kokë për t’u marrë paratë.

“Ata vijnë. Ulërin mbesa. Pa u ngritur unë erdhën dhe drejtuan thikat te kokat. “Mos lëvizni. Bjerna çelsat”. Aty ishin 1 milion e 700 mijë lekë. Ia dhamë çelsin. Vajti e shqeu derën, i mori paratë. Kishin një shkop gome, një kriket që hapen makinat. Kishin dhe tre thika. Na ndenjën me thika mbi kokë”, tha ai./abcnews.al

goditje.jpg
ad min14:01 | 10/03/2019

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e policisë të FNSH, Aranit Karemani me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier. Policia thotë se ka arrestuar 56 vjeçarin Pëllumb Isufaj nga Drenova me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë e Mallakastrës.

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e efektivin e FNSH-ës me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier.

Identifikimi i 56-vjeçarit Pëllumb Isufaj u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Inspektori i mjedisit të Bashkisë Mallakaster u prangos të dielën në banesën e tij.

Isufaj akuzohet se qëlloi me gurë në kokë një punonjës policie protestën e së shtunës në Fier e organizuar nga opozita kundër kryeministrit Rama.

Ndërkohë, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim 2 protestuesve të tjerë.

Efektivi i plagosur u viztua të shtunën në spitalin e Fierit edhe Drejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Pas arrestimit të 56 vjeçarit Isufaj, ka reaguar kreu i Bashkisë së Mallakastrës  Agron Kapllanaj. “Inspektori i arrestuar nga policia nuk ka qenë në protestë” ndërsa përsa i përket veprimit për të cilin akuzohet, kryebashkiaku thotë se inspektori karakterizohet nga vlerat e një njeriu dhe intelektuali të qetë dhe të sjellshëm. /abcnews.al

mallakaster.mp4_snapshot_00.08-1280x693.jpg
ent ela16:48 | 25/02/2019

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e Lapulecit në Mallakastër pasditen e sotme duke djegur qindra rrënjë ullinj.

Shkaqet ende nuk dihen , por zjarrëfikësit e repartit të Patosit po luftojnë për të vendosur flakët nën kontroll. Deri tani zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 ha ullishte dhe shkurre.

Era e fortë favorizon flakët, ndërsa zjarrëfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.  /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono