mali
Formacioni më i mirë sipas Blick

109501676_gettyimages-1132195343.jpg
nev ila22:54 | 02/11/2019

Militantët në Malin lindor kanë vrarë 49 ushtarë në një sulm ndaj një poste ushtarake në rajonin Menaka, ka thënë ushtria.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër ushtrisë së vendit të Afrikës Perëndimore në kujtesën e fundit. Ndërkaq, grupi i Shtetit Islamik  ka pranuar autorësinë e sulmit përmes daljes në internet të lajmeve Amaq.

Mali ka qenë nën terror që nga viti 2012, kur militantët islamikë pushtuan veriun. Me ndihmën e Francës, ushtria e Malit ka rikuperuar territorin.

Sidoqoftë, pasiguria atje vazhdon dhe dhuna është përhapur në vendet e tjera të rajonit./abcnews.al

vullkani-stromboli-1280x720.jpg
nev ila16:11 | 29/08/2019

Një vullkan ka shpërthyer në malin Stromboli, një ishull i vogël pranë Siçilisë. Ngjarja ka shkaktuar panik tek pushuesit që ndodheshin në ishull, të cilët i kanë shpëtuar mrekullisht shtëllungës së madhe të tymit.

Ky është momenti shpërthimit të vullkanit në malin Stromboli, një ishull i vogël pranë brigjeve të Siçilisë.

Çaste paniku përjetuan këta pushues, që shihnin shtëllungën gjigante të tymit, t’i afrohej barkës së tyre.

Pamja që ofrohej pak më larg ishte sepktakolare.

19-vjeçarja Elena Schiera, një nga personat në barkë, rrëfeu terrorin e përjetuar. Shpëtuam për mrekulli, tha ajo për CNN. Fatmirësisht nuk rezulton asnjë viktimë si pasojë e vullkanit.

Bëhet fjalë për shpërthimin e dytë në më pak se dy muaj të Strombolit. Në korrik të vitit të kaluar një 35-vjeçar teksa po ngjiste malin, humbi jetën nga shpërthimi i vullkanit./ABC News Albania 24/7

zjarri-ne-shengjin.jpg
ad min10:57 | 27/08/2019

Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë ka vendosur të lerë të lirë dy personat e arrestuar për zjarrvënien në malin e Shëngjinit. Për Ardit Ujkën dhe Miklovan Ivanaj u vendos masa detyrim paraqitje.

Mësohet se të dy kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk kanë lidhje me këtë çështje dhe janë banorë të zonës. Të akuzuarit kanë thënë se ishin të parët që njoftuan policinë për zjarrin pasi kishin frikë se do u digjej stani i bagëtive.

Zjarri në malin e Shëngjinit zgjati dy ditë duke shkrumbuar mijëra hektarë me pisha./ABC News Albania 24/7

basha-maliq.jpeg
ent ela19:30 | 31/07/2019

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të PD në Maliq, kreu i opozitës Lulzim Basha bëri Edi Ramën përgjegjës për rritjen e papunësisë dhe varfërisë nëpërmjet politikës së tij të grabitjes, vjedhjes dhe abuzimit me pushtetin.

“Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët. Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe klientët e Ramës, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”-tha zoti Basha, i cili vuri në dukje se 1 në 3 shqiptarë nuk ka mundësi të ushqehet për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit për luks të parave publike nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Edi Rama i shpërfill shqiptarët, dhunon të pambrojturit e të varfërit dhe u shërben të fortëve dhe oligarkëve. Ai është arrogant me njerëzit e thjeshtë, me intelektualët, me artistët, por është i përulur para kriminelëve dhe oligarkëve.”– e përkufizoi zoti Basha kreun e qeverisë për të treguar mënyrë e Edi Ramës në drejtimin e vendit dhe prioritetet e qeverisë së tij.

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, ka qenë mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët, në shërbim të tij dhe oligarkëve”-theksoi kreu i opozitës.

Duke iu referuar refuzimit të Edi Ramës nga 85% e shqiptarëve më 30 Qershor, zoti Basha vuri në dukje se ky ishte bashkimi më i madh qytetar për të refuzuar varfërinë, papunësinë dhe ekonominë e shkatërruar prej hajdutërisë, kriminalitetit dhe paligjshmërisë së Edi Ramës.

“Kjo është një qeveri që noton në paligjshmëri, sepse ka ardhur nga paligjshmëria. – u shpreh Basha. – Beteja popullore, e organizuar nga opozita, vetëdijësimi kombëtar dhe kurajo për t’u përballur, e ka bashkuar shumicën "Rama ik" në vendimin e pakthyeshëm popullor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të njëjtën ditë për të zgjedhur, sipas Kushtetutës, edhe pushtetin vendor, kryetarët e Bashkive dhe këshillat bashkiakë”– deklaroi në Maliq Kryetari i PD, Lulzim Basha.

bbb-1280x691.jpg
ad min15:10 | 31/05/2019

Reagime të ashpra ndaj deklaratave të Kryeministres serbe Ana Brnabiç për shqiptarët e Kosovës. Një ditë më parë duke iu referuar aksionit të policisë së Kosovës në Veri të vendit, ajo tha se shqiptarët janë të zbritur nga mali. Brukseli e cilëson raciste gjuhën e përdorur nga politikania serbe.

Deklaratat raciste ndaj shqiptarëve të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, vijojnë të shkaktojnë reagime. Ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës deklaroi se ajo nuk do të lejohet të hyjë në territorin e Kosovës, gazeta Express ka kontaktuar Zyrën e Përfaqësues së Lartë të BE-së e cila e ka dënuar deklaratën e shefes së Qeverisë së Serbisë se shqiptarët janë “njerëz të malit”.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, nxiti reagime të shumta kur tha se shqiptarët “janë njerëz të dalë nga mali” duke iu referuar liderëve politikë aktualë që dikur ishin pjesë e UCK’së.  Këtë deklaratë ajo e bëri në prani të shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio. Liderët kosovarë, përfshirë presidentin Thaçi kërkuan që BE të dënojë gjuhën raciste të kryeministres serbe.

Gazeta Express përmes e- emailit ka komunikuar me Maja Kocijançiç Zëdhënëse e Shefes së Diplomacisë së BE-së. E pyetur rreth qëndrimit të BE-së ndaj deklaratës së Bërnabiç për shqiptarët, ajo thotë se çdo retorikë fyese është në kundërshtim me qasjen bashkëpunuese dhe pajtuese ndërmjet dy shteteve.

Për deklaratën e Brnabiç Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kjo gjuhë është një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ndjehet i zhgënjyer me mosreagimin e BE-së.

Ndërsa, kosovarët kanë nxjerrë fotografi nëpër rrjete sociale nga malet. Kundër kryeministres serbe po bëhet fushatë në Twitter me hashtagun “Njerëzit nga mali” dhe “Fjalë për fjalë të shfaqur nga mali”.

Kësaj fushate i është bashkuar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë gjermanët janë adhurues të maleve. Duke vulosur edhe njëherë mbështetjen që Kosova e ka nga superfuqia e madhe botërore -Gjermania./ABC News Albania 24/7

vlore-2-1280x712.jpg
ad min14:30 | 11/04/2019

Një shkëmb nga mali ka rënë mbi një banesë tek Uji i Ftohte në Vlorë.  Familjaret Balilaj shpëtuan për mrekulli. Ata ishin në gjumë kur guri i madh çau murin dhe hyri brenda dhomës së ndenjes. Burrë e grua Balilaj kanë kaluar natën jashtë nga frika. Ata thonë se janë ndjerë të rrezikuar dhe kërkojnë dikush t’i ndihmojnë. Familja Balilaj fajëson punëtoret që po punojnë për bypassin  Fier –Vlore për punë jo cilësore dhe pa kujdes ndaj banorëve që jetojnë poshtë malit./abcnews.al

rruga-shengjin-1280x706.jpg
ent ela17:50 | 09/04/2019

Në rrugën e Shëngjinit kanë rënë sërish rrugë dhe vendorët nuk janë aspak entuziast për situatën pavarësisht masave të marra deri tani. Ato kërkojnë ndërhyrje serioze pasi rrugë drejt Shëngjinit po qarkullohet në panik.

Pas shiut nisën të bien edhe gurë. Në rrugën e Shëngjinit po qarkullohet në panik. Zona që nuk është mbrojtur me rrjeta është më rrezik. Investimi muajve më parë nuk i dha zgjidhje të plotë problemit. Këtu disa nga drejtuesit e mjeteve devijojnë rrugën.

Ata po përdorin si portë hyrëse drejt qytetit rrugën e Kunës. Thonë se kanë frikë nga rrëshqitja e mundshme e gurëve. Për drejtorin e shërbimeve ne bashkinë e Lezhës  gurët nuk janë të mëdhenj por nëse do bien mbi makina, pasojat janë të rënda.

Lushi premton vazhdimin e investimit për mbrojtjen e rrugës. Administratori i Shëngjinit Gjok Deda është më i shqetësuar. Ai thotë se jeta e kalimtareve është sërish në rrezik.  Jemi shumë pranë sezonit turistik dhe do ketë fluks, ndaj duhet ndërhyrjë.

Gurët nisen të bien në rrugë që të hënën dhe  krijuan probleme në lëvizjen e automjeteve. Pavarësisht se bashkia ndërhyri për largimin e tyre, firma mirëmbajtëse nuk duket aq e pranishme për të monitoruar situatën.

Gjergj Figuri, gazetar i ABC News, Lezhë

opozita-ne-mal-te-zi-933x445.jpg
ent ela22:15 | 03/03/2019

Ashtu si edhe në Shqipëri, opozita malazeze po shkon drejt djegies së mandateve të deputetëve të saj. Lëvizja “Rezistoni 97,000” në protestën e fundjavës deklaroi se do të bojkotojnë të gjitha zgjedhjet në vend, ndersa qeveria  duhet të japë dorëheqjen deri më 15 Mars.

Protestuesit në Malin e Zi kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Kryetarit të Shtetit dhe Qeverisë, Milo Gjukanoviç i akuzuar për akte korruptive. Ndërkohë, në Serbi në javën e 13-të të protestës ishte orgjinale bllokimi i rrugëve të Beogradit nga qindra shoferë që i binin borive të makinave në shenjë proteste.

Afishet mbuluan Beogradin me gënjeshtrat dhe premtimet e pambajtura të Vuçiçit. Krahas sheshit qëndror, protestuesit marshuan drejt tunelit që e kanë quajtur simbolikisht “Tuneli i Liqenit të Aleksandar Vuçiçit”, ku i gjetën muret të mbuluara me një substancë të zezë që pengonte afishet e tyre të qëndronin ngjitur.

Klan Plus


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono