Mali i Zi

hy-1280x735.jpg
in a16:03 | 17/01/2020

NATO po asiston Malin e Zi për shmangien e sulmeve të kombinuara nga jashtë. Aleanca ka thënë se po përballet me përpjekje për sulme hibride ruse.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marshal Stuart Pitch tha se Aleanca po përballet drejtpërdrejt me përpjekjet nga sulmet hibride ruse.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse ata vendosën të dërgojnë një ekip për të luftuar kërcënimet hibride në Mal të Zi. Pitch tha në një seancë të Komitetit Ushtarak të NATO-s që u zhvillua të enjten në Bruksel se Aleanca, për të kundërshtuar veprime të tilla ruse, punësoi ekipin e parë kundër hibrid të NATO-s në Mal të Zi, shkruan Pobjeda.

“Ekipi i parë i ndihmës anti-hibride të NATO-s është vendosur në aleatin tonë Mali i Zi, me qëllim të ndihmës në forcimin e aftësive të vendit dhe të shmangë sfidat hibride,” u shpreh Pitch.

Ai tha se shpenzimet e mbrojtjes vazhdojnë të rriten. “Shifrat e NATO-s tregojnë një rritje prej 4.6 përqind në vitin 2019. Ky është viti i pestë radhazi i një rritje të tillë. Deri në fund të këtij viti, aleatët do të investojnë më shumë se 130 miliardë dollarë,” tha Peach, duke shtuar se ata presin deri në vitin 2024 atë vit të jetë 400 miliardë dollarë.

“Qëllimi i vizitës ishte forcimi i aftësisë për të shmangur dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave hibride. Kjo vizitë ishte angazhimi i parë i një ekipi të tillë në një prej aleatëve, dhe si i tillë paraqet një përvojë të konsiderueshme si për Malin e Zi dhe vetë Aleancën.

Mali i Zi dëshiron të forcojë kapacitetet e tij në fushat e rezistencës, menaxhimit të krizave, infrastrukturës kritike, komunikimit strategjik dhe analizave.Përveç vendosjes së bashkëpunimit me Komisionin Ndërqeveritar, fokusi i ekipit të NATO-s ishte në forcimin e kornizës legjislative në këtë fushë, dhe zbatimi i tij,” theksoi Ivica Ivanoviç, Drejtori i Përgjithshëm i Politikës së Mbrojtjes./abcnews.al

serbi.jpg
in a15:19 | 13/01/2020

Kisha Ortodokse Serbe është ftuar nga pushteti malazez që të negociojë për të gjetur një zgjidhje pas tensioneve të krijuara për shkak të ligjit për liritë fetare. Kisha serbe kërkon mbrojtje nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi. Konflikti mes të dyja vendeve është thelluar dhe përvec incidenteve, është ngritur në nivel politik.

Kisha thotë se nuk janë respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias. Drejtësinë do ta kërkojë në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi dhe rrugët e drejtësisë. Ligjin e konsideron të padrejtë.

“Këtu qëndron që vetëm një kohë të caktuar mund të shfrytëzohen objektet përderisa organi përkatës i administratës shtetërore të mos vendosë kujt do t’ia japë në shfrytëzim apo edhe do ti shesë, edhe kjo është e mundshme”,  u shpreh avokati i Kishës Ortodoske Serbe, Mirosllav Nikollic.

Tensionet kanë vazhduar edhe pas futjes në fuqi të ligjit. Në dhjetëra vende u bë lutje për ndihmë hyjnore. Por, si u bë që dy popuj që quhen vëllezër u futën në konflikt. Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006. Ky është Mirash Dedeic, patriarku i dytë i kishës ortodokse malazeze, e pa pranuar. Shpesh ka thënë se nuk ka shtet pa kishë të pavarur. Serbët mendojnë se arsyet janë politike. Por, në Mal të Zi vepron dhe një kishë e dytë malazeze- sërish e panjohur. Ky grup thonë se kisha ka qenë e pavarur dhe si në këngë, nënë, e quajnë Malin e Zi.

Politikisht nuk kanë qenë në paqe që nga pavarësia. Kur Podgorica njohu Kosovën u dëbua ambasadori malazez.

Në këtë ceremoni, Ministri i Mbrotjes ndëroi liderin e opozitës malazeze, Andrija Mandic,  si ish ushtarak për mbrojtjen e shtetit, në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-së.

Jaksha Shcekic, është analist. Familjen i ka me origjinë nga Mali i Zi, vet është një beogradas. Problemi thotë është i thellë.

“Thelbi është që shumica në Serbi nuk e pranon kombin malazez dhe konsiderojnë që ata janë serb dhe shpresojnë që një ditë do të jetë një shtet. Mendoj se të dyja palet do të bëjnë kompromis për të gjetur një zgjidhje”, tha më tej analisti Jaksha Shcekic.

Konflikti mes të dyja vendeve shumë shpejt kaloi në nivelin politik. Dëbimi i mundshëm i Kishës Ortodokse Serbe vlerësohet si veprim që konfliktin mund ta bëjë edhe më të thellë./abcnews.al

marshimi-beograd-1280x706.jpg
nev ila22:59 | 08/01/2020

Ligji për liritë fetare në Mal të Zi është futur në fuqi. Serbët kanë frikë se këto ndryshime dëbojnë kishën.

Krerët e saj kanë bërë thirrje për lutje në mbështetje të serbëve në Mal të Zi, por edhe në Kosovë. Ata u mblodhën në qendër të kryeqytetit serb, për të bërë një marshim drejt tempullit të shenjtë, ku shprehën kundërshtimin ndaj politikës së Podgoricës.

Në ecjen për kishat morrë pjesë edhe disa zyrtarë shtetërorë, por nuk reaguan. Në emër të shtetit më herët ka folur shefi i diplomacisë, Ivica Dacic, i cili tha se serbët e malazezët janë vëllezër, por vëllezërit nuk sillen kështu. Serbia e konsideron gabim politikën e Malit të Zi.

“Zbatimi i këtij ligji dhe marrja e kishave dhe manastireve që qytetarët i kanë ndërtuar kush e di se kur, hap mundësi që të përkeqësohen marrëdhëniet pasi ligji e mundëson këtë. Është e nevojshme të ketë dialog, por duhet të ketë dëshirë dhe shpresoj se ajo ekziston edhe në Podgoricë“, tha ministri i jashtem serb Ivica Dacic.

Besimtarët dhe protestuesit arritën tek tempulli kryesor ortodoks. Kësaj radhe nuk pati incidente. Lutja iu dedikua serbëve jashtë, që sic u tha, po luftojnë për të drejtat e tyre. Kisha kishte bërë thirrje për lutje në gjithë territorin duke ftuar që me qetësi dhe kryq të mbrohen në heshtje.

“Shpresojmë që në Mal të Zi do të ndodh një mrekulli dhe të mbrohemi sic mbrohemi në Republike Serbe (Bosnje), sic mbrohemi këtu në Beograd dhe Serbi dhe sic duam të mbrohemi më shumë edhe në Kosovë dhe në të gjitha vendet ku jeton populli serb“, tha Peshkopi Stefan Sharic nga Kisha Ortodokse Serbe .

Ky ligj krijoj tension në mes të dyja vendeve e deri tek notat diplomatike dhe analumi i vizitës së presidentit serb.

Mali i Zi ka kërkuar nga bashkësitë fetare që të dëshmojnë pronën para vitit 1918, ndërsa disa atje kanë krijuar një kishë të tyre n që ende është e panjohur dhe e vogël.

Ky ka qenë incidenti më i madh në mes të dyjave vendeve që pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi./abcnews.al

pol-1280x753.jpg
in a13:55 | 07/01/2020

Në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse besimtarët e dy kishave rivale në Malin e Zi festuan të hënën në një klimë tensionesh, të përshkallëzuara si pasojë e miratimit të një ligji në Parlamentin malazez, që ka shkaktuar tensione me Serbinë.

Dy grupet e besimtarëve u mblodhën në Cetinje, ish-kryeqyteti mbretëror i vendit të vogël ballkanik, me rastin e ritit të “badnjak”-ut, gjatë të cilit digjen degë lisi. Forca të shumta policore u vendosën midis dy grupeve disa qindra metra larg njëri-tjetrit. Sipas policisë, rreth 800 besimtarë të Kishës Ortodokse serbe, institucioni fetar kryesor i këtij vendi prej 620 000 banorësh, u mblodhën para Manastirit të Cetinje-s. Gati 400 përkrahës të Kishës së vogël të Malit të Zi, e panjohur nga bota ortodokse, festuan para kështjellës së Nikolasit I, mbretit të fundit të Malit të Zi të pavarur. Rivaliteti i tyre zgjat prej dekadash, por tensionet u përshkallëzuan më tej me miratimin në fund të dhjetorit të ligjit për lirinë e fesë./abcnews.al

vucic-kisha-1280x738.jpg
nev ila17:49 | 06/01/2020

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaron se Serbia nuk mund të ndikojë tek autoritetet e Malit të Zi lidhur me debatet për ligjin e ri të lirive fetare, që sipas klerit ortodoks, kërkon të marrë pasuritë e Kishës. Duke krahasuar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me serbët në Malin e Zi, Vuçiç tha se një ligj i ngjashëm mund të miratohet edhe nga Kosova.

Presidenti Aleksandar Vucic tha se Serbia dëshiron të krijojë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, por se nuk do të fshihet më për të parë se me cilat probleme përballen populli serb në atë vend.

Vuçiç tha se ai nuk kishte dëgjuar nga Presidenti malazez Milo Djukanoviç për hyrjen në fuqi të Ligjit për Lirinë e Fesë në atë vend, por ishte i përgatitur të fliste me të sa herë që dëshironte dhe tha se ai ka një ftesë të hapur për të vizituar Serbinë. Ai tha se në Mal të Zi ata e interpretojnë çështjen e pasurisë së Kishës Ortodokse Serbe, si një çështje ekskluzivisht të brendshme.

Vuçiç tha se ai ka një pyetje për Malin e Zi, të cilin askush nuk mund t’i përgjigjet sipas tij.

“Si është e mundur që 25 përqind e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore mund të jenë një popull konstituiv, të kenë të drejtën e gjuhës, kryetarin e asamblesë, ministrat, drejtorët e ndërmarrjeve publike, dhe se një numër më i madh i serbëve në Mal të Zi nuk kanë askënd dhe asnjë të drejtë?”

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia tani nuk ka asnjë mënyrë, apo të drejtë, për të ndikuar në atë që po ndodh në Malin e Zi.

“Kur ligji erdhi në procedurë, ne biseduam. Unë bëra gjithçka që munda për të mbrojtur njerëzit, duke respektuar integritetin e Malit të Zi. Kur u nënshkrua ligji, unë dola me qëndrimin më të mprehtë të Serbisë për çështjen e deritanishme. Pra, isha i qartë deri në atë pikë saqë unë mendoj se të gjithë e kuptuan”, tha ai.

Presidenti serb tha se ai nuk do të përjashtonte mundësinë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj të ngjashëm për liritë fetare si ai në Mal të Zi.

“Unë e shoh atë përmes përgatitjes, përmes studentëve të tyre. Fushata ka qenë për shumë vite, flet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë e ndryshme nga ajo serbe, dhe të përfshijë në atë trashëgimi edhe monumentet islamike, edhe kishat katolike dhe ortodokse, dhe të thotë që familja e famshme Gashi ndërtoi kishën e Decanit”.

Vuçiç tha se nuk e përjashtonte mundësinë që Kosova të miratonte një ligj të ngjashëm. /abcnews.al

mali-i-zi-1280x742.jpg
in a11:47 | 06/01/2020

Gazetarja malazeze Anxhela Gjikanoviç e portalit “FOS” në Podgoricë, u arrestua të dielën në mbrëmje për shkaktim paniku dhe trazira në Malin e Zi. Pas seancës dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm do të vendosë për veprimet e mëtejshme.

Policia malazeze tha se Gjikanoviç, si redaktore përgjegjëse e FOS media, ishte autorja e një teksti të rremë të botuar në këtë portal me titullin “FOS” zbulon: Anëtarët e ROSU-së në dispozicion të Malit të Zi për Ditën e Krishtlindjes”. Sipas këtij teksti, “rreth 250 pjesëtarë të ROSU – Forcave Speciale të Kosovës do të jenë të disponueshëm për autoritetet malazeze të sigurisë në ditën e protestës në Podgoricë, të planifikuar për nesër”. Publikimi i këtij informacioni të rremë ka shkaktuar panik në publik.

Teksti u botua rreth orës 11.00, dhe gjysmë ore më vonë, Qeveria e Malit të Zi e mohoi, duke thënë se portali “FOS” kishte botuar lajme të rreme se një njësi speciale e Kosovës ishte angazhuar për të monitoruar mitingjet në Podgoricë. “Ky informacion i rremë ka për qëllim të shqetësojë publikun dhe të shkaktojë trazira.

Qeveria po i kërkon Prokurorisë të përgjigjet urgjentisht, “thuhet në deklaratën e Qeverisë së Malit të Zi. Gazetarja Gjikanoviç u thirr në ambientet e policisë së Podgoricës rreth orës 02:00, ku inspektorët u këshilluan me kryeprokurorin. Menjëherë pas njoftimit, portali “FOS” tërhoqi tekstin dhe më pas redaksia kërkoi falje për lajmin e rreme./abcnews.al

aleksander-vucic-vizita-1280x712.jpg
nev ila18:26 | 04/01/2020

Presidenti serb Aleksander Vuçiç anuloi vizitën në Mal të Zi, të planifikuar në datën 6 janar. Shkak u bënë përplasjet diplomatike në distancë mes dy vendeve që patën zanafillë miratimin e ligjit për liritë fetare në  parlamentin e Malit të Zi.

Tifozët e Crvena Zvezdës ishin mbledhur për të parë një ndeshje basketbolli. Por, pas saj ata u nisën në drejtim të Beogradit të vjetër tek ambasada e Malit të Zi në protestë kundër ligjit për liritë fetare.

Fillimisht zyrtarët serb u treguan të qetë përkundër incidenteve që ndodhën javët e fundit. Por, tensionet spontane u kthyen në konflikte shtetërore dhe kjo bëri që akuzat mes burrështetasve nuk vonuan shumë.

Këtu tifozët presidentin malazez e quajnë shqiptar dhe mundohen të djegin simbolet e tyre.

Këto ngjarje bën të shkëmbeheshin nota diplomatike dhe iritime. Presidenti serb, Aleksandër Vuçië, vendosi të takoj për herë të dytë Patriarkun Irinej të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai tha se Mali i Zi dëshiron të zvogëloj numrin e serbëve në përqindje në këtë shtet. Vuçiç donte të shkonte për krishtlindjet me 6 janar në vizitë fetare. Por, këtë nuk do ta bëj.

“Serbia është duke u sulmuar në stilin e vjetër. Një peticion është nisur kundër nesh nga regjimi malazez pasi këtë nuk e ka bërë Shën Pjetri, që të firmosen apele kundër pushtetit në Beograd. Si nuk iu vjen turp, gënjeshtarë! Ne nuk kemi organizuar asgjë dhe vetëm kemi parë se çfarë po i ndodh popullit serb”, tha Vuçiç.

Politika serbe dhe malazeze janë ndarë prej dekadash, pavarësisht se konsiderohen vëllezër dhe me origjinë të përbashkët.

Dushan Janjic, i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se nuk ka rrezik për konflikt, por ka inate.

“Nëse flasim për serbët dhe malazezët më të këqijat janë dallimet e vogla. Nëse e shohim origjinën shumica e malazezëve janë serb etnik, por etnia nuk është njësoj si kombi dhe këtë njerëzit nuk e kuptojnë”, tha Janjic.

Serbia dhe Mali i Zi kanë patur historikisht konflikte politike. Nga Podgorica është besuar se po i kontestohet shtetësia, kurse në Serbi tradhti shumë veprime të këtij shteti- sidomos me Kosovën dhe Kroacinë./abcnews.al

mal-i-zi.jpg
ger ta10:40 | 03/01/2020

Mbrëmjen e djeshme është sulmuar ambasada e Malit të Zi në Beograd.  Sipas mediave vendase mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatërronin flamurin malazez para ambasadës me mjete piroteknike, duke hedhur kapsolla dhe fishekzjarre mbi të.

Në momentin e sulmit, pranë ambasadës ishin të paktë edhe policët serbë, të cilët duhet të ruanin rendin dhe të siguronin godinën.

“Një tjetër mizori, një sulm ndodhi në Ambasadën e Malit të Zi, natën e kaluar në Beograd,”, tha Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç.

Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë protestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe. Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.

Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debate në tensione për këtë çështje. Ndërsa deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë./abcnews.al

selia-blu.jpg
ger ta10:17 | 03/01/2020

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmeve mbi ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Në një deklaratë, PD shprehet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Sipas PD, kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkohë dënon edhe heshtjen e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë.

Deklarata e plotë e PD:

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi.

Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi.  Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste./abcnews.al

 

mali.jpg
in a14:13 | 29/12/2019

Një gjykatë malazeze liroi nga paraburgimi tre ligjvënës pro-serbë të opozitës, të cilët u burgosën pas trazirave në parlament për votimin e një ligji të kontestuar të pasurisë së kishës. Duke u përpjekur për të parandaluar miratimin e projekt-ligjit, të tre nxorrën atë që duket të jetë një bombolë gazi lotsjellës ose fishekzjarr dhe u përpoqën të shkatërrojnë mikrofonat në sallën e Parlamentit të premten. Ligji megjithatë u miratua. Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi thotë se ligji i ri e lejon shtetin të marrë pronat e saj.

Qeveria e ka mohuar këtë. Ligji i ri kërkon që kisha të provojë të drejtën e saj mbi ato prona që nga viti 1918 kur kisha malazeze u bë pjesë e kishës serbe me formimin e mbretërisë serbo-kroato-sllovene dhe humbi pavarësinë e saj. Kundërshtarët e ligjit organizuan protesta të enjten dhe bllokuan rrugët, duke nxitur tensione në Mal të Zi.

Policia arrestoi 22 persona, përfshirë 17 ligjvënës, të dyshuar se morën pjesë në trazirat parlamentare.  Mali i Zi u nda nga Serbia në 2006 por popullsia e saj prej 620,000 njerëzish mbetet e ndarë nëse vendi duhet të ndjekë lidhje më të ngushta me fqinjin e saj. Rreth 30% e popullsisë së Malit të Zi identifikohen si serbë dhe kundërshtojnë ndarjen nga Serbia./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono