Mali i Tomorrit

PELIGRINAZHI-NE-TOMOR-MBULIM.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ent ela10:25 | 22/08/2019

Mijëra besimtarë kryesisht të besimit bektashinj po marrin pjesë në pelegrinazhin në Malin e Tomorrit në Berat. Besimtarët kryejnë ritet fetare në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut ndërsa falen për shëndet e begati në familjet e tyre. Ata qendrojnë në çadra në këtë vend të shenjtë për pesë ditë, ndërsa ritet fetare kulmojnë me kurbanin e festës.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe të ftuar nga rajoni e më gjerë. Kryegjyshi botëror i Bekashinjve në fjalën e tij përshëndetëse apeloi për paqe dhe harmoni mes njëri -tjetrit, ndërsa vlerësoi me dekoratë Kreun e Shtetit.

/ABC news Albania 24/7

tomorri.jpg
G. P.12:29 | 19/08/2019

Qeveria nuk do të tërhiqet! Malin e Tomorrit do ta rishpallë zonë të mbrojtur në një territor më të gjerë se sa ai që ishte përcaktuar 24 vite më parë. Kjo do të ndodhë para se të ankimojë vendimin e gjykatës, e cila riktheu në punë kompanitë që nxjerrin pllaka guri ndonëse Këshilli i Ministrave kishte vendosur ta rikthente në park kombëtar të gjithë zonën.

“Do të vazhdojmë mbledhjen e firmave nga të rinjtë e Beratit për një peticion drejtuar institucionit shtetëror. Do të marrim një vendim të shpejtë të KKRRT për të miratuar zgjerimin e hartës së Parkut Kombëtar të Tomorrit. Do të marrim një vendim qeverie për ta rishpallur Park Kombëtar malin e Tomorrit, pasi hilet e gjykatave për ta çuar në gjykatë, për të zgjatur me vite të tëra, do ta shkatërronte përfundimisht atë zonë duke e bërë të parikuperueshme. Ne do të vazhdojmë ankimimin gjyqësor për procesin e fundit të Gjykatës së Apelit Administrative të Tiranës”,  tha Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e quajti korruptiv vendimin e gjykatës ndërsa tregoi se për të ka lobuar i njëjti grup biznesi, i cili në vitin 1995 ndikoi në vendimin e qeverisë për të rrudhur Parkun Kombëtar.

Pas këtij vendimi, të rinjtë e Beratit vijojnë mbledhjen e firmave për ta kundërshtuar ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  ka çelur një debat publik për të përcaktuar hartat e çdo zone të mbrojtur në vend.

/ABC News Albania 24/7

2b0d1663-1fde-41be-8a17-6b448b47947d-933x445.jpg
ent ela15:02 | 22/08/2018

Kreu i shtetit Ilir Meta është bërë pjesë e pelegrinazhit në malin e Tomorrit të besimtarëve bektashinj, në nderim të figurës së Abaz Aliut, i cili shenjtëroi këtë mal duke ngritur tyrbe ku njerëzit falen e luten për më shumë mirësi e begati.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në pelegrinazhin në malin e Tomorrit, ku përshëndeti festën bektashiane të Abaz Aliut.

“Bektashizmi që si devizë të tij ka pasur gjithmonë “Pa atdhe nuk ka fé” është në radhë të parë një përkushtim ndaj atdheut, ndaj kombit, është një shërbim për bashkëjetesën, për tolerancën, për bashkëpunimin në shërbim të një çështjeje më të madhe e që na bashkon të gjithëve. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u përkulur me respektin më të thellë për të gjithë veprën që ka realizuar e vazhdon edhe sot e kësaj dite, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Shqipëri, pavarësisht nga sfidat e shumta”.

Kreu i shtetit Meta, i cili i përket këtij besimi fetar, shprehu kënaqësinë që i jep pjesëmarrja e gjerë në këtë pelegrinazh, në adhurim të figurës së Abaz Aliut.

“Të misionarit, i cili u dogj, u sakrifikua për të ndriçuar njerëzimin dhe për të ngritur në qiell vetitë dhe vlerat më të mira njerëzore, për të cilat kemi nevojë sot aq shumë”.

Vetëm përmes vlerave njerësore dhe shoqërore, ky popull mund të projektojë të ardhmen e tij në këto vise të mrekullueshme, përfundoi presidenti Ilir Meta./abcnews.al

kloss.jpg
G. P.15:04 | 17/07/2018

Ministria e Mjedisit i hoqi të drejtën për të shfrytëzuar malin e Tomorrit nëntë guroreve, ndërkohë që dhjetë të tjera u pezulluan. Ministri Blendi Klosi deklaroi se këto biznese kishin përfituar financiarisht duke shkelur ligjin dhe shkaktuar një katastrofë natyrore.

“Mes shumë të tjerash, dy shkeljet më të rënda të konstatura ishin: ndryshimi I koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe e dyta: mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilimin e zonës së gërmuar.  Asnjë prej këtyre bisneseve, nuk kishte sistemuar zonën e gërmuar, duke e mbushur me dhe’ dhe duke gjelbëruar, sic ligji e kërkon, për cdo pemë të prerë, duhet të mbillen tre të tjera”, tha Klosi.

Për të vijuar veprimtarinë e tyre në shkelje të çdo rregulli, ministri i Mjedisit deklaroi se këto biznese kanë gjetur mbështetjen e gjykatave. Akuza e drejtpërdrejtë e ministrit Klosi për mbështetje të padrejtësisë shkoi për Gjykatën Administrative të Qarkut Vlorë.

“Me një vendim absurd dhe tërësish arbitrar, gjykata administrative e qarkut Vlorë, ka lejuar vijimin e gërryerjes pa kriter të malit të Tomorrit, për dy nga subjektet që ju është revokuar leja. Ky vendim me hije të forta korruptive, bëhet edhe më shumë pis, pasi për të njëjtin proces gjyqësor, me të njëjtin objekt ankimi, e njëjta gjykatë dhe i njëjti gjyqtar, i ka dhënë të drejtë vetëm 2 nga 9 subjekteve ( të gjitha në shkelje të ligji) që kishin kundështuar revokimin e lejes mjedisore. Në vendim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë: ka vendosur “Pranimin e masës së sigurisë për dy aktpadi, nga 9 të tilla që ishin paraqitur pranë saj. Kjo do të thotë me fjalë të tjera: se gjykata deri në shqyrtim në themel të cështjes, i jep të drejtë këtyre dy subjekteve të vijojnë punën e gërryerjes së Malit të Tomorrit”, deklaroi Klosi.

Ministri Klosi ngre disa pikëpyetje për të cilat thotë se kanë edhe përgjigjet.

“Përse dy guroreve, ju është dhënë e drejta të rifillojnë punën, dhe për 7 të tjera, me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin objekt ankimimi, gjykata rrëzuar kërkesën e tyre?  Pikëpyetja tjetër edhe më e rëndë është: si ka mundësi që për këtë subject (foto e printuar nga koordinatat), ku duket qartë ndryshimi i koordinatave, gjykata i ka dhënë të drejtë të vijojë bisnesin barbar të gërryerjes së Malit të Tomorrit?? Asgjë më shumë se interesat abuzivë dhe korruptiv, të gjykatave dhe gjykatësve që në përpëlitjen e fundit përpara zbatimit të plotë të vettingut, janë duke bërë dëmet e fundit kundër shtetit dhe interesave qytetare”, u shpreh ministri i Mjedisit.

Ministri Klosi deklaroi se ministria e Mjedisit dhe Turizmit është angazhuar për të mbrojtur ligjin ndërkohë që bëri të ditur se i ka kërkuar Këshillit të Ministrave që malin e Tomorrit ta vendosë në listën e zonave të mbrojtura. Inciativë që do të merret edhe për malin e Krujës./abcnews.al

 

vlcsnap-error098-1280x720.jpg
us er15:38 | 26/11/2017

Mali i Tomorrit do të bëhet pjesë e projektit “100 fshatrat turistikë” ndërmarrë nga qeveria për zhvillimin e vendit. Koha e shfrytëzimit të këtij mali, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka marrë fund.

Një jave pas operacionit të ndërhyrjes dhe marrjes së masave pēr ndalimin e shkatërrimit të Malit tē Tomorrit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, iu bashkua grupit të të rinjve në ecjen sportive në majën e malit.
Në shtegun turistik drejt kalasë mbollën rreth 300 pemë.
Simbolikë për rikthimin e Parkut Natyror të Tomorrit në destinacion turistik dhe historik.
“Një javë mē parë erdhēm dhe dënuam krimin mjedisor që kanë bërë grup barbarësh, por ne me të rinjtë duam të promovojmë turizmin natyror, bukuritë e natyrës që është mē shumë se kaq një mrekulli botërore. Ftoj të gjithë ata që nuk e kanë parë, i ftoj të gjithë të vijnë ta vizitojnë sepse tē rinjtë do u bëjnë një guidë të mrekullueshme”.
Fshati Qafë – Dardhë, pranë Malit të Tomorrit, do të jetë pjesë e “100 fshatrave turistikë”. Nisma ka marrë mbēshtetjen buxhetore të qeverisë në kuadër të zhvillimit turistik të vendit./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error081-2-1280x720.jpg
us er15:56 | 19/11/2017

Guroret në Malin e Tomorrit rrezikojnë ndjekje penale, ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur heqjen e lejeve të tyre mjedisore.

Guroret e denoncuara në Malin e Tomorrit po përballen me masa shtrënguese. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka inspektuar zonën së bashku me një ekip të inspektoriatit mjedisor.

Ministri Klosi bëri të ditur se për një periudhë 6 mujore do të bëhen verifikime në të gjithë vendin.

Ai paralajmëroi nisjen e një reforme, bashkë me institucionet e tjera shtetërore në ndryshimet ligjore dhe lejet mjedisore për biznesin e guroreve./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono