mal i zi

muriqan-1280x713.jpg
nev ila20:56 | 05/08/2019

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 27 vjeçar, i cili tentoi të trafikonte në drejtim të Malit të Zi, 20 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale Për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit të madh gjatë sezonit turistik veror, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm një mjet të dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar mjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehur dhe sekuestruan 20 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vendngjarje ka mbëritur grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Shkodër të cilët në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D.K., 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm -Demiraj, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë”./abcnews.al

letersi-1280x710.jpg
ent ela17:30 | 06/06/2019

Veprat e autorëve shqiptarë të Malit të Zi janë botuar vonë në fillim vitet ‘90-të. Studiuesja Liridona Sinishtaj  thotë se edhe pas afro 3 dekadash  kjo letërsi është në pozita inferiore pasi përkthehet shumë pak në gjuhen malazeze. 

Letërsia shqipe e Malit të Zi ende ka pozita inferiore, shkak mbetet përkthimi i pakët i saj dhe jo cilësia, sipas studiueses Liridona Sinishtja, e cila na shpjegon se autorët shqiptarë të përkthyer  në gjuhën e shumicës  në Mal të Zi numërohen me gishtat e dorës.

Shqetësim i përkthimit të kësaj letërsie pranohet edhe nga Ministri i Kulturës dhe poeti Pavle Goranoviq i cili është i pranishëm në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërise ku theksi kryesor është tek letërsia  shqipe e Malit të Zi.

Nga ana tjetër si shenjë pozitive Sinishtaj e cila është pjesë e përpilimit të kurrikulave shkollorë është përfshirja në kuotën e 30 përqind të autorëve shqiptarë.

Botimet e para në Mal të Zi fillojnë me themelimin e revistës “Koha” në vitin 1978, përveçse promovoheshin krijuesit shqiptarë të Malit të Zi, botoheshin edhe përkthime të letërsisë malazeze dhe të huaj. Për arsye të mungesës së institucioneve botuese, deri në vitin 1990 botohej kryesisht në revista, ndërsa botimet libër bëheshin në kuadër të bibliotekave shkollore.

Disa prej shkrimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi që krijuan në Kosovë dhe diasporë dhe qe zene nje vend të rëndësishëm në letërsin në panteonin e Letërsisë shqipe  janë  Esad Mekuli apo Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja./ ABC News Albania 24/7

thaci-1-1280x725.jpg
ent ela14:03 | 01/06/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në Malin e Zi ku ka marrë pjesë në një panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, para një audience të zgjedhur në forumin “To Be Secure” në Budvë. Aty u diskutua për vendet e rajonit, Evropën dhe Ballkanin Perëndimor.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook Thaçi shkruan se thelbësor në këtë kontekst është fakti që i tërë rajoni po bën përpjekje për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kreu i shtetit të Kosovës në këtë rast kritikoi Bashkimin Europian për vonesat në vendimmarrje. Ai theksoi se padrejtësia më e madhe ndaj Kosovës vazhdon të jetë mbajtja në izolim e qytetarëve dhe bllokimi i perspektivës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Thaçi më tej shkruan se në rast se bashkësia ndërkombëtare, respektivisht shtetet anëtare të organizatave ndërkombëtare (BE, NATO dhe OKB), do të vazhdojnë t’i mbajnë dyert e mbyllura për shtetin e Kosovës, atëherë udhëheqësit e institucioneve dhe qytetarët tanë duhet të mendojnë seriozisht rrugën tjetër për arritjen e qëllimit të njëjtë. Durimi ynë duhet të shpërblehet dhe jo të keqpërdoret, përfundon Thaçi. /ABC News Albania 24/7

Policia-Mal-i-zi.jpg
nev ila17:46 | 09/05/2019

Një gjykatë në Malin e Zi ka dënuar të enjten politikanët pro-rusë dhe një grup prej 12 personash të tjerë për grushtin e shtetit të 3 viteve më parë, që i mbështetur nga Moska synonte bllokimin e anëtarësimit të vendit ballkanas në NATO.

Një gjykatë në Malin e Zi ka dënuar me nga 5 vjet burg dy politikanë pro-rusë të opozitës, të cilët u përpoqën të rrëzonin qeverinë në tetor të vitit 2016.

Gjykata gjithashtu shpalli fajtorë 12 persona të tjerë, përfshirë dy shtetas rusë, të dyshuar si agjentë sekretë dhe të gjykuar në mungesë. Prokurorët e çështjes deklaruan se komplotistët e grushtit të shtetit kishin mbështetjen e Kremlinit për të vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç dhe për të bllokuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Nga ana e saj, Rusia e ka quajtur akuzën për grushtin e shtetit një absurditet. Edhe opozita malazeze ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat, duke e cilësuar operacionin kundër elementëve të saj një përpjekje për t’i mbyllur gojën kundërshtarit politik, me qëllim mbështetjen e Gjukanoviç, që akutalisht është president.

Liderët e opozitës të dënuar të enjten janë Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, ligjvënës të Aleancës së Frontit Demokratik. Ndërsa të tjerët janë një shtetas malazez, 9 shtetas serbë dhe dy rusët e gjykuar në mungesë.

Këta të fundit, të identifikuar si Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, morën dënimet më të rënda, përkatësisht me 12 dhe 15 vjet burg. Ndërsa të tjerët dënime që variojnë nga 1 vit e gjysmë deri në 8 vjet burg./ABC News Albania 24/7

GAZETA-GJERMANE-PER-OPOZITEN.mpg_snapshot_01.50-1280x720.jpg
ent ela14:16 | 03/03/2019

Media e njohur gjermane “Der Spiegel” ka përmbledhur në një artikull të gjithë valën e protestave që ka përfshirë prej muajsh Ballkanin Perëndimor. Sipas saj: “Në Shqipëri protestat janë drejtuar në përgjithësi kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kundër lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar”.

Pranvera e protestave në Ballkanin Perëndimor kanë tërhequr vëmendjen e revistës së njohur në Gjermani Der Spigel. “Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor, njerëzit e pakënaqur dalin në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare. BE nuk shikohet më si shpresë për të pakënaqurit – pse jo?”.

Kështu e përmbledh media gjermane situatën politike që ka përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjen dhe Malim e zi. Në analizën e saj der spigel shkruan se në këto vende po demonstrojnë vazhdimisht qytetarë të pakënaqur kundër sunduesve të tyre të korruptuar dhe autoritarë. Kryesisht të shtunave, disa për disa javë, disa madje edhe për muaj.

“Në Shqipëri, ndër të tjera, në dhjetor të vitit të kaluar, studentët filluan të demonstronin kundër taksave të shkollimit dhe kushteve të mjerueshme të jetesës. Ndërkohë, protestat janë drejtuar në përgjithësi kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kundër lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar”.

Megjithëse konsiderohet si një farë shprese, Bashkimi Europian ka humbur reputacionin e tij në terren, sepse, në sytë e shumë njerëzve, mbështetet shumë tek udhëheqësit autoritarë si partnerë politikë – shkran der spigel.

“Edhe politikanët e Bashkimit Evropian po shkaktojnë zemërim: Pasi partitë e opozitës në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri deklaruan një bojkot parlamentar, Brukseli nuk u mendua gjatë dhe e preu shkurt me frazat lapidar se vetëm parlamenti mund të ishte skena e një dialogu politik dhe se opozita duhet të kthehej atje. Bojkoti është i kuptueshëm, thotë shkencëtari politik Dzhiç”.

Der Spiegel, publikon foto nga protestat shqiptare duke nënvizuar se për herë të parë nuk ka flamuj të Bashkimit Evropian në protesta. /abcnews.al

dd090162-8e3f-41e3-afde-1bb6999fa8c6-933x445.jpg
ent ela08:50 | 22/01/2019

Në vijim të vizitës shtetërore në Mal të Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta u prit edhe nga Kryeministri Dushko Markoviç. Kreu i shtetit shqiptar i kërkoi kreut të ekzekutivit malazes, një përfaqësim më të madh të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të vendit.

I lavdëroi për përparimin që ka shënuar Mali i Zi në procesin e integrimit evropian, por nuk i kurseu as këshillat ndaj Kryeministrit malazez për t’i dhënë më shumë mbështetje shqiptarëve që jetojnë atje.

Gjatë vizitës zyrtare në shtetin fqinjë Presidenti i Republikës Ilir Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

Nga ana e tij, Kryeministri i Malit të Zi e informoi Presidentin Meta për disa projekte konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarë, siç është ndërtimi i rrugës Tuz-Grabon, rikonstruksioni i shkollës së fshatit Dacaj në Rozhajë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin por edhe  punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore. Për kryetarin e shtetit shqiptar bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit. /abcnews.al

50529032_354808995369161_469348043217436672_n-1280x853.jpg
ent ela09:36 | 21/01/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar me rëndësi dialogun mes Kosovës e Serbisë, për bashkëjetesën në rajon. Deklaratat kreu i shtetit i ka bërë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi.

Ka zgjedhur Malin e Zi për të zhvilluar të parën vizitë zyrtare për vitin 2019. Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe ceremonisë shtetërore të pritjes, të dy delegacionet zhvilluan bisedime zyrtare.

Marëdhënia mes dy vendeve por edhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit. Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi në konferencën e përbashkët për shtyp se u duhet dhënë zgjidhje edhe pengesave që hasin qytetarët në të dy anët e kufirit.

“Si në jetën e tyre të përditshme, ashtu edhe në planin e shkëmbimeve të natyrshme njerëzore, kulturore, tregtare, ekonomike apo për të zgjidhur edhe problemet mjedisore, që janë aq të rëndësishme për dy vendet tona që kanë një potencial të fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm e sidomos për zhvillimin e turizmit”.

Për presidentin Ilir Meta ky është një vit i rëndësishëm për rajonin edhe në drejtim të pritshmërive për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

“Dhe me këtë rast dua të theksoj rëndësinë që ky dialog me rezultatet e tij finale të forcojë dhe konsolidojë bashkëjetesën, jo vetëm midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe në Serbi, por bashkëjetesën në të gjithë rajonin tonë e sidomos të forcojë proceset integruese në të gjithë Ballkanin Perëndimor si e vetmja rrugë që ky rajon të ecë më me shpejtësi në rrugën e prosperitetit për të gjithë qytetarët tanë”.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi presidenti Meta ka zhvilluar takim edhe me Kryetarin e Parlamentit, Ivan Brajoviç./abcnews.al

ilir-met.jpg
G. P.15:16 | 24/11/2018

Për herë të parë një President i Shqipërisë viziton komunën e Rozhajes në Mal të Zi ku banojnë shqiptar. Kreu i Shtetit, Ilir Meta, u prit nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç, ministra dhe deputetë.

Ndërkohë që dhjetëra shqiptarë, banorë të Rrozhajës e zonave përreth kishin dalë për të përshëndetur Presidentin Meta. Kreu i Shtetit mori pjesë si i ftuar nderi në veprimtarinë tradicionale kulturore “Ora e Maleve” dhe u uroi shqiptarëve të Malit të Zi festën e flamurit kombëtar./abcnews.al

MAL-I-ZI-LIGJI-1280x599.jpg
ent ela19:39 | 05/10/2018

Qeveria e Malit të Zi miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për simbolet shtetërore.

Sipas këtij ligji kushdo që nuk ngrihet në këmbë gjatë këndimit të himnit do të gjobitet me 300 deri në dy mijë euro. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Kulturës së Malit të Zi Aleksandër Bogdanoviç, pas mbledhjes së qeverisë.

Ligji gjithashtu detyron komunat dhe institucionet publike, themelues i të cilave është shteti që të ekspozojnë dukshëm flamurin kombëtar. /abcnews.al

drug.jpg
G. P.13:45 | 10/06/2018

Një familje shqiptare është ndaluar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë pasi agjentët e sigurisë kufitare zbuluan 53 pako me marjuanë në makinën e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate. Shoferi 41-vjeçar, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët, të gjithë nga Shqipëria, tentuan të kalonin kufirin duke trafikuar 28 kilogramë marjuanë.

Por agjentët ndaluan makinën për shkak të aromës së fortë të marjuanës që vinte nga mjeti. Ata më pas zhvillon një kontroll të imtësishëm dhe zbuluan që droga ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit dhe pasagjerëve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono