Makron

merkel.jpg
ent ela18:12 | 07/11/2019

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se fjalori i përdorur nga Presidenti Francez Emanuel Makron për NATO-n ishte i ashpër dhe bëri të qartë se ajo nuk ndante të njëjtin qëndrim me të.

“NATO mbetet gur themeli i sigurisë sonë,” tha Merkel në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin.

Kreu i Aleancës gjithashtu hodhi poshtë opinionin e Macron për NATO-n, raporton Reuters.

Macron ishte shprehur më parë në një intervistë për “The economist” se NATO është në gjendjen e vdekjes klinike dhe se vendet evropiane nuk mund të mbështeteshin më tek Shtetet e Bashkuara.

Macron tha se gjendja aktuale mund të përshkruhet si vdekja e trurit të NATO-s dhe shtoi se Evropa është në prag të një humnerë. /abcnews.al

 

 

samiti-berlin.jpg
nev ila16:13 | 30/04/2019

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u kanë sugjeruar 6 vendeve të Ballkanit perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE se ka pak shanse për t’u bashkuar menjëherë me bllokun, duke u thënë atyre se duhet të vënë rregull në shtëpitë e tyre një herë.

Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “Financial Times” për samitin e Berlinit me titull: “Ujë i ftohtë mbi shpresat e Ballkanit për pranimin e menjëhershëm në BE”.

Macron u përqendrua në nevojën për “stabilitetin politik” në rajon, duke thënë se Parisi do të ndihmonte në reformat kyçe ekonomike, sociale, të sigurisë dhe të sundimit të ligjit përmes procesit të zgjerimit të BE.

BE ka mbajtur gjatë mundësinë e sjelljes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok për të nxitur përparimin ekonomik dhe për të përmirësuar stabilitetin më të gjerë rajonal.

Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë hapur zyrtarisht negociatat për t’u bashkuar me BE, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë dhe shpresojnë të kenë dritën e gjelbër për të hapur negociatat zyrtare të pranimit në një samit të qershorit, të cilin vendet e tjera aspiruese do ta shohin si një provë gatishmërinë për t’u angazhuar./abcnews.al

RAMA-MACRON.jpg
ent ela18:19 | 12/10/2018

Kryeministri Rama është takuar me presidentin francez Emanyel Macron. Takimin e zhvilluar në Jerevan të Armenisë e ka njoftuar vetë kryeministri Rama në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje të këtij takimi.

Rama shkruan se ka biseduar me presidentin Makron për bashkëpunimin dypalësh si dhe për vizitën e pritshme të presidentit francez në Tiranë. /abcnews.al

MAKRON-PENSIONISTI-1280x720.jpg
ent ela18:09 | 06/10/2018

Sërish në qendër të polemikave në një kohë që popullariteti i tij shënon rënie të vazhdueshme. Presidenti francez Emanuel Makron i ka kërkuar të mos ankohen pensionistëve që i thonin se jetesa në vend është bërë shumë e shtrenjtë

Presidenti i Francës Emanuel Makron i ka bërë apel pensionistëve që të mos ankohen. Përgjigja e tij ndaj një grupi pensionistësh gjatë vizitës në qytetin e lindjes së Sharl De Gol, rrezikon të ngjallë polemika të tjera në vend. Makron është në qendër të kritikave për shkak të marrëdhënieve që ka me njerëzit e zakonshëm.

Kreu i shtetit francez gjatë vizitës së tij u ndalua nga një grup pensionistësh që u ankuan për jetesën e shtrenjtë. Macron u përgjigj duke cituar një shprehje të Sharl de Gol:

“Nipi i gjeneralit sapo më tha: “me të mund të flisje shumë lirshëm, por e vetmja gjë që s’mund të bëje sihte të ankohej. Mendoj se kjo është një praktikë shumë e mirë”.

Presidenti shtoi më pas se Franca do të përparonte më mirë nëse të gjithë do të respektonin këtë princip. Më pas ai u tha pensionistëve që të kuptonin se sa me fat ishte, dhe mohoi se fuqia blerëse e kësaj kategorie sociale ka rënë. /abcnews.al

EMMANUEL_MACRON_PORTRAIT_OFFICIEL.0.jpg
ent ela12:50 | 21/02/2018

Gjithmonë i gatshëm për tratativa dhe kompromis për emigracionin, presidenti I Francës, Emmanuel Macron nuk dëgjon histori dhe ndjek erën e opinionit publik duke favorizuar masa ekstreme: projektligji i prezantuar në ministrinë e brendshme të Gerard Collomb, shumë afër me kreun e shtetit, përbën një shtrëngim të masave në këtë sektor. Megjithatë ende pa u miratuar po shkakton shumë polemika në shoqërinë civile dhe deri mes deputetëve të partisë së Macron, të cilët zotërojnë mazhorancën absolute në Asamblenë Kombetare. Megjithëse mund të aprovojë çdo ligj të propozuar nga qeveria, këtë herë mund të ndodhë surpriza.

Bëhet fjalë për ligjin “për emigracionin e menaxhuar dhe një të drejtë azili politik efektiv”. “Është një projekt i ekuilibruar”, thekson Collomb ndërsa shton se Franca duhet të strehojë të gjithë refugjatët politikë por jo ata ekonomikë. “Në këtë pikë duhet të ndryshojmë legjislacionin tonë, i cili tani është më favorizues se vendet e tjera europiane”, nënvizon ai.

Ndërkohë, masat e reja pritet të prekin edhe shumë shqiptarë që kanë parashtruar kërkesat e tyre për azil ekonomik në Francë. Në bazë të ligjit të ri do të reduktohet koha për marrjen e azilit në 6 muaj nga prezantimi i kërkesës, kundër 11 që është mesatarja aktuale. Dhe apelimi kundër vendimit negativ nuk do të merret parasysh për atë kategori personash që vijnë nga vende të sigurta, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Gjithashtu kalimi i paligjshëm i kufirit do të cilësohet krim, dhe mund të ketë dënim nga 1 vit burg deri në mbi 3 mijë euro gjobë. Megjithatë ligji ka edhe masa positive, pasi u mundëson minorenëve që u është njohur statusi i refugjatëve që të marrin familjarët e tyre në Francë./abcnews.al

vlcsnap-error601-2-1280x720.jpg
ad min13:24 | 19/11/2017

Presidenti i Francës, Emanuel Makron ka zhvilluar disa biseda telefonike me liderë të ndryshëm, ndër të cilët dhe Donald Trump, për të vendosur paqe në Lindjen e Mesme. Ky veprim i tij vjen pas takimit me kryeministrin libanez Saad Hariri.

Emmanuel Macron zhvilloi biseda telefonike me disa udhëheqës, duke përfshirë Donald Trump, “në përpjekje për të stabilizuar Lindjen e Mesme dhe për të ndërtuar paqen”. Telefonatat u bënë pas takimit që Makron pati me kryeministrin libanez Saad Hariri. Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë pohoi se Trump dhe Macron kishin “rënë dakord për nevojën për të punuar me aleatët për të kundërshtuar aktivitetet destabilizuese të Hezbollahut dhe Iranit në rajon”.

Sipas Elyzese, z.Macron ka nga ana e tij diskutoi me telefon me presidentin libanez Michel Aoun, amerikan Donald Trump dhe egjiptian Abdel Fatah al-Sisi, pastaj me Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed ben Salmane dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ai diskutoi me ta “situatën në Lindjen e Mesme, interesat dhe mënyrat për të stabilizuar rajonin dhe për të ndërtuar paqen,” tha Elysee, pa dhënë detaje mbi rezultatet e këtyre bisedave.

Macron “do të vazhdojë këto shkëmbime me udhëheqësit e tjerë ndërkombëtarë në ditët në vijim”, shtoi presidenca. Presidenti francez Macron po kërkon një mënyrë për të gjetur një zgjidhje për krizën libaneze të hapur nga dorëheqja e papritur e shpallur nga Hariri në 4 nëntor, ndërsa ai ishte në Arabinë Saudite. Kryeministri libanez arriti në Francë të shtunën në mëngjes dhe lajmëroi se do të kthehet në Liban deri të mërkurën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono