makinën

policia-ne-fier.jpg
Sej rie18:45 | 23/05/2019

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Fier, pranë vendit të quajtur Gjorgos.

Njëri prej tre rinjve i cili i kishte marrë mjetin babait të tij humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasojë mbeten të plagosur tre persona.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitali e Fierit. Adoleshentet e moshës 14 dhe 15 vjeç ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ABC News Albania 24/7

 

 

Bugatti_La_Voiture_Noire2-1280x720.jpg
Sej rie18:59 | 01/05/2019

Yllli i skuadrës italiane Juventus Cristiano Ronaldo, thuhet se ka blerë një makinë  Bugatti La Voiture Noire. Mediat shkruajnë se makina ka kushtuar 11 milionë euro.  Bugattit unik u prezantua për herë të parë në botë në garën e makinave Geneva Motor Show 2019.

Ndërsa thuhet se kompania luksoze franceze krijoi vetëm një makinë të këtij lloji, për të përuruar 110-të vjetorin e themelimit të saj. Bugatti konfirmoi se makina luksoze ka një pronar por nuk pranoi ta identifikojë zyrtarisht.

Mediat raportojnë se pronari i Bugattit është ylli i futbollit Cristiano Ronaldo. Por Ronaldo nuk mund ta marrë makinë deri në vitin 2021, pasi kompania do të përmirësojë disa detaje në makinën luksoze./abcnews.al

l_-fermati-alla-dogana-con-19-chili-di-cocaina-gwue.jpg
Sej rie09:25 | 24/04/2019

Një ngarkesë e madhe e kokaine u kap dje në mëngjes, pak para agimit, nga Rojet e Kufirit në San Pietro di Stabio.  Droga është gjetur nga agjentë në një makinë gjermane teksa kalonte në San Pietro di Stabio. Në bordin e makinës, siç raportohet nga autoritetet ishte një grua dhe një burrë me origjinë shqiptare. Kokaina ishte e fshehur në makinë dhe u zbulua falë njësisë së qenve dhe grupit të specializuar. Çifti është ndaluar nga policia. Ndërsa lënda narkotike nëse do shitej në treg të zi do të arrinte vlerën e dy milionë eurove./abcnews.al

44244066_2033901200235866_33877233152032768_o-1024x683.jpg
ent ela20:15 | 07/04/2019

Dy adoleshentë shqiptarë janë arrestuar në Francë pasi ishin duke udhëtuar në një makinë, e cila rezultonte e vjedhur në  Gard, raportojnë mediat franceze.

Dy të rinj u arrestuan në Jacou nga një patrullë policore. Dy adoleshentët e pashoqëruar, janë lënë në paraburgim. Ata do dalin në Korrik përpara autoriteteve dhe ngaj tyre janë ngritur dy akuza: “drejtim i automjetit pa patentë” si dhe “posedimin i mallrave të vjedhura”.

Përveç kësaj, hetimi vazhdon dhe do të përcaktojë nëse ata mund të jenë përfshihen në vjedhjen të tjera të kryer në Gard. Ndërsa automjeti i është kthyer pronarit./abcnews.al

audi-715x450.png
ent ela15:41 | 04/04/2019

Gjykata për Krime të Rënda nisi shqyrtimin gjyqësor për çështjen e përplasjes të makinës së policisë pranë tregut agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit në vitin 2017. Ky proces ka patur disa seancash të dështuara, por këtë të enjte Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa në seancën e radhës pritet të dëshmojnë 4 punonjës policie që ishin dëshmitarë në vendin e ngjarjes, përfshi edhe Gjergji Oshafin. Seanca u shoqërua me debat sa i përket kualifikimit të veprës penale, por në zbatim të vendimit të seancës paraprake tre të pandehurit do të gjykohen për “vrasje ndaj punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë. Të pandehur në proces Kelmend Xhaferri që ndodhet në burg , Enea Bekteshi me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe Suel Cela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono