makinë

santiago-malko.jpg
G. P.15:22 | 03/09/2019

ABC News siguron të tjera detaje lidhur me vrasjen e ish-efektivit Santiako Malko, 10 ditë më parë në Tiranë. Sikurse ka dalë nga këqyrja e kamerave të sigurisë, në momentin e ekzekutimit, 26-vjeçari po fliste në telefon dhe nuk ka vërejtur se po ndiqej nga atentatorët. Para vrasjes, sipas burimeve nga grupi hetimor, Malko vëzhgohej nga dy automjete.

Grupi hetimor ka siguruar pamje të rëndësishme nga kamerat e sigurisë të rrugës “Xhanfize Keko”, duke ndërtuar kronologjinë për mënyrën se si u ekzekutua në mënyrë mafioze ish-polici Santiago Malko.

Nga këqyrja e pamjeve ka rezultuar se pas automjetit të viktimës “BMW X5” qëndronte një makinë tip “Volkswagen Golf 6”. Pas tyre në një distancë të afërt ishte edhe makina e autorëve të dyshuar të atentatit tip “Mercedes-Benz CLS” ngjyrë e zezë.

Në momentin kur qëllohet me breshëri automatiku në drejtim të 26-vjeçarit ky i fundit ishte duke folur në telefon dhe kishte ulur shpejtësinë e makinës së tij, duke mos vënë re asgjë nga ndjekja që po i bëhej nga dy automjete.

Ndërkohë, është përjashtuar nga ekspertët se, një furgon i bardhë i ka prerë rrugën makinës së viktimës Malko. Nga kamerat e sigurisë nuk duket se furgoni i bardhë të ketë pasur rol në atë atentat.

Automjeti tip “Volkswagen” dhe targat e tij rezultojnë të vjedhura, ashtu si edhe ato të makinës tjetër “Mecedes-Benz”. Përfshirja e një automjeti të dytë dhe largimi pa lënë gjurmë të autorëve të vrasjes kanë krijuar bindjen se autorët që e kanë kryer atë kanë qenë profesionistë.

Edhe mënyra e largimit të dy makinave nga rruga “Xhenfize Keko” në drejtim të rrugës “Aleksandër Moisiu” është bërë tepër shpejt. Një person që ishte brenda automjetit “Mecedes-Benz” hipën në makin “Volkswagen Golf 6”.

Më tej humbin gjurmët e ndjekjes nëpërmjet kamerave të sigurisë se dy automjeteve. Vetëm pak çaste pas krimit, mjeti “Mercedes Benz CLS” pikaset nga një kamera sigurie në rrugën e Tufinës.

Ai më pas gjendet i shkrumbuar bashkë me armët e krimit në fshatin Ferraj, vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes. Dy gomat e pasme të mjetit ishin të çara dhe kjo gjë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të rrugës jo të asfaltuar dhe shpejtësisë së mjetit.

Gjithashtu në makinë e djegur u gjetën doreza, atlete dhe rroba, të cilat dyshohet se u përdorën nga autorët për të ekzekutuar Santiago Malkon. Për ngjarjen policia nuk ka asnjë person të ndaluar ndërsa u pyetur më shumë se 30 persona që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Lidhja me eksponentë të botës së krimit dyshohet të jetë edhe pista kryesore që po hetohet nga policia e Tiranës për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko./ABC News Albania 24/7

69185834_312774029523868_4553305073433706496_n.jpg
ent ela23:13 | 27/08/2019

Një 26 vjeçar mbeti i vrarë në mbrëmje në rrugën e Porcelanit, në afërsi të ish Kinostudios në Tiranë. Viktima Santiago Malko, ish efektiv policie, u qëllua me armë zjarri teksa lëvizte me një automjet tip “BMW”. Policia bëri të ditur se autorët e atentatit dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Një nga autorët e ngjarjes dyshohet se është shtetasi me iniciale D.A.

Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ende të panjohura motivet e këtij atentati.

Nga burime policore mësohet se viktima Santiago Malko ishte në kërkim për atentatin e 4 tetorit të vitit të shkuar në ish Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. 26 vjeçari Malko ishte edhe mik i ngushtë i Ervis Martinajt që mbeti i plagosur në atë atentat dhe që është një emër i njohur për policinë.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Sonte rreth orës 22:20 minuta, në rrugën “Xhanfize Keko”, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje tip “BMË”. Për pasoje ka humbur jetën një i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Ndërkohë ekspertët e kriminalistikës po mbledhin prova në vendngjarje, që do të ndihmojnë hetimin.

Policia ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Specialistë nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë angazhuar si pjesë e grupit të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Policia e Shtetit fton këdo që ka dijeni për rrethanat e krimit të telefonoje falas në numrin 112!

Më herët gazetarja e ABC News në vendngjarje Glidona Daci raporton se personi që u qëllua në makinën  tip Land Rover ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Ka një makinë të dyshuar. Dyshime ngrihen se personi në fjalë është një ish polic, por kjo ende nuk është konfirmuar. Është bërë rrethimi i zonës. Makina e viktimës është në këqyrjen e ekspertëve kriminalistikë. Deri në këto momete policia nuk jep të dhëna mbi viktimën as për shkaqet dhe pistat e hetimit. Dyshohet dhe për një atentat të mundshëm për shak të detyrës.

Kur ka mbërritur policia viktima kishte ende shenja jete. Dyshohet që autorët janë drejtuar drejt Porcelanit, por të gjitha pikat janë të bllokuara nga policia.

/abcnews.al

auto-omicidio-ugento-653x367.jpg
nev ila21:32 | 27/08/2019

I vdekur nga një armë zjarri në kokë. Ky është i vetmi fakt në lidhje me ngjarjen misterioze që ndodhi në rrugën që lidh Ugento me Casarano në rajonin e Leces, Itali, ku trupi i pajetë i një shqiptari 27-vjeç, Serxhio Veizi, u gjet në bordin e makinës së tij, një Volkswagen Polo gri. Pranë trupit të tij në sediljen e pasagjerit, ishte edhe arma.

A është vetëvrasje apo vrasje? E pamundur të thuhet të paktën për momentin. Hetimet e agjentëve të Komisariatit Taurisano janë ende në zhvillim e sipër, dhe do t’u mbetet atyre që të zbulojnë nëse ishte një gjest ekstrem nga 27-vjeçari apo nëse dikush ka qëlluar mbi të.

Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë enigmatike. Nga informacionet e fundit mësohet se është duke u hetuar tek e kaluara e djalit, i cili është i njohur për disa precedentë të lidhur me botën e drogave dhe deri te arma e gjetur në makinë. /abcnews.al

ngjarja.jpg
G. P.11:40 | 27/08/2019

Shtatë fëmijë u plagosën ndërsa dy persona mbetën të vdekur pasi një makinë e vjedhur policie u përplas me disa mjete të tjera. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi në Dayton të Amerikës pas raportimeve për sulm me thikë. I dyshuari i kësaj ngjarje hipi në një makinë policie dhe u përpoq të arratisej.

Ai përplasi edhe një makinë tjetër të poicisë dhe më pas garoi deri në qendër të Dayton-it duke shkatërruar mjete të tjera dhe siç raportohet duke lënë viktima dhe 12 të plagosur në spital, mes tyre edhe fëmijët. Tre persona raportohet se kanë marrë plagë të rënda dhe janë në rrezik për jetën.

“U tmerrova. Kishte pjesë makine që fluturonin nëpër të gjithë rrugën”, tha një dëshmitare për mediat lokale./abcnews.al

ARRESTIMI-ARMET-1280x720.jpg
Sej rie13:00 | 10/07/2019

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas polak që qarkullonte me armë zjarri. Në pranga ka rënë A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip  Pistoletë “TT” dhe 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

haradinaj-izolim.jpg
nev ila10:24 | 05/07/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poloni.

Nga atje kryeministri Haradinaj, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni. Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj.

Lirimin nga detyra të Maxhunit e ka kërkuar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Pacolli ka reaguar ndaj veprimit të Maxhuni, i cili ditë më parë është fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

I pahijshëm akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare. Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë. Pavarësisht kush është , është një akt i papranueshëm që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla. Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij. AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë. Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale./abcnews.al

polizia.jpg
G. P.21:40 | 22/06/2019

Një ri shqiptar është arrestuar orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë aksioni ndaj 26-vjeçarit, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, është kryer pas disa sinjalizimeve për lëvizje të dyshimta në zonën e Reggimentos.

Ai u kap në makinën e tij, pasi shkoi në qendër të fshatit në mes të natës. Sipas mediave italiane, shqiptari u bë nervoz dhe nuk u shpjegoi dot asgjë agjentëve, të cilët i kërkuan të tregonte se çfarë bënte aty.

Pas kontrollit personal dhe më pas makinës, u zbulua se shqiptari fshihte 12 doza drogë, të cilat pas verifikimeve rezultoi se ishte kokainë me një peshë prej 7 gramësh. Për ta siguruar drogën, i riu e kishte fshehur pas pasqyrës së makinës.

Por telashet për të nuk përfunduan këtu, pasi u ushtrua edhe një kontroll tjetër në banesën e tij. Aty u gjetën sasi të tjera lëndësh narkotike, peshore elektronike dhe 22 mijë euro në dhomën e gjumit./abcnews.al

shqiptaret-1.jpg
G. P.08:40 | 17/06/2019

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kapën me marijuanë në një zonë të Milanos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ata janë 23 dhe 28 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike.

Dy të rinjtë shqiptarë po udhëtonin me një makinë “Volkswagen Polo”, kur u përballën me një patrullë police. Agjentët vunë re që ata u frikësuan dhe menjëherë u kërkuan që të ndalonin.

Mirëpo shoferi provoi të arratisej, por pa sukses për shkak të trafikut të rënduar në ato momente. Pas kontrolleve u zbulua se në veturë ndodheshin 15 kilogramë marijuanë.

Sipas mediave, dy të rinjtë janë arrestuar disa ditë më parë, por njoftimi nga autoritetet ka ardhur të dielën. Sipas këtyre të fundit, lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako me nga 1 kilogramë e gjysmë drogë secila.

Dy të rinjtë shqiptarë u dërguan në burgun e San Vittore-s, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të kuptuar rolin e tyre apo nëse ishin pjesë e një rrjeti më të gjerë trafiku./abcnews.al

M.A.01-1.jpg
Sej rie18:15 | 23/05/2019

Policia e Ravenës në Itali ka ndërmarrë një operacion që ka çuar në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, që menaxhonin një trafik droge me sasi të konsiderueshme. Sipas mediave italiane, gjatë operacionit janë sekuestruar 6 kilogramë kokainë, 16 kilogramë marijuanë, 130 mijë euro para të thata dhe një pistoletë.

Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për një nga operacionet anti-drogë më të rëndësishme të zhvilluar që nga fillimi i vitit. Të arrestuarit, kanë deklaruar zyrtarët e policisë, nuk ishin shpërndarës të thjeshtë, por trafikantë të mirëfilltë që furnizonin Ravenën dhe qytete të tjera me drogë që e merrnin nga vendet e Europës lindore.

Ata janë ndaluar në bordin e automjetit të tyre, ku kishin fshehur drogën, paratë dhe pistoletën.

Hetimi nisi pas dyshimeve të disa agjentëve që kishin parë një nga personat e arrestuar të qarkullonte në Ravena pavarësisht se ishte dëbuar nga Italia. Të dyshuarit akuzohen për trafik dhe shpërndarje droge, si dhe për armëmbajtje pa leje./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono