Maja Koçijançiç

kocijanic.jpg
ger ta18:22 | 14/11/2019

Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha institucioneve shqiptare që të zgjidhet sa më shpejt çështja e Gjykatës Kushtetuese.

Është zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kocijançiç tha se zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE./abcnews.al

kocijanic.jpg
ger ta19:58 | 11/11/2019

Ditën e djeshme u zhvillua në Ohër takimi i dytë i tre liderëve, kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për “Mini Schengenin Ballkanik”.

Mirëpo, në këtë takim nuk ishte asnjë përfaqësues nga Kosova, duke qenë se të gjithë krerët e shtetit e konsideronin si një nismë të gabuar.

Madje Prishtina zyrtare kritikikoi edhe kryeministrin Rama se po tenton të krijojë një “Jugosllavi të vogël”.

Lidhur me këtë ka reaguar për Gazetën Express, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, e cila ka kritikuar tre liderët, pasi është shprehur se duhet të përfshihen edhe vendet e tjera të rajonit.

Është e rëndësishme që nisma rajonale të përfshijnë të gjitha partnerët në Ballkanin Perëndimor, dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët”, ka thënë Kocijancic.

Më tej ajo ka theksuar se bashkëpunimi regjional është një element esencial për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në fund zëdhënësja e BE-së thotë se mirëpresin faktin se në përfundimet e Samitit, ku thuhet se masat që do të dalin nga kjo nismë rajonale nuk do të zëvendësojnë asnjë dhe do të respektojnë të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është marrëveshja e CEFTA-s e Traktatin E komunitetit të Transportit./abcnews.al

maja-1.jpg
ent ela16:20 | 07/10/2019

Komisioni Europian kërkon nga qeveria e re që do të krijohet të mos humbasë kohë, por të nisë punën për realizimin e reformave dhe rifillimin e dialogut me Serbinë. Komisioni përshëndeti atmosferën në të cilën u mbajtën zgjedhjet.

Komisioni Europian, përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç ka deklaruar se Kosovën dhe qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e së dielës e presin shumë punë, sidomos sa i takon reformave dhe dialogut me Serbinë.

“Ka shumë punë të rëndësishme përpara për Kosovën dhe qeverinë e saj të re për të përparuar në reformat për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit, si dhe për rifillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga Bashkimi Europian”, ka deklaruar Koçijançiç.

Zëdhënësja ka vlerësuar atmosferën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet ditën e diel dhe nivelin e pjesëmarrjes së votuesve, më i madh se në vitin 2017.

“Dje ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë. Votuesit dolën në numër më të madh se në vitin 2017 për të dhënë votën e tyre dhe për të bërë të dëgjohet zëri i tyre. Do të duhet akoma pak kohë derisa rezultatet përfundimtare të jenë gati”, ka deklaruar Koçijançiç.

Me ftesë të Presidentit të Kosovës, Bashkimi Europian dërgoi një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve. Misioni do të paraqesë vlerësimin e tij paraprak ditën e martë dhe në muajt e ardhshëm do të publikohet raporti përfundimtar me disa rekomandime që do të duhet të trajtohen.

/abcnews.al

kocijancic.jpg
ad min20:51 | 20/09/2019

Komisioni Europian ka reaguar për rastin Tahiri përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç. Në reagimin e Komisionit Europian thuhet se BE respekton pavarësisnë e institucioneve gjyqësorë dhe nuk komenton vendime ose çështje individuale.

“Bashkimi Europian është i venë në dijeni se Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur në shkallë të parë, se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është fajtor për shpërdorim të detyrës. Ne nuk komentojmë vendimet ose çështjet individuale, sepse Bashkimi Europian respekton pavarësinë e institucioneve gjyqësore. 

Ne gjithashtu vërejmë se detajet dhe motivimi i vendimit nuk janë ende të disponueshme dhe se procesi gjyqësor vazhdon, duke qenë se aktvendimi është ende subjekt i ankimit”, thotë KE.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin e Tahirit me 5 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i është ulur automatikisht në 3.4 vite, dënim i cili konvertohet në shërbim prove./abcnews.al

BELGAIMAGE-78277555.jpg
nev ila14:46 | 20/07/2019

 

Bashkimi Europian nuk komenton dorëheqjen e Ramush Haradinajt, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në Hagë si i dyshuar.

E pyetur nga agjencia serbe e lajmeve, zëdhënsja e BE-së, Maja Kocijancic, tha se Brukseli është në dijeni për vendimin e Haradinajt për të lërnë postin e kreut të Qeverisë.

“Në këtë moment nuk kemi ndonjë koment”, theksoi ajo.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen të premten, dy muaj pa i mbushur dy vjet të Qeverisë së ndërtuar nga AAK-ja, PDK-ja, NISMA e AKR-ja.

Haradinaj dha dorëheqjen pas ftesës nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për të ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte./ABC News Albania 24/7

zgjedhjet-reagimet.jpg
ad min23:51 | 01/07/2019

Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe reagimet e institucioneve të tjera ndërkombëtare. Zëdhënësja e BE, Maja Koçijançiç thotë për Abc Neës se procesi ka qenë i rregullt, pavarësisht polarizimit politik. Ndërsa ambasada e SHBA-së, e akredituar në Tiranë, sugjeron për të gjithë ata që kanë kontestime që të presin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për të bërë ankimimet e tyre.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara  e vlerësojnë procesin zgjedhor të 30 Qershorit të qetë e të rregullt, por vënë në dukje se ky proces ka qenë i polarizuar politikisht.

Në një prononcim për ABC News, zëdhënësja e BE, Maja Koçijanciç, e vlerëson procesin zgjedhor, pavarësisht situatës politike në të cilën u mbajt.

“Zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 30 qershorit u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë e të rregullt. Ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit”.

Më tej, Koçijançiç bën thirrje për dialog urgjent mes palësh si dhe për çuarjen përpara të reformës zgjedhore.

“Qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike. Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë në tërësi procesin e 30 Qershorit edhe pse, vënë në dukje se ngërçi politik bëri që të mos kishte zgjedhje në kuptimin e plotë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave. Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje drejtuesve politike të respektojnë shtetin ligjor, ndërsa për të gjithë ata që e kontestojnë rezultatin, vjen ky apel.

“Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu”.

Në fund, SHBA shprehin gatishmërinë dhe përkushtimin për të ndihmuar Shqipërinë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët./abcnews.al

ERISA-KOCIJANCIC.mpg_snapshot_00.51-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 13/06/2019

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Koçijançiç thotë se Komisioni është shprehur përmes progresraportit lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ndërsa më tej i takon Këshillit të vendosë. Këtë përgjigje Kocijançiç e dha pas interesimit të ABC News lidhur me qëndrimin e parlamentit holandez.

Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Holandës. Pyetjes së  ABC News lidhur me argumentimin e Parlamentit të Holandës së nuk ka rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se ministri i jashtëm holandez e konsideron, se rekomandimi i Komisionit Europian ishte i parakohshëm, Komisioni Europian i përgjigjet kështu:

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Ne mendojmë që zgjerimi është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Europian për stabilitetin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë përmes publikimit të progres-raporteve në maj lidhur me reformat e integrimit të Ballkanit dhe Turqisë. Vlerësimi ynë është shumë objektiv, bazuar në prurjen e interlokutorëve të ndryshëm. Vlerësimi ynë tregon se është bërë një punë shumë e madhe dhe pesë vitet e fundit, ne kemi parê një ndryshim pozitiv në Ballkanin Perëndimor. Rekomandimi ynë tregon, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar vendosmërinë për të avancuar në rrugën e integrimit dhe se ato kanë arritur rezultate të prekshme dhe tê qëndrueshme. Tani i takon Këshillit të Ministrave që të konsiderojë këtë rekomandim dhe të vendosë për hapat që vijnë. Ju rikujtoj edhe deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian kur u takua me kryeministrin shqiptar, e cila tregon qartë qëndrimin e tij dhe të Komisionit”.

Lidhur me faktin,se raporti i Komisionit Europian nuk kontestohet vetëm nga Holanda, por edhe Gjermania, ku ka deputetë të Bundestagut  që konsiderojnë se rezultatet e paraqitura nga Shqipëria nuk janë bindëse dhe Franca që ka shqetësim kryesor numrin e lartë të azilkërkuesve, Komisioni nuk komenton qëndrimet, spekulimet dhe debatet e shteteve anëtare:

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Zgjerimi është një proces që kërkon përmbushjen e kritereve specifike politike dhe ekonomike dhe zbatimit të legjislacionit europian (acquis communautaire). Ka disa etapa në këtë proces. Ne po flasim për etapën aktuale për të cilën Këshilli i ministrave bëri një rekomandim vitin e shkuar. Komisioni ka bërë një vlerësim tërësor me prurjet e shumë interlokutorëve, shteteve anëtare, qeverive të dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) ose më mirë të gjithë qeverive, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Raportet janë përgatitur në një hark kohor disa muajsh dhe janë rezultati i një pune tërësore me analiza të detajuara. Nëse i lexoni, do ta shihni vetë; Askush nuk po thotë se të gjitha kriteret dhe të gjitha kushtet janë përmbushur. Ky është një proces. Por nëse i referohemi punës që duhej bërë për këtë stad, kjo është bërë. Kjo nuk do të thotë se puna mbaron aty. Aspak, ka shumë punë për të bërë. Por ky është vlerësimi për procesin e përmbushjes së këtyre kritereve specifike për hapjen e negociatave. Nuk ka dyshim. Ju e dini që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një prioritet, për të cilat shtetet janë angazhuar dhe për të cilat puna duhet të vazhdojë. Gjërat duhen vënë në perspektivën e duhur. I takon këshillit të Bashkimit Europian të vendosë dhe nuk do të komentoj qëndrime, spekulime apo debate në gjirin e shteteve anëtare”.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pritet të marrin një vendim në datën 18 Qershor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 /ABC News Albania 24/7

kocijancic.jpg
ad min22:36 | 10/06/2019

Brukseli zyrtar ka reaguar të hënën në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u bërë thirrje institucioneve që ta zgjidhin situatën në bazë të ligjit dhe t’u garantojnë qytetarëve të drejtën e votës.

Zëdhënësja e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Maja Koçijançiç në një reagim lidhur me situatën në Shqipëri ka deklaruar se është e nevojshme që qytetarëve shqiptarë t’u garantohet e drejta e votës. Duke iu përgjigjur interesit të ABC News, Koçijançiç është shprehur se vendimet e partive të opozitës, fillimisht për të djegur mandatet dhe më pas për të mos hyrë në zgjedhje dëmtojnë Shqipërinë.

“Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare, përfaqësuesit e të cilave janë zëvendësuar në Parlament, institucion që funksionon plotësisht. Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale”, ka thënë Koçijançiç.

Duke theksuar se Brukseli po i ndjek me vëmendje zhvillimet në vendin tonë, zëdhënësja e Federica Mogherinit ka shtuar se, institucionet shqiptare duhet t’i trajtojnë problemet e krijuara në përputhje me ligjet dhe normat juridike, si dhe në respekt të plotë të parimeve kushtetuese e demokratike.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”, ka shtuar Koçijançiç./ABC News Albania 24/7

kocijancic.jpg
ad min23:45 | 28/05/2019

Bashkimi Europian ka reaguar pasditen e së martës në lidhje me aksionin policor në veri të Kosovës, duke deklaruar se operacione të tilla duhen bërë në mënyrë ligjore dhe t’u komunikohen në mënyrën e duhur qytetarëve.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, ka theksuar se Brukseli është në kontakt me autoritetet në Prishtinë dhe Beograd dhe u ka kërkuar atyre vetëpërmbajtje maksimale.

“Operacionet policore duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit tek të gjitha komunitetet dhe duhet të forcojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Koçijançiç.

Zëdhënësja ka shtuar se, mes palëve duhet të ketë më shumë bashkëpunim policor dhe gjyqësor, duke respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli./ABC News Albania 24/7

maja-kocijancic.jpg
ad min15:06 | 25/02/2019

Qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime për kapërcimin e situatës. Është ky mesazhi i zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, e cila përjashton mundësinë e një ndërmjetësimi midis mazhorancës dhe opozitës nga ana e Bashkimit Evropian.

Komisioni Europian bën thirrje për diskutime konstruktive midis mazhorancës dhe opozitës për kapërcimin e situatës në Shqipëri, duke përjashtuar momentalisht një ndërmjetësim të Bashkimit Europian. Kjo është përgjigjja që ka dhënë zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, e pyetur nëse komisioneri Hahn do të ndërmjetësojë situatën e krijuar pas djegjes së mandatet parlamentare nga partitë e opozitës, siç e ka bërë në Maqedoni.

Maja Koçijançiç, zëdhënësja e KE-së: “Ne kemi pritshmëri, që qeveria dhe opozita do të angazhohet në diskutime konstruktive pêr të kapërcyer situatën poliitike për të mirën e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”.

Maja Koçijançiç ka ripërsëritur se heqja dorë nga mandatet parlamentare nga ana e opozitës cënon demokracinë dhe procesin e integrimit dhe është kundraproduktive.

Maja Koçijançiç: “Ne presim që të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë të mbrojnë idealet dhe parimet e demmokracisë në Parlament dhe të evitojnë masa për akt dhune dhe deklarata ndezëse”.

E pyetur nga ABC News për kontestimet lidhur me kapërcimin e fazës së parë të disa prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë hetuar dosje të nxehta të korrupsionit dhe nuk kanë justifikuar pasuritë e tyre, Maja Koçijançiç ka deklaruar, se Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të procesit të Vettingut nuk po sakrifikon cilësinë e procesit për ta finalizuar sa më shpejt atë.

Maja Koçijançiç: “Misioni i ndërkombëtar i vëzhgimit është përfshrë në çdo shtresë të procesit të Vettingut pikërisht për të garantuar cilësinë e procesit. Në këndvështrimin tonë, nuk ka tregues, sipas të cilëve, cilësia e Vettingut do të sakrifikohej për shpejtësinë e prcoesit. Ka një mirëkuptim dhe marrëveshje të gjerë për rëndësinë e procesit si një mundësi unike për të riklthyer besimin e qytetarëve shqiptarë te drejtësia, duke kryer një proces gjithpërfshirës. Qëkur ka filluar Vettingu, janë prodhuar rezultate konkrete bazuar në hetime shumë serioze dhe në parimin e balancës së pushteteve”. 

Komisioni do të prezantojë një raport të detajuar të procesit të Vettingut me publikimin e raportit për Shqipërinë në 19 Mars./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono