mafia

dolores-aveiro.png
Vladimir Prenga09:04 | 02/11/2019

Dolores Aveiro, e ëma e Cristiano Ronaldos, ka shpërthyer në një deklaratë që ka dhënë për mediat në Portugali. SICNoticias ka publikuar videon, ku ajo shfaqet duke akuzuar se mafia në futboll e ka penalizuar djalin e saj për të fituar më shumë “Topa të Artë”.

Deklarata e saj ka bërë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Aveiro ka deklaruar: “Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias.

Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira,  kjo mund të ndodhë”. Më tej ajo ka shtuar se djali i saj e meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë sezon.

“Nuk e di nëse do ta marrë ai atë, por besoj. E meriton nëse analizojmë atë çfarë ka bërë ai gjatë sezonit”. Cristiano Ronaldo është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar, ndërkohë që rivalët më të fortë janë Lionel Messi dhe Virgil van Dijk. /abcnews.al

Dolores Aveiro gjatë deklaratës së dhënë
bf93021b081f800861789423bc08ec97-un-albanais-sauvagement-assassine-rennes-en-2003-quinze-ans-apres-le-vide-au-proces.jpg
ad min12:10 | 26/06/2019

Mediat franceze kanë rikthyer vëmendjen tek një vrasje e ndodhur 15-vite me parë. Një 27-vjeçar shqiptar u vra në Maurepas më 13 Gusht të vitit 2003. Por cili është roli i bashkautorit në kërkim? Po roli i bashkautorit të arrestuar?

Hija e mafies shqiptare mban pezull çështjen. Një nga të bashkakuzuarit i identifikuar si Ndriçim Hoxha është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa në stolin e të pandehurve në gjykatë ishte vetëm bashkautori tjetër i arrestuar në Korrik të viti 2018 në Spanjë, Eduart Pelushi.

Familja e të ndjerit kërkon drejtësi dhe nuk mund të presë pa fund deri kur Gjykata në Assize të japë vendimin përfundimtar, raporton ouest-france.fr. 

Para 15-vjetësh, Erjon Murati u lidh dhe u sulmua para se të vritej brutalisht. Ishte data 13 Gusht 2003, në kohën e drekës kur ai u vra ndërsa po ecte në lagjen Maurepas të Rennes. Tre plumba e kapën në shpinë dhe i riu gjeti vdekjen. Hetimi është përqendruar tek larja e hesapeve për  një borxh droge.

Vrasësi i dyshuar ishte Fatjon Naxhaku, i cili u vra në një atentat me armë zjarri dy vite më vonë në Tiranë, në Gusht të vitit 2005.

Por nuk ka dyshim se në vrasjen e të rit shqiptar në Francë ishte i përfshirë edhe Eduart Pelushi, 46 vjeç.

Roli i tij kishte qenë i rëndësishëm, sipas qiramarrësi i apartamentit në Maurepas, të cilin e kishin lidhur dhe dhunuar bashkë me 27-vjeçarin vëren e vitit 2003.

Gjatë dëshmisë së tij ai e ka cilësuar Eduart Pelushin si shefi i bandës. Por në seancën e fundit gjyqësore qiradhënësi nuk është paraqitur. Edhe e dashura e Erjon Muratit mungoi për “arsye shëndetësore”.

“Është më mirë të qëndrosh i qetë sesa të flasësh, kur mafia shqiptare konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë …”, kështu e interpreton media franceze mungesën e dëshmitarëve në seancën gjyqësore.

Nga banka e të akuzuarit shqiptari mohon çdo përfshirje. Madje media franceze përshkruan edhe gjendjen se si u paraqit 46-vjeçari në gjyq.

Ai kishte pasur një pamje të zhdërvjellët, i veshur me këmishë të bardhë dhe flokët të prerë. Ai nis dhe flet për jetën e tij. E paraqet veten si një njëri të arsimuar, pa precedent të mëparshëm dhe se nuk kishte pasur kurrë varësi nga droga dhe alkooli.

Për të shpjeguar praninë e tij në Rennes në gusht të vitit 2003, Eduart Pelushi shpjegon se ndjehet i zhgënjyer nga Fatjon Naxhakut: ai e kishte ndihmuar atë të gjente një shtëpi për “pushimet në Montpellier”.

Dhe kur Fatjon Naxhaku i kishte kërkuar që ta çonte atë natë në Nantes, dhe më pas në Rennes, për të takuar “një mik”, ai kishte rëndë dakord.

“Nuk shkuam atje për të bërë luftë. Kur arritëm, ata u puthën në faqe dhe i shtrënguan duar njeri-tjetrit. Toni u ngrit nga tavolina kur erdhi Erjon Murati. Nisën të fyenin njëri-tjetrin dhe më pas të rriheshin. Pastaj Fatjon Naxhaku ka nxjerrë armën”.

Ndërsa ata përlesheshin, i akuzuar përshkruan veten si ” viktimë”. Roli i tij i vetëm do të ishte të qetësonte të dashurën e viktimës.  Në gjykatë ai mbante qëndrimin të qetë dhe si pafajshëm.

Por hetuesit ngrenë pyetje dhe vënë në dyshim pretendimet e tij:  pse ndryshoi identitetin e tij në vitin 2003? Gjatë një përgjime telefonik ai kishte folur sikur ishte tjetër person?

Gjyqi ndaj tij vazhdon dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e të vërtetës./abcnews.al

lulzim-bashaa.jpg
ad min14:12 | 05/06/2019

Sipas kreut të demokratëve Lulzim Basha përgjimet e publikuar asot nga gazeta BILD kanë tronditur shumë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë hequr çdo dyshim se Rama ka bërë pakt me krimin për të mbajtur pushtetin. Sipas Bashës, 6 përgjitmet e publikuar janë radiografia e pushtetit mafioz dhe të paligjshëm të Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i PD-së ka theksuar se “Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”.

Postimi i plotë:

Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.

Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

/abcnews.al

policia-2.jpg
ent ela16:07 | 04/04/2019

Tetë nga dosjet më të rëndësishme kriminale në Durrës janë rikthyer nga Prokuroria për rihetim në polici. Bëhet fjalë për vrasje të bujshme të tipit mafioz, për të cilat ende nuk ka autor.

Ato janë cilësuar viktimat e mafies në bregdet. Autorët s’kanë lëne gjurmë. Tetë dosje, do të rihetohen nga policia e Durrësit. Prokuroria e Durrësit ndër vite nuk ka mundur të hedhë dritë mbi zbulueshmërinë e vrasjeve të klasifikuara të tipit mafioz, e që kanë tronditur qytetin bregdetar.

Ky ngërç sipas organit të akuzës ka ardhur si pasojë e mungesës së provave, bashkëpunimit të familjarëve, apo personave që mund të kenë dijeni mbi motivet.

Në këto kushte, ky institucion ka kërkuar sërish mbështetjen e policisë, duke i rikthyer dosjet, me qëllim mbledhjen e informacioneve të reja, të dobishme për prokurorët e çështjeve.

Vrasja e 35 vjecarit Elvis Dedej çeli edhe sagën vrasjeve të tipit mafioz. Mbi të u qëllua me breshëri automatiku. Ishte qershori i 2012-s në kulmin e sezonit turistik. Durrësi u përfshi në panik, krimi ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara nga turistët, tek Shkëmbi i Kavajës.

Një vit më vonë dhe pikërisht muajin shtator të 2013-s ndërtuesi 40 vjeçar Plaurent Cani u ekzekutua. E shkuara e tij kriminale bëri që hetuesit të dyshonin për hakmarrje, ekzekutim nga vrasës me pagesë.

10 ditë nga vrasja e biznesmenit, oficerët e hetimit kriminal u përballën me një tjetër ekzekutim të frikshëm. Nëna e Elvis Dedejt, Fatmira Dedej u gjet e vdekur me plumb në kokë e trup, në garazhin e pallatit ku banonte, në qendër të Durrësit. Në atë kohë policia foli për të njëjtët vrasës që ekzekutuan të birin, por pa mundur t’i identifikojë.

Janari i 2014-s nisi me një ekzekutim, që për nga mënyra e kryerjes ishte i panjohur më herët nga policia lokale. Atë të ekzekutimit me anë të shpërthimit të telekomanduar. Viktima ishte biznesmeni 45-vjeçar Xhemal Çela. Makina e tij  u hodh në erë në rrugën e plazhit. Ekspertët nuk gjetën asnjë provë që mund t’i ndihmonte.

Pa kaluar 6 muaj, një tjetër biznesmen u ekzekutua pak kilometra nga vendi ku u hodh në erë makina e Celës. Kujtim Dyrmishi, nuk mundi t’i shpëtonte atentatit me automatik sapo kishte zbritur nga automjeti.

Vrasja e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushaj, në shtator të 2015  një tjetër krim i rëndë. Por një muaj më vone, në Janar të 2016, merret peng Gazment Çollaku. Jo shumë larg nga vendi ku u ekzekutuan dy të rinjtë, në zonën më të frekuentuar të qytetit, siç është shëtitorja “Taulantja”.

Më pas ekzekutimi i tij në Krujë, nga persona të kamufluar me uniforma policie, ishte një tjetër ngjarje që rriti pasigurinë në qytet. Në maj të 2016, Shpëtim Shala 38 vjeç, u ekzekutua me 15 plumba nga një armë “Scorpions” me silenciator në plazh, sapo u nda nga shokët.

Disa nga viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin, ata ishin të implikuar në trafikun e narkotikëve.Policia dyshoi për vrasës profesionistë. Por këto vrasje dhe dosje të pazbardhura siç është vrasja e 18 vjeçarit Mario Curri, apo e volejbollistit Juxhin Guza, nuk kanë autor./abcnews.al

ddd.jpg
ad min08:07 | 10/12/2018

Bashkëveprimi ndërkombëtar në shkallë të gjerë ndaj mafias në BE çoi në arrestimin e mbi 80 të dyshuarve si anëtarë të Ndrangheta-s. Por lufta ndaj mafies kërkon bashkëpunim më të thellë, komenton Tomasz Bielecki për DW.

Për dekada me radhë, grupet mafioze kanë emigruar në vende të tjera të BE-së për t’i fshehur anëtarët e tyre nga sistemi i drejtësisë së Italisë, si dhe për të kërkuar rrugët e kontrabandës (kryesisht për drogë) dhe për të pastruar paratë e tyre përmes investimeve në biznese legjitime. Vendet me ekonomitë më të forta janë bërë destinacionet më fitimprurëse për investime të tilla.

Që në fillim të viteve 1970, të ardhurat nga shantazhet dhe rrëmbimet e rrjetit të mafias ‘Ndrangheta‘ në Kalabri kaluan në Zvicër dhe në Gjermaninë Perëndimore. Më shumë para qakulloi kur familja filloi ta shtrinte performancën e Cosa  Nostras së Sicilisë në biznesin e drogës në vitet 1980.

Anëtarët e Ndranghetas jashtë Italisë nuk janë gangsterët  kolerikë që ngrehin pistoletat duke ngrënë spageti: Ata nuk janë as mafiozët e njohur nga filmat e Hollywood-it. Në shumicën e rasteve, ata janë biznesmenë të veshur me kostume e kravata,  që përpiqen të mos bien në sy. Përveç incidenteve të rralla, të tilla si një masakër në Duisburg në vitin 2007, ku gjashtë vetë u vranë gjatë një sulmi para një picerie, ata nuk ndërmarrin aksione për t’u ngjallur frikën fqinjëve të tyre.

Dhe, megjithëse policia italiane ka filluar t‘i dekodojë sinjalet e familjes (për shembull, kur Ndrangheta do t’i promovojë në mënyrë subtile mafiozët në komunitetet lokale duke u caktuar atyre pozicione të caktuara në procesionet fetare), policia në vendet e tjera shpesh është e pavetëdijshme për një komunikim të tillë. Kjo u kuptua disa vite më parë, se si Ndrangheta kishte qenë shumë aktive në biznesin e shitjes së luleve holandeze për dy dekada pa u vërejtur nga askush, madje as nga policia lokale.

Këto boshllëqe në zbatimin e ligjit bëjnë të qartë, se përse mafiozët italian shpesh preferojnë t‘i pastrojnë paratë e tyre jashtë vendit. Të mbështetur nga juristë, pjestarët e mafias xhonglojnë me zhdërvjelltësi duke përfituar prej dallimeve mes sistemeve ligjore të vendeve të ndryshme të BE-së. Italia është i vetmi shtet në Bashkimin Europian, në të cilin përkatësia në një organizatë mafioze konsiderohet si krim. Kriminalizimi i anëtarësimit ka qenë një ndihmë e madhe në ndjekjen e mafias siciliane. Disa vende të BE-së nuk kanë asnjë rregullore për të ndjekur rrjete të tilla kriminale. Gjermania dhe Holanda kanë një legjislacion të tillë, por ligjet e tyre konsiderohen shumë të buta krahasuar me ato italiane.

Disa vjet më parë, përfaqësuesit e Europol-it bënë thirrje për rregulla të reja, që do të penalizonin anëtarësimin në organizatat e tipit mafioz. Por megjithatë, harmonizimi i plotë i legjislacionit anti-mafia në nivelin e BE-së nuk mund të realizohet shpejt, pasi kjo prek një çështje shumë të ndjeshme: mbrojtjen e të drejtave civile.

Kjo është arsyeja se përse është më e lehtë të mbyllen rrugët e drogës, sesa të zbulohen investimet e Ndranghetas në pasuri të paluajtshme, në tenderat publike dhe private, shërbimet publike, deponimin e mbeturinave dhe në energjitë e rinovueshme. Kjo nuk do të thotë se nuk ka hapësirë ​​për të bërë hapa më të vegjël, siç kërkohet në rezolutat e Parlamentit Europian, si për vënien nën kontroll të fitimeve nga paratë e pastruara, apo edhe priorizimin e kërkesave për ekstradimin e mafiozëve të arratisur.

Parimi themelor i BE-së për qarkullimin e të lirë të kapitalit dhe lëvizjen e lirë të personave, e bën më të lehtë investimin e parave të paligjshme brenda dy ditëve. Kjo është arsyeja pse procedurat hetimore në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohen. Operacioni mbresëlënës Pollino, i cili çoi në arrestimet e së mërkurës (5.12), nxjerr në pah, që ndryshimet në disa agjenci të BE (lidhur me bashkëpunimin në polici dhe drejtësi) kanë qenë të frytshme.

Por Bashkimi Europian në përgjithësi duhet të nxitojë për t’i bërë ballë krimit ndërkombëtar. Ndrangheta tashmë është zgjeruar në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku – siç shkruante gazetari sllovak Jan Kuciak – i vrarë shkurtin e kaluar – mund të jetë duke u përpjekur të fitojë akses në fondet e BE./DW

ITALIA-DENIMI-ABCM2T2.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ad min18:56 | 25/10/2018

Gjykata e Strazburgut ka dënuar shtetin italian se i ka mohuar të drejtat themelore të njeriut ish-bosit të mafias Bernardo Provencano. Gjyqtarët kanë deklaruar se me caktimin në regjim izolimi, bosit plak i dënuar me 20 burgime të përjetshme i ishin mohuar trajtimi dhe mjekimi dinjitoz.

Gjykata europiane për të drejtat e njeriut ka dënuar shtetin italian për shkak se i ka mohuar të drejtat themelore ish-bosit famëkeq të mafias siçiliane, Bernardo Provencano. Në vendimin e tyre, gjyqtarët kanë argumentuar se vendosja e ish-kreut të Koza Nostrës në regjim të rreptë izolimi ka bërë që atij t’i mohohet e drejta për trajtim dhe mjekim dinjitoz. Zgjatja e regjimit të izolimit për Provencano u vendos më 23 mars të vitit 2016 dhe vazhdoi deri më 13 korrik të të njëjtit vit, kur bosi plak ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Pak muaj para vdekjes, Provencano ishte ankuar për rëndim të gjendjes shëndetësore për shkak të izolimit dhe për mjekim të papërshtatshëm. Ishin familjarët e tij që pas refuzimit të shtetit italian për ta nxjerrë nga izolimi e çuan çështjen në Gjykatën e Strazburgut.

“Luftuam për afirmimin e një parimi, se aplikimi i regjimit të ashpër të burgimit për kë nuk përbën më rrezik shoqëror kthehet në persekutim”, ka komentuar avokatja e ish-bosit, Rozalba de Gregorio. I pakënaqur nga vendimi ka mbetur zëvendës kryeministri Mateo Salvini. “Gjykata e Strazburgut dënoi Italinë sepse mban në burg një person të dënuar me 20 burgime të përjetshme për dhjetëra vrasje. Ky është një tjetër tregues i dështimit të Europës. Për Italinë vendosin italianët dhe jo të tjerët”, ka thënë Salvini. Lindur në Korleone, Bernardo Provencano dhe miku i tij i fëmijërisë Toto Riina ngjitën shkallët e mafias deri në majën e kupolës me një fushatë të paprecedentë dhune, që në pak vite mori mbi 1 mijë jetë njerëzish, përfshirë ato të prokurorëve Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Ai u arrestua më 11 prill të vitit 2006, pas më shumë se 40 vite arrati, në moshën 73-vjeçare./abcnews.al

MBULIM-MAFIA-SHQIPTARE-ITALI.mpg_snapshot_00.12-1280x854.jpg
ent ela18:15 | 16/09/2018

Kreu i Antimafias italiane dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero de Raho gjatë një eventi të mbajtur në Kazerta tha se “mafia nigeriane dhe ajo shqiptare, janë më prezentet në Itali të cilat po hetohen në vazhdimësi”. “Mafia shqiptare punon në një pozicion të barabartë me klanet tona kriminale me të cilat ajo ka bërë marrëveshje për të menaxhuar trafiqet e tyre të paligjshme. Një prej këtyre trafiqeve është edhe ai i cigareve që dukej se ishte zhdukur prej kohësh, por që është rikthyer”, nënvizon ai.

Ndërkohë, në Shkurt të këtij viti, kreu i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho vizitoi edhe Tiranën. Gjatë takimeve të zhvilluara, ai bisedoi me autoritetet më të larta shqiptare për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe armëve./abcnews.al

PHOTO-2018-08-18-11-08-50-1280x853.jpg
ad min13:41 | 18/08/2018

Mëngjesin e sotëm pas një operacioni, policia italiane ka vënë në pranga bosin e mafias kalabreze, Ndrangheta. 29-vjeçari Luixhi Abruceze kërkohej intensivisht që nga viti 2015. Ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm.
Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga ekipet e policisë në Cosenza dhe Catanzaro, me mbështetjen e Policisë Shkencore. Në momentin e ndalimit ai kishte me vete 2 armë, municion dhe një dokument të rremë.
Luixhi Abruceze ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge./abcnews.al

1-12-852x445.jpg
ent ela08:53 | 07/05/2018

Mbrëmjen e së shtunës, autoritetet italiane ndaluan një kamion që ishte nisur nga Barcelona, në brendësi të të cilit u gjetën 206 kg marijuanë. Policia arrestoi shoferin, një 48-vjeçar italian Enzo Di Mauro dhe një shqiptar.

Ky i fundit quhet Eduart Mecani 50 vjeç dhe është nga Durrësi. Sipas Corriere, shqiptari është i lidhur me klanin mafioz të “Ndrangheta”. Ai priste mbërritjen e kamionit nga Spanja për të shkarkuar ngarkesat me kanabis dhe për t’i transportuar më pas me furgon.

Në shtëpinë e njërit prej dy të arrestuarve u gjetën 66 mijë Euro, ndërsa destinacioni i drogës ishte Milano, thotë policia italiane. Corriere raporton se ekziston një rrjet i madh në Spanjë i përbërë nga ndërmjetësues dhe furnizues direkt të drogës që importohet nga Afrika e Veriut. Rol të rëndësishëm kanë edhe shqiptarët, të cilët presin ngarkesat që mbërrijnë. Më pas lënda narkotike ngarkohet në kamion për transport nga persona të tjerë që kanë këtë detyrë dhe në fund shitet në tregun e pakicës. Gjatë këtij operacioni antidrogë, kanabisi ishte fshehur në një kamion që transportonte materiale ndërtimit./tvklan.al

ARRESTIMET-ITALI-1280x720.jpg
ent ela10:09 | 21/03/2018

19 persona, të akuzuar për lidhje me mafian dhe trafik kokaine, u arrestuan në dy operacione të ndryshme të policisë italaine në Romë dhe Napoli. Mes tyre ka edhe shqiptarë.

Armë dhe kokainë, 19 të arrestuar, 16 në burg dhe 3 në arrest shtëpie, është ky rezultati i operacioneve të policisë italiane mëngjesin e së mërkurës në Romë e Napoli. Rreth 200 agjentë policie kanë marrë pjesë në këto operacione ku janë kryer dhe 44 kontrolle banesash. Personat e arrestuar, mes të cilëve dhe shqiptarë, kanë lidhje me figura të rëndësishme të mafies italiane, ndërsa qendra e aktivitetit të tyre të paligjshëm ishte në Romë. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë të ndryshme, nga trafiku i kokainës e deri te përdorimi i armëve.

Media italiane shkruajnë se ndër të arrestuarit është dhe një emër i njohur për policinë, Arben Zogu.

Hetimet e policisë italiane zbuluan se bëhej fjalë për dy organizatat kriminale të dyja të lidhura me trafikun e drogës, ndërsa njëra prej tyre ishte mafioze dhe drejtohej nga vëllezërit Salvatore e Xhenny Espozito, ndërsa kreu i grupit të dytë është Vincenzo Polito, i cili njihet për lidhjet e tij me mafian në Rexho Kalabria./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono