mafia shqiptare

BRITANI-BANDAT-SHQIPTARE.mpg_snapshot_00.31-1280x715.jpg
ent ela18:33 | 16/09/2018

Bandat shqiptare po zgjerojnë aktivitetin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo raportohet nga media “The Sun” që thekson se mafia shqiptare po fiton terren ndaj rivalëve të huaj dhe britanikë.

Media britanike “The Sun” ka publikuar një artikull lidhur me rrjetet shqiptare të drogës dhe nënvizon se këto grupime mafioze po zgjerojnë në mënyrë të pandalshme aktivitetin e tyre në Britaninë e Madhe, duke tkurrur rivalët vendas e të huaj. E përditshmja nënvizon se grupet e organizuara kriminale shqiptare po zëvendësojnë me shpejtësi shpërndarësit e vegjël të drogës në Birmingam dhe rrethina. Vetëm gjatë vitit të kaluar, policia vendase arrestoi 140 shpërndarës shqiptarë të drogës. 51 prej tyre po përballen me akuza.

Ndër të arrestuarit përmenden edhe Bekim Domi e Shkëlqim Dardha, që vlerësohen si trafikantë të rangut të lartë. Ata u kapën pasi në Mercedesin e tyre u kap një sasi kokaine me vlerë mbi 130 mijë Euro. “The Sun” konsideron si një prej trafikantëve më të mëdhenj Klodjan Çopjan, i cili vuan dënimin në burg. Ai ka përmbytur tregjet e Londrës dhe juglindjes me kokainë të cilësisë më të lartë, duke korrur një fitim prej 168 milionë Eurosh. Avantazhi i tyre, sipas të përditshmes britanike, është se kanë nën kontroll kokainën e cilësisë më të lartë që hyn në vend.

Shqiptarët renditen të tretët përsa i përket hapsirës që zënë në tregun britanik të drogës, në një listë ku edhe kosovarët janë të pranishëm./abcnews.al

media.media_.b1d049e0-75d6-46ba-9638-a881eeb13804.original1024-933x445.jpg
ent ela23:57 | 16/05/2018

Pas tonelatave me kokainë në Gjermani, qëndron mafia shqiptare. Kështu shkruajnë mediat gjermane, të cilat i referohen burimeve të tyre nga autoritetet në Mynih. Sasia prej 950 kg kokainë e kapur tre ditë më parë në Gjermani, u trafikua nga Ekuadori.

Sasia e saj kap vlerën e rreth 200 milionë Euro, e cila ishte fshehur në një dërgesë me banane. Hetuesit thonë se 1 kg kokainë në Ekuador kushton 1365 Euro, kurse në tregun e zi në Gjermani kushton 75.800 Euro. Sipas autoriteteve gjermane, kontrabandistët e refugjatëve i janë rikthyer trafikut të drogës për shkak të mbylljes së rrugëve të emigrantëve në Ballkan.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë në Gjermani, Joachim Herrmann. Dymbëdhjetë persona u arrestuan në total gjatë operacionit anti-drogë të policisë, shumica prej të cilëve janë shqiptarë. Një pjesë e tyre, janë me banim në Gjermani. Policia gjermane e konsideroi sukses këtë aksion, duke sqaruar se goditën një rrjet të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës që drejtohej nga shqiptarët.

Kjo organizatë, sipas autoriteteve gjermane, ka trafiluar në total 1.8 ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë Euro. Kokaina e fshehur mes bananeve ishte trafikuar nga Ekuadori në Hamburg. Të arrestuarit e kësaj organizate rrezikojnë dënimin deri në 15 vite burg. /tvklan.al

 

vlcsnap-error896-1280x720.jpg
ent ela14:07 | 02/03/2018

Shqipëria nuk ka mafia, por lidhje të shqiptarëve me klanet mafioze në Itali. Është kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, lufta ndaj ketyre lidhjeve është hapi i radhës që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

Që Shqipëria e ka fituar luftën kundër mbjelljes së kanabisit Kryeministri Edi Rama e ka bindje.

Edhe kur më studion e televizionit “Channel One” gazetari Roland Qafoku i lexon raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,  kreu i qeverisë ia sqaron edhe shkurt edhe gjatë.

Sqarime i bën edhe deklaratave se vendi ynë ka mafia shqiptare.

Kryeministri Edi Rama përsëriti se pavarësisht se është fituar beteja me kultivimin e kanabisit lufta ndaj trafikut të drogës vazhdon./abcnews.al

 

 

 

prokurori-i-antimafias-italiane.jpg
ent ela11:17 | 26/02/2018

“Mafia shqiptare mund të ketë pushtuar institucione përfshirë policinë”. Kështu ka deklaruar prokurori Italian i Antimafies në një deklaratë për mediat pas takimit me kryeprokuroren Arta Marku.

Sipas tij grupet shqiptare kanë krijuar aleanca me mafien italiane.

“Rastet që janë regjistruar në Itali janë të konsiderueshme kryesisht me mafien puljeze që ka aktivitetin e saj ilegal në detin Adriatik është e pranishme edhe në rajonët e Italisë veriore. Kanë krijuar aleanca grupet shqiptare me ato italiane”.

Federico Cafiero De Raho deklaroi se po zhvillohet hetime që do të sjellin rezultate.

“Kemi angazhuar skuadra megjithatë ka çështje që duhet të hetohen dhe hetime që do të sjellin rezultate. Shqipëria angazhimi ynë është i rëndësishëm”.

Sipas prokurorit Italian Mafia në Itali ka qenë e fortë, sepse kishte korruptuar njerëz nga policia e politika dhe për këtë arsye mafia u forcua. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri.

“Edhe mafia në Shqipëri ka arritur të penetrojë në nivele të territorit shqiptar që futen ne ekonominë legale dhe kanë lidhje me politikën.

Mafia shqiptare mund të ketë pushtuar institucione përfshirë policinë.

Duhet t’i luftojmë këto organizata dhe të gjejmë subjektet e duhura dhe eksperiencën që kemi marrë nga aktiviteti i gjyqësorit.

Ka sinjale që ka prezencë të krimit të organizuar”- deklaroi ai./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono