Maduro

venezuela_60310-jpg-7e4ef_de30c2ad9d818292d3c2ee253e9ad807.fit-760w.jpg
ent ela12:10 | 23/07/2019

Venezuela po përjeton për të disatën herë radhazi ndërprerjen totale të energjisë elektrike. Qeveria e Maduros pretendon se bëhet fjalë për një sulm elektromagnetik, ndërsa vendi është në vështirëi dhe për furnizimin me ujë apo komunikimin me anë të telefonit.

Kryeqyteti Karakas dhe shumë zona të Venezuelës janë zhytur në errësirë si pasojë e një “black-out”, që sipas qeverisë lidhet me një sulm elektro magnetik. Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi filliisht në Karakas, duke pasur pasoja të rënda dhe në furnizimin me ujë, transportin publik dhe lidhjet telefonike.

Autoritetet venezueliane këmbëngulin se pas hetimeve në jug të vendit ëshët zbuluar se bëhet fjalë për një sulm elektromagnetik për të dëmtuar sistemin e prodhimit hidroelektrik. Ministri venezuelian i komunikimit u shpreh në një deklaratë për media se sistemi elektrik kombëtar do të rikthehej në funksion shumë shpejt.

Ndërsa presidenti i vendit Nikolas Maduro e cilësoi si një akt criminal atë që po ndodhte për të disatën herë në vend. Lideri i opozitës Guaido nga ana e tij u shpreh se ishte pikërisht qeveria e Maduros ajo që po shkatërronte vendin. Sipas tij qeveri përpiqet të fshehë falimentimin e plotë dhe faktin se nuk kanë asnjë zgjidhje për të përmirësuar situatën. Guaido i cili është dhe kryetar parlamenti, u vetëshpall President i vendit në janar të këtij viti dhe njihet si i tillë nga të paktën 50 vende përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizata jo qeveritare në vend raportuan se 94 për qind e infrastrukturës së telekomunikacionit në vend është prekur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. /ABC news Albania 24/7

download-8.jpg
ent ela12:59 | 22/05/2019

Mediat amerikane raportojnë dobësimin e opozitës venezueliane me liderin e saj Guaido i cili ka pranuar të negociojë me presidentin Nikolas Maduro. Një vendim që tregon dhe njëherë më shumë pushtetin në rritje të këtij të fundit

I vetëshpalluri president i Venezuelës Huan Guaido ka pranuar të negociojë me presidentin venezuelian Nikola Maduro. Dy palët kanë dërguar disa nga funksionarët e tyre në Norvegji për negociata, një lëshim që deri tani Guaido e kishte refuzuar. Nju Jork Tajms shkruan se ndryshimi i qëndrimit përfaqëson një moment kyç për opozitën venezueliane e cila përgjatë muajve është dobësuar, duke treguar dhe njëherë më shumë forcën dhe pushtetin që Maduro mban në duar pavarësisht krizës që po përjeton vendi.

Autoritetet amerikane ndërkohë po përgatisin sanksione të reja ndaj përfaqësuesve të qeverisë së Venezuelës dhe personave të tjerë të cilët dyshohet se kanë përdorur programin e ndihmave ushqimore të menaxhuar nga ushtria e Karakas, për riciklim parash.

Lajmi është konfirmuar nga burime për të përditshmen amerikane Uoll Strit Xhornal. Masat do të shpallen zyrtarisht në javët në vijim me qëllimin për të shtuar presionin ndaj qeverisë së presidentit Nicolas Maduro. Sipas “El Nasional”, akuza dhe sanksione do i drejtohen ushtarakëve të lartë dhe personave të tjerë të cilët mendohet se kanë ricikluar me miliona dollarë të fondeve shtetërore të caktuara për blerjen e ushqimeve dhe operacione të tjera humanitare. Sanksione të tjera mund të kenë si objektiv funksionarë apo ushtarakë që kanë përfituar para në pronësi të kompanisë shtetërore për prodhimin e naftës, nga minierat apo zyrave të tjera të këmbimit valutor. /ABC News Albania 24/7

maduro-venezuele.jpg
nev ila13:50 | 18/05/2019

Bisedimet e nisura në Oslo mes delegacionit qeveritar të Venezuelës dhe atij të opozitës, sipas presidentit Maduro, kanë nisur me këmbë të mbarë. Por ai nuk ka dashur të japë detaje pasi sipas tij duhen respektuar rregullat e lojës.

Presidenti i Venezuelës Nikola Maduro, konfirmoi nga Karakasi, se kanë nisur më këmbën e mbarë bisedimet me opozitën në Norvegji, për të ndërtuar një axhendë paqeje për vendin.

Në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror, kreu i shtetit u shpreh se kjo është hera e disatë që nis ky proces, dhe se delegacioni i tij ishte kthyer në vend me lajme të mira.

I shoqëruar dhe nga zyrtarë ushtarakë Maduro u shpreh se nuk do të thoshte asnjë fjalë më shumë pasi në këtë fazë ndërshkëmbimi duhen respektuar rregullat e lojës.

Si përfaqësues të qeverisë së Venezuelës, në Oslo ishin ministri i komunikacionit Rodríguez, dhe guvernatori i shtetit të Mirandës. Nga ana e saj opozita përfaqësohej nga Huan Guaido, i vetëshpallur president i vednit dhe zv/presidenti i Asamblesë Kombëtare por dhe nga ish deputetë e ish ministra./ABC News Albania 24/7

maduro-1-1280x615.jpg
ent ela22:15 | 02/05/2019

Për të treguar besnikërinë e forcave të armatosura, presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka mbajtur të enjten një marshim me trupat ushtarake. Ndërkohë, mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë përplasjet, edhe pse mbetet e hapur mundësia për dialog.

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro është shfaqur në një video të re duke marshuar së bashku me mijëra ushtarë në rrugët e Karakasit. Një lëvizje kjo për të treguar edhe njëherë besnikërinë e forcave të armatosura tek regjimi i tij. Parada, e përbërë nga 4.500 ushtarë, ka marshuar nga një bazë ushtarake deri në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Drejtuesi i këtij dikasteri, përmes një fjalimi ka riafirmuar besnikërinë ndaj presidentit Maduro. Ndërkohë, mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë përplasjet lidhur me Venezuelën. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mohuar deklaratën e homologut amerikan Majk Pompeo se Moska e ka bindur presidentin Maduro që të mos largohej nga vendi ditën kur lideri i opozitës Huan Guaido u bëri thirrje trupave ushtarake që të ngriheshin kundër tij. Shefi i diplomacisë ruse ka nënvizuar se qëndrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nuk përputhen, edhe pse shprehu gatishmërinë për të dialoguar. “Kemi rënë dakord të qëndrojmë në kontakt në lidhje me Venezuelën, por nuk shoh asnjë mënyrë se si qëndrimet tona mund të përputhen”, ka vijuar Lavrov. Ministri i Jashtëm rus ka nënvizuar se nga njëra anë është qëndrimi rus, i bazuar në statutin e OKB-së dhe mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare; dhe nga ana tjetër ai i Shteteve të Bashkuara që kërkojnë të emërojnë presidentin e përkohshëm të një vendi tjetër. /ABC News Albania 24/7

maduro.jpg
ent ela19:12 | 01/05/2019

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka shpallur fitoren ndaj grushtit të shtetit të organizuar nga opozita. Maduro ka deklaruar se rivali politik, Huan Guaido dështoi në përpjekjen e së martës dhe se ushtria mban ende anën e tij.

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka deklaruar se e ka mposhtur përpjekjen e liderit të opozitës Huan Guaido për një grusht shteti. Në një fjalim televiziv, Maduro tha se Guaido kishte dështuar në tentativën për të kthyer ushtrinë në anën e tij. I rrethuar nga komandantë të ushtrisë, Maduro akuzoi protestuesit për “krime të rënda”, për të cilat paralajmëroi se nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Presidenti i vendit latin shpërtheu sërish në akuza ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat sipas saj po vazhdojnë me komplotet kundër tij. Ai hodhi poshtë zërat e ardhur nga Amerika se ka gati një avion për t’u arratisur në Kubë, një vend që e mbështet atë. Sidoqoftë, ditën e martë një numër i konsiderueshëm efektivësh të Gardës Kombëtare dolën në krah të opozitës në përleshjet që lanë të paktën 1 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Huan Guaido insiston se Maduro ka humbur kontrollin e forcave të armatosura dhe ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme. Guaido është njohur si lider i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën dërrmuese të shteteve të Amerikës Latine. Uashingtoni zyrtar përsëriti të mërkurën mbështetjen për të, me sekretarin e Shtetit, Majk Pompeo që deklaroi se “ndërhyrja ushtarake është një opsion i mundur” në rast nevoje. /ABC News Albania 24/7

venezuela_9.jpg
G. P.10:07 | 01/05/2019

Në Venezuelë ka dështuar grushtit i shtetit, pas përplasjeve të djeshme të mbështetësve të opozitës dhe regjimit të presidentit Nicolas Maduro. Vetë Maduro iu drejtua kombit me një fjalim në orët e natës, ndërsa lideri i opozitës Huan Guiado, përmes një mesazhi u kërkoi venezuelianëve të mos ndalen në aksionin e tyre për rrëzimin e diktaturës.

Pas një dite të gjatë përplasjesh të forcave opozitare dhe shumicës së popullsisë së Venezuelës me forcat qeveritare, nuk u arrit rrëzimi i pushtetit të Nicolas Maduro. Me gjithë revoltën popullore, të mbështetur nga opozita dhe një pjesë  e ushtrisë së regjimit të Maduros, grushti i shtetit dështoi.

Kryeqyteti Karakas dje ishte arenë përplasjesh dhe kaosi. Aty pati përleshje mes mbështetësve të liderit të opozitës Guaido dhe trupave ushtarake, besnikë të Maduros, që nxorrën në rrugë autoblindat. Dy prej tyre depërtuan mes turmës së protestuesve, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Manifestuesit kanë sulmuar me gurë forcat ushtarake, por ato janë përgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës.

Lideri i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur në Venezuelë, Huan Guaido, i ka ftuar venezuelianët të zbresin serish në shesh për atë që ai e quan faza përfundimtare e operacionit të lirisë. Në një video të gjatë rreth 3 minuta e të shpërndarë në internet, Guaido shprehet se të gjithë e kanë ditur që në fillim se nuk do të ishte e thjeshtë ndërmarrja e këtij aksioni, por tashmë ka edhe ushtarë të gatshëm të mbrojnë Kushtetutën.

Guaido shprehet më tej se Maduro ka dashur të arratiset në Kubë dhe kishte bërë gati çdo gjë për t’ia mbathur. Por forcat ndërkombëtare e detyruan të qëndrojë në vend.

Por pas një dite tensionesh e përplasjesh deri në kufijtë e grushtit te shtetit, Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, lëshoi një mesazh gjatë natës së shkuar. Ai përgëzoi Forcat e Armatosura për mençurinë, besnikërinë, guximin me të cilin kanë udhëhequr humbjen siç e quan ai, të një grupi të vogël që pretendoi ta dhunojë vendin.

“Ishte gjithashtu një ditë konflikti në të cilën u vunë përballe dy Venezuela; një e paqes dhe dialogut dhe një tjetër e dhunës dhe e shitjes tek të huajt”, tha Maduro.

Ai falenderoi të gjithë popullin e Venezuelës për guximin dhe ndërgjegjen përballë kësaj përpjekjeje për një grusht shteti.

Dje gjatë ditës në disa reagime zyrtare nga Uashingtoni është shprehur mbështetja amerikane për lëvizjen e Huan Guaido dhe opozitës në Venezuele.

“Qeveria e SHBA mbështet plotësisht popullin e Venezuelës në përpjekjet e tyre për liri dhe demokraci. Demokracia nuk mund të mposhtet “, tha sekretari i Shtetit Mike Pompeo./ABC News Albania 24/7

banka.jpg
G. P.08:38 | 12/03/2019

Të hënën Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një banke me seli në Moskë, në pronësi të përbashkët të kompanive shtetëtore ruse dhe venezueliane, për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Presidentit Nicolas Maduro, të kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe ndaj industrisë së naftës nën kontrollin e shtetit.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet prekin bankën “Evrofinance Mosnarbank”, të themeluar në vitin 2011, me synimin për të siguruar financime për projekte të përbashkëta të Rusisë dhe Venezuelës në sektorët e naftës dhe të infrastrukturës. Sipas Departamentit të Thesarit, këto aktivitete të bankës në fjalë janë një përpjekje për shmangien e sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës.

“Ky vendim tregon se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa kundër institucioneve të huaja financiare që mbështesin regjimin e paligjshëm të Nicolas Maduros dhe kontribuojnë në shkatërrimin e ekonomisë dhe në krizën humanitare që ka pllakosur popullin e Venezuelës”- tha përmes një deklarate Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin.

Shtetet e Bashkuara dhe më tepër se 50 qeveri të tjera njohin udhëheqësin e opozitës të Venezuelës Juan Guaido, si president të vendit dhe thonë se zoti Maduro, i cili u zgjodh në mënyrë të paligjshme vitin e kaluar, ngaqë udhëheqësve të opozitës nuk ju lejua të kandidonin.

Sanksionet e së hënës janë përpjekja më e fundit e administratës Trump për ta detyruar zoti Maduro të largohet nga pushteti./VOA

trump-phones-venezuelas-guaido-as-u-s-pushes-for-maduro-to-go.jpg
ent ela09:59 | 27/02/2019

Lideri i opozitës në Venezuelë Huan Guaido, i cili ndodhet ende në Kolumbi, paralajmëroi Maduron se nëse do të arrestohej, atëherë reagimi nga njerëzit por dhe nga komuniteti ndërkombëtar do të ishte i paprecedentë.

“Nëse do të guxojnë të më burgosin, do të ketë një reagim të paprecedentë, si nga njerëzit ashtu dhe nga komuniteti ndërkombëtar”. Është kjo deklarata e bërë për një television kolumbian nga ana e liderit të opozitës venezueliane Huan Guaido. Ai u pyet nëse ekzistonte mudnësia për arrestimin e tij kur të kthehej në në Venezuelë nga Kolumbia. Guaido konfirmoi se do të kthehej në Karakas këtë javë.

Më tej ai shtoi se një i burgosur nui i shërben askujt, por as një president në ekzil. Guaido tha se detyrra e tij ishte të qëndronte në atdhe pavarësisht rreziqeve. Një muaj më parë ai u vetëshpall president i Venezuelës. Guaidò falenderoi dhe kreun e Shtëpisë së Bardhë Tramp për mbështetjen e tij për rikthimin e demokracisë në vend. Me anë të nëj mesazhi në Tuiter lideri i opozitës në Venezuelë tha se po vijonte bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtare për presionin e domosdoshëm për clirimin e vendit.

Uashingtoni nga ana e tij do të vendosë sanksione të reja ndaj Karakas në ditët në vijim për të shtuar presionin ndaj qeverisë nsë Maduros.

Ndërkohë shtetet e bashkuara të amerikës bëjnë të ditur se do i kërkojnë këshilli ttë sigurisë së OKB-së që të votojë këtë javë një rezolutë në mënyrë që ndihmat huumanitare të hyjnë në Venezuelë.

Vendet europiane anëtare të këshillit  të sigurisë së OKB-së: Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Belgjika dhe Polonia kanë kërkuar sërish organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë për të zgjidhur krizën në vend./abcnews.al

trump-3-1280x709.jpg
ent ela12:56 | 23/02/2019

Shtëpia e Bardhë ka dënuar vrasjen e dy civilëve në Venezuelë, shumë pranë kufirit me Brazilin, duke i konsideruar si të turpshme shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Nikolas Maduros dhe atyre që zbatojnë urdhërat e tij. Sipas Presidentit amerikan Tramp, Maduro nuk do të lihet pa u ndëshkuar. “Guardian” shkruan se Uashingtoni i ka bërë thirrje forcave të armatosura venezueliane që të lejojnë hyrjen e ndihmave humanitare në vend. /abcnews.al

540e2828-35cd-11e9-8120-600d00fde6d4_3a3455c96492e54a4e8d7662848b6dfb-ktiE-U112023058304029HG-1024x576@LaStampa.it_.jpg
ent ela19:00 | 21/02/2019

Maduro vazhdon të kundërshtojë me këmbëngulje hyrjen e ndihmave humanitare ndërkombëtare në vend, duke e konsideruar si një justifikim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një ndërhyrje ushtarake në vend.  

Presidenti venezuelian Nikolas M:aduro ka dërguar automjete të blinduara në kufi me Brazilin për të bdaluar hyrjen e ndihmave humanitare ndërkombëtare në vend. Lajmi është konfirmuar nga banorët e zonës që kanë publikuar fotografi të automjeteve të blinduara, në rrjetet sociale. Fotografi që më pas janë ripublikuar dhe nga mediat

Sipas Maduros ndihmat humanitare janë vetëm një përpjekje e shteteve të bashkuara të amerikës për të justifikuar një ndërhyrje ushtaraje në vend. Ekzekutivi venezuelin ka vendosur mbylljen e kufijve detarë dhe ajrorë me të gjitha ishujt ku janë vendosur ndihmat ndërkombëtare në përpjekje për tu futur në vend./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono