madrid

Marcelo-Vierira-1280x921.jpg
Veronik Istrefaj16:27 | 31/10/2019

Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo Vieira, ka folur sot për mediet iberike, ku është rikthyer pas në kohë dhe foli për atë finale të Champions League dy sezone më parë, përballë Liverpool. Braziliani foli hapur dhe tregoi një të pathënë, që është aq e dhimbshme, por dhe aq e admirueshme.

“Para Liverpoolit, nuk merrja dot frymë. Por asgjë nuk më ndalonte të zbrisja në fushë dhe ta luaja atë finale. Mbaj mend që i thosha vetes: Nëse ti do të vdesësh në fushë sot, ashtu qoftë”. Në atë finale, Marcelo luajti 90 minuta, madje dhe asistoi supergolin e Gareth Bale, që i çoi shifrat në 3-1 dhe i dha trofeun e Champions League Real Madridit.

Marcelo është një futbollist që të gjithë futbolldashësit e duan, pasi me atë që ka treguar në fushën e blertë, i ka mrekulluar shikuesit prej shumë vitesh. Pas kësaj deklarate, admirimi ndaj tij është shtuar edhe më shumë.

Braziliani gjithmonë ka treguar se futbolli luhet me një buzëqeshje në fytyrë, ashtu siç luante ndoshta në rrugët e Rios. Marcelo është bërë shembulli sesi një mbrojtës krahu duhet të luajë.

Ky futbollist, është i jashtëzakonshëm dhe është një fatkeqësi që është në perëndim të karrierës. Bota e futbollit duhet dhe do ta falënderojë gjithmonë një futbollist të tillë./abcnews.al

madridi3.jpg
ad min22:25 | 20/10/2019

Rrugët e Madridit patën vizitorë të papritur të dielën. më shumë se 2000 dele kaluan përmes qytetit për shkak të një eventi që zhvillohet çdo vit. Kryeqyteti spanjoll qëndron mbi një rrugë të lashtë ku barinjtë i dërgonin bagëtitë e tyre në jug gjatë dimrit.

Eventi njihet si festivali i shpërnguljes dhe promovohet nga autoritetet turistike lokale. Festivali nisi në vitin 1994 me qëllim për të promovuar trashëgiminë rurale të zonës.

madridi5
madridi4
madridi3
madridi2
madridi1

Tradita kryhet sipas një rregulli mesjetar, i  cili lejonte barinjtë të kalonin mes përmes qytetit me kafshët e tyre. Të pajisura me zile, delet krijuan jo pak zhurmë rrugëve të Madridit, duke lënë të befasuar shumë turistë./abcnews.al

policia-5-1280x720.jpg
Vladimir Prenga10:20 | 17/10/2019

Futbollistë të shumtë kanë rënë pre e grabitjeve, kryesisht kur ata nuk kanë qenë në banesë. Casemiro i Real Madrid e pësoi gjatë kohës kur po luante në derbin e Madridit. Më parë edhe Thomas Teye Partey kishte pasur të njëjtin fat, ashtu sikurse Zinedin Zidane, Lucas Vasquez dhe Alvaro Morata në të shkuarën.

Policia po hetonte prej kohësh bandën që merrej me vjedhjen e banesa të futbollistëve në Madrid dhe në mediat spanjolle thuhet se bëhet fjalë për një grup kriminal të përbërë në shumë prej shqiptarëve. Raportohet se janë bërë deri më tani katër arrestime.

Zbulohet se njëri prej tyre është një shqiptar me inicialet M. Z, i cili në të shkuarën është ndaluar për sulmin me dhunë që bëri ndaj biznesmenit José Luis Moreno në vitin 2007. Forcat e rendit në Spanjë po punojnë për të ndaluar të gjithë anëtarët e bandës. Detajet e operacionit mbahen sekret. /abcnews.al

Pogba-1.jpg
Veronik Istrefaj08:51 | 11/10/2019

Paul Pogba duket i destinuar për të luajtur me Real Madridin. Mesfushori francez po aktivizohet prej disa sezonesh te skuadra e Manchester United, por e ka pranuar publikisht kohë më parë se dëshiron një aventurë të re.

Trajneri Zinedine Zidane është një admirues i mesfushorit të “Djajve të Kuq” dhe e dëshiron në skuadër. Perez është gati t’i plotësojë dëshirën strategut dhe të investojë në janar për të marrë kartonin e Pogba.

Megjithatë, presidenti Perez nuk preferon të shpenzojë shifra të çmendura, pasi për shumë herë më pak para, siguron firmën e Christian Eriksen, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit./abcnews.al

reshje.jpg
ad min14:30 | 28/08/2019

Reshjet e dendura të një dite më parë kanë shkaktuar shumë dëme material në kryeqytetin spanjoll të Madridit. Agjencia spanjolle metereologjike pohoi se janë regjistruar më shumë se 9 mijë rrufe në gjashtë orë.

Madridi dhe zonat përreth po i rikthehen normalitetit pasi reshje të dendura dhe breshëri goditën zonën një ditë më parë duke përmbytur shumë rrugë dhe duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa rajoni ditën e sotme është nën temperature të larta, ndërsa vetëm një ditë më parë moti i keq shkaktoi shumë problem si duket dhe nga pamjet ku automjete dhe kosha mbeturinash janë marrë përpara nga uji, ndërsa kokrrat e breshrit kanë qenë të mëdha sa një top ping-pongu, në disa zona të rajonit.

Arganda del Rei, në juglindje të kryeqytetit spanjoll ka qenë më goditura nga moti i keq. Stuhia shkaktoi vonesa në fluturime, përmbytje në parkingje dhe tunele si dhe ndërprerje të shërbimit të metrosë. Agjencia metereologjike spanjolle pohoi se janë regjistruar më shumë se 9 mijë rrufe në gjashtë orë. Tashmë reshjet janë zhvendosur në Majorka./ABC News Albania 24/7

maxresdefault-4-1280x720.jpg
ent ela20:56 | 27/08/2019

Reshje të dendura shiu dhe breshëri shkaktuan kaos në Madrid, duke përmbytur rrugët dhe duke paralizuar përkohësisht sistemet e transportit. Ujërat që vërshuan morën përpara automjete dhe objekte të tjera, si dhe shkaktuan dëme në infrastrukturë.

Në Madrid dhe rrethina situata gradualisht po i rikthehet normalitetit, pasi më herët shira të dendura dhe breshëri mbuluan zonën, duke përmbytur rrugët dhe krijuar kaos në sistemet e transporteve. Moti i keq shkaktoi probleme të shumta, me vërshimet e ujërave që vunë përpara automjetet dhe konteinerët e mbeturinave përgjatë rrugëve të përmbytura. Gjithashtu, kokra breshëri të mëdha sa një top ping pongu të grumbulluara në disa vende bllokuan kalimet. Nga reshjet e dendura mbeti i dëmtuar kryesisht fshati Arganda del Rej, në jug-lindje të kryeqytetit spanjoll. Edhe fshatra të tjerë pësuan dëme, por për fat të mirë nuk pati viktima. Moti i keq shkaktoi vonesa në fluturime, përmbytje të tuneleve dhe parkingjeve, si dhe ndërprerje të shërbimit të metrosë. Agjencia meteorologjike spanjolle deklaroi se kishte regjistruar mbi 9 mijë rufe në 6 orë. I njëjti burim saktësoi se gjatë së martës shirat u spostuan në brigjet lindore iberike dhe në ishujt e Mesdheut, si Majorka. Këtu, autoritetet shpresojnë që reshjet të ndihmojnë në shuarjen e flakëve, që kanë përfshirë masivin pyjor të ishullit dhe pak ditë më parë çuan në evakuimin e 9 mijë personave. /ABC News Albania 24/7

inter-dhe-milan-1280x722.jpg
ad min21:45 | 07/06/2019

Drejtuesit e skuadrës së Interit kanë zbarkuar në Madrid ku synojnë të nënshkruajnë me dy lojtarët e Realit. Asensio dhe Kovaçiç janë dy emrat e rinj që zikaltërit kërkojnë në merkato.

Drejtuesit e skuadrës së Interit i kanë idetë e qarta për të rikthyer skuadrën aty ku e meriton. Nënshkrimi me Antonio Konten është një tregues i qartë se shumë shpejt zikaltërit do të jenë skuadra anti- Juve që dominon futbollin Italian prej 8 vitesh radhazi. Presidenti Steven Zhang ka premtuar se do të shpenzojë shuma të majme në merkaton verore për të sjellë në San Siro emra të mëdhenj. Marota dhe Ausilio kanë udhëtuar drejt Madridid për të tentuar disa nga lojtarët e Real Madrid. Pista Modriç ka rënë dhe në skenë janë disa emra të rinj. Merkatoja e fuqishme që ka ndërmarre Reali do të pasohet me disa largime ku njeri prej tyre mund të jetë Marcos Asensio. Sulmuesi anësorë nuk ka patur hapësirat e duhura në sezonin e kaluar dhe nuk e ka fshehur dëshirën për t’u largua nga Santiago Bernabeu. Tek Interi do t’i garantohej roli i titullarit por për të arritur te sulmuesi Iberik, zikaltërit duhet të shkundin xhepat pasi madrilenët nuk preferojnë të heqin dorë lehtë. Një tjetër lojtar nën vëzhgimin e Interit është Kovaçiç, i cili ka luajtur më parë me zikaltërit. Aktualisht mesfushori kroat luan me skuadrën e Çhelseat por kartonin e lojtarit e zotëron Real Madrid. Kovaçiç mund të zëvendësoje Naingolanin, i cili nuk është në planet e trajnerit Konte.

liverpuli.jpg
nev ila12:30 | 02/06/2019

Festë e madhe në Madrid pas fitores së Championsit nga Liverpuli. Trajneri Jurgen Klop kërkon që ky të jetë vetëm fillimi, ndërsa mediat evropiane i bënë jehonë kampionëve të rinj të Evropës.

Kur hynë në fushë presioni mbi ta ishte i jashtëzakonshëm.

Futbollistët e Liverpulit e dinin se një tjetër dështim në Evropë, mund të ishte fatal, ndaj ishin të vendosur për ta shmangur.

Ata ia dolën të fitonin trofeun për vete dhe për trajnerin e tyre, dhe madhështia e këtij misioni ishte kaq e jashtëzakonshme saqë askush nuk dëshironte të kujtonte që finalja nuk doli vërtet një finale.

Liverpuli fitoi për atë që bëri sezonet e fundit, dhe që Jurgen Klopit t’i hiqej damka aspak e merituar e humbësit të përjetshëm.

Kjo ishte nata më e mirë e jetëve tona profesionale”, a keni parë ndonjëherë një skuadër të tillë që luftoi deri në fund, edhe pse nuk i kishte mbetur më karburant? Merita është e gjitha e futbollistëve. Na u desh pak kohë për të mbërritur deri këtu, por fitorja është e rëndësishme për zhvillimin tonë, për t’u përmirësuar edhe më shumë. Ne kemi një portier që i bën gjërat e vështira të duken shumë të lehta. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi i sukseseve tona”, u shpreh Klop.

Klopi kishte humbur 6 finale radhazi, që nga viti 2012, ndër të cilat dy në Champions, dhe një në Ligën e Evropës, ndaj emocionet e tij ishin të thella.

Tashmë, ai ka 6 trofe në karrierë, të parin me Liverpulin, pasi fitoi jo pak në Gjermani me Dortmundin.

Kapiteni Henderson i dha merita të mëdha gjermanit.

Pa një trajner të tillë nuk do t’ia kishim dalë kurrë, kemi pasur edhe vështirësi, por ajo që ka bërë ai është e pabesueshme. Ka një unitet të madh në skuadër, një atmosferë vërtetë e veçantë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, ndërsa tani duhet të vazhdojmë kështu” , tha ai.

Krenaria ishte e plotë edhe në krahun tjetër.

Totenhemi dha një paraqitje vërtet të madhe, ndoshta më të mirë sesa kampionët e rinj.

Liverpuli ia njohu meritën dhe i dha përgëzimin duke bërë roje nderi për londinezët.

Trajneri Maurisio Poçetino, përtej mërzisë së madhe, u shpreh pozitiv.

Ne duam që ta provojmë sërish këtë gjë, ta përsërisim, është ndeshja më e madhe në rruzull pas finales së Kupës së Botës, ndaj shpresoj që të jemi këtu përsëri, sa më shpejt që të jetë e mundur. Jam shumë krenar për atë që bëri skuadra ime. Ne nuk patëm fat, por luftuam dhe ishim shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Në ndeshje të tilla, përvoja luan rol të madh, dhe ne ishim në pozicionin që ishte vjet Liverpuli. Jam shumë i lumtur që jam trajneri i kësaj skuadre, por gjithsesi duhet të përgëzoj Liverpulin për fitoren”, tha Poçetino.

Gazetat angleze ishin në këmbë për kampionët.

“Star Sport” titullon “Të pabesueshmit”, duke luajtur me shkronjat e fjalës “të kuq”, si ngjyrat e Liverpulit. Në kopertinë, Salah pas golit, dhe Klop me trofeun!

“Sandi Telegraf” titullon “Liverpuli triumfon në Madrid” dhe vendos foton e kopertinës me festimin e Salahut pas golit të parë

“Sandi Ekspres”: Liverpuli kurorëzohet mbret i Evropës!

Gazeta “Herald” e së dielës shkruan për Liverpulin: Në Ligën e tyre të Kampionëve! Futbollistët e lumtur të Liverpulit festojnë fitoren në Champions!

Ja edhe disa nga gazetat kryesore sportive në Evropë:

“L’Ekip” në Francë: Zoti shpëtoftë të kuqtë! Falë një penalltie të dyshimtë, dhe një goli në fund, të kuqtë e Liverpulit fitojnë një finale zhgënjyese 100 për qind angleze!

“La Gazeta delo Sport” në Itali: LiverBUM! Champions, këtu është e gjashta! Klopi është në majë, fiton kupën në tentativën e tretë!

“AS” në Spanjë: Liverpuli i përjetshëm! Championsi i gjashtë për të kuqtë, dhe fundi i mallkimit për Klopin! Shënuan Salah dhe Origi!

Kështu u mbyll ky Champions, me një fitore që u duk logjike, dhe me një trajner që cilësohej si më i miri në botë, por që vetëm tani e fitoi trofeun e madh./ABC News Albania 24/7

finalja-1280x723.jpg
ad min18:45 | 01/06/2019

Histori nga më të ndryshmet në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Spanjë. Fundjava solli ngjarje të padëgjuara nga tifozët, madje edhe nga një pilot i forcave ajrore amerikane.

Futbolli gjithnjë ka të veçantat e tij, sidomos finalet.

Histori të padëgjuara krijohen ndërsa afron pragu i një ndeshjeje të madhe në ligat e Evropës, apo në Ligën e Kampionëve.

Bujë ka bërë vendimi i një tifozi të Liverpulit që udhëtoi drejt Madridit me një makinë të vjetër, të blerë për rreth 45 euro, një çmim i çmendur edhe për Anglinë.

Sajmën Uilson nuk pranoi të shpenzonte 800 paundë stërlina për biletën e avionit, dhe bëri sakrificën e tij.

Me makinën e tij çeke, të markës Skoda, ai e dokumentoi udhëtimin e tij duke e filmuar rrugën e gjatë prej 22 orësh.

Një tjetër tifoz që ka tërhequr vëmendjen në Madrid, ishte gjithashtu i Liverpulit, dhe ishte një sozi e trajnerit Jurgen Klop.

Djaloshi anglez i paidentifikuar u bë një nga objektet më të mëdha të interesimit të tifozëve të tjerë, sidomos e atyre liverpulas, që kanë një admirim dhe respekt të thellë për trajnerin e tyre nga Gjermania.

Bisedat, fotot dhe videot në krah të tij ishin një mënyrë shumë interesante për të kaluar kohën deri në fillimin e ndeshjes.

Gjithsesi, një veçanti edhe më e madhe erdhi andej nga nuk pritej.

Normalisht, nuk mendohet që ushtarakët në detyrë, sidomos në shërbim e sipër, të mendojnë për ndjenjat e tyre të futbollit.

Nuk ndodhi kështu me një pilot të forcave ajrore të Flotës Detare të Shteteve të Bashkuara.

Gazetat angleze botuan foton e pilotit të avionit F/A 18 Super Hornets, me shallin e Liverpulit të shpalosur në kabinë.

Nuk dihet se cili ishte ky pilot dhe cilës aeroplanmbajtëse i përkiste avioni I tij, por veprimi bëri përshtypje në gjithë botën./ABC News Albania 24/7

jjlyr.jpg
ent ela23:09 | 27/03/2019

Bastisja e ambasadës së Koresë së Veriut në Madrid është marrë përsipër nga një grup kundër regjimit të Kim Jong Un. Në uebsajtin e tij, ky grup deklaroi se aktin e ka ndërmarrë pasi ka ndarë një sërë informacionesh me agjencitë amerikane të inteligjencës.

Një grup i fshehtë i angazhuar për të rrëzuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka marrë përsipër përgjegjësinë e një sulmi të ndodhur muajin e kaluar në ambasadën koreano-veriore në Spanjë. Grupi për mbrojtjen civile, i vetorganizuar si një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u largua nga selia diplomatike me disa kompjuter, një telefon dhe disa hard disqe. Bastisja e ambasadës ndodhi pak ditë përpara samitit të dytë mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un në Hanoi të Vietnamit.

Një grup i fshehtë i angazhuar për të rrëzuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka marrë përsipër përgjegjësinë e një sulmi të ndodhur muajin e kaluar në ambasadën koreano-veriore në Spanjë. Grupi për mbrojtjen civile, i vetërganizuar si një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u largua nga selia diplomatike me disa kompjuter, një telefon dhe disa hard disqe.

Bastisja e ambasadës ndodhi pak ditë përpara samitit të dytë mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un në Hanoi të Vietnamit. Nga ana e tij, grupi, për të cilin nuk ka shumë të dhëna, ka mohuar të ketë përdorur forcë dhe ka deklaruar se bastisja nuk ishte një sulm. Sidoqoftë, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Spanjës ka deklaruar se 10 anëtarët që kryen agresionin ushtruan dhunë dhe morën në pyetje stafin e ambasadës.

Incidenti ka ndodhur më 22 shkurt, por mbetet e paqartë cilat kanë qenë motivet e tij. Grupi që ka marrë përsipër përgjegjësinë ka shkruar në një faqe online se iu desh të ndërhynte për shkak të një situate emergjence në ambasadën e me seli në Madrid. Gjithashtu, ai ka bërë me dije se ka ndarë informacion shumë të rëndësishëm me FBI-në dhe agjencitë amerikane të inteligjencës në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono