madh

thumbs_b_c_4f1a852ad76065a00bfe528b7ff866f6.jpg
ad min21:30 | 13/07/2019

Jahti me flamur të Maltës ankoroi tek kështjella në Bodrum, ndërsa dhe iu afrua portit për të ngarkuar karburant.

Elena Ambrosiadou, një biznesmene me origjinë greke, arriti në pushimoren turke Bodrum me jahtin e dytë më të shtrenjtë në botë Maltese Falcon, raporton Anadolu Agency (AA).

Jahti me flamur të Maltës ankoroi tek kështjella në Bodrum, ndërsa dhe iu afrua portit për të ngarkuar karburant.

Është një nga jahtet më të mëdha dhe më modern në botë. Jahti ka një gjatësi prej 88 dhe një gjerësi prej 12.5 metrash, ndërsa kushton 135 milionë euro dhe ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh të popullsisë vendase, por edhe të turistëve.

Mund të pranojë rreth 12 mysafirë, ndërsa në jaht gjenden edhe palestër, dhomë masazhi dhe kinema./AA

66829457_2470458399907183_8922882041628852224_o.jpg
ad min13:50 | 10/07/2019

Një 44-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar nga uniformat blu të Tiranës, për veprat penale të vjedhjes në shuma të mëdha, vetëgjyqësisë dhe fshehje e të ardhurave.

Ai është Mislim Jella, thonë burimet për tvklan.al. 44-vjeçar ka qenë i dënuar tre herë për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe 45-vjeçari me iniciale F.I. Mislim Jella dhe 45-vjeçari kishin bërë një kontratë fiktive për shitjen e një prone.

Bëhet fjalë për një shtypshkronjë në Tiranë, të cilën Jella ia shiti qytetarit me iniciale F.I. për shumën 1 milionë Lekë të vjetra, kur në fakt ky biznes ka xhiro mujore prej 100 milionë Lekësh. Kjo lëvizje, sipas policisë, është bërë për të fshehur të ardhurat që duhet të paguhen nga tvsh-ja, që në këtë rast konkret përllogariten në rreth 8 milionë Lekë.

Po kështu, Mislim Jella ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy makina tip Mercedes-Benz që janë pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.

Gjithashtu, Jella ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi në pronësi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 550 milionë Lekë të vjetra. /tvklan.al

operacioni-1280x713.jpg
ad min17:55 | 31/05/2019

Një operacion antikanabis u zhvillua në zonën e Krujës mëngjesin e të premtes. Burimet thanë për ABC News se një numër i madh efektivësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Forcave Operacionale zbarkuan në këtë qytet duke ushtruar kontrolle në objekte dhe në terrene të tjera.

Pjesë e operacionit ishin edhe forca të Policisë së Krujës dhe asaj të Durrësit. Mendohet se në këtë operacion po kërkoheshin edhe persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale dhe me rrezikshmëri shoqërore.

Ndërkohë që nuk ka ende të dhëna nga policia për rezultatet e këtij operacioni./ABC News Albania 24/7

7e461a3e40017caf8eb7648d487a3dc0-rennes-il-court-le-marathon-du-mont-saint-michel-pour-soutenir-la-famille-kuti_3.jpg
ad min17:30 | 26/05/2019

Në Rennes të Francës një mësues mori pjesë në maratonën e mbajtur nga Cabcale drejt Mont-Saint-Michel, për të mbështetur familjen shqiptare Kuti.

Në maratonë morën pjesë 4.000 vrapues, ku në mesin e tyre vrapoi dhe mësuesi Raphwl Dubreux, raporton ouest-france.fr. 

Kjo ishte maratona e parë ku mori pjesë mësuesi dhe atletiku Raphwl Dubreux, i cili garoi në mbështetje të familjes shqiptare të kërcënuar me dëbim.

Ai  kishte të stampuar në bluzën e tij fjalën “azil”, ku tregon hapur se është në mbështetje të personave që kërkojnë azil në Francë.

Zyrtari i PS-së më detyroi të iki nga Shqipëria

“Ne po përpiqemi të kontribuojmë ne një  shoqëri që ka probleme me mikpritjen. Brenda shkollës, jetojmë vlerat e vëllazërisë. Ne nuk duam të jemi thjesht shikues të asaj që po ndodh”, tha ai.

Mësuesi ishte takuar gjatë javës së parë të garës me familje Kuti.

“Fola me Arianin dhe ajo që më ka prekur është dëshira e tij për të jetuar në Francë, për të pasur një jetë më të mirë. Ai flet shumë mirë frëngjisht, çiftit i ofrohet edhe punë … “, u shpreh ai.

Raphawl Dubreux vendosi të garonte për herë të pare në një maratonë, për t’i treguar çifti mbështeten e tij.

“Unë kam bërë vetëm gjysmë e maratonës për momentin, por 42 km nuk janë asgjë në krahasim me distancat që bëjnë emigrantët,” thotë ai.

Maratona ka nisur sot në orën 8:30 në Cancale, në ditën e ditëlindjes së Arianit./abcnews.al

5295280_051019-patsyscheck-1280x720.jpg
ad min15:20 | 13/05/2019

Armando Markaj për momentin është kamerieri më i famshëm në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo pasi shqiptari i ka dorëzuar një klienteje një çek prej 500 mijë dollarësh të cilin e kishte harruar në piceri.

Kamerieri shqiptar i një picerie në Nju Jork i ka rikthyer një cek prej gjysmë milioni dollar një klienteje e cila e kishte harruar në tavolinë. Dhe për më shumë as nuk kishte lënë bakshish.

Armando Markaj teksa u drejtua për të pastruar tavolinën pas largimit të gruas, një punonjëse sociale në pension, në vend të bakshishit gjeti një cek prej gjysmë milioni dollar. I pyetur nga media t’ia fillimisht u shpreh se kishte besuar që kjo ishte “karma”. Gruaja nuk kishte dashur ti linte bakshish, dhe ai e gjeti veten me rreth 500 mijë dollarë në dorë.

Markaj njëkohësisht një student për mjekësi, nuk ka pranuar asnjë shpërblim prej gruas e cila dëshironte ta falënderonte për ndershmërinë.

Markaj i dorëzoi çekun menjëherë pronarit të policisë, i cili me anë të faturës arriti të gjente pronaren e shumës së madhe. 79 vjeçarja e cila po përjetonte një falimentim të plotë në momentin kur e kuptoi që nuk e kishte më çekun, ka qenë pa fjalë para kamerierit shqiptar dhe kamerave./ABC News Albania 24/7

renea-1.jpg
ad min13:30 | 06/05/2019

Pas disa orësh aksion në terren ka përfunduar operacioni i FNSH-së dhe Forcave Speciale në Sarandë.  Policia ka ushtruar kontrolle në një bllok banesash në rrugën nr. 5 të qytetit.

Nga 10 persona që u shoqëruan në komisariat 8 prej tyre janë ndaluar dhe u dërguan nën masa të rrepta sigurie në Tiranë. Kurse dy të tjerët janë lënë në gjendje të lirë.

Policia nuk ka dhënë detaje për aksionin, por mësohet se personat e përfshirë dyshohet se janë përfshirë në trafik droge.

/ABC News Albania 24/7

 

 

eglantina-gjermeni-1280x747.jpg
ad min20:00 | 03/05/2019

Deputetja e PS-së Eglantina Gjermeni e ftuar në “Mbrëmje Ide”, është shprehur se opozita po humbet një shans të madh duke mos marrë pjesë në garën e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Në protesta janë parë më shumë militantë të dy krerëve të partive opozitare sesa qytetarë. Nëse flasim për qytetarë sigurisht kur të jetë fjalë për të votuar do jenë ata që do të shprehin vullnetin e tyre. Besoj se opozita po humbet një shans të madh duke mos morë pjesë në zgjedhje. Sepse mbështetësit e tyre nuk do kenë mundësi që  të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.

Nuk besoj shumë tek skenari që do të pengohen zgjedhjet dhe nuk do lihen njerëzit për të votuar. Qytetarët shqiptarë nuk janë më ata të viteve ‘90 apo të ‘97. Qytetarët nuk mund të shkojnë dot më verbalisht pas partive në pushtet.

Afati por t’u regjistruar është më data 11Maj, por do shtyhet kjo datë pasi i bie e shtunë. Ju thatë se është një parti opozitare Bindja Demokratike dhe opozita që është në Kuvend. Do jetë një garë por jo gara që do të kishim dëshiruar, por është nja garë mazhorancë me partitë opozitare. Ne do të luftojmë për të marrë maksimumin”, tha Gjermeni./abcnews.al

ervin-1280x707.jpg
ad min22:00 | 30/04/2019

Ervis Iliazaj, drejtor i gazetës Liberale në studion e emisionit “Provokacija” është shprehur se në situatën aktuale ku ndodhet vendet është e domosdoshme krijimi i qeverisë tranzitore. Por sipas tij opozita po bën një gabim të madh pasi nuk po flet se çfarë do bëjë kjo qeveri.

“Deri më tani gabimi më i madh i opozitës është ky se nuk ka thënë se çfarë do të bëjë qeveria tranzitore, ndërkohë që paraqet fushatën elektorale, paraqet programin alternativ të qeverisjes. Ky është hapi i dytë, beteja e parë është që të ndërtojmë rregulla loje dhe pastaj se si do të vijmë në pushtet dhe pastaj rikthimi në situatën elektorale. Nëse opozita do të pamundësojë zgjedhjet është shumë e vështirë që t’i pamundësojë në këtë mënyrë. Por opozita ka një kartë për zgjedhjet dhe për mendimin tim është e vetmja kartë. Ajo duhet t’i mbushi mendjen popullit shqiptar që t’i bojkotojë këto zgjedhje. Dhe nëse populli shqiptar ka një ulje drastike në zgjedhjet e 30 Qershori atëherë shqiptarët e kanë ndjekur kauzën e opozitës. Por nga samiti i Berlinit është lajmi i vërtetë është që nuk u përmend fare kriza”./abcnews.al

inter-juventus-1280x769.jpg
ad min16:55 | 27/04/2019

Interi dhe Juventusi luajnë sot Derbin e Italisë në stadiumin “San Siro” të Milanos. Një duel i fortë që vlen sidomos për vendasit, ende jo të sigurt për kualifikimin në Champions.

Është Derbi origjinal i Italisë.

Pa i hequr asnjë meritë duelit Juventus-Milan, tradita e do që këtë epitet ta ketë Inter-Juventus, me dy gjigandët që ndeshen sot në “San Siro” të Milanos, për Serinë A.

Zikaltërit, në vend të tretë, duan të sigurojnë plotësisht kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa në javët e ardhshme do të ndeshen edhe me Napolin.

Po ashtu, duan që të triumfojnë ndaj rivalit të përjetshëm.

Interi nuk ka shqetësime me dëmtimet, me përjashtim të mbrojtësit Vrsaljko.

Gjithsesi, lojtari më polemik i sezonit, Mauro Ikardi, nuk pritet të jetë në formacion, ndërsa peshën e sulmit besohet se do ta mbajë Lautaro Martinez.

Trajneri Luçiano Spaleti thotë se kroati Brozoviç do të luajë dhe ky është një rikthim I rëndësishëm sidomos për këtë ndeshje.

Spaleti e komentoi kështu ndeshjen.

“Në ndeshjet e fundit, brenda apo jashtë fushe, ne kemi luajtur mirë futboll, – tha ai, – do të përpiqemi të bëjmë po kështu edhe ndaj Juventusit. Është shumë e rëndësishme ta fitojmë këtë ndeshje, dhe ka vetëm një mënyrë. Të kemi ekuilibër mes sulmit dhe mbrojtjes. Juventusi do të bëjë lojën e tij, mbështetur tek lojtarët e mëdhenj, dhe ne duhet të veprojmë shpejt”.

Po Juventusi çfarë do të bëjë?

Kampionët u shpallën sërish kampionë, pra motivimi mund të mos jetë ai I zakonshmi, edhe pse trajneri Alegri thekson të kundërtën.

Megjithatë, torinezët do të kenë disa mungesa.

Dagllas Kosta, Mario Manxhukiç, Paulo Dibala, Kedira, Betankur apo Perin nuk janë të gatshëm.

Masimiliano Alegri mendon se, për asnjë arsye, nuk duhet prishur bukuria tradicionale e derbit.

“Ne nuk do të dalim në “San Siro” për të bërë shëtitje, por për të luajtur një ndeshje të vërtetë, – tha ai, – ndaj Interit, është gjithnjë një ndeshje e veçantë, do të luajmë përpara një stadiumi të mbushur plot. Do të bëjmë atë që kemi bërë çdo vit, të synojmë që të përmirësohemi edhe më shumë. Një duel i madh që na motivon shumë”.

Bilanci I derbit në “San Siro”, për Serinë A, është në favor të Interit, edhe pse jo me epërsi të madhe, me 36 fitore të vendasve, por edhe 23 të juventinëve, ndërsa bilanci total është thellësisht në favor të Juves.

Edhe parashikimet e kompanive të basteve janë lehtësisht në favor të miqve./abcnews.al

hamilton-1280x736.jpg
ad min18:20 | 14/04/2019

Ljuis Hamilton fitoi garën jubilare numër 1 000 në historinë e Formula 1. Piloti anglez kryeson renditjen e Botërorit, ndërsa Mercedesi po dominon mbi Ferrarin.

Ishin në krye që në fillim.

Pilotët e Mercedesit, Valteri Botas e Ljuis Hamilton u nisën nga rreshti i parë në Çmimin e Madh të Kinës në Shangai, duke mos lejuar të papritura.

Ndryshimi i vetëm i madh ndodhi menjëherë, me Hamiltonin që kaloi shokun e tij të skuadrës për ta dominuar garën kineze deri në mbërritjen e vijës së finishit.

Asnjë lloj strategjie nuk mundi ta ndihmonte Ferrarin që hyri në këtë sezon si favorit, por që po paraqitet më dobët sesa vitin e kaluar.

Dy pilotët e skuadrës italiane bënë më shumë duel mes njëri-tjetrit sesa me rivalët e Mercedesit.

Leklerku e zuri në befasi Fetelin, por nuk mundi ta mbante ritmin deri në fund, dhe gjermani u konfirmua për momentin si numri 1 i “kokëkuqes”.

Në të vërtetë, ishte më shumë lojë skuadre e Ferrarit, që sakrifikoi Leklerkun duke favorizuar Fetelin.

Aq shumë I prishi punë skuadra e tij pilotit nga Montekarlo, saqë ai mbeti edhe prap Red Bullit të drejtuar nga Maks Verstapen.

Kjo ishte fitorja e tretë e dyfishtë e Mercedesit, në tri gara të zhvilluara deri tani këtë sezon, shenjë e qartë e epërsisë së skuadrës gjermane.

Ishte edhe fitorja numër 75 në karrierë e Ljuis Hamiltonit, me kampionin e botës që shpreson të kalojë rekordin e Mikael Shumaherit, që ka 91.

Suksesi ishte jubilar, pasi Formula 1 festoi në pistën e Shangait garën e saj numër 1 000 në histori, ndërsa Hamilton është favorit për të fituar titullin e gjashtë kampion bote, për të mbetur vetëm 1 titull prapa legjendës Shumaher./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono