Macron

macron-mercel-1280x689.jpg
nev ila20:46 | 16/10/2019

Këtë të mërkurë në takimin mes dy shteteve që e themeluan Bashkimin Evropian, sinjalet për hapjen e negociatave për Shqipërinë duket se janë shuar edhe më tej.

Në konferencën për shtyp mes kancelares Merkel e Presidentit francez Macron, shumë pak është folur mbi procesin e integrimit të Tiranës e Shkupit pasi në bazë të dokumentit që ka publikuar Presidenca Franceze, thuhet se në samit është folur për mbrojtjen, klimën, inovacionin, hapësirën (satelitët hapësinor) si dhe kulturën por nuk ka asnjë pikë ku flet për zgjerimin.

Por Macron, sinjalet i ka dhënë. Ai nuk është dakord me hapjen e negociatave, pasi shprehet se fillimisht do duhej reformuar i gjithë sistemi i proceseve të integrimit. Në fjalën e tij Macron la të kuptohej se Merkel nuk e kishte bindur Presidentin francez për një ‘marrëveshje’ mbi dy vendet që presin orët në vijim për lajmin.

Gjatë konferencës Macron dhe Merkel janë pyetur edhe për hapjen e negociatave me Shiqpërinë dhe Maqedoninë e Veriut, se cili është qëndrimi që mban Franca dhe Gjermani në lidhje me këtë.

Gazetarja: Cilat janë ndryshimet e Francës e Gjermanisë mbi negociatat për Shqipërinë e RMV e ku janë afruar pozicionet tuaja?

Angela Merkel u përgjigj se:

“Mes Francës e Gjermanisë nuk ka diferenca mbi faktin se vendet e Ballkanit perëndimor kanë aspiratën të bëhen pjesë e BE. Kjo është e rëndësishme për të gjithë. Nga ana franceze ka një kërkesë të cilën unë e mbështes, që është reformimi i procedurave të zgjerimit në BE, që të mos ketë procese automatike e të rishikohen procedurat. Në Bundestag ne kemi vendosur, ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë, por me kusht që të zbatohen disa aspekte rregullatore. Aty është problemi: çfarë duhet bërë e përmbushur për të hapur kapitullin e parë të negociatave? Pikërisht këtu ne ndoshta ne ende kemi mendime të ndryshme. Për këtë do flasim nesër e do shohim nëse do arrijmë një marrëveshje mbi çështjen e zgjerimit të BE. Ju e dini se vendimet në BE merren në mënyrë unanime, pra jemi të detyruar të kemi qëndrime të përbashkëta dhe shpesh ia kemi arritur kësaj. Pra nuk flas vetëm për një qëndrim franko-gjerman, por për një qëndrim edhe të vendeve të tjera”, tha Merkel.

Ndërsa Macron deklaroi se Ballkani perëndimor është strategjik për Evropën dhe duhet mbështetur por se procesi i zgjerimit duhet reformuar. Sipas Macron, Franca ka vullnetin e mirë për të dërguar sinjale pozitive por duhet kohë për ti bërë gjërat si duhet.

Sa i takon zgjerimit. Evropa është një shtëpi e madhe dhe e bukur në të cilën ne jetojmë së bashku. Ndihemi keq kur dikush nga ne vendos të largohet nga shtëpia. Nga ana tjetër kemi vështirësi të restaurojmë shtëpinë, të rregullojmë ndriçimin, e madje shumë anëtarë kur u kërkohet, a jeni gati të investojnë për të riparuar ndriçimin apo derën, thonë:- jo unë nuk investoj në këtë shtëpi, jo më shumë se 1%. Madje të njëjtët që kundërshtojnë këto shpenzime vijnë e na thonë, ne do ftojmë shokë e shoqe të reja në shtëpi. Nga marrëdhënia ime me Gjermaninë kam mësuar se, një ndjenjë bonsensi e qëndrese, sidoqoftë ideja e të bërit të gjërave në rendin e duhur, është tregues efikasiteti, e nuk mund të mos them se nuk po bëjmë gjithçka në rendin e duhur.

Pra përshëndes kurajon, këmbënguljen dhe përpjekjet që janë bërë nga të dy udhëheqësit e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Ata kanë bërë një punë shumë të madhe në vendet e tyre këto vitet e fundit. Ua njoh dhe duhet t’u dërgojmë një sinjal pozitiv.

Së dyti, jam i bindur njëlloj si kancelarja se rajoni i Ballkanit perëndimor është krejtësisht strategjik për Evropën e duhet ta mbështesim.

Së treti, mendoj se kemi ende gjëra për të finalizuar para se të hapim negociatat. Mendoj se duhet ta reformojmë këtë proces, që sot është i pakthyeshëm e i papërshtatur. Nganjëherë bëjmë gjëra të çuditshme mes nesh. Njerëzit nuk e dinë. Ne lejojmë lirinë e lëvizjes ende pa u hapur ende negociatat. Me Shqipërinë ne e kemi lirinë e lëvizjes pa viza edhe pse nuk ka hapur negociatat. Pra e çuditshme si lloj marrëdhënieje. Edhe kjo duhet vënë në rendin e duhur se nuk ecën si duhet, sepse duke përdorur këtë liri vizash, kemi sot në Francë me mijëra e mijëra njerëz që kërkojnë azil. Si mund t’ua shpjegoj unë bashkëqytetarëve të mi, se vendi i dytë, qytetarët e të cilit kërkojnë azil në Francë, janë njerëz që vijnë nga Shqipëria. Por gjërat atje shkojnë aq mirë sa ne do t’u hapim negociatat e anëtarësimit në BE”, tha Macron./abcnews.al

 

giuzepe-conte-1280x683.jpg
nev ila13:15 | 12/10/2019

Qëndrimi francez kundër zgjerimit të BE-së mund të ndryshojë nesër, pasi kancelarja Merkel do të takohet me presidentin Macron.  Në linjën e lobimeve për të hapur negociatat, në vendin tonë do të mbrrijë të martën, kryeministri Italian Giuzepe Conte.

Shpresat e Shqipërisë për të marrë javën e ardhshme një “po” nga Bashkimi Evropian nuk janë shuar.

Ato ushqehen ende nga puna që po bëjnë disa nga vendet themeluese të Unionit, të cilat përkrahin hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

E tillë është edhe Italia. Kryeministri Giuzepe Conte do të vijë në Tiranë ditën e martë, dy ditë përpara se BE të vendosë për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Konte do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë, Mediat gjermane raportojnë se Kancelarja Merkel është duke u përpjekur të bindë vendet skeptike, dhe se po këmbëngul që t’i ndryshojë mendje presidentit francez Emmanuel Macron.

Një takim mes dy liderëve pritet të mbahet këtë të dielë.

Nga ana tjetër, mediat në Paris, shkruajnë se Franca nuk është kundërshtuesja e vetme. Bashkë me të, janë edhe Spanja, Danimarka dhe Holanda./abcnews.al

Macron-Jair-Bolsonaro-e1566670552788.jpeg
ent ela18:30 | 26/08/2019

Presidenti i Brazilit ka refuzuar një ndihmë financiare prej 22 milionë dollarësh, e promovuar nga presidenti Makron për të ndihmuar për normalizimin e situatës në Amazonë. Bolsonaro ka deklaruar se ndihma e ofruar e bën Brazilin të duket sikur është një koloni, ose tokë e askujt.

Liderët ndërkombëtarë të mbledhur në samitin e G7-s ranë dakord t’i ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare Brazilit për të luftuar zjarret që kanë përfshirë Amazonën. Ishte vetë presidenti francez Emanuel Makron që deklaroi se vendet e grupimit do të lëvronin 22 milionë dollarë për t’i ardhur në ndihmë vendit latin. Por megjithatë, presidenti brazilian Bolsonaro e refuzoi ndihmën duke thënë se plani i Makron për krijimin e një aleance për të shpëtuar Amazonën e bënte Brazilin të dukej si “koloni e dikujt ose si tokë të askujt”. Një numër rekord zjarresh kanë përfshirë masivin pyjor në Brazil, shumica e të cilëve në rajonin e Amazonës. Makron tha se fondi do të bëhej menjëherë i gatshëm dhe një pjesë e tij do të shkonte për të financuar më shumë avionë me qëllim shuarjen e flakëve. Ai gjithashtu premtoi se Franca do të ofronte ndihmë konkrete ushtarake në rajon në orët e ardhshme. Por Bolsonaro, që është përfshirë në një përplasje publike me Makron në javët e fundit, e akuzoi liderin francez se kishte bërë një sërë sulmesh të paarsyeshme ndaj tij lidhur me situatën në Amazonë dhe se kishte fshehur synimet e vërteta të tij prapa idesë për krijimin e një aleance që do të ofronte ndihmë. Bolsonaro shkroi në profilin e tij në Tëitter se sovraniteti i Brazilit duhet respektuar nga të gjithë dhe tha se kishte diskutuar me presidentin e Kolumbisë për një plan të përbashkët për të luftuar zjarret, si vendeve që janë pjesë e rajonit të Amazonës. /ABC News Albania 24/7

bolsonaro-macron.jpg
ad min16:40 | 26/08/2019

Një postim në Twitter, ku krahasoheshin bashkëshortja e presidentit të Brazilit dhe ajo e presidentit francez Macron ka qenë shkak për një krizë diplomatike mes dy vendeve. Ka qenë vetë Bolsonaro i cili i kërkoi autorit të postimit të mos e poshtërojë zonjën e parë të Francës, duke shoqëruar komentin me disa të qeshura.

Kur situata tensionohet mund të ndodhë gjithçka. Është rasti i krizës diplomatike mes Brazilit dhe Francës me protagonist presidentin brazilian Bolsonaro dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Në qendër të debatit është situata e zjarreve në Amazonë. Me përshkallëzimin e situatës, situata ka degjeneruar nga deklaratat institucionale në komente ofenduese dhe sulme personale.

Çdo gjë nisi me ministrin brazilian të Edukimit, Abraham Ueintraub, i cili e cilësoi Macron si një “budalla përfitues”. Por më keq është komenti që Bolsonaro ka bërë në një postim ku krahasohej bashkëshortja e tij Michelle me zonjën e parë të Francës Brigitte Macron. Një krahasim i pavend duke marrë në konsideratë dhe moshën e tyre: 37 dhe 66 vjeç.

“Tani e kuptoni sepse Macron persekuton Bolsonaron?”, shkruan autori i postimit i cili nënkupton zilinë e liderit europian ndaj atij të Brazilit. Në këtë postim ka reaguar vetë Bolsonaro i cili përgjigjet: “Mos e poshtëro” dhe më pas e shoqëron fjalinë me disa të qeshura.

Ndërkohë ka reaguar dhe presidenti francez Macron i cili e ka konsideruar si diçka të trishtueshme për Brazilin të gjithë ngjarjen, duke thënë se femrat braziliane duhet të jenë të trishtuara dhe se ishte i sigurtë se atyre u vinte turp.

“Këto sulme janë të parespektueshme”, përfundoi Macron i cili dukej shumë i nervozuar gjatë fjalës së tij./ABC News Albania 24/7

p054c3sb.jpg
ad min19:15 | 13/08/2019

Presidenti francez Emmanuel Macron do të përpiqet të bindë homologun e tij rus Vladimir Putin që të rifillojë bisedimet e paqes me Ukrainën. Putin do të udhëtojë në resortin e Macron në jug të Francës më 19 Gusht për një dialog dypalësh në prag të samitit të grupimit G7.

Lideri francez është i prirur t’i tregojë Moskës se nuk është e izoluar pavarësisht se u dëbua nga grupimi pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Kërkesa e Macron do të vijë pasi presidenti i ri ukrainas i propozoi më 6 gusht kreut të Kremlinit rifillimin e bisedimeve pasi 4 ushtarë ukrainas mbetën të vrarë në rajonin e Donbasit.

Konflikti mes trupave ukrainase dhe atyre pro-ruse u ka marrë jetën 13 mijë personave që prej 2014-s. Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania i dha fund konfliktit një vit më vonë, por megjithatë përleshje të përmasave të vogla regjistrohen rregullisht./ABC News Albania 24/7

773x435_french-farmers-damage-more-offices-of-macron-mps-over-trade-deals.jpg
ad min19:15 | 08/08/2019

Fermerët francezë kanë organizuar protestat e radhës, duke sulmuar zyrat politike të presidentit Emmanuel Macron. Ata kundërshtojnë marrëveshjet e fundit tregtare të BE-së, me argumentin se favorizojnë importet nga jashtë Evropës.

Fermerët francezë, të irrituar nga marrëveshjet tregtare mes BE-së dhe Kanadasë kanë protestuar duke dëmtuar zyrat e ligjvënësve të partisë së presidentit Emmanuel Macron.

Në orët e para të së enjtes, ata vunë në shënjestër zyrat e politikanëve në tre lokalitete në perëndim të Francës. Një shoqatë lokale fermerësh mori përsipër sulmin, që u pasua me bllokimin e aksesit të politikanëve në zyrat e tyre me mure të improvizuara, ku u shkruan parulla kundër marrëveshjes me Kanadanë, e njohur si CETA. Protestat anti-qeveritare nisën pasi parlamenti francez miratoi marrëveshjen në fjalë muajin e kaluar.

Kundërshtarët e saj deklarojnë se ajo do të minojë rregullat sociale të BE-së, duke lejuar importin e produkteve të prodhuara në kushte të palejueshme në Europë. Krahas CETA-s, fermerët francezë janë gjithashtu të pakënaqur për shkak të rrezikut që u kanoset mjeteve të tyre të jetesës për shkak të një tjetër marrëveshjeje të nënshkruar në qershor mes BE-së dhe vendeve të Amerikës së Jugut, që favorizon eksportet e vendeve si Argjentina dhe Brazili.

Fermerët francezë e kanë traditë mbajtjen e protestave. Ato aktuale vijnë paralelisht me protestat anti-qeveritare të “Jelekëve të Verdhë”, që nisën muaj më parë me kundërshtimin e rritjes së taksës mbi karburantet nga ana e qeverisë./ABC News Albania 24/7

4095BAEB-CD53-40D6-947D-8FDCF1C1BFC9_w1023_r1_s.jpg
ent ela11:15 | 28/07/2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se e ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për bisedime muajin e ardhshëm.

Bisedimet pritet të mbahen në kështjellën Breganco, që gjendet në brigjet e Detit Mesdhe.

Macron tha se do të takohet me Putinin më 19 gusht, vetëm disa ditë përpara se të jetë nikoqir i samitit të G7-ës.

Presidenti i Francës tha se bisedimet me Putinin do të mbahen në kështjellë, pasi sipas tij, një ambient i tillë mundëson “që të punohet në izolim… dhe pritjen e liderëve të huaj, ashtu siç do të bëj pas disa javësh me Vladimir Putinin”.

Agjencia e shtetërore e lajmeve ruse TASS raportoi se Kremlini ka konfirmuar se po bëhen përgatitjet për vizitën e Putinit në Francë.

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të zhvilluara të botës pritet të takohen në qytetin francez Biarritz. Samiti do të nisë më 24 dhe do të përfundojë më 26 gusht.

Franca a presidencën e G7 këtë vit. Në këtë grup po ashtu bëjnë pjesë Britania, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky grup më herët quhej G8 dhe bënte pjesë edhe Rusia, por u përjashtua nga ky grup pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. /REL

brigitte-macron-au-plus-mal-son-frere-aine-jean-claude-trogneux-vient-de-mourir-1024x576.jpeg
nev ila14:01 | 20/07/2019

 

Janë shtatë të punësuarit për të lexuar letrat që vijnë në adresë të zonjës së parë të Francës Brizhit Macron. Ndërsa shpenzimet fikse të saj shkojnë deri në 280 mijë euro në vit. por gjithësesi paraardhëset e saj shpenzonin më shumë.

Brizhit Macron ka marrë 19 500 letra në vitin 2018, pas 13 mijë letrash në vitin 2017. Dhe për të lexuar të gjitha letrat që i dërgohen asaj në Elize punojnë shtatë persona të cilët duhet të menaxhojnë korrespondencën. Por kjo është vetëm maja e Ajsbergut e një serie të gjatë akuzash për shpenzimet e Zonjës së parë të Francës.

Në Paris ish mësuesja mund të mbështetet dhe te katër bashkëpunëtorë fiks që në vitin 2018 kushtuan në total 279.144 euro.

Këtij shpenzimi fiks i shtohen dhe të tjera, si grimierja e presidencës e cila paguhet 5200 euro në muaj, por ajo nuk merret vetëm me Briggit Macron. Nga raporti i shpenzimeve del gjithashtu se Zonja e Parë ka në përdorim një zyrë prej gjashtë dhomash në një nga hotelet më në zë të Parisit. Por këtyre shpenzimeve i shtohen dhe të tjera të cilat ajo nuk i paguan vetë si udhëtimet apo masat e sigurisë.

Por në krahasim me paraardhëset e saj, bashkëshortja e Macron duket më e kujdesshme për financat publike. Bernadet Shirak kishte 21 persona në shërbimin e saj, mes të cilëve një këshilltar teknik, katër sekretare dhe dy shoferë me një kosto prej 80 mijë eurosh në muaj.

Valeri Trivelieë, ish partnerja e Fransua Holond, e cila qëndroi në Elize në periudhën 2012 – 2014, kishte pesë bashkëpunëtorë me një kosto prej 236.904 në vit. Ndërsa Karla Bruni, zonjë e parë në periudhën 2008 – 2012, kishte tetë bashkëpunëtorë të cilët i kushtonin 437.376 në vit.

Gjithnjë sipas raportit zyrtar të shpenzimeve, në vitin 2018, Elize ka shpenzuar 5.6 milion euro më shumë se parashikimet, me një total prej 108.8 milion eurosh.

Një gropë e mbushur me rezervat e brendshme të presidencës. Emanuel dhe Brizhit Makron ndër të tjera kanë rimbursuar 5.403 euro të shpenzuara për udhëtimet e tyre personale me anë të flutirmeve shtetërore.

Ndërsa pushimet e tyre iu kanë kushtuar taksapaguesve francezë më shumë se 100 mijë euro./ABC News Albania 24/7

shqiptaret-3-1280x655.jpg
ad min18:15 | 16/07/2019

Gjatë vizitës në Serbi, presidenti francez Emanuel Macron u takua edhe me një grup studentësh, mes të cilëve dy shqiptarë. Ata e njohën presidentin me problematikat që hasin të rinjtë në Ballkan dhe me projektet e tyre për të krijuar një të ardhme në vendlindje.

Rina Kadiri është nga Rahoveci i Kosovës, kurse Mikel Zito është nga Vora. Kanë qenë student dhe bëjnë projekte për të rinjtë. Tani janë më të qetë pasi kanë kryer misionin në Beograd. Ky është momenti kur presidenti francez, Emanuel Macron, u flet studentëve që janë pjesë e fondacionit Ryco, nga i tërë rajoni. Rina dhe Mikeli këtu kanë përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Pak orë më vonë thonë se ishin të lumtur për të folur me presidentin francez dhe homologun e tij serb, Alleksandar Vuçiç. Rina thotë se i ka treguar Macron, por edhe Vuçiç për nevojën që kanë të rinjtë. Si shqiptare e Kosovës e ka patur me rëndësi përfaqësimin.

Mikeli thotë si për shaka, se një jetë më e mirë në Ballkan nënkupton qëndrim në vendlindje dhe jo azil në Francë. Por, për ta arritur këtu nevojiten për tu krijuar kushte.

Presidentët kanë premtuar mbështetje për projektet e tyre pasi rininë e shohin si një mjet pajtimi dhe bashkëpunimin si mënyrë. Vet Vuçiç u premtoj se do të shtoj buxhetin për këto ide pozitive në rajonin e trazuar të Ballkanit./ABC News Albania 24/7

haradinajh-1280x717.jpg
ad min21:30 | 15/07/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ndihet i trembur nga vizita e presidentit Macron në Beograd, e konsideruar si një presion ndaj Prishtinës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Haradinaj ka nënvizuar se taksa do të hiqet vetëm kur të ketë njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e sheh si kërcënim për Kosovën vizitën e presidentit të Francës Emanuel Macron në Serbi. Ai thotë se kjo vizitë nuk i ndryshon raportet Francë-Kosovë. E ka pranuar se Kosova ka presion të vazhdueshëm për heqjen e taksës, por sipas tij kjo  nuk do të ndodhë derisa nuk arrihet një marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: “Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dorëzimit ose të nënshtrimit në fazat finale, sepse nëse jepet, atëherë kërkesat do të rriten për kompromise më të mëdha”.

Gjatë një vizite që i ka bërë komunës së Vushtrrisë, Haradinaj ka përmendur çështjen e liberalizimit të vizave për të cilën tha se do të ndodhë shpejt./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono