macerata

itali-shqiptari-808x445.jpg
ad min12:13 | 20/05/2019

Një 33-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Macerata të Italisë. Shqiptari, i cili jetonte në San Severino, sipas mediave italiane u gjet i pajetë rreth orës 04:30, brenda automjetit të tij.

Makina ndodhej e parkuar në karrexhatën e provinciales 127, rrugë që lidh Tolentinon me San Severino.

Shkaqet e vdekjes së shqiptarin nuk dihen ende. Dyshimet janë se ai mund të ketë pësuar një aksident, por nuk përjashtohet edhe mundësia e vdekjes natyrale. Karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa identiteti i 33-vjeçarit nuk bëhet ende i ditur./tvklan.al

cbd322942b4f46f3a69071977b63047f.jpg
ent ela12:55 | 03/02/2018

Panik në rrugët e qytetit Italian të Maceratas ku një person ka qëlluar me armë ndaj disa njerëzve me ngjyrë duke plagosur disa prej tyre. Policia italiane ka vënë në pranga autorin e dyshuar të sulmit I cili I përket ambienteve fashiste.

Luka Traini, 28 vjeç, mendohet të jetë personi i cili qëlloi me armë zjarri kundër disa personave me ngjyrë në rrugët e Maceratas, Itali.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa policia italiane arriti të vërë në pranga të riun i cili kishte me vete flamurin Italian dhe mendohet se i përket ambienteve të ekstremit të djathtë. Në momentin e arrestimit ai bëri përshëndetjen naziste. Banor I zonës, 28 vjecari nuk ka precedent penalë. Në momentin që automjeti i tij një alfa romeo e zezë, u ndalua nga policia, ai zbriti, hoqi xhupin dhe hodhi mbi supe flamurin Italian. Më pas u kthye nga agjentët e policisë dhe bëri përshëndetjen fashiste. Në automjetin e tij u gjet pistoleta me të cilën ai qëlloi kundër njerëzve me ngjyrë duke plagosur gjashtë prej tyre. Kryebashkiaku i Maceratës u shpreh se tashmë situata është nën kontroll  dhe banorët nuk rrezikohen më. Hetuesit italianë po përpiqen të zbardhin arsyet e gjestit. Mediat italiane shkruajnë se një nga arsyet mund të jetë vrasja e një 18 vjecareje të zonës, nga një shtetas me origjinë nigeriane. Ky i fundit pasi e vrau vajzën, e copëtoi në disa pjesë dhe u përpoq të fshihte trupin në dy valixhe./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono