LZHK

metaa.jpg
G. P.14:38 | 30/04/2019

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarët e 5 partive aleate të demokratëve. Ata i kanë kërkuar kreut të shtetit organizimin e një tryeze dialogu mes mazhorancës dhe opozitës, kërkesë, e cila ka gjetur mbështetjen e presidentit.

Kur ora shënoi 11 pa tre minuta, pesë krerët e Grupimit të Qendrës së Djathtë kaluan portën e godinës presidenicale.

Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule, në tryezën e kreut të shtetit artikuluan kërkesën e zyrtarizuar në pikën një të platformës së propozuar prej tyre për arritjen e një marrëveshje kushtetuese në zgjidhje të krizës politike.

Presidenti mësohet të ketë theksuar se ka paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialoguar për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

“Mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend. nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit”.

Për këtë kreu i shtetit meta ka konfirmuar vijimin e kontributit të tij me të gjitha format dhe mundësitë, për të kërkuar reflektimin e të gjithëve. Ky ishte edhe mesazhi që morën aleatët.

Takimi vjen pas mos regjistrimit të partive opozitare në zgjedhjet e 30 qershorit dhe skadimit të afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor për partitë politike./abcnews.al

presidencaaa.jpg
G. P.16:41 | 26/04/2019

Pas kërkesës së partive aleate të demokratëve në opozitë për një takim me Presidentin Ilir Meta në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend, ky i fundit do t’i presë në selinë e tij ditën e martë në orën 11.

Me iniciator kreun e republikanëve Fatmir Mediu, takimi do të zhvillohet mes presidentit Meta dhe 5 partive opozitare, PR, PDK, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Kërkesa e artikuluar tashmë nga partitë, të formalizuara edhe në “Grupimin e Qendrës së Djathtë” është që kreu i shtetit të mundësojë një tryezë me të dyja palët, opozitë dhe mazhorancë.

Kjo e fundit sipas këtij grupimi mund të përfaqësohet nga kushdo, përfshi kryeministrin Rama, për sa kohë dialogu mundëson garantimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm, gjë e cila sipas opozitës me kryeministrin Rama nuk mund të ndodhë.

Kjo tryezë sipas grupimit të qendrës së djathtë duhet të përcaktojë kohën e implementimit të një qeverie kujdestare për zgjedhjet dhe garantimin e tyre./abcnews.al

INTERVISTA-DASHAMIR-SHEHU-1280x720.jpg
ent ela23:22 | 18/05/2018

Protesta e opozitës më 26 maj dhe dëshmia e Albert Veliut ishin në fokus të bisedës së Dashamir Shehit në studion e Mbrëmje në ABC Neës. Sipas kreut të LZHK-së ky është një ambjent kriminel dhe mafioz.

“Ky vjen nga ky ambient dhe ato që thotë janë të vërteta, por sipas tij këtë punë do ta gjykojë Prokuroria”.

Në këndvështrimin e tij moralisht kjo gjë nuk qëndron sa kohë që vëllai i ministrit të brendshëm është dënuar në Itali, Xhafaj duhet të jepte dorëheqjen, ndërsa solli në vëmnedje edhe precedentin me ish-ministrin Rusmajli.

“Gjykoj se italianët duhet ta ndjekin me shumë kujdes këtë situatë. Ky është xhesti omerta, i mafies së Siçilisë. Atje ndërtohen kështu marrëdhëniet. Kjo është klasike omertaja. Edhe Rama është pjesë e omerta”. /abcnews.al

 

vlcsnap-error206-1280x720.jpg
us er17:50 | 04/12/2017

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, tha për ABC News se nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk nis nga ndryshimi i sistemit, atëherë ai do te tërhiqet nga ky komision. Për Shehin sistemi i sotëm elektoral ka dëmtuar vendin ndërsa shqetësimet mbi mënyrën e votimit, në këtë fazë, janë vetëm teknike, jo politike.

Anëtari i Komisionit të Reformës Elektorale, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, thekson rëndësinë për një pozicionim politik të partive sa i përket reformimit të sistemit zgjedhor.

“Pavarësisht se për efekt të vjedhjeve, të abuzimeve që janë bërë ndër vite në kutitë e votimit, mënyra e të votuarit dhe të numëruarit është bërë një çështje e madhe dhe në fakt ka marrë një peshë politike, por në fakt nuk është një çështje politike, kjo është një çështje teknike. Një sistem A mund të votohet elektonikisht, mund të votohet në mënyrë tradicionale, të numërohet me komisionerë ose mund të numërohet në mënyrë elektronike.”

Ndryshimi duhet madhështor, thotë Shehi, i cili thekson se përpara se të arrijnë tek rekomandimet e OSBE/ODIHR, ligjvënësi shqiptarë duhet më parë të sigurojë tre kushte.

“Fatkeqësisht OSBE/ODHIR merret me problematikat që burojnë nga votimi. Domethënë nuk merret me sistemin. Sistemin e konsideron të mirëqenë sepse në fakt, sistemet në asnjë rast nuk janë të këqinj nëse interpretohen mirë. Që ky sistem që është sot, proporcional-rajonal është i gabuar për Shqipërinë, të gjithë nuk e kanë dashur edhe gjykojmë, që tani të gjejmë një sistem tjetër, nga i cili të burojë përfaqësim demokratik, tani kjo është esenca e sistemit, qeveri e qëndrueshme dhe mundësi sa më e vogël abuzimi mbi votën.”

Një formulë të preferuar e ka.

“Unë për vete do të zgjidhja një sistem, i cili është mazhoritar, i kombinuar me proporcional. E dyta e punës, do të reduktoja numrin e deputetëve, jemi shumë tashmë, 140. I rikthejmë të drejtën shqiptarëve për të votuar jo vetëm partinë, por edhe individin. Gjë që ia kemi mohuar fare. Praktikisht ne votojmë tre veta në Shqipëri. Ne votojmë Edi Ramën, Lulzim Bashën edhe Ilir Metën. Ne nuk votojmë as platformën, as ide, as personazhe.”

Për sistemin aktual mendon se është ligji më reaksionar i miratuar në 27 vite demokraci, ndaj refuzon skenarin e mundshëm të një Komisioni Reforme Elektorale si ai i legjislaturës së kaluar, i cili nuk prodhoi asnjë rresht.

“Unë do të vija një sistem mazhoritar i korrektuar me proporcional në raporte dy me një që praktikisht, korrektimi shkon pothuajse deri në fundit.”

Komisioni i Reformës, vetëm pak kohë më parë miratoi numrin e ekspertëve të cilët do të ndihmojnë palët politike në përgatitjen e reformimit të sistemit elektoral./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono